Ky aeroport nuk mund të mbetet peng i egove, mashtrimeve, arbitrazheve dhe një lufte që ka shkatërruar besimin publik te një projekt strategjik kombëtar

Baton Haxhiu
Behgjetin dhe Valonin i njoh të dy prej vitesh. Shumë mirë madje. Kam dëgjuar prej fillimit ëndrrën për Aeroportin e Vlorës, emocionin e nisjes së tij dhe krenarinë që dy shqiptarë nga Kosova do të hynin në një projekt strategjik për Shqipërinë. Kam dëgjuar tavolina të gjata, plane të mëdha, entuziazëm patriotik dhe bindjen se ky aeroport do të ishte më shumë se biznes. Do të ishte gjurmë shqiptare në jugun e Shqipërisë.
Kam shkruar dikur një tekst me titull “Vlora i takon Kosovës”. E kam shkruar me zemër, jo me logjikë biznesi. E kam shkruar si shqiptar i Kosovës që e sheh Vlorën si pjesë të kujtesës së vet emocionale. Sot, duke parë çfarë është bërë me Aeroportin e Vlorës, kam frikë se titulli ka mbetur i njëjtë, por kuptimi është plagosur.
Por bashkë me këto kam dëgjuar edhe rrëfime të pafundme për mashtrime, prapaskena, mosbesim, lojëra financiare dhe frikën e vazhdueshme se një ditë kjo histori do të shpërthente publikisht në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Më ka ardhur rëndë, sinqerisht rëndë, për mënyrën si është poshtëruar publikisht një njeri si Valon Lluka, i cili për vite i ka qëndruar pranë Behgjet Pacollit, i ka ndejtur afër në kohë të vështira dhe ka hyrë në beteja e rreziqe që shumë pak njerëz do t’i merrnin përsipër. Dhe po aq rëndë më ka ardhur të shoh se si një njeri me përvojën e Behgjet Pacollit e ka çuar veten në një pikë ku çdo projekt i madh që prek përfundon me zhurmë, konflikt, akuza, arbitrazh dhe baltë publike.
Nuk kam folur deri sot. Jo sepse nuk kam ditur. Përkundrazi. Kam ditur shumë. Ndoshta shumicën e detajeve, për të mos thënë të gjitha.
Kam heshtur sepse jam rritur me bindjen se gjërat e tavolinës dhe të shtëpisë nuk nxirren në publik. Se burrat, kur kanë një problem, e zgjidhin pa e shndërruar çdo konflikt në cirk publik.
Por kjo histori ka kaluar çdo kufi. Heshtja tashmë do të ishte bashkëfajësi.
Po shkruaj sepse kjo marrëzi duhet të ndalet. Po shkruaj sepse po shoh një pafuqí të frikshme të aksionarëve për t’i dhënë fund një poshtërimi publik që po vazhdon prej muajsh. Po shkruaj sepse kjo betejë nuk ka më lidhje me aeroportin. Ka lidhje me ego, me arbitrazh, me hakmarrje dhe me dëshirën primitive për të mundur tjetrin edhe nëse digjet projekti bashkë me të.
Po, Behgjet Pacolli mban fajin më të madh. Për mënyrën si i ka trajtuar projektet gjithë jetën. Për mënyrën si çdo histori biznesi rreth tij shoqërohet me zhurmë, emra të përveçëm, offshore, konflikte dhe beteja të panevojshme publike. Sikur çdo investim duhet medoemos të shndërrohet në dramë personale. Sikur biznesi nuk mund të ecë pa një mjegull tensioni përreth tij.
Por po aq i vërtetë është edhe naiviteti i besimit pa kushte nga ana e Valonit, i cili për vite ka besuar se lojaliteti personal mjafton për të mbijetuar në një botë ku biznesi nuk njeh emocione.
Dhe mashtrimi i madh ndodhi ne Libi dhe shperrthimi dhe pasojat i moti Vlora.
Behgjeti dje bëri postim sikur po i grabitej një ëndërr. Por problemi i tij është se gjithmonë e ka trajtuar veten më të madh se projekti. Për të, aeroporti shpesh dukej më shumë si fotografi personale sesa si aset strategjik.
Dhe sa herë hapet tymi i marketingut, prapa dalin të njëjtat hije. Offshore. Borxhe. Konflikte. Partnerë të djegur. Procese gjyqësore. Dhe njerëz që mbesin me pasoja ndërsa ai del para publikut si viktima e radhës.
Kjo histori nuk është më Facebook. Nuk është as konferencë për shtyp. Është aeroport. Është kontratë. Është afat. Është përgjegjësi financiare. Dhe aty nuk matet kush flet më bukur. Dhe kush gënjen më shumë në opinion te Blendi Fevzou.
Matet kush kryen punë.
Shkurti ishte afati për certifikimin dhe nisjen e fluturimeve. Pastaj erdhi 20 maji si afati i fundit. Të dy dështuan. Dhe ndërkohë që qytetarët presin aeroportin, ortakët prodhojnë vetëm zhurmë, gjykata, arbitrazh dhe statuse.
Miti se dikush po ua pengon aeroportin ka marrë fund. Aeroportin e kanë penguar vetë ata që morën përsipër ta ndërtojnë. E kanë penguar me ego, me konflikt, me mosbesim dhe me një etje të sëmurë për të fituar betejën personale.
Si mund të kërkosh kompani serioze ndërkombëtare të operojnë në një aeroport ku vetë pronarët janë në luftë të hapur juridike dhe morale? Si mund të ndërtohet siguri aeroportuale kur partnerët e projektit trajtojnë njëri tjetrin si mashtrues? Si mund të ketë besim tregu kur vetë ortakët prodhojnë vetëm baltë dhe propagandë duke thënë se pista seshte e sigurt duke harruar se bashkë janë pronar.
Dhe në mes të gjithë kësaj, qeveria shqiptare vazhdon të heshtë, ndërkohë që çdo ditë forcohet bindja e rrezikshme te bizneset e Kosovës se në Shqipëri nuk të lënë të bësh biznes, se projektet përfundojnë në luftë, në gjykata dhe në baltë publike. Kjo është pasoja më e rëndë e gjithë kësaj historie. Sepse nuk po shkatërrohet vetëm një marrëdhënie ortakësh. Po dëmtohet besimi mes shqiptarëve.
Por shteti shqiptar nuk duhet ta lejojë veten të poshtërohet deri në atë pikë sa një aeroport strategjik të protestohet në hyrje të kantierit, të vonohet pafund dhe të kërkojë operatorë nëpër botë ndërkohë që ortakët e tij janë në arbitrazh me njëri tjetrin.
Dhe pikërisht këtu qëndron alarmi më i madh. Kjo histori nuk është më vetëm konflikt biznesi. Është një çështje që prek sigurinë kombëtare dhe kredibilitetin euroatlantik të Shqipërisë.
Aeroporti i Vlorës është ekspozuar ndaj një rreziku të papranueshëm, sepse njeriu me të cilin është nisur ky bashkëpunim nuk ka respektuar standardet minimale të transparencës, besueshmërisë dhe sigurisë që kërkon një projekt i tillë. Struktura offshore të panjohura, tentativa për të futur interesa të panjohura financiare dhe lidhje që ngrenë pikëpyetje serioze për sigurinë euroatlantike nuk mund të kenë vend në një aeroport ndërkombëtar të një vendi anëtar të NATO-s.
Dhe ndoshta pjesa më e rëndë e gjithë kësaj historie është se në prapavijë doli edhe Bernina, një strukturë offshore e errët, me lidhje dhe kapital të paqartë, përmes së cilës u tentua të futet dorë mbi një aset strategjik dhe një hapësirë sigurie kombëtare si Aeroporti i Vlorës.
Kjo nuk është më vetëm çështje biznesi. Kjo prek sigurinë, besimin shtetëror dhe përgjegjësinë publike.
Në fund, Vlora nuk e meriton këtë.
Shqipëria nuk e meriton këtë.
Kosovarët nuk e meritojnë këtë poshtërim.
Dhe si çdo histori e pistë që fillon me ego dhe përfundon me arbitrazh, rrugës janë konsumuar njerëz, institucione dhe reputacione. Janë paguar gazetarë dhe analist për të prodhuar tym, avokatë për të ndërtuar alibi, prokurorë e gjyqtarë për t’u futur në një histori që ka filluar të marrë erë shumë më të rëndë sesa një konflikt i zakonshëm biznesi. Janë përmendur emra qeverie, janë hedhur insinuata për aksionarë të fshehur brenda aeroportit, janë prodhuar teori, presione dhe dosje vetëm për të krijuar një narrativë të madhe viktimizimi që nesër mund të përdoret në arbitrazh ndërkombëtar kundër vetë shtetit shqiptar.
Kjo është pjesa më e ulët e gjithë kësaj historie. Sepse kur një projekt strategjik fillon të përdoret si armë kundër shtetit që ta ka dhënë besimin, atëherë nuk kemi më biznes. Kemi degradim moral.
Dhe ndoshta për herë të parë duhet thënë troç. Aeroporti i Vlorës nuk po rrezikohet nga mungesa e pistës apo e kullës së kontrollit. Po rrezikohet nga mungesa e karakterit te njerëzit që morën përsipër ta ndërtojnë.
Asnjë aeroport nuk ndërtohet mbi mashtrim, presion, propagandë dhe luftë personale. Sepse në fund pistat mbajnë avionë, por nuk mbajnë dot peshën e njerëzve që e kanë humbur kufirin mes biznesit, egos dhe interesit publik.
Ne fund edhe diçka për ata që lexojne tekstin.
Për ne, Vlora nuk ka qenë kurrë vetëm qytet. Ka qenë emocion. Ka qenë dalje në det kur nuk kishim shtet. Ka qenë ndjenja se Shqipëria hapej aty ku hapej horizonti.
Dhe pikërisht për këtë arsye kjo histori dhemb më shumë. Sepse një projekt që duhej të ishte krenari shqiptare, u shndërrua në monument të egove të papërmbajtura.
Për t’i ikur kësaj logjike helmuese, kjo histori duhet të marrë fund tani.
Duhet ndalur Behgjet Pacolli.
Duhet ndalur Valon Ademi.
Sepse pas gjithë asaj që ka ndodhur, asnjëri nuk meriton më të udhëheqë Aeroportin e Vlorës.
Kthejani aeroportin qytetarit shqiptar.
Shteti dhe vetëm shteti ka përgjegjesi për këtë kaos në aeroportin e Vlorës. Nje shtet serioz nuk lejon askënd të tallet me ligjet e investimet në Shqipëri, të tjerat Jo po kjo patriotike e kjo jo patrotike janë poezi fëmijësh. Askush nuk duhet lejuar të tallet me Shqipërinë!
Shumë gjatë i ke rënë, o Baton, kur fare thjesht edhe qartë mund të thoshe; hiquani kontratën këtyre dhe jepjani vazhdimin e saj Kastratit, t'a ndërtojë dhe ta gëzojë! Humbjet nëpër gjykata ne as na kanë shqetsuar dhe as na shqetësojnë, sepse shteti paguan, na plasi bytha për të.
Betoni shpreh mendimet e Rama hajdutit Rama hajduti po behet pronari i gjith Shqiperise , esht i pangopur ai kaur i ndyre
Shko mor njethundrak i kriminelit plak !
Nuk kemi nevoje per hartime o njeri. Duam transparence, duam te dime se cfare po ndodh dhe pse qeveria jone po hesht nderkohe qe afatet kohore te kontrates jane shkelur tashme .
Tamam!
"Kthejani aeroportin qytetarit shqiptar" - hahahahaha si urdhon ti zoti sllavomahmut
Detar shkerdhata te qifsha grun e cfare te mban pragu i deres!
Qirje Detaraqis. Mbylle atë haleaqis.
Edhe qurravitjet e ketij matrapazi kishim manget!!! Po vajton, apo po ben avokati(kundrejt shperblimit sigurisht)??? Kjo perpjekje mjerane, per ta deformuar komplet kete afere qe mban ere, tregon se kemi te bejme me shkrim me porosi! Keta "zoterinj", per te cilet Batoni derdh lot krokodili, nuk jane "ujdisur" ne ndonje kafene, apo ne pazar!!! E kane nje ndermjetes dhe garantor ligjor!!! Qe eshte shteti shqiptar, ne mes!!! Eshte qeveria shqiptare, dikasteret dhe institucionet perkatese!!! Ministria e Infrastruktures dhe Energjise pergjegjesja kryesore ligjerisht!!! Perse ky, Batoni nuk ben thirrje te shkojne para pergjegjesise ligjore, penale ne kete rast, titullaret kryesore, qe kane firmen mbi dokumente??? Perse nuk kerkon doreheqjen e kreut te qeverise???? Asgje ne kete vend, sic eshte thurur pushteti aktual, nuk ndodh pa dijenine dhe pa bekimin e "Palloshit te Belindes"!!!!!! Leni hajgaret baci Baton!!!
O Alfred, paske pjerdhur.
Çfare te shkruash dhe çfare te komentosh. Per cilin te shkruash dhe per cilin te komentosh? Te komentosh per shqiptaret? Per shqiptaret e Kosoves? Per patriotizmin, konkurrencen, biznesin, cilesine, transparencen, bashkepunimin, detyrimin, kontraten, ligjin etj? Ne rastin e aeroportit te Vlores dhe drames tragjikomike te tij, kupton se sa antibiznes, antipatriote, antikombetare, antishqiptare, jane shqiptaret qe e kane marre persiper ate. Kupton, sa shkerrdhata, legena, antiprofesioniste, plehra ata jane. Ne fund te fundit kuptojme, se shqipot nuk jane serioze asnjehere, nuk kane ndershmeri, nuk kane profesionalizem, nuk kane bese, nuk kane karakter duke filluar nga Qeverite, Biznesi dhe operatoret e rendomte. Ketu jane plehra te gjithe. Qeveria qe ja u besoi atyre, keta qe e morren ndertimin me kontrate, dhe drejtesia qe ja kalon topin here njerit dhe here tjetrit. Kush do ishte me mire ta ndertonte aeroportin e Vlores? Me mire do ishte ndonje kompani serbe, ruse ose kineze. Ata jane me te ndershem se shqiptaret ndermjet tyre.
Keta jane" patriotet"qe duan vetem te xhvasin sa tju dal rasti,te gjithe bejme shqiponjen si likefloriri,e pastaj djegim e shkatrrojme ate qe kemi ndertuar me djerse e gjak..... Cfare do presesh nga keta koqevare,kur del nje politikane dhe ben thirrje per djegijen e parlamentit,kryeministris,apo te gjithe Tiranes,kur patriot muli djeg karriket me benzinen qe nxjer nga vagina dhjeputetja me vella drogaxhi...e sa e sa patriotizma neper bote qe ven nje flamur tek makina dhe nga ana tjeter,vjedhin,vrasin apo drogohen e shperndajn droge,dhe u them te gjitheve se nuk eshte patriotizem mbajtja e nje simboli,por sjellja e njeriut,puna e ndershmerija se vetem keshtu nderon vendin edhe kombin.
Baton- fole gjate Por Nuk the Asgje. Ky ishte nje lundrim poetik , “ patriotik “ , asgje me teper . Kur Nuk ke te thuash dicka , DICKA , me mire mos fol fare .
Batoni foli, por jo per ty. Se ti nuk ke tru. Jo, ti tru ke, por ke vetem ate pjesën per te ngrene dhe per te shkuar ne hale.
Paçolli dhe Ademi nuk janë pronarët e aeroportit të Vlorës! Pronar është Shteti Shqiptari, i cili lidhi dy kontrata me këta të dy për ndertimin e aeroportit dhe paguhen nga Shteti Shqiptari sipas punës që kryejnë. Kjo është e verteta, ndërsa Media e ka transformuar që në fillim, sikur Paçolli po investon paratë e veta duke ndertuar këtë aeroport, madje duke bërë “show” që zbriti me avionin e vet i pari në pistë! Ky veprim u pelqye edhe nga politikanët per opinion publik. Tani del konflikti mes të dyve duke nxjerë realitetin e mashtrimit. Shteti Shqiptari duhet të veprojë duke i larguar të dy, duke shlyer çdo detyrim për punën që kanë kryer dhe pësimi të bëhet mësim për të ardhmen.
Ore je ne vete ti apo jo? Po si mund shteti ti largoje keta te dy, kur shteti ka marre ryshfetin per kontraten qe ka lidhur me ta? Po ne nga kjo vuajme, se shteti merr ryshfetin dhe pastaj biznesmenet bejne si ju do bytha me zbatimin e kontrates, shtojne here pas here pune sikur nuk ishin parashikuar ne projekt, sikur,supozojme, bazamenti i pistes se aeroportit eshte i levizeshem si rezultat i formacioneve josolide te tokes, gje qe kerkon shtese fondesh e ku di une derisa te marrin dhe tejkalojne vleren e ryshfetit te dhene. Pse budallenj i di ndertuesit ti, mendon se ata bejne pune me humbje ne kurriz te fitimit te tyre? Si mendon ti, kot ka vajtur kilometri i nje rruge fushore ose kodrinore 20 milion dollare? Pastaj, akoma nuk e paske marre vesh ti cfare shteti kemi? Rrone ne kete vend ti apo ke 30 vjet larguar nga shqiperia? Te kishim shtet dhe shtetar ne, nuk do ishim ketu ku jemi, por do na kishte zili gjithe bota.
Shkrim mallëngjyese....po kërkon të shpëtosh Belën . Ndërsa,egot, idiotësitë,lekët e paditura, offshore-t,djallzirat,zilite, atëdhedashuria dhe nostalgjia ndalojnë aty ku fillon shteti dhe vihet në prioritet interesi kombëtar. Kush t'a "vëri" në prioritet interesin kombëtar,Bela apo Edvini...lottttttt.
Po na jep mend qelbesira i UDB
Je vone zoti B.Haxhiu.Arsyet mbaji per vete. Ka mbi nje vit qe ka nisur show publik(per mua) i perplasjes se koncesionareve kosovare te VIA. Besoj ministrin Karakaci,i cili foli per kontrate dhe pergjegjsi financiare te koncesionareve ndaj shtetit shqiptar.
Zoti autor, kur shkrove per aeroportin e Vlores se: "Do të ishte gjurmë shqiptare në jugun e Shqipërisë." Do ta kesh harruar qe jugu i Shqiperise nuk ka nevoje per "gjurme shqiptare" sepse eshte po aq shqiptar sa Kosova. Se na cate dajren me kesi patriotlliqesh llafazane.
Aaaa...qenka Bernina nje subject ofshor, i dyshimte!? Ju shpelafte mortja qe sngeli rrugac bote i tipit Deviroli pa ju mashtruar!
Baton bataku, batakci dhe ish spiun i UDB qe ka ngritur folen e tij ne Tirane me bekimin e Palloshit te Lubit, Ed Brekushexhiut dhe cdo nate u eshte qepur emisioneve ne TV te ndryshme si muti pas kepuces apo si miza qe qendron mbi mut, ben gjyq popullor e shan te tjeret perse bejne gjyqe popullore. Po per CEO-n e krimit dhe te mafies Edi Ramen perse nuk shkruan nje rrjesht qe i lepinte bythen Behgjetit per te marre persepir nderttimin e kettij aeroporti dhe kur e pa qe punet ishin drejt perfundimit e thirri ate ne zyren e tij ne Kryeministri e kercenoi e i kerkoj qe te tte dororezonte 50% te investimi tek ortaku tjeter qe kishte 2% Valon (Zjen) Ademi nje kopil qe eshte i nenshteruar nga Gallofi Ed. Baton Bajga e keqja nuk eshte investitori i famshem qe ke rindertuar Kremlinin duke e kthyer ate ne nje mrekulli, ai ka investuar ne sukses ne shume shtete dhe dora e tij ka qene e ARTE, e keqja eshte babi i Zahos, person pa parime, bashkepunes me Kartelet e droges si me familjen hysa, antishqiptar dhe pjese e shoqates bamirese me bythe LGBTQ qe financohet e drejtohet nga Soros.
Ky Batoni zhele zhele Kaperceu mbi nje dele. Baton zhgarravitja merrte 18000 $ me muaj (kjo doli kur u vodhen te dhenat e kompjuterave) e I merrte tek Profarma,plus dhe nja 3000 te tjera bonuse....djallit vet merr sot 5000 $ muaj..nuk di se sa behen NE vit, Batoni I vjen keq per shqiperine por merr me shume se gjysem miloni euro NE vit(pa taksa) Rogneri qe eshte hotel Austriakeve(vetem emrin ka) u shit tre here dhe embaroi pionieri I sllovenise.Kush can sumen qe ky hotel I remdomte pjell para cdo dite.Gjer tani ka nderruar 4 pronar. Strategjik eshte fjale koti se NE shqiperi nuk ecen fare se shqiperia eshte shitur e gjitha me toke,me det me liqene dhe lumenj.Vetem ujrat e zeza Jane per popullin. Baton nuk e kuptoj ku e gjen kete moral kur vehte je pa moral? Kush kujton se je kur e sotmja te duket e djeshme dhe e djeshmja e neserme.Pse I jep vehjtes kot duke marre persiper Rollin e padres. Ik Baton andej nga ke ardhur dhe do te shikosh se gjerat ecin me mire se sa me ty. Dikush te ka shtyre Baton pirueta qe ta blejne te gjithe aeroportin ,vetem hiq qafe keta te paudhe. Pune pa Sherr nuk ka ,shikojeni kosoven ka 3 vjet qe ska shtet duke luftuan midis vedit por populli jeton. Pacollit eshte pronar dhe qiraxhiu qe ka nuk paguan as qerane e vet dhe do te behet pronar. Batoni merr persiper dhe patriotin dhe financierin dhe perendine. Hik Baton atje kui te njohin mire por nuk ta mban se NE shqiperi fshihesh mire dhe I rrjep te gjalle njerzit. Pacolli nuk mund te pranoje qe nje I panjohur kafeneje te behet zot I shtepise qe ka pronar.
O Baton, o kellire, ta marre Shefqet Kastrati i parave te pista? He si thua? Neveri per ty qe shkruan dhe ke hapesire mediatike. Kellire njeri.
Pa merak baton,ka aq shume biznese te kosoves ketu sa mund te krahasohen me ato shqiptare...
kosovaret jane parazit hajdute mashtrues. Nuk sjellin asnje dobi por jane vetem kancer...vecanerisht ata gishtaxhinjt qe bejne shqiponjen
BATONI tha gjithcka qe duhej thene.Tani e ka radhen koncesionari te beje jo vetem transparence me publikun por te angazhoje veten per te prere rrugen abuzimeve te atyre qe moren persiper por dhe angazhimin e njrzve brenda gjyqsorit analizteve e pse jo edhe te qeveritareve.O shtet Vlor nuk eshte han pa porta Heshtja nuk durohet Populli do te dije cpo dodh .Dhe jo vetem nga nje gazetar qe e pergezoj.pasi nuk eshte lehte perplasja me Pacollin. Strukturat e Qeverise le te na thone nese ka apo jo te verteta ne kete shkrim.Heshtja do te thote pisllek.
Maskarenj e mashtruese ordiner . Janet lekët e taksapaguesve SHQIPTARE M'je shtet serioz i largon per bythesh këto gjallesa .
Ja pra Shqiptaret i besojne BISNES strategjik Kosovareve dhe.....?????
Ndyresira qe duan tja fusin popullit shqiptar
Ne fakte duan , po nuk ja futé dot nje populli qe ta futé kjo eshte idiotsia e koqevarit Pacolleeeee mua me duket pak si homosexuel Behxhetja
Po 300 milion eurove qe jane investuar si i behet? Apo çe do? Shteti ka deshtuar sepse nuk kemi degjuar te jete marre asnje mase per shkelje afatesh kontraktuale. Gjithsesi nuk besoj qe eshte konflikt kaq formal, gjera te tjera do degjojm dhe ortake te tjere do mesojm
Keto investissement nuk jane te shtetit o palle katundi por i dy individeve me paret e bankes ku keta kane ipotekuar pronen e tyre. Deri ketu shteti nuk ka faje , roli shtetit hyne kur nuk rrespektohet kontrata , qe nuk eshte rrespektuar... Ky aéroport duhet shtetezuar pasubnukbu rrespektua kontrata
Te lumte Baton! Ky patatja me cepa we quhet behxhet jo duhet larguar por edhe duhet denuar. Hajdut mashtrues kalibri. Ndofta pastron parate e Rusise.
Me duket se ke harruar o Lani ky beri inagurimin me Palloshin
Ja kështu plera si ky Batoni ka mbajtur afër Edi Rama...
Po nuk u largua Pacolli dhe Baton Hagjiu nga Shqipëria politika pro ruse dhe pro serbe do dominoi Shqipërinë.Sot iu dukët qesharake por nesër do jet von.Amerika e ka kuptuar se aeroporti i Vlorës po përgatitet për të spiunuar dhe përcjell Aeroportin në Kuçovë andaj ka alarmuar situatën.Edi Rama është në shërbim të Rusisë por i maskuar me raportet e mira me Vuçiç,të cilin deshi ta fuste kontrabandë në BE,por Evropa nuk e hëngri karremin.
rrobqir kosove te qifshin rrobt ata qe e kane pasur zakon. mos komento me emer korce
Ky loqe me pseudo Sotiraqi eshte nje gjysem shqipfoles i krahines Serbe multi-etnike Kosovo territore Serbe nen rrezoluten 1244. Ky militant i Vetfundosjes se Kurtovitçit mendone se funksionone desinformimi ne Shqiperi haaaaaa , ik mo rrote karri koqevar i prapambetur ku i shisni dhe blini grate si lopet njerez primitiv turko-arabe.
Ja bere Belinda Ballukut deri ne fund nderin o Baton Ballluku! Bravo te qofte! Do mbetesh ne histori
Baton akoma aty je? As Kadareja,as Agolli etj etj nuk kane marre kurre rolin e babait te kombit,por Ti cfare je ,pusht apo kacak qe grabit shqiperine. Edepsez I keq,kushedi se Kush te ka premtuar ... Edhe Merua eshte dakort.
Haxhiu edhe nje here me germa te medha, na ke shkruar historine, qe mund te permblidhet shkurt; Si gjithnje pune kosovaresh, ku perzihet pafytyresia me injorancen orientale4 dhe kete here e dirigjuar nga diaboliku i surrelit, qe mbas show-ve pa fund me lodra te trasha fjalesh shoqeruar me para te medha,nga ky shtet i varfer, mbas te cilave vijne deshtimet, ngerthyer me paaftesi emblematike me mega korrupsionet.
Nuk ka paguar shteti ne aéroport o loqe asnje qindarke, çfare komenton.
I ka ardhur gjendja Shqipërisë sa të bënë opinjoninet besa dhe pushtetin Baton Stanishiçi ,të cilit Millosheviç para Gjykatës në Hagë i tha ti ke qenë njeri i jonë,do të ta dokumentoi apo do heshtësh.Batoni uli kokën dhë nuk dëshmoi asgjë kundër Milloseviçit.Kjo storie ishte direkt nga gjykimi përmes televizorit.Ndersa Shqipëria e mban e angazhon ndoshta edhe mban linjën anti shqiptare të Beogradit përmes tij.
Mos te na genjej mendja se behet per patriotizem.I lini keto maskaralleqe.Ky eshte biznes dhe si cdo biznes behet per fitim.Fitimi i ketij eshte maksimizuar nga kushtet e kontrates Aeroporti punon apo spunon ky "patriot i leshit" i mer parate Gjigandomania e Rames per kete aeroport me kujton gjigandomanine e Enverit per Elbasanin.Une uroj qe ky ti plotesoje pritshmerite po kam frike se do jete nje Kukes i dyte ,ku do sherbeje si piste per gara amatore makinash
Jakup Krasniqi
Baton, me patetizmat e tua nuk na the gje se kush po ja fut kujt, si gjithnje sherbetor i perkryer je, e dhe mesazhin; do zhduket bexheti dhe valoni se dikush tjeter do ta marrka aeroportin. E paskan ndare mendjen mesa duket.
Analize perfekte se godet gjithmon drejte o llapaqener te berishes Bravo Baton 360 grade
Po si nuk ka nje eta ne albanistan…ti tregoj vendin ktyre palo analist e politikan…
O Baton boll bukur di ti besh shkrimet, sidomos kur mbas tij fshihen interesat e te tjereve. Mos na lodhje aq shume te lexojme nje shkrim kaq te gjate, e shkruje shkurt dhe shqip, ate qe doje te shkruje, dhe ti e nxirrje ne pah ate qe doje, qe fshihet pas shkrimit. Me te vertete kujtoni ju se ne shqiptaret hame bar dhe nuk kuptojme cfare fshihet pas kesaj guguleje,,,, harrojeni ti dhe ato qe fshihen pas teje. Nderkohe nuk je ti me i besueshem se Behxhet Pacollin, ndersa per Valonin se ke pernimen se te njejtin interes me te ke dhe ti,,,,,,
Nje gje eshte e vertete , nuk duhej te futej ne Shqiperi per Biznes ky shemtira Pacolli. Pordhac Kosove, mashtrues, mik dhe dhenderr i Ruseve. Beri mire Ana Oxa qe i dhjeu mu ne tope. Si ka mundesi qe Valoni me 2% ka investuar me shume se 51%-shi i Pacollit. E kujt eshte loja e Turqve me 47 %? Cfare roli ka Politika dhe vete Pacolli. Kudo ku vidhet qendrojne Turqit e Erdoganit. Ashtu bene edhe me tunelin e Llogarase. Ka vetem nje zgjidhje. Tu hiqet Koncesioni dhe te mbajne pergjejesi ligjore penale ata qe lejone kontrata qe jep mundesi te fitojne Arbitrazhe mashtruesit. Pra troc GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL ME POLITIKANE E "INVESTITORE". Kosova ka njerez shume te mire, por ne Shqiperi vijne vetem Kosovare bq. Pyll pa derra nuk ka
Qeke rrot k.ri. Shko dhe pastro nevojtoret e Pacollit. Te lumte or asgje.
...ka pare shkplla o injorante
Dhiej ne shtet qe seshte ne gjendje te ndertoje nje aeroport me vlere 150milion eur. Ka pas mundesi qe shteti te marre persiper me 60-70% aksioneve dhe 40-30% te marre ndonje privat europian si ortak…po korrupcioni ka fajet-shtet banditesh nga i vogli te i madhi…
Budalla nuk nderton shteti aéroport
Gjat luftës 2 botërore partizanët shqiptarë dhe të plagosur e të uritur nuk u ndihmuan nga shum kosovar ju mungoi dashuria vëllazëria e ndershmëria e cila mungon dhe sot patriotizmi e atdhedashuria nuk i kanë në përdorim klasat e sotëshme politike dhe të ashtuquajtur politikan bashkohor xhvatës ...
Nuk u ndihmuan sepse pjesa me e madhe e tyre ishin simpatizante te Gjermaneve dhe mbanin shpresen e pavaresise nga Serbi nese Gjermania fitonte luften.
Nuk dua te hyje ne raportet midis dy partnereve por Behxhet Pacolli çeshtje mashtrues profesionel çdo investissement i tije ka perfunduar ne dyeret e gjykates . Ndersa Valoni ne moshen 5 vjeç ka ardhur e jetuar ne Shqiperi ka perfituar kodoshllekun shqiptar qe nuk ka hedhe dot njeri. Pacolli kerkoje ne Vlore qe nuk ka hedhe dot te kente gangon dhe humbi. Ne kete histori Valoni eshte i fituar ....ky eshte nje mesime i mire per koqevaret qe mos ta main mundimin te mashtroni ne Shqiperi se nuk kalone kjo pune...
Shqiptar nuk jeni duke pare,largojeni kryebanditin dhe spiunin serb,baton haxhiun...
Batoni bën pis Kosovën.
O Bâton trimi nuk na tregove historine e viles tende , u bleu nga Iliri Meta 60 mije dhe e shiti te Saimir Mane 350 mije , dhe e bleve ti 80 mije . Si ka mundesi blihet shtepia 350 mije euro dhe shitet 80 mije. !!!!!!!. Ndersa par Pacollin as nuk ka vlen te mèresh. Njeri i korruptuar , investimet i ka ne vende diktatoriale dhe ne disa vende ka perfunduar ne dyeret e gjykates...... Shteti duhet ta shtetezoje aéroportin brenda ligjeve tona , nuk munde te qendroje shteti pasive . Zbatuan kontraten ta gezojne ate qe kane ndertuar, nuk e zbatuan kontraten ndeshkim , eshte e thjeshte , çfare i tha Pacolli Valonit eshte pune e tyre , deri tani shteti ka humbur 4.5 milione dollare Pacolli dhe Valoni ta gjejne te drejten ne tribunal , aéroport duhet shtetezuar......pike.