Gjatë protestës së sotme për Zvërnecin, aktivistja mjedisore Denisa Kasa mbajti një fjalim ku ngriti shqetësimin për fatin e zonave të mbrojtura dhe kërkoi anulimin e ligjit që ambientalistët pretendojnë se i kërcënon ato.
Por menjëherë pas fjalës së saj, një nga folësit mori mikrofonin dhe e zhvendosi fokusin e protestës nga kërkesat mjedisore te kërkesa politike për largimin e kryeministrit. Ai deklaroi se shqiptarët nuk janë mbledhur për anulime ligjesh, por për një kërkesë të vetme: dorëheqjen e Edi Ramës.
Momenti nxjerr në pah tensionin brenda vetë protestës, mes kauzës mjedisore që lidhet me Zvërnecin dhe zonat e mbrojtura, dhe përpjekjes për ta kthyer tubimin në një protestë të pastër politike kundër qeverisë.
Shume mire qe bejne thirrje per doreheqje. Kjo eshte baza. Ram hajduti vetem duhet te iki. Ka arritur ne piken qe eshte bere me i demshem se berisha dikur. Kjo eshte shume e rende. Nese ram hajduti rri akoma ne kryeministri, do te behet me keq se enveri
Hahahahahaha po kari po