Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

8 Qershor 2026, 13:10Blog TEMA
Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

Nga Frrok Çupi 


Ka një histori atje dhe kjo që po ndodh në Tiranë.

Ngjarja e treguar nis nga Teherani. Janar i vitit 1979. Bie Shah Pehlavi. Ngrihet sistemi i Ajetollah, me Ruhollah Khomeini. Nis regjimi i dhunës, i përgjimit, i frikës. Gazetarë perëndimorë që gjuanin për lajme kishin mbetur ‘pa asgjë’. Vjen mesnata në një qoshe lagjeje. Dikush lëshonte zë; ishte gjë e rrallë të fliste dikush. Ulur në një cep banese përsëriste pa pushim:

‘Çfarë prisja e çfarë më erdhi!?’.

Dukej si herezi, veçanërisht në atë moment censure.  Askush nga policia e dhunës nuk mund të vepronte, për shkak të gazetarëve.

-Çfarë prisje?, e pyeti një gazetar.

Çfarë të erdhi?!, e pyeste tjetri.

Bënte ftohtë, mesnatë, dimër në Iran. Më në fund ai foli:

-Prisja të më vdiste nëna dhe babai të martohej. Qari edhe për mua! Por jo…

-Po pastaj? Çfarë ndodhi?, pyetën nxitimthi.

-Më vdiq babai dhe nëna u martua. Merreni me mend ç’më gjeti…, tha dhe nuk foli më

Ja kështu me historitë nga Irani. Historitë e Iranit janë ngatërruar rrezikshëm në jetën tonë dhe tani po duken edhe në Bulevardin e Tiranës. Tjetër gjë pritej. Pritej lëvizja qytetare, lëvizja pro- atdheut, pro- Aleancave të Perëndimit, pro arsimimit dhe kulturimit…

Fillimisht ndodhi mbarimi. Për dy ditë u kuptua se këta që dolën në ‘protestë’ dolën kundër zhvillimit tonë. Pastaj dolën për t’i thënë botës se ‘shqiptarët nuk janë me Perëndimin’. ‘US go home!’. Pastaj dolën për ta kthyer kohën aty ku ishte në kohën kur ishim shumë shumë keq.

Që ditën e parë, populli i Shqipërisë, këto i bëri Zero. Investimet do të kryhen pa dyshim. BE po e pret Shqipërinë shpejt. SHBA nuk ikën, veçse më e pranishme. Ra ‘kauza’ e ‘teheranit’. Askush nuk kupton pse ata theken në diellin e orës gjashtë p.m.

Çfarë premtuan? Duket se premtuan më pak se babai i lypsarit të Teheranit në rrëzë të banesës. Edhe këta- banalitet, seksizëm dhe krim premtojnë. Popullit i premtuan tre shkronja: ‘TQR’. Ia drejtuan kryeministrit, por populli nuk ka nevojë për këtë.

Këta herë shfaqen si grupe huligane, herë si seksistë, herë si majtistë ekstremë, herë si rrugaçë thuajse ekstremë. Gjithçka gjen në atë mishmash Bulevardi. Që nga jakobinët e vonuar ( kërkojnë vdekje, vdekje, vdekje), deri te hipitë, pelegrinë urjahipë, mashtrues race. Vajza që manifestohen të vetë ndjera me diploma nga jashtë deri meshkuj të parealizuar që thërrasin në ndihmë mjekrat.

Mbi të gjitha ‘The West, go home!’. Vijnë nga anë e anës dhe tentojnë të mbajnë në kurriz Rruzullin. Shqipërinë duan ta vendosin aty ku duan këta. Por jo në Perëndim. Sa shumë ka ndodhur, edhe me haxhiqamilistët, që e kanë urryer Perëndimin për vdekje, por jo kaq. Këta kanë arrogancën që i vijnë njeriut që jeton këtu dhe i thonë ‘ti nuk di, e dimë ne çfarë do të jesh ti’. S’kisha parë në Tiranë kaq shumë gra me burka. As meshkuj me mjekra ajetollahësh. Antisemitistë të prishur. Edhe vetëm një murgeshë katolikë që u shfaq, as ajo s’e zuri në gojë emrin Romë, as Itali, as Vatikan.

Thërritën për liri, por u shfaqën si frikë dhe njerëz të palirë. Shfaqen haptazi tentativën për vrasje ndaj kryeministrit. Pastaj pozitën e prokurorit para kryeministrit dhe ish kryeministrit. ‘Burg!, burg!, burg!’.

Rrëmbyen fëmijët me vete, si dikur shqiptarët në gjak me njëri tjetrin në Europë, që kapnin dy gra dhe hynin në mes për tu mbrojtur sipas kanunit. Këta janë përdorues fëmijësh. Herë- herë edhe i humbin fëmijët, por ‘le të rrojë revolucioni’.  Fëmijët dëgjojnë fjalor rruge, fjalor ‘gjaku’, ‘thike’, ‘mjerë ti’, ‘ta bëfsha!’, ‘TQR’, dhe pastaj vishen me edukatën e prindërve ose huamarrësve sa për në bulevard. Të pa lirë para perversitetit. Kanë bërë thirrje për shitje femrash. Në ballë të turmës qëndronte parulla: ‘Shite Zeqinenë dhe blej…’. Zeqineja është deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Jo në mes të janarit iranian, por në mes të verës tiranase, këta kërkojnë kurban. Kurbani për ta është jeta e vendit, arritjet e vetme historike kaq të mëdha në jetën e vendit. Këta duan të bëjnë kurban jetën e njeriut që jeton këtu. Me arrogancën më prej djalli që ka njohur historia. Ta bëjnë përshesh!, kaq është. Pas ‘përsheshit’ nuk gjen më asnjë prej këtyre këtej rrotull.

Këta janë zogj të frymëzuar nga ligësia që u kanoset popujve. Nuk janë të parët në Tiranë. Modeli i tyre, Antifa, ka bezdisur vende më të zhvilluara.

Në Teheran, ku ndodhi ngjarja e janarit, ka bërë vragë kjo e keqe.

16 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Frrok Cupi_____Profesioni: ANAList______Padroni: Kush paguan me mire , aktualisht Palloshi______Aforizma qe i pershtatet : "...Ajri ne mengjes eshte i ftohte...sepse ka ndenjur gjithe naten perjashta " !!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gazetari, opinionit dërrdërrist, i pavarur krejt..

      Ore Andi! Po shko o shkruaj ndonjë budallallëk, botoje si libër. Mbase të shitet... . Yt atë shkruante shumë.... . Mos humb kohë duke lexuar Temën gjithë ditën.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!!

        Ja dhe patronazhisti , ne radhen e QSUT per te marre "Trajtimin Hormonal".... me mire mos shko o trim....e pe Palloshin qe e ka marre , si ishte bere dje ne Elbasan , si psikopat handikapat.... !!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. C
        Ceceni maloqeri,,

        Diarre,,je nje injorant dhe debil i lindur,,mjer familja qe ka nje skizofren te tillë ne shtepi,,,e di sa larg je ti me çupin o budalla i lindur,,,edhe po ju la Rama,,nuk ju lem ne mer koqe,,s'kemi ne men te kthehemi ne 96 prap,,kur vriste e priste babai yt shpirteror Saliu,,,do çhemi ne qe duam të zhvillimin e Shqipërisë,,dhe do futeni andej nga keni dale,,,

        Përgjigjjuni
        1. d
          dIRE sTRAITS !!!!!!

          Po cfare ti them nje njeriu qe e quan veten "Cecen malok"...e perkthyer ndryshe "shpellar qe e solli Saliu ne Tirane dhe i dha shtepi tek toka e xanun"........por tani eshte bere me Palloshin , se ai ka "qumesht me te mire" qe e mjel nga pushteti......ik o debil zhgerryhu ne balten e stalles se Surrelit********RAMA NE BURG______SALIU NE BURG*****

          Përgjigjjuni
        2. D
          Diareja qe paguhet nga sali vuku

          Je shume psikopat per te qen nard ndoka me filozofit e tij

          Përgjigjjuni
        3. T
          Tiransi

          Pas " persheshit" nuk gjen me asnje prej ketyre ketej rrotull.Po ky eshte misioni kush nuk e ka kuptur do kete kete fat.

          Përgjigjjuni
          1. U
            U

            Eshte llumi I shoqeris Frrok,kujtoj se eshte dita e tyre.Kryellumi eshte Saliu,qendron ne prapaskene,po ai eshte regjizori.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Luani

              Shume e sakte dhe e dukshme, jane islamistet e vvc nga albin muti , qe qelbi dynjane ne kosove dhe po na ndote dhe ne ketej , sa te futemi ne B E dhe pastaj viza te trari ne morine ketyre kermave qe e kane te pamundur te civilizohen.,!!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Holy justice

                O frrok kthjellohu... Kjo proteste deshmoi se qytetaret shqiptare rifituan te drejten e protestave politike ne Bulevardin Kombetar (Deshmoret e kombit, nese do) , nje e drejte e vrare nga Berisha me 21 janar dhe rivrare nga Rama prej 13 vitesh! Te dy menduan se shqiptaret as qe do te guxonin te shkelnin me ne Bulevardin e Pergjakur me kerkesa politike! Kaq mjafton per kete radhe! Te dy duhet te lene karriket, qofte dhe per kaq "pak" gje.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajani

                  Holly carit,,,po dolen qytetarët e vërtetë,,Keta Kok palaret nuk do gjejnë vrim te futen,,,po lozni me nervat e shqiptarëve,,,populli carit,,ca te falimentuar ne jete,,,student 35 vjeçar,,qe ushqehen akoma me pensionin e mamase dhe te gjyshes,,ca alkoliste,,dyfletesh hashashi,ca tik toksa,e vari carin,,,

                  Përgjigjjuni
                2. E
                  E ndyni gazeten

                  Ka soj soj surratesh te mdyra, ky vend, por surrati i frrokcupit, eshte me i ndyri dhe me i neveriteshmi,nga bythlepirsit qe vegjeton ne te.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    LORA

                    Qysh diten e psre qe dolen ne "Bulevardin Deshmoret e Kombit",per mua,u be e qarte qe ata jane zeri i shqup-it.Ata kerkojne ate qe i duhet dr.morjes per krethemeljen edhe njehere te shtetit te shqiptarve. Nese ne 1990-en pothuaj gjithe shqiptaret ishin ne lufte mbijetese ,aq sa nuk mund te merreshin me fatin e Atdheut dhe Shteti mbeti ne duart e periferikeve per t'a shkely deri ne asht,,,tani,36 vite me vone shteti eshte ne dore te qytetareve atdhetare,te cilet jane vigjilente ne mbrojtje te gjithckaje qe eshte arritur me mundime te jashtezakonshme. Periferiket i ka mberthyer opinioni publik ne alternativen e tyre "QTR" e nuk po u le(ashtu sic duhet) shteg tjeter vec vet-diskretitimit transparent te kararit te tyre dum-babist. TUNG.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ted KopliKARI

                      Një përshkrim i shkurtër me pak fjalë për fekalet që prej ditësh po bëjn pis jo vetëm bulevardin e bukur të Tiranës,por po bëjnë pis emrin e Shqipërisë,tashma një markë e veçantë e turizmit në mbarë botën. Janë në masë absolute injorantë...dembelë...kriminel...të droguar...pederast...lesbike...të pist higjenikisht...të pakulturë...të paedukatë...brutal në të folur...të shëmtuar nga pamje fizike...femrat në masë kurva digitale dhe që mbajn erë të keqe. Shkurt...mbeturina njerëzore të cilat Edi Rama duhet ti përçmojë dhe injorojë dhe nëse do jetë e nevojshme të bëjë pastrimin e bulevardit nga këto mbeturina.

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Canada

                        Shkrim shum I bukur the qe I thote te gjitha. Sa per Dire ( Diaere) a punon a derberdhe se vetem me comente meresh apo ajo eshte puna jote dhe te paguajne. Sic ke nickname ashtu je Diare.je.

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          NO PASION

                          PERFUNDIMISHT KY ESHTE GOMAR DHE CYRYK....NUK KA MUNDESI NJEREZORE QE TA TOLEROSH MENDIME TE TILLA JONJEREZORE TE DALA NGA NJE QENIE QE E QUAN VETEN NJERI...MBASE E DETYRON HALLI I MBIJETESES KU E KA FUTUR EDI RAMA ...NE KURTHIN E TE CILET KEMI RENE TE GJITHE SI POPULL....EDHE MEGJITHATE NE DREQ ATO MUT LEKET QE TE DETYROJNE TE BIESH POSHTE SI NJERI....KY NUK BEN AS SI BLENDERAT ...BATONAT E KOMPANIA AGACI

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje