Dirigjenti dhe personaliteti i njohur i muzikës shqiptare, Zhani Ciko, ndau kujtime nga rrugëtimi ndër vite i Festivalit të Pranverës, në “backstage” me Antoneta Koçin dhe Andri Xhahun teksa u mbajt nata e parë e Festivalit të Pranverës. d
Ciko u shpreh se pas viteve ’90, Festivali i Radios vijoi pa ndërprerje dhe njohu një zgjerim të ndjeshëm, duke u zhvilluar në disa net dhe duke përfshirë aktivitete të veçanta për të rinjtë.
“Pas vitit 1990, Festivali i Radios vazhdoi pa ndërprerje. Filloi të zmadhohej me katër net, me net të tjera që zhvilloheshin në sallën e Piramidës për të rinjtë. Koncerti i Pranverës, që ne e quajtëm ‘Këngët e Stinës’, kishte për qëllim jo vetëm të sillte këngë të reja, por edhe të udhëtonte nëpër qytete, pasi jeta artistike në shumë zona të vendit ishte paralizuar”, tha ai.
Ai kujtoi gjithashtu mbështetjen që festivali i dha Kosovës, duke treguar se dyert e aktivitetit u hapën edhe për artistët dhe publikun shqiptar përtej kufirit.
Në rrëfimin e tij, ai theksoi se muzika ka ecur gjithmonë paralelisht me zhvillimet e rëndësishme kombëtare.
“Pas vitit 1990 Festivali i Radios vazhdoi pa ndërprerje. Filloi të zmadhohej me 4 net, me net të tjera që bëheshin te salla te Piramida, për të rinjtë. Koncerti i Pranverës, ne e quajtëm Këngët e Stinës, kishin për qëllim që jo vetëm të sillnin këngë, por edhe të shëtisnin sepse jeta artistike në qytete ishte e paralizuar. Dhe ne kemi shkuar nga veriu në jug. Ndodhën ngjarjet e Kosovës dhe ne i hapëm dyert dhe te Këngët e Stinës.
U hap Universiteti i Tetovës dhe ne shkuam në Tetovë, hapëm dyert e stadiumit dhe vërshoi rinia tetovarë. Pati një duartrokitke frenetike. Ata na njihnin ne. Ambasadori që ishte atje, Shaban Murati u tregua shumë i shkathët. Muzika shkonte krah ngjarjeve të rëndësishme që përjetonte vendi. Në 1997 kaluam me videoklipet për herë të parë”, rrëfeu mjeshtri Zhani Ciko. A.K./TemA
Lini një Përgjigje