Nuk e ka fajin Saliu

26 Maj 2026, 16:55Blog TEMA
Nuk e ka fajin Saliu

Nga Dritan Hila


Është e kotë që të merremi me procesin e rizgjedhjes së Sali Berishës në krye të PD procesi ka qenë i ndershëm dhe i drejtë, dhe rezultati 97%, 100% apo edhe 51% nuk ka pikë rëndësie. Ai proces përpara se të jetë mekanizëm është diagnozë. Është diagnozë së pari për Berishën.

Është njeriu i cili nuk ka lidhje fare me iluminizmin. Çdo udhëheqës normal në demokraci kënaqet dhe ndjehet i plotësuar me ciklin opozitë-pushtet-pension. Zbatimi i këtij cikli, emancipon edhe politikën por edhe elektoratin. Fatkeqësisht Berisha nuk është ajo prerje.

Procesi tregoi që ish ndjekësit fanatikë e kamikazë të tij bëhen iluministë vetëm kur ai i përzë nga vatha e PD. Qershia mbi tortë është një ish drejtues që pas 35 vjetësh e njohu dhe na qenkësh penduar që i kishte shërbyer. Pas ‘97-ës vetëm një idiot nuk e kuptonte kush ishte Berisha. Ata që i shkuan pas ose ishin të tillë ose e bënë thjesht për interesin dhe ambicien e tyre. Por mos të shesin dëngla pasi tregu i dënglave tashmë është i tejngopur.

Dhe së fundmi ishte një test për partinë dhe elektoratin. Të votosh Berishën pas 35 vitesh nuk tregon inteligjencë. Në një komb normal ky udhëheqës do kishte përfunduar në shifra të papërfillshme pas presjes dhjetore në tabelën e KQZ. Socialistët në Hungari, Solidarnos në Poloni, për mos vajtur tek Demokracia Kristiane në Itali, nuk ekzistojnë më. Dhe kishin një të shkuar ku e ku më të lavdishme se rrokopuja ideologjike dhe individuale me emrin PD në Shqipëri. Por sot ato janë shuar sepse nuk i voton kush dhe sepse liderët e tyre e kuptuan që çdo gjë ka kohën e vet. Kurse në Shqipëri Berisha mori në zgjedhjet e fundit 500 mijë vota. Kjo natyrisht që nuk tregon inteligjencë të elektoratit por përkatësi tribale apo tarafi. Asgjë më shumë. Dhe siç thotë Rexhep Qosja, ne jemi një popull i ngecur në histori. Ne nuk dimë të modernizohemi e as të pranojmë mendimin alternativ. Imitojmë historinë por nuk dimë të krijojmë të ardhmen. Nuk dimë të pranojmë të renë dhe as të modernizohemi. Mbajmë iPhone 17 por vazhdojmë me mentalitetin e telegrafit. Kjo është ajo qe duhet të na shqetësojë si komb: Sesi ka mundësi që pas 35 vitesh ende votohet nga një masë e madhe e popullsisë, pavarësisht se nuk thotë asgjë të re dhe qëndrimin në krye të formacionit e ka për hallin e tij dhe më kryesorja çfarë nuk shkon në psikikën e kësaj mase njerëzish e si mund të korrigjohen. Të tjerat janë çështje konsumi ditor./dritare.net

14 Komente

  1. A
    Avokat Genc Gjokutaj

    Oooo mileeet, s ka faj as Enveri as Berisha...jena milet miti e turpi.Ja kalojme fiseve zulu

    Përgjigjjuni
    1. U
      Uf

      Shume dakort me shkrimin.sidomos me ate qe pas 97 kush i vajti mbrapa nongrades,por kta tani qe ështe 83 vjec qe s'ka takat dhe i izoluar nuk u gjejmë dote emer si ti quajm

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni

        O Hile desha me te pyet kush fitoje Saliu apo Berisha. Ose pyet Amarildon se ta jepe danoci mire pergjigjen,un theme ka fituar Ramaduro. Gallate dhe vetem konkuroje e i dyti doli Sala.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aleko

          Drejt ,drejt o Toni, si kur fiton dhe kur humbet Salua ,fajin e ka Rama..bo bo sa rende jemi ne shqiptaret..o zot..ku po shkojme?????

          Përgjigjjuni
          1. N
            NP

            O tano bytha, emrin ramaduro e ka vendosur saliu, ke dal zbuluar o qyq, kuptohesh patjeter je kelysh i saliut, aty rri mos levis, ...

            Përgjigjjuni
          2. E
            Eri

            Nisi farsa dhe ketu po keto jane te gjithe si Sala farse elekorale.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Emigranti

              C'do popull ka ne krye udheheqesit qe meriton.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hilja nuk te ecen o Hila

                Votat ja jep rama, direkt me te tijet apo indirekt duke favorizuar e bere me leke njerezit e saliut dhe keta blejne vota, njerez, Nderkombetare!!!! Fakti qe rama nuk e futi ne burg per 21 janarin etj etj njerezit e nenkuptojne si bashkeqeverisje! Duke e pare si bashkeqeverisje ata votojne dhe ramen dhe Saliun te hane ndonje kocke nga bashkeqeverisja! Kaq. Sali Berisha largohet me nje vendim te gjykates se larte per ti hequr vule e logo saliut dhe per tja rikthyer te zotit!!!!!!

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kuptoni themelet

                  Të merresh me "iluminizmin" e Saliut SOT, është muhabet analistësh deficientë. Saliu nuk u bë SOT i tillë. Analizoni kriteret mbi të cilat u themelua PD. Flasin vetë. Nuk ka nevojë për iluminizma.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Go West

                    Dritan, shumica jone e ka kuptuar politiken si pazar, me jep te jap. Kjo spjegon edhe motivet qe Berisha merr qindra mije vota ende. Ai ne fillimvitet 90 mori pasurite publike te shtetit shqiptar dhe jua dhuroi votuesve te vet: ndermarrje, miniera, toka, zyra kullota, pyje, zyra... Pikerisht qe ti mbeten besnike, si çdo kapoklan. Ata nuk munden ta tradhetojne. Sot familja mafioze Berisha eshte konsoliduar, ka klanin besnik te paskrupullt e kriminal, ka prokuroret dhe gjyqtaret e vet qe nuk e prekin, ka njerzit e vet ne polici e ne sherbimet. Edhe Rama ato qe ju duhen, jua siguron, se ka interes.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Socialisti bythpambuk

                      Pse Merua idiot eshte qe pas 97 ishte njeriu me i afert i Saliut ?

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teo

                        Po pse o Hila , Rama ka lidhje me demokracine....po njesoj jane......

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari

                          Cdo elite ka ne krye udheheqesit qe meriton, dhe cdo popull ka ne krye elitat qe i meriton. Te gjithe fajin e paskemi ne fshataret ( populli) Po ju elitat qe na drejtoni ne fshatareve ( drejtoni nga zyrat e qeverise me kompjutera e kolltuke, nga klasat e universiteteve, nga sallat e spitaleve, nga zyrat e redaksive te medias) Ju nuk keni aspak faj. Apo ju jeni te ditur dhe ne jemi injorantet. Keni te drejte. Ne jemi injorantet qe ju ndjekim dhe ju besojme juve. Cfare keni bere per te na ndryshuar mendimet tona (se ne fund jane elitat qe udheheqin e populli qe i ndjek). Ju vazhdoni te na fyeni ( ne populin) kur vete ju jeni me keq se ne. Ju jeni jo vetem injorante e te paafate por ju jeni dhe mendjemedhenj. ( edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin perpjete)

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            TIRONA

                            Eshte Zgjuarsia e Ujkut me ze gruaje dhe Msheftesia e nivelit dhe karakterit te shqiptarit!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje