U zhduk teksa transportonte bukë, dalin pamjet e arratisjes së të burgosurit shqiptar në Greqi

4 Qershor 2026, 08:20Kronika TEMA
U zhduk teksa transportonte bukë, dalin pamjet e arratisjes së të

Pamje të reja kanë dalë mbi arratisjen e të burgosurit shqiptar Edmond Tafa. Në videon e publikuar nga mediat greke, shihet sesi ai ecën mes njerëzve dhe nuk kuptohet që sapo ka dalë nga qelia.

Tafa është tashmë prej 48 orësh në arrati, ndërsa autoritetet greke kanë intensifikuar kërkimet për lokalizimin e tij.

Arratisja u zbulua pak para orës 08:30 të mëngjesit të së martës, kur i burgosuri, i cili po punonte duke transportuar bukë si pjesë e punësimit të tij në Deponë Qendrore të Furnizimeve të Burgut, arriti të zhdukej në rrethana të paqarta.

Në këtë rast, autoritetet vunë në pranga dy oficerë burgu me akuzën e lirimit të një të burgosuri, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, përfshirë skenarin e një plani të organizuar arratisjeje ose ndihmë nga bashkëpunëtorët.

48-vjeçari po vuante dënimin me burg për raste droge dhe shkelje të ligjit për armët, me datë lirimi të caktuar për korrik 2031.

Vlen të përmendet se ai i nënshtrohej regjimit të dhënies së lejeve, ai kishte marrë tashmë tre leje dhe një tjetër leje, tre-ditore, ishte planifikuar për javën, të cilën e “mori” më herët.

Lini një Përgjigje