Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lozhan të Maliqit, ku një person i shpallur në kërkim ka vrarë efektivin e policisë Enea Mekolli dhe ka plagosur punonjësin tjetër të policisë, Edison Adri.
Autori i dyshuar është identifikuar si Violand Braçellari, 43 vjeç, i cili rezultonte në kërkim prej vitit 2017 për llogari të Policisë së Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, policia kishte marrë të dhëna se Braçellari ndodhej në banesën e tij. Pas lokalizimit, Forcat “Shqiponja” kanë hartuar planin operacional dhe kanë rrethuar banesën me qëllim arrestimin e tij.
Në momentin kur efektivët janë afruar pranë shtëpisë, 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Për pasojë, ka humbur jetën efektivi Enea Mekolli, ndërsa është plagosur polici Edison Adri.
Policia i është kundërpërgjigjur me armë, duke plagosur autorin e dyshuar. Në vendin e ngjarjes është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Braçellari nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në një vendim të Gjykatës së Lartë, të datës 25 janar 2024, rezulton se ai ishte dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Sipas vendimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin nr. 657, datë 19 dhjetor 2017, e kishte deklaruar fajtor Violand Braçellarin dhe e kishte dënuar me 10 vite burg. Vendimi ishte lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Korçë më 17 korrik 2018.
Në dosjen gjyqësore përmendet një procedim penal i vitit 2015, ku Braçellari akuzohej për përfshirje në prodhimin dhe shitjen e narkotikëve. Sipas vendimit, gjatë kontrolleve të kryera në atë kohë, në banesën në përdorim të tij në fshatin Lozhan i Sipërm, ishin gjetur mbetje bimore të dyshuara si cannabis sativa.
Gjykatat kanë vlerësuar si prova edhe komunikimet e gjetura në telefonin e tij, ku sipas vendimit rezultonin biseda për tharje dhe transport të lëndës narkotike, si dhe fotografi që dokumentonin parcelë, vjelje, tharje dhe transport të saj.
Në arsyetimin e vendimit, gjykata e shkallës së parë kishte theksuar se Braçellari rezultonte i dënuar edhe më herët, në vitin 2013, për veprën penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Pas ankimit dhe rekursit të paraqitur nga Braçellari, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi më 25 janar 2024 mospranimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Korçë.
Ngjarja e sotme në Maliq, ku humbi jetën efektivi Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur Edison Adri, është tashmë në hetim nga autoritetet, ndërsa pritet zbardhja e plotë e dinamikës së operacionit dhe rrethanave në të cilat u qëllua ndaj punonjësve të policisë.
Policia duhet te ishte pergjigj me te njejten mnyre
I janë përgjigjur, por policia nuk vret. Uroj që ky fundërrina të kalbet në burg. Ska krim më të madh se sa ti biesh një polici.
duhet nje hetim i plote e planifikimit dhe zbatimit te operacionit...nuk mund te hysh ne "strofullen e ariut" si civil!
Policet a ishin te pregaditur per te kap nje kriminel te tille apo siq kane dal nga kafja,qe per hire te vertetes i gjen gjithandej neper kafe me birra dhe meze perpara. Mendoj se qendrumi i policeve ne ambjetet e kafeneve ise restoranteve duhet te marrin fund brenda 8 orarit te punes
Filloi edhe perdhosja e viktimes, turp!
Polica të guximshëm po jo profesional Shefat të bëjnë analizën
Vetëm njëri ja dinte ilaçin këtyre. Ngushëllime familjes.
Polici fatkeq duhet të ruante veten. Krimineli nuk kishte ku të shkonte. Do t'i mbaronin municionet dhe do të dilte nga ferra... duke buzëqeshur.
O polic ju thaft dora qē nuk e vravēt qenin e zgjebosur fshatarin nga Maliqi dora ju thaft. Njē tuf me polic e ai qen i zgjebosur ju vret ju qē jeni 10 polic. Turp as pēr jetēn tuaj nuk jeni jo mē tē mbroni tē tjerēt.
Drejtesia shume e ashper me kete denim per vepren e dyshuar, kultivim te lendeve narkotike. 10 vjet, per çfare? Shqiperia eshte vend i çudirave. Dikush mbjell kanabis ne fshat dhe ti arreston dhe kryeplakun. Dikush, zvkryeminister apo minister, apo drejtor kadastre, vjedh, trafikon, fallsifikon, mbivendos, grabit miliona dhe prona nen hijen e gjigandit, dhe gjigandi ben dhe kokrren e qejfit dhe qejfin e kokrrave. Ky dhe do ta legalizoj kanabisin? Dikur Bythisha (Berisha), e kishte sport kombetar kanabisin. Ndersa Ed Rama hapi akademi per kanabisin. Ne PS kishim dhe kemi 3 breza te Edvinit. Brezi i pare krenaristet. Brezi i dyte kanabistet. Dhe brezi i trete, i perbere nga dy te paret, Rilindja. Ne kemi dhe pushtetin gjyqesor jakobino rilindas, qe jep per mbjellje kanabisi 10 vjet dhe per nje vrasje apo vjedhje ne permasa miliona euro, nuk vendos dot sa vite duhet te denohet. Vend i mbaruar shoqerisht, moralisht dhe politikisht. Sa per dijeni, ky djali meritonte ne vend koqen e plumbit ne balle.
Policët kanë frikë të shtinë sepse janë ligje muti,nuk e kuptoj përse nuk e vranë ndyrësirën....
Ai polici Enea i ndjere ishte emocional dhe i rrembyer Komunikonte keq dhe fliste me arrogance
Duhet bere nje proces i shkurter, monedhes me te njejten monedhe, nuk vritet polici….
Me keto metoda "demokratike te "lirise dhe te drejtave te krimineleve" s'ka per te pase prokopi kurre rendin dhe qetesia per qytetaret si dhe jeta e tyre eshte ne çdo moment e rrezikuar. Kesaj shtoi dhe prokuroret e gjykatesit qe marrin parate dhe nuk duan ta dine fare se ç'vendime marrin ! prandaj eshte i domosdoshem ligji me vdekje. Kush vret direkt per te asgjesuar jeten duhet te vrite. Ky eshte propcionaliteti qe vazhdimisht trumbetohet. Prandaj bota zjen se kjo demokraci stimulon krimin, kurverine sundimin e me te fortit dh jeta qytetare eshte ne dore e tyre. Kush vret, duhet te vritet.