Festivali i Pranverës, një spektakël madhështor për të gjithë...

8 Qershor 2026, 13:34Kulturë TEMA
Festivali i Pranverës, një spektakël madhështor për

Nga Tapeti i kuq tek surprizat në backstage, Festivali i Pranverës erdhi në përmasat e një spektakli madhështor me të gjitha elementët artistikë të tij. Radiotelevizioni Shqiptar solli ndjesi prej nostalgjisë, kujtimeve por edhe bashkëkohësi muzikore për dy net me radhë. Përjetimi u ndje edhe nga publiku i shumtë që mbushi sallën e Tetarit të Operas dhe Baletit, ndërsa kaluan mbi tapetin e kuq, rrethuar me fllad pranveror në një dekor plot ngjyra. Ideja e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTSH Eni Vasili për ta rikthyer pas 20 vitesh të këtyre përmasave u përqafua nga të gjithë.

“Përgjegjësi shumë e madhe. E vërteta është që festivali i Pranverës, edhe pse fijeti 23 vite në dijeninë time, shumë autorë kantautorë, vetë maestro ka Shpëtim Seraçi në vite e kanë kërkuar që ai të rikthehet. Vendimi për ta bërë këtë gjë është marrë bashkë me ta. Ishte një ide e imja sigurisht, por është marrë bashkë me ta. Ata u treguan shumë entuziast. Por sigurisht që atëherë kanë pasur shumë përgjegjësi se jemi duke rikthyer jo vetëm nostalgjinë patjetër, por jemi duke krijuar dhe një mundësi të re për talentet, për kulturën. Është një investim i ri tek talentet e reja. Jam shumë e lumtur për si ka vajtur e gjithë faza përgatitore edhe sigurisht finalja. Sigurisht shpresoj që kjo nisje të mos jetë një fillim për dy net. Të paktën në vizionin tim nuk është kështu. Festivali i Pranverës është në epokën e tij të tretë, le ta quajmë kështu, përpara viteve ‘90, pos viteve ‘90 dhe tani në këtë rikthim. Le të mos mbarojë më, të jetë përgjithmonë”, u shpreh Drejtoresha e Përgjithshme e RTSH, Eni Vasili.

Rikthim edhe për artistë që u takuan me Festivalin e Pranverës vite më parë, që u ngjiten në skenë si të ftuar specialë.

Shumë i rëndësishëm. Unë mund të them që daljet e mia të para kanë qenë pikërisht nga ky festival, Festivali i Pranverës. Ka qenë një urë lidhëse shumë dominante për festivalin e fundvitit. Më shumë se dy dekada pa u bërë ky festival, më në fund rierdhi. Unë përgëzoj Radio Televizionin Shqiptar, gjithë stafin që mori përsipër këtë iniciativë që t’i rikthehet historisë së madhe. Nga ky festival kanë dalë emra të mirënjohur të skenës shqiptare, këngë hite të cilat këndohen sot e kësaj dite dhe pse jo është një platformë shumë e rëndësishme për të gjithë artistët e rinj”, tha këngëtarja Jonida Maliqi.

Ka pasur shumë dimensione Festivali i Pranverës dhe kështu që ka dhe shumë variacion. Nëse ne mund ta zhvillojmë nga pak vit për vit është një mrekulli me këto kushtet që janë sot. Predispozita shumë e mirë e Televizionit Shqiptar për të paraqitur kaq bukur si nga dukja ashtu dhe nga ngjyrat, por edhe nga të gjitha eventet shoqëruese të Festivalit të Pranverës. Këtë event dhe këtë ngjarje muzikore kaq të rëndësishme mendoj që duhet të bëhet vit për vit dhe është një mrekulli që është rikthyer”, u shpreh këngëtarja Eneda Tarifa.

Publiku i të gjitha grupmoshave dhanë përshtypjet e tyre për këtë event muzikor që RTSH tejçoi në çdo familje shqiptare.

Shumë i mirë, shumë i realizuar nga RTSH-ja dhe më pëlqen shumë që u rikthye mbas disa vitesh. Impresionet ishin shumë të mira, këngëtarët ishin shumë të mirë”, tha një qytetare.

Unë jam shumë e vogël, thjesht kam dëgjuar dhe më është bërë shumë qejfi që është rikthyer sërish. Duke qenë se dhe unë jam një këngëtare, më pëlqejnë shumë këto kompeticione, sepse na japin mundësinë dhe ne artistëve të rinj të marrim pjesë, pse jo”, u shpreh një tjetër.

Surprizues, pranveror, energji shumë e mirë. Me thënë të drejtën, ishte viti i parë që unë dëgjoja. Kur zbulova që do rikthehet festivali i pranverës, aty u interesova për të parë se çfarë ka qenë. Po mos të ishte rikthyer, mbase nuk do e kishim përqafuar dhe nuk do e kishim jetuar dot. Por gjithsesi unë uroj shumë që të vazhdojë tradita përsëri dhe të kemi mundësinë që të ne si autorë edhe këngëtarët, artistët të shprehin veten e tyre”, tha një qytetar.

Po normale edhe për emrat e rija diskutohet ajo punë. Është një kënaqësi bile, prandaj vijmë e i shohim edhe të kaluarën tonë edhe për rininë”, u shpreh një qytetare.

Unë jam për herë të parë ndihem kaq e re saqë nuk e di që ka ekzistuar dikur në RTSH. Nuk e mbaj mend si Festival. As nuk e kam me të treguar. Kur ju lançuat rikthimin e festivalit kuptova që nuk është një gjë e re, por paska qenë dhe po rikthehet dhe kështu që është një mënyrë shumë e mirë për të rivendosur në memorie gjëra që në fëmijërinë time nuk i kam fiksuar siç duhet. Shumë e lumtur që të jem pjesë e saj”, tha e emocionuar një tjetër qytetare.

Është hera ime e parë këtu sepse nuk kam jetuar dhe në Shqipëri, tani kam filluar të jetoj këtu. Kam dëgjuar për të Festivalin dhe prandaj jam këtu sot. Për mua është hera e parë që e ndjek Festivalin e Pranverës”, u shpreh një qytetare.

Është një gjë shumë e bukur, një risi shumë e bukur për ta rikthyer dhe njëherë. Normalisht edhe brezat tonë do rriten me këtë frymën e re dhe mendoj që është një nga risitë më të bukura të Televizionit Shqiptar”, tha një tjetër.

Nën moderimin e Migena Krajës dhe Andri Xhahut në RTSH 2, artistët pjesëmarrës ndanë emocionet, pritshmëritë dhe historitë e tyre personale vetëm pak çaste para performancave. Por magjia nuk u ndal vetëm në tapetin e kuq.

Një hap larg skenës, Andri Xhahu dhe Antoneta Koçi sollën për publikun emocionet e backstage-it, duke e kthyer prapaskenën në një dritare autentike të asaj që ndodh përtej perdes së spektaklit. Për dy net me radhë, muzikë dhe spektakël, Festivali i Pranverës hapi një kapitull të ri në këtë rrugëtim të ri të tij.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje