Ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë, efektivi i plagosur në Lozhan të Maliqit. Ai u transportua me helikopter në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në një prononcim për mediat, mjekja dha më shumë informacion për gjendjen e efektivit Edison Adri. Sipas saj Adri ka pësuar lëndim të rëndë në pjesën e qafës dhe të kokës.
Mjekja shtoi se efektivi aktualisht është i intubuar.
“Pacienti është pritur në spitalin e Korçës, është intubuar. U fut menjëherë në bllokun operator dhe po vlerësohet. Do themi më shumë për ecurinë në vijim, po bëhet maksimumi. Ka lëndime në pjesën e qafës dhe kokës”, tha mjekja.
Lini një Përgjigje