Revolucioni moral i hajnit me doreza të bardha

28 Maj 2026, 11:40Blog TEMA
Revolucioni moral i hajnit me doreza të bardha

Mes varfërisë së inskenuar dhe moralit të përhershëm në ekran, Albin Kurti po i ngjan gjithnjë e më shumë Bernard Madoff-it politik, njeriut që nuk i grabiste njerëzit me armë, por me besimin se kishte fytyrën morale të njeriut që nuk vjedh.

Nga Baton Haxhiu

Në jeten tonë të përditshme, hajni klasik ka qenë gjithmonë i lehtë për t’u njohur. Ai vinte natën, thyente derën, merrte paranë dhe ikte. Shoqëria e përçmonte sepse akti i tij ishte brutal dhe i dukshëm. Por, Kosova, prodhoi një figurë tjetër, shumë më të rrezikshme dhe shumë më inteligjente. Hajnin me doreza të bardha. Njeriun që nuk hyn në arkë me forcë, por hyn në ndërgjegjen publike. Nuk vjedh duke fshehur fytyrën, por duke e ekspozuar moralin e vet si certifikatë ndershmërie. Dhe qytetari i këtij vebdi dhe publiku është bind se ky njeri është moralisht i pastër dhe ka filluar ta falë pothuajse për çdo gjë tjetër.

Ky është momenti kur korrupsioni pushon së qeni vetëm çështje parash dhe bëhet fenomen psikologjik i Albin Kurtit.

Një shembull i rrëfimeve në gazeta në Amerikën e viteve të krizës financiare, Bernard Madoff nuk i grabiste njerëzit me armë. Ai i grabiste me reputacion dhe me qetësi, e në fund i shiste edhe besueshmëri me një fytyrë që dukej e rregullt dhe morale. Viktimat nuk ia dorëzonin paranë nga frika, por nga bindja se kishin përballë njeriun e drejtë. Dhe pikërisht kjo e bënte mashtrimin e tij pothuajse perfekt. Ai nuk shiste vetëm fitim. Shiste siguri morale.

Në politikë, kjo formë bëhet edhe më e rrezikshme, sepse aty nuk përdoren vetëm paratë private, por Përdoret shteti.

Dhe këtu fillon problemi i madh i Kosovës me Albin Kurti.

Albin Kurti nuk është hajni klasik që shoqëria shqiptare ka mësuar ta urrejë. Ai nuk është as politikani banal që shfaq luksin e vet në mënyrë vulgare. Përkundrazi. Ai ka ndërtuar figurën e njeriut asketik, pothuajse të varfër, me 16 euro në deklarim pasurie, me një gjuhë morale të përhershme dhe me një revolucion etik në gojë. Dhe pikërisht këtu qëndron forca e tij. Ai nuk kërkon që publiku ta admirojë për pushtetin. Kërkon që publiku ta falë pushtetin në emër të moralit.

Kjo është arsyeja pse shumica e intervistave të tij nuk janë intervista për qeverisjen reale. Ai nuk ndalet gjatë te ekonomia, te dështimet, te mënyra si përdoret buxheti, te kontradiktat e pushtetit. Ai ndërton vazhdimisht një dramaturgji morale ku personazhi kryesor është hajni, turpi dhe fajtori. Ai e ka kuptuar se në Kosovë njerëzit lodhen nga e vërteta sepse e vërteta është komplekse dhe kërkon përgjegjësi, ndërsa fajtori është emocionalisht i lehtë. Shoqëria nuk kërkon gjithmonë shpjegim. Kërkon adresë për zemërimin.

Prandaj “hajni imagjinar” funksionon kaq mirë në diskursin e tij. Nuk ka rëndësi kush është konkretisht. Nuk ka rëndësi sa provohet. Mjafton që rrëfimi të krijojë emocion. Dhe kështu ndodh deformimi më i madh politik: hajni bëhet rrëfimi, ndërsa e vërteta mbetet fusnotë.

Kjo logjikë shpjegon pothuajse çdo kontradiktë të pushtetit të tij. Mund të dalë dhe të thotë se dëshiron president konsensual, të propozuar nga opozita dhe të pranueshëm për qytetarët, ndërsa në të njëjtën kohë deklaron se presidenti duhet të jetë “zjarrfikës”, një figurë që nuk di të hipë në avion dhe që nuk merret me politikë të jashtme. Fjalia e parë prodhon iluzionin e pluralizmit. Fjalia e dytë zbulon frikën nga çdo figurë që mund të krijojë legjitimitet të pavarur.

Dhe kjo frikë u bë e dukshme në momentin kur Vjosa Osmani fitoi profil ndërkombëtar përmes angazhimeve të saj në Bordin e Paqes në Zvicër. Aty presidenca pushoi së qeni dekor institucional dhe filloi të perceptohej si qendër tjetër graviteti politik. Për një pushtet që mbështetet mbi kontrollin e rrëfimit publik, kjo është e papranueshme. Prandaj presidenti i ardhshëm duhet të jetë figurë pa ambicie ndërkombëtare, pa profil të fortë, pa mundësi për të ndërtuar kapital politik jashtë orbitës së kryeministrit.

Në këtë pikë, manipulimi nuk duket më si gënjeshtër klasike. Ai duket si normalitet. Dhe kjo është forma më e sofistikuar e pushtetit. Kur publiku nuk e dallon më kufirin mes moralit dhe propagandës.

Kjo shihet edhe në mënyrën si përdoret shteti. Për tri palë zgjedhje shpërndahen qindra miliona euro ndihma sociale, ndërsa në të njëjtën kohë financohen politika që prodhojnë efekt të drejtpërdrejtë elektoral. Avionë për diasporën paraqiten si gjest patriotik dhe sentimental, ndërkohë që paratë janë taksa të qytetarëve më të varfër në Evropë. Dhe publikut i kërkohet ta shohë këtë jo si përdorim politik të buxhetit, por si akt moral.

Këtu shembet gjithë miti i “liderit të pastër”. Sepse pushteti nuk matet me kursimet personale. Matet me marrëdhënien që krijon me paranë publike. Një njeri mund të ketë 16 euro në llogari dhe megjithatë të sillet sikur qindra miliona euro të buxhetit janë vazhdim i projektit të tij personal dhe moral.

Ky është revolucioni moral i hajnit me doreza të bardha. Ai nuk e përdor moralin si kufizim për pushtetin. E përdor si licencë për ta zgjeruar atë. Dhe momenti më i rrezikshëm për një demokraci është kur një lider fillon të besojë se vetëm ai ka të drejtë morale ta përdorë shtetin sipas vullnetit të vet.

Aty fillon degradimi i vërtetë.

Sepse shteti nuk trajtohet më si pronë e përbashkët e qytetarëve, por si vazhdim i ndërgjegjes së liderit. Dhe sa më shumë që ai bindet për pastërtinë e vet morale, aq më pak e ndien kufirin mes pushtetit dhe vetes.

Në fund, kjo nuk është më histori për korrupsion klasik. Është histori për një shoqëri që rrezikon të mashtrohet jo nga hajni brutal, por nga ai që vjen me fytyrë të qetë, me moral në gojë dhe me doreza të bardha në duar.

37 Komente

  1. t
    troc

    Kosovaret mendojne se do i mashtrojne shqiptaret me faktin se jane qengja te pafajshem dhe UÇK-ja e tyre ishte e ""mirë"". Koqivarët na urrejne neve edhe me teper se Serbet. Raca e prishur koqivare eshte mallkim per Ballkanin dhe njerezimin. Koqivaret nuk dine te flasin me argumente, por dine vetem te kercenojne si ""tradhtare"". Kur flasin dhe shpellaret barbaret koqivarë per tradhti, kuja e zeze. Keta nuk kane vrare, prere dhe perdhunuar vetem Serbe ne Luften e Kosoves, por keta kane vrare kush e di sa e sa shqiptare te pafajshem. Eh oh koqivare dard-mutër, flisni ne emrin tuaj, jo te shqiptareve.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokoli

      troc, po te te bejne proven e ADN-se do te zbulojne nje Hom sapience qe eshte bere me kripe greke-salce ruse dhe shellire serbe. nje felliqesire qe mund ti jape ere ghjithe namazgjase. Jam i sigurte qe tek ty nuk ka asnje qelize shqiptare, je vcse maketi i nje qelbesire.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Teodor

      Da deshire ke ti besh te gjithe si vetja.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A.N

        Baton, na bëj edhe një analizë për "Hajnin me atlete të bardha". Pak gjëra ke për të ndryshuar nga artikulli " Me doreza të bardha".

        Përgjigjjuni
        1. E
          Elena

          "Hajni me atlete te bardha" ka bere ate qe nuk e ka bere asnje kryeminister apo president ne historine shqiptare.Nese nje kungulli si ty i japin sadopak vemendje jashte shqiperise tani, ia japin prej tij.Albon Kurvi nuk I afrohet gjekundi legjendes Rama ne asnje nivel: as si intelektual,as si politikan,as si atdhedashes.Votuesit e tij jane letyrat si ty qe mbajne ere injorance e hajdutllik kilometra larg .Prandaj dhe Rama votohet bindshem ,pasi shumica nuk do te identifikohet me sojin tend.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Edhe pse nuk ka të vërtetë absolute, gjithsesi në parim, vlen shprehja e Xh. Orwell: "Në kohën e mashtrimit të madh të thuash të vërtetën është akt revolucionar".

            Përgjigjjuni
        2. S
          Sotiraqi

          Në këtë fushatë para zgjedhore në Kosovë patjetër se Serbia angazhon agjentin e saj publik Baton Stanishiçin,kundër Kosovës,pushtetit të saj.Batoni paguhet nga Serbia përafërsisht qe 30 vite i ka shërbyer me devotshmëri jo veq në Kosovë por edhe në Shqipëri ku udhëheq shërbimin serb i cili është fut në strukturat më të larta të shtetit dhe ekonomisë Shqiptare.

          Përgjigjjuni
          1. k
            koqeprer

            o rrobqir koqevar mos shkruaj me emra korce

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sotiraqi

              O i biri kurvës Sotiraq nuk është emër Korçe se Korça është shqiptare por është emër grek.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Despoti

                Une do te qi te'teme o Sabahudin qe te behesh me nje vella 'Sotiraq' po besa do ta bej po duhet te me therrasesh mua babe e jo Alpinin se do te ta qi te'teme vazhdimisht derisa te bej nje cerdhe me femije e pastaj do me iki truri dhe do t'i quaj te gjithe Koqevare...

                Përgjigjjuni
                1. k
                  koqeprer

                  Kosova eshte Serbi o Koqivar. Leri shpjegimet e emrave

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Mondi

                  Prej inferiorit cfare nuk pret.Emri nuk eshte gje fare.

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Tangulit Mafmuti

                O Baton Haxhiqamili shqiptari e ka nē gjak vjedhjen prandaj lēri teorit e Ten Cjaopinit.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mondi

                  Cfare shkruan ky,cfare derdellit ti.Kthehu ne shkolle te kuptosh ato qe shkruhen se qenke pyke.

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Petrit

                  Baton Kur shkruan je njeri me mend , si tashti ne kete shkrim kirigjukal. Kosova dikur aq e respectuar nga Shqiperia tashti shihet si nje vend injorant, njerez qe denigrate njeri tjetrin, te pat te bejne shtet . albini shihet si njeri çliroi veriun Dhe merita i takoj e atije Dhe jo UCK qe coupon gjithe kosoven…. Çfare paradoksi, çfare injorance , çfare mohimi i gjakut te heronjeve qe dhane jeten per liri e vendit kur pushtuesit serb nder vite perdhunonin familjet, burrat , nenat, motrat, grate e tyre . Kosova nen albin e sheh Shqiperine si keqdashes, deri armike . Nje profesor I kriminalistikes z. Karamuço ka thene” Ne kosove NE e dime se kush eshte armiku I Vuçiqit, Por …. Kur te hapen letrat mbas shume vitesh - atehere do mesojme se kush ne te vertete eshte MIKU I tije ……Nuk ka nevoje per asnje koment, Kuptohet se kush .

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bathet nuk duken mire per Kosoven e LVV

                    Kosova nuk eshte shtet tamam, dhe nuk do behet shtet tamam per sa kohe te drejtohet nga udbashe si Kurti, Gervalla, dhe Kusari.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Piro

                      Kosova i ka disa gjëra më mirë se ne. Kanë kaluar mé parë emigracionin. Kjo i bën të mbështeten më fort te djersa, te puna. Prona. Atje nuk vidhet prona. Gjithkush punon, zhvillon dhe gëzon pronén e vet. Pronën ne ia morëm pronarit dhe e hodhëm në rrugë për ta shqyer ujqrit.

                      Përgjigjjuni
                      1. ?
                        ?

                        Kosova eshte spital psiqiatrik mor. Ca zhvillohet atje?

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sotiraqi

                        Kosova është shtet tamam .U desht që policin shqiptar që ra në greminë para ca ditësh të vie FS së Kosovës për ta nxjerr dhe helikopteri i KFOR-it. Shqipëria edhe aq nuk ishte në gjendje të bënë.Thirrni Enverin iu armatos iu siguron helikopter,aeroplan ushtarak e u bënë shtet.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Despoti

                          Shiko mos tu iki KFOR nga pordhet tuaja o Sabahudin se do tu shkerrdheje serbi e lere Shqiperine, nuk thote njeri qe jemi perfekt por mos ha mut o kolere Alpiniste se gati ta shkerdheva te'teme

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sotiraq Koqevari

                            Kosova eshte SErbi

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Koqe koqe Koqevar

                              Koqevari nga krahina e prapambetur e territorit Serbe koqevari ngeli duke komentuar ne médiat tona. O koqevar je inferior nuk te llogarit njeri mos u semure nga xhelozia koqevareske. Koqevar dje , koqevar sot , zemo neser kur te vije vllai Serbe.

                              Përgjigjjuni
                        2. d
                          dori

                          Ky ndyrësira Baton Haxhiu është i urryer nga kosovarët po ashtu dhe nga shqiptarët,është trafikant i ndyrë dhe duhet përzënë nga Shqipëria....

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Prishtina

                            Buton, paska vjedhur Kurti pushtetin ( me vote!!!) dhe e quake hajn. Po ky tjetri qe vjedh edhe pushtetin edhe parane si quhet? I sulesh Albinit sepse ai nuk vjedh pasuri dhe mbron kete te Shqiperise sepse ron me lemoshat e tij. Je shoku i hajnit te vertete dhe punon per te.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Po nuk je prishtinali

                              Çfare eshte hajn....... Ne çfare gjuhe. Butoni e ka ne terrezi o bole me shtepi ne Shqiperi e vile ne bregdet..... Ju talibanet ce vetfundosjes Serbe qe ngelet forumeve duke ngrene mute. Kurtovitçi eshte nje anti Shqiperi i perbetuar , duhet te jesh pak si Vrenozi per mos te kuptuar , dhe jo vetem ky beje koqevare por mazhoranca atje jane anti Shqiperi

                              Përgjigjjuni
                            2. M
                              Mare Nostrum

                              Cfare gjuhe eshte fjala "hajn" dhe si pekthehet ne shqip? Ndjese per kete pyetje qe dikujt mund t'i tingelloje e pavend por mua personalish kjo fjale me asociohet vetem me Hajnrih Hajne, Hajnrih Bël dhe tani qe po e mendoj edhe me Hanjrih Haidrih.

                              Përgjigjjuni
                              1. M
                                Mësuesi

                                Hajn në dialektin geg është fjalë shqip, sinonim i fjalës vjedhës, hajdut, edhe pse kjo e fundit ka të ngjarë të jetë me origjinë osmanishte.

                                Përgjigjjuni
                              2. S
                                Sokoli

                                Nje shkrim dhe analize briliante. Padyshim qe Batoni eshte njeri nga korifiejte e gazetrise shqiptare, por kjo anlize per menyren e sjelljes politike te Albin serbo-filit eshte nje nder shkrimet me te arrira ne gazetarine shqiptare te pakten ne keto pese vitet e fundit. Shume rrespekt dhe vlersim per mendimin dhe opinionin tuaj, per ekte analize briliante qe tek shqipfolesit nuk mund te gjenden shume qe mund te kuptojne thellesine dhe mesazhin e saje pasi me shume shquhemi te menduarit me bythe dhe jo me mendje. Sidoqofte Ju meritoni rrespekt te padiskutueshem per mjeshtrine e penes dhe sidomos forcen e argumentit.

                                Përgjigjjuni
                                1. A
                                  Arberian

                                  Për të qenë gazetar në këtë vend duhet guxim i vërtetë... Në shoqërinë e sotme nuk ka vend për sjellje poshtëruese, si ajo e Tome Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës, apo për kërcënime ndaj gazetarit (V.S.) në studio me fjalët "qohna të rrahi qetash". Po aq shqetësuese është edhe rrahja e qytetarit në Podujevë nga (Shpejtim Bulliqi) bashkëpunëtori i Kryeministrit, njerëz që sot paraqiten si bashkëpunëtorë të Kryeministrit të një shteti që e quan veten demokratik.... E shumë, shumë raste të tjera që nuk kam kohë ti përmend. Por të gjitha flasin për të njëjtën gjë: një kulturë dhune, arrogancë dhe mosndëshkueshmërie që nuk mund të tolerohet më. As Kushtetuta, as morali, as dinjiteti njerëzor nuk e lejojnë sjellje të tilla. Është koha tii japim fund këtyre praktikave, pa humbur asnjë ditë....

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Arbre

                                    Nga shkrimi pa asnje gabime ortografike je njeri i kultures......sa lehte kuptohet njeriu nga kafsha

                                    Përgjigjjuni
                                  2. P
                                    Posht kosova Roft. Serbia. Dhe greqia

                                    Okosovar mos na caj trapin shum se jukosovaret jeni te pabes. Nacani trapin me. Ate uck por moste bobmbardonte nato uck nuk fitonte luften oplera kosovar ju. Sot ekeni mendien te serbia te bashkoeni prap

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rrup Tupi

                                      Fytyrën e vërtetë të Kurtit askush nuk e njeh. Askush nuk e kupton dot deri ku arrin pabesia,ligësia,zilia,smira ,urrejtja,hajnia,poshtërsia që ajo fytyrë mban në vetvete. Deri në këto momente nën maskën e asaj fytyre hipokrite ka dalë në pah antishqiptari më i madh ,përçarësi më i madh mes shqiptarëve vetëm për pushtetin e tij. I lindur nga një baba spiun nga Mali i Zi,një shërbëtor besnik i Millosheviçit,Kurti e tregoi shumë shpejt egon e tij prej biri jugosllav kur në çdo periudhë historike të Kosovës gjendej kundër saj ,apo "rastësisht" në anën e gabuar. Dhe në të vetmin vend ku nuk guxon të shkelë pabesia e tij është Mali i Zi,atje ku babai i tij ka shtëpinë. Dhe më keq akoma,Shqipëria ku nuk gjeti dot analfabetë për t'i mashtruar.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. V
                                        Vjosa

                                        Më sqaroni ju lutem, çfarë do të thotë “qohna të rrahi qetash”.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Rrup Tupi

                                          Pra,av.Tom Gashi ,dikur avokat i UÇK-së në Hagë,tani i çmendur pas Albinit(pas pushtetit )i drejtohet Valon Sylës në studio: " çohemi e të rrahi tani,në këtë moment !".

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            Iii

                                            Ke harruar Toma ka qene dhe prokuror i Milloshevicit

                                            Përgjigjjuni
                                          2. T
                                            T

                                            Eshte gjuhen koqevaresh

                                            Përgjigjjuni
                                          3. K
                                            Kurtovitçi jam i perbetuar si antishqiptar .

                                            Per te kuptuar nje koqevar duhet te mos kesh koqe fare..... Faji eshte i gazetes tema qe botone shkrime ku bastardohet gjuha shqipe..... Kurtovitç beri bashkim kombetar haaaaaa Po rruges per Lezhe u kujtua qe krahine kosoves eshte territore Serbe nen rrezoluten 1244 dhe nuk lejohet uuuuuuuu çfare filozofi

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje