"Festivali i Pranverës" po afron, ja kush do jetë në juri...

5 Qershor 2026, 10:17Kulturë TEMA
"Festivali i Pranverës" po afron, ja kush do jetë në

Organizatorët e “Festivalit të Pranverës” në Radio Televizionin Shqiptar kanë bërë publikë emrat e anëtarëve të dy jurive vlerësuese, si dhe strukturën e votimit për edicionin e këtij viti. Ngjarja do të zhvillohet në datat 6 dhe 7 qershor 2026 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB) dhe do të transmetohet live në rrjetin e RTSH-1 HD, RTSH-Muzikë dhe Radio- Tirana.

Përbërja e dy jurive vlerësuese

Vlerësimi i artistëve në këtë festival do të bëhet përmes dy paneleve paralele:

Juria Profesionale, e përbërë nga emra mjaft të njohur në fushën e artit:

Ledina Çelo
Kejsi Tola
Kamela Islamaj
Markelian Kapidani
Eriona Rushiti

Krahas saj, do të funksionojë edhe Juria e “Pranverës Digjitale”, e cila përfshin figura nga bota e artit, marketingut, biznesit dhe moderimit:

Sarah Berisha – Influencer/Sipërmarrëse
Amos Zaharia – Aktor
Krista Merkoçi – Menaxhere Marketing & Shitje
Arjon Muça – Moderator
Rizarta Hoxha – Moderatore/Influencer

Formula e votimit

Për përcaktimin e këngës fituese vendimi përfundimtar do të merret ekskluzivisht nga vlerësimi i kombinuar i të dyja jurive, sipas një formule të paracaktuar që i jep përparësi aspektit teknik dhe atij profesional.

Formula e vlerësimit do të jetë e ndarë në këtë raport:

60% e peshës së votës do t’i takojë Jurisë Profesionale.

40% e peshës së votës do t’i takojë Jurisë “Pranvera Digjitale”.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje