“Pasqyrë moj pasqyrë, kush është demokrati më i madh në këtë mbretëri narkosi?”
Dhe pasqyra, e lodhur nga gënjeshtrat që i fryhen çdo ditë mbi xham, nuk pati më nevojë as t'i përgjigjej kësaj pyetjeje retorike.
Të gjithë ata që guxuan të thoshin “dua të garoj”, u shpallën të papërshtatshëm. Disa u kthyen menjëherë në tradhtarë, të shitur, të kapur nga krimi, nga armiku, nga djalli vetë. Në këtë teatër grotesk, kandidati nuk kishte kundërshtarë; kishte vetëm armiq për t’u zhdukur politikisht.
Dhe kështu mbeti vetëm. Një “garë” me një vrapues. Një referendum me një emër. Një demokraci ku kutia e votimit kishte më shumë rëndësi sesa vota vetë.
Dhe prapë frikën e kishte se do dilte i dyti. Ashtu sikundër doli...
Ironia nuk përfundon këtu.
Megjithëse do fitonte edhe sikur një militant i vetëm të hidhte goglën në kuti, u kërkuan dhoma të fshehta, kuti të vulosura, procedura sigurie sikur po zgjidhej fati i planetit. Të dukej sikur jashtë selisë prisnin miliona njerëz për të rrëzuar diktatorin me një fletë votimi.
Pastaj erdhi kulmi i komedisë: zgjedhjet “më demokratike”. Pastaj “referendumi historik”.
Kur u shty orari edhe me një orë, mendova se mos fluksi ishte aq i madh sa komisionerët do numëronin votat nja një javë. Ndoshta duhej të sillnin edhe numërues nga NASA për të përballuar ortekun e votuesve.
Por jo.
Rezultati doli për më pak se 30 minuta. Aq shpejt sa dukej sikur votat kishin lindur të numëruara.
Dhe pastaj ai momenti melodramatik: buza që dridhej nga emocioni, zëri që përpiqej të dukej i mallëngjyer nga “besimi i demokratëve”. Një aktor që luante rolin e njeriut të votuar nga populli, ndërsa publiku shihte qartë se ishte vetëshpallur fitues në një pasqyrë ku shfaqej vetëm fytyra e tij.
Madje tha edhe se regjimit, kundërshtarit politik dhe shokëve të tij u ishte prishur gjumi.
Në fakt, gjumi u prishet zakonisht atyre që kanë frikë nga gara. Jo atyre që garojnë vetëm.
Kur nuk e urojnë as partitë “simotra”, thotë se “as unë nuk i kam uruar ata”. Një krenari fëminore, si ai nxënësi që mburret se nuk e përshëndeti askush në klasë sepse as ai nuk i përshëndet të tjerët.
Por kur e uroi kundërshtari politik…, heshti. Aty pasqyra nuk kishte më ç’të thoshte.
Dhe pasi militarët brohoritën; pasi u shpall rezultati i referendumit; pasi u shit si triumf historik një votim pa kundërshtarë, ai ua preu krahët vetë pasuesve të tij: “Edhe 13 vite në opozitë.”
Një lider normal do premtonte fitore dhe shpresë. Ky premtoi rezistencë biologjike deri në moshën 95-vjeçare, duke u krahasuar me një “shok pa emër”, që u bë kryeministër në moshën 95- vjeçare.
Dhe aty kuptohet tragjedikomedia. Nuk ka më parti që lufton për të ardhmen. Ka oborr ku një njeri flet me pasqyrën e vet dhe turma duartroket reflektimin.
“O tempora, o mores!”
Sa e trishtë është koha kur edhe humbja shitet si fitore; vetmia si referendum dhe rikonfirmim dhe frika nga gara si demokraci.
Urime Z.Ardi! Thjesht dhe saktë!.
Sa keq e ka tall trapin me demokratet, ksaj radhe.. sa keq ne cfar derrexheje kemi rene, si ka mundesi qe e quajn normale gjethe kete maskarade. Cfar demokratesh syleshe qe paskemi qene. Kjo eshte te tallesh trapin me demokratet dhe maskarada me qesharke, dhe historike, qe kenaqi cdo militant sy lesh. Vk
Sa te kete Edvinin aty e keni salihin! Nje vendim i gjykates se larte per vule e logo te pd con per lesh Salih e Edvin! Por te dy e kane marre peng gjykaten e larte! Kaq e kuptoni apo nuk ju intereson? Nese nuk ju intereson vazhdoni e hani mutin e saliut dhe Edvinit e mos na cani trapin!
Kur ben krahasimin e Saliut me Edin, tregoni se te dhemb aq shume Saliu sa kerkon ti bashkangjitesh Edi Ramen. Po as ne ate boten tjeter se jane te gjithe njesoj, kjo nuk do ndodh. Krahasohet Mali me halène e Lanes ?! Prandaj behuni serioze njerez per jetén tuaj. Mos e shperdoroni keshtu se beheni dhe...
ky eshte treguesi me i qarte se sa ka vjedh familja(bande) Berisha....!! suksese demokrateve!!
Ardi , tekstet e tua jane te arrira estetikisht... Narrativa jote vezulluese prej stilemave dhe saktesise gjuhesore , pehere te oaketuara me tisin e nje humori te hidhur , sikur ka ngecur ne cektine ... Ardi , Ju jeni disa djem te shkelqyer , me kulture e formimin Perendimore . Dhe ky eshte fat dhe shprese per kete vend te katandisur germadhe . Ju djemte e mire duhet t'i veshtroni gjerat vertikalisht . Sepse , bie fjala , c'e mire do t'i vinte Shqiperise sikur Saliu te kish pranuar te garonte me salianjet dhe merjemet ?! Saliu perseri do te ishte fitimtar , do ta kishin Po aty , vec ( kjo eshte me e keqja ) me te shendetshem ne ligesine e tij ... ! Ose , ja dhe e munden salianjet , krijesat e inkubatorit berishist , cfare ?! Ose , ose e varem Berishen ne mes te Tiranes , perseri cfare ...?! Ardi , agu I 22 Marsit , I pritur dhe I perfytyruar si shprese dhe shpetim , paska qene agu I shkaterrimit te te gjitha kolonave qe mbajne nje shoqeri apo nje komb me kembe . Dy fjale per arsimin . Autori I ketyre rradheve eshte nje ish mesues . Deshmoj me bindje dhe dhimbje se KY ag , shenoi lindjen e anafalbetizmit ...! Arsimi eshte kthyer ne nje biznes arixhinjesh . Gjithe te tjerat anagjore . Konstrukti moral ... Mjafton te permendim nje . Jemi nje shoqeri qe gjenerojme vetem urrejtje per njeri-tjetrin . Shkurt , Shqiperia I ngjan Saharase . Shqiperia , Mbase , I vetmi vend ne Bote , qe plackitet e grabitet nga vete te Zote . Ju dhe ata qe do te vijne pas jush , te veshtire do ta keni t'ia sheroni plage te tilla ketij vendi .
Zoti Ms.në çdo koment që bëni vihet re qartë fisnikëria dhe dashuria që ndjeni për përparimin e këtij vëndi dhe sidomos kultivimi i dashurisë midis njëri tjetrit, si e vetmja rrugë për shpëtimin nga kjo mënyrë morale që e ka gjetur këtë popull. Zoti ju dhëntë jetë të gjatë dhe në harmoni të plotë me mësimet që ka dhënë nëpërmjet të dërguarve të tij.
Korigjim: Mënxyrë në vënd të mënyrë.
Zoti Ms.në çdo koment që bëni vihet re qartë fisnikëria dhe dashuria që ndjeni për përparimin e këtij vëndi dhe sidomos kultivimi i dashurisë midis njëri tjetrit, si e vetmja rrugë për shpëtimin nga kjo mënyrë morale që e ka gjetur këtë popull. Zoti ju dhëntë jetë të gjatë dhe në harmoni të plotë me mësimet që ka dhënë nëpërmjet të dërguarve të tij.
Dhe kutite saliut ia mbushen patronazhistet e Edvinit! Haptazi! Asnje media nuk shkoi ne asnje qender votimi! Sepse Rama e Saliu i urdheruan qe te mos filmonin asgje se delnin bythelagur te dy!
Kaq budallenj te jeni qe nuk kuptoni se ata tr dy kane kohe qe bashkeqeverisin? Nese beni sikur nuk e kuptoni apo ju pelqen kjo gje, ne hale te gomereve shkofshi! Nje popull nuk mund te beje gjjthe jeten shejtan budallain! Aq me teper shqiptaret.
Si ka mundesi qe ju gazekaret e anal iste nuk shkuat ne qendrat e votimit per te pare cfare manipulimesh behen, pasi eshte ne interes te publikut niveli i demokracise se brendshme brenda PD e PS??!! Apo ju shantazhuan, paguan qe te mos filmonit asgje?! Ju jeni me shume pergjegjes se vete manipulatoret!!!!!
Le te publikohen listat e atyre qe moren pjese ne votim. Apo?!
Faleminderit zoti Mesues. Komenti juaj me gezoi zemren dhe me nxorri mallin e tim ati. Ju falenderoj dhe ju uroj gjithe te mirat.
Per Sali Berishen ,keto fjale duheshin thene qe pas shkaterimit te vendit ne vitet 1990-1997. Sidomos pas grushtit te shtetit te 1998-tes ai duhej larguar me ceremoni.Sot keto fjale e komente jane dyfek pas beteje.Z.Sali Berisha ka qene i njejti gjate gjithe kohes dhe nuk mund te ndryshoj. Populli Shqiptar dhe vecanerisht anetaret e PD-s duhet te reagojne per kete dhune qe po u behet nga ky person dhe gjithe shpura e tij.Sa per PS-n dhe Z.Edi Ramado te thosha qe te mos vazhdoj e te katandiset ne kete derexhe te PD-s dhe Z.Sali.Kembanat bien per ate qe ka veshe.