Korça çel këtë fundjavë sezonin e veror me një nga festat më të mirënjohura të qytetit, Festivalin Ndërkombëtar të Karnavalit 2026.
Kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ndau në rrjetet sociale agjendën e festivalit, i cili nis në orën 11:00 të paradites, për të vijuar më tej në orën 17:00’ dhe në mbrëmje me muzikë tek pazari i vjetër i Korçës.
“Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj atmosfere plot ngjyra, muzikë dhe gëzim, duke ndjekur programin e aktiviteteve gjatë gjithë ditës”, shkruan Filo.
“Ju presim të festojmë së bashku dhe ta mbushim Korçën me energji, buzëqeshje dhe ngjyra”, përfundon postimin e tij Filo.
Sipas kalendarit të publikuar sot, programi nis në orën 11:00, Grupet e karnavalit do të sjellin atmosferën festive në rrugët e qytetit, me itinerarin: Zona Këmbësore – Bulevardi “Republika”. 17:00 – 20:00, Në Qendrën Rinore do të zhvillohen aktivitete për fëmijë dhe Face Painting.19:00 – Parada e Karnavaleve, me itinerarin: Lëndina e Lotëve – Bulevardi “Republika” – Zona Këmbësore. 20:30 – Carnival Party në Pazarin e Vjetër, ku festa do të vazhdojë me muzikë live dhe atmosferën karakteristike të karnavaleve.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje