Muli dështon në përplasjen e parë në bulevard

8 Qershor 2026, 19:31Antena TEMA

Pasi dorëzoi dhe kërkesën për shfuqizimin e ligjeve që i japin mundësi projektit të Trumpit në Zvërnec, Muli mendoi se sot ishte dita e mirë të pritej krahapur në protestë. Vetë vazhdoi me veshjen e maskuar, kurse deputetëve të tij u tha të shkojnë si qytetarë dhe të marrin pjesë në protestë.

Incidenti i parë ndodhi kur filloi parrulla “Rama burg, Berisha burg”. Aty disa nga djemtë e forumit rinor nuk duruan dhe u turrën të ndalnin protestuesit.

Pati një incident, por kur u pa që u shtuan zërat për “Berisha burg”, i tërhoqi.

Pastaj vendosi të provokonte largimin e Redi Muçit nga protesta, deputetit të Arlind Qorrit.

Futi disa njerëz tek megafoni t’i kërkonin largimin nga protesta.

Ai nuk reagoi, por u tregoi organizatorëve se në turmë ishin dhe deputetë të PD-së.

Aty u prish gjithë puna dhe filloi konfuzioni.

Protestuesit u bënë më agresivë dhe gjithçka shkoi keq.

– Këta janë mosmirënjohës – i tha Lelos. – Ne po prishemi me Trumpin për këta, kurse këta as në shesh nuk na lënë.

– Ata vetëm sheshin kanë – tha Lelo. – Po ua morëm atë, mbeten pa gjë. Ne kemi mundësi të kemi dhe Trumpin. Ndaj duhej matur mirë kjo punë.

– Tani u bë kjo punë – tha Muli. – Ai burri tha “na duhet sheshi se me sheshin e fitojmë Trumpin, pa sheshin e humbasim dhe PD-në dhe Trumpin”.

– Kjo është e vërtetë – tha Lelo, – por dhe kështu mund t’i humbasim të dyja. Sidoqoftë duhet të luftojmë. Tani që e nisëm këtë punë duhet ta çojmë deri në fund. Të paktën të kapim një gjë, ndryshe do t’i humbim të gjitha.

Lini një Përgjigje