Nata e parë e UNUM Festival, nisi mbrëmjen e djeshme në Shëngjin, duke sjellë energjinë e muzikës dhe detit te Rana e Hedhun.
Festivali krijoi një atmosferë te jashtëzakonshme duke e kthyer bregdetin në një skenë ndërkombëtare dhe Shëngjinin në qendër turistike. UNUM Festival është një nga festivalet më të njohura të muzikës elektronike në Ballkan. Ai zhvillohet çdo vit në zonën e Ranës së Hedhun, pranë Shëngjinit dhe kombinon muzikën house e techno me natyrën e bukur, pyllin e pishave dhe detin.
UNUM Festivalofron muzikë 24 orë pa ndërprerje, emocione dhe një eksperiencë unike për të gjithë pjesëmarrësit në 5 ditët e zhvillimit të tij nga 4-8 qershor.
Shumë vizitorë e përshkruajnë UNUM si një nga festivalet më të mira të muzikës elektronike në Ballkan, duke vlerësuar veçanërisht atmosferën e Pine Stage, muzikën pa ndërprerje dhe ambientin natyror pranë detit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje