Tragjedia në Shëngjin - Hetimet zbulojnë detaje të reja për mbytjen e dy të rinjve nga Kosova

4 Qershor 2026, 12:10Kronika TEMA
Tragjedia në Shëngjin - Hetimet zbulojnë detaje të reja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur bregdetin e Shëngjinit pasditen e së mërkurës, ku dy të rinj nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det, ndërsa tre të tjerë kanë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Lezhës.

Viktimat janë identifikuar si Leonit Aliu, 22 vjeç, dhe Jetmir Binaku, 23 vjeç. Sipas informacioneve, të pesë të rinjtë ishin pjesë e stafit organizator të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike “Unum”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në zonën e "Ranës së Hedhun". Të rinjtë kanë hyrë në det pavarësisht dallgëzimit të fuqishëm të shkaktuar nga era e fortë, duke u përballur menjëherë me rrezikun e mbytjes.

Në ndihmë të tyre kanë ndërhyrë fillimisht disa qytetarë me mjete lundruese (jet ski), të ndjekur nga Policia Kufitare, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë dhe ekipet e emergjencës. Megjithëse pesë të rinjtë u nxorën nga uji dhe u transportuan me urgjencë në spital, dy prej tyre nuk arritën të mbijetonin.

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se vëmendja është përqendruar te masat e sigurisë të zbatuara nga organizatorët e festivalit.

Në zonën e plazhit të marrë me qira për aktivitetin mungonin kullat e vrojtimit dhe elementet e tjera të sigurisë të detyrueshme me ligj. Gjithashtu po verifikohet nëse stafi i punës ishte instruktuar mbi rreziqet dhe procedurat e sigurisë.

1 Komente

  1. U
    Uropi

    Une,diku në uropê, mbaj mënd që aplikova për leje plazhi ku për anën e sigurisë m'u kërkua në dosjen përcjellëse : -Fotografi se ku ndodhej kulla e vrojtimit( sa metra larg) - Metrat katror te kulles me plan nga inxhinjeri - Dy komertarshpëtues të çertifikuar - Liceca e rinovuar e rojes bregdetare - Faturë e blerjes së dylbive si dhe të komerdareve, në emrin tim ( pra të biznesit)plus certifikatat përkatëse( datë prodhimi,datë skadimi). Pasi i shpura këto,erdhën nja tre xhaxha,verifikuan në vend çfarë u kisha thënë,nxorrën edhe ata fotografitë e tyre dhe bënë matjet mbi metrat e distancës së vrojtueses, dhe më thanë: kalo filan ditë për të parë a është vërtetuar leja. Qi robt.......nuk kishte kullë vrojtuese " konstatojnë"....e piu uji..... pa kur kaluar ju për lejen, ishte aty.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje