Nga Frrok Çupi
Mu bë si të isha në atë cep rruge. Mu bë se nuk merrja dot frymë, kërkoja të më bëhej natë, të mos shikoja gjë. Sapo lexova titullin e lajmit se makina ka goditur për vdekje një fëmijë 7 vjeçar në mes të Elbasanit e Librazhdit. Sapo më pushtoi pamja e fëmijës shtatë vjeç.
Erdha rrotull nëpër tituj lajmesh, por nuk ndalova dot më këtu. Nuk kam për ta hapur kurrë këtë lajm. Ajo çfarë ndodhi nuk mund të njoftohej me lajm. Lajmëtari për fëmijët, edhe në lashtësi, nuk lëshonte zë nga mali më mal. Për fëmijën, në fëmijërinë time e në vendin tim, vinin gjakojnët e kishës dhe trokisnin lehtë në derë: ‘ka ndodhur një gjëmë’.
Po ta hap lajmin, më bëhet se po e ndih që të ndodhë.
Po, kishte ndodhur. Në mes të dy botëve, mes dy kohëve, mes dy moshave. Vetëm një sekondë i duhej që t’i kapërcente të gjitha.
Ishte edhe vetëm një sekondë për të shkuar ora tetë; kjo ishte koha kur ndodhi. Në atë sekondë mësuesi do t’i thërriste në klasë, niste mësimi për sot. Pas atij mësimi nuk do të kishte më përplasje me vdekje. Por ai s’e kapërceu dot sekondën për të cilën po rritej.
Fëmija shtatë vjeç ishte akoma në botën e engjëjve; kjo ishte bota kur ndodhi. Rruga e zhurmshme turfulluese e makinave mund të merrej si rruga nga ku po vinte dhe po hynte për në këtë botë. Kjo botë ‘virane’, e zhurmshme, e egër, e dhunshme, e pamëshirshme. Ajo bota nga vinte djaloshi ishte akoma botë e engjëjve.
Pse nuk e mbajti dot e ëma në duar? Sepse ai në atë sekondë hyri në botën tonë të tmerrshme. Ja ku jemi ne. Ne nuk ruajmë dot engjëj. Ne nuk e dimë ku është filli i sekondës mes asaj botë dhe kësaj të tmerrshme. Ne kemi shtet, kemi ushtri, kemi polici, kemi NATO, OKB, BE, kemi hekur e beton. Por me to nuk mbrojmë dot fillin e hollë të engjëjve.
Edhe në shkollat e Tiranës, policët janë më shumë problem se sa zgjidhje. Një tufë prej dy lloj policish kashaisen me njëri tjetrin, bërtasin, ulërijnë, por fëmijët kalojnë përmes rrota makinash dhe biçikletash. Mandej para shkollës së fshatit nuk ka policë, asnjë. Mandej nuk ka asgjë. Sot duhet të ishte gjithë ushtria në atë rrugë. Sot duhej të ndalte fryma.
Nuk kemi akoma botë…, e di çfarë do të thotë ‘botë’.
E jomë moshë. Moshën nuk e çmojmë.
Pse ai djalosh engjëll nuk e kapërceu dot moshën e tij? As dy fëmijët në Durrës para dy javësh, nuk e kaluan moshën e tyre. Mund të thuash se ‘ai krimineli që i shtypi me makinë’, mund të marrësh gjithë makinat e rrugës dhe t’i mbyllësh në qeli… Po çfarë pas kësaj? Thjesht do të hapësh rrugën për një vrasës tjetër që po vjen pas atij që sapo shkoi. Të duket se në rrugët tona presin radhën ‘gjëmë- bërësit’. Ulërijmë shumë sepse s’kemi çfarë themi. Nxitojmë shumë sepse nuk kemi ku shkojmë. Shkelim mbi engjëj sepse provojmë makinën e re. Bëjmë më të keqen, sepse nuk dimë ç’është e mira. Më në fund u kemi dhënë makina në duar.
Shteti ka inventarin e makinave, por jo të njerëzve…
Nuk munda ta lexoj atë lajm sot, veçse pashë titullin. Kurrë nuk i kam lexuar as do t’i lexoj këto lajme. Jo vetëm pse më merret fryma, por sepse më duket se po e ndih të keqen të ndodhë me engjëjt. Sjellja më e mirë, sjellja e gjakojve. Ata trokasin lehtë, pa zë të lartë. Që të mos zgjohen ata.
Shkrim qe e ve ne mendime ate qe ka tru dhe , dhe ne trokitje ate qe ka zemer !
O Frrok .....para ca ditesh ke bere shkrime qe mbeshtesin iniciativen e "Nxjerrjes nga kafazi te qelbesirave te politikes".....Por problemi eshte se GJL , e miratoi praktiken per te gjithe , jo vetem per politikanet....Atehere i bie qe , pasi te dale Lali , Likja.....edhe ky krimineli qe shtypi sot femijen , edhe ai qe shtypi ata 2 femijet e tjere ....do te kerkojne te dalin nga qelia sepse nuk prishin dot provat , nuk intimidojne dot deshmitaret , nuk largohen nga vendi.......po ti a je dakord qe te dalin keta.....apo nuk te rruhet , se ti e mbarove detyren vetem me kete shkrim ???!!!!
Shkrim qe e shkruan dikush qe gjithe jeten eshte vetemburur per mencuri, si puna e krastavecit qe ritet pa mbarim!!
Domate, karakterizim me te sakte per "intelektualin" Frok nuk do te mund te lexoja.
Domate dhe piperke. Jam une kastraveci. Ju lutem mos me ofendoni duke me krahasuar me dike qe quhet Frok.
Te gjithe shkruajne shkruajne pa fund dhe presin nga shteti. Nese je ndjere kaq keq perse nuk zgjedh nje shkolle vullnetarisht e te ndihmosh femijet te kalojne rrugen. Kjo do po aq kohe sa ke shkrojtur tere kete pacavure. Apo se ajo nuk te ben te dukesh I mire Njerezit do te tallen me ty Ndersa keshtu dukesh njeri i mire (elite e kombit) Te gjithe flasin per ndjenje por e bejne per tu dukur jo se kane vertet ndjenje Ju jeni tere njerez fallco
Edhe ti o fshatar qe ke len token pa punuar dil vullnetar dhe shoqero femijet te kalojne rrugen e ti mbrosh nga pijanecet e shoferat kriminel qe nuk dine ceshte rregulli e nuk kane frike nga burgu. Ne USA ne orarin e shkuarjes ose daljes nga shkolla,ka pensioniste qe dalin me tabela e ndalojne trafikun,autobuzi kur zbret nxenesit ka nje tabel STOP dhe guxo te mos ndalish
Une nuk bej llafe per kete ceshtje Une kam punen time Bej llafe per taksat dhe shperdorimin e tyre se jane parate e mia Ndersa sa per ju te Amerikes ju shikoni po e beni Ameriken si Shqiperia ne vend qe te mbroni Ameriken dhe kulturen e saj ju jetoni ne geto me flamuj Shqiptar e silleni si ne Shqiperi Shume shpejt femijet tuaj do te jetojne si ne Shqiperi
Regjizor matuf
Je ti i pari qe varros lajmin..keshtu ke bere ne komunizem keshtu ben edhe sot..nje lavire e pushtetit.
Koli kaqoli, i mencmi i njerezimit, nuk din me lexu e kuptu cfare shkrun z. Frrok po ja keput nje sharje prej shpellari hajvan, yxhym hesapi me cfry inatin te njerezit qe urren se ashtu eshte eduku atje ku eshte rrit, ne familje qe ka le e ne vendin mes asaj shoqnije qe ka pas e ka. Si me pa xnjerr nga hundet Qofte largu Sali Serbi. Z Frrok jet te gjat e mendja qelibar gjithmon e pac.
Shkrim i ndjeshëm, shkrim që rallë e shprehin pena e ndonjë gazetari. Frroku është ndoshta i vetmi që di ta prekë këtë temë dhe të na prekë të gjithëve në pikën më të dobët të ndjeshmërisë. Për këta ëngjëj që i shtyjmë me pakujdesinë tonë në botën tjetër. Nuk është thjesht ndëshkimi. Duhet sensibilizimi i kësaj natyre vrastare që na ka kapur si shoqëri.
Te enjten qe kaloi ketu ne Amerike nje kamion qe kishte hyre ne drejtim te gabuar perplasi per vdekje 4 te rinj qe sapo kishin marre diplomat e shkolles se mesme dhe po shkonin per te festuar. Asnje koment nuk behet, pervec Ngushellime e, pa dale raporti I policise. Lereni shpirtin e vogelushit te prehet prane Zotit!
Po si eshte pacavure ky shkrim o injorant ? Ky shkrim eshte nje perle. Te lumte mendja dhe pena z.Frrok, na rrenqethe sa bukur ke shkruar
Uhhh Tefta Si keni qene me? Mire? Lakrorin e bere? Sa per mishin e rengjethur dil ne rruge e shoqero ndonje femije ne shkolle se per llafe je e vetmja ti Tere fshati e di moj korbe. Nese te rengjethet mishi duke shkrojtur ketu qe te dukesh si pe qyteti dhe e zgjuar por ne ne fshat te njohim
Uhhh Tefta Si keni qene me? Mire? Lakrorin e bere? Sa per mishin e rengjethur dil ne rruge e shoqero ndonje femije ne shkolle se per llafe je e vetmja ti Tere fshati e di moj korbe. Nese te rengjethet mishi duke shkrojtur ketu qe te dukesh si pe qyteti dhe e zgjuar por ne ne fshat te njohim
I dashur gazetar.. qe gjuhen shqipe duhet ta dish ne maje te gishtave. Qe ne fjalen e pare..ke bere gabime trashanike qe s'te falen. Shkruhet "m'u bë" (me apostrof) dhe jo "mu bë" (pa apostrof), sepse "M’u" eshte trajtë e shkurtër e bashkuar që formohet nga trajta e shkurtër e rasës dhanore, veta e parë “mua më”, plus pjesëzës “u” të trajtave pësore-vetvetore të foljeve. Nën ndikimin e pjesëzës “u” të pësores bie zanorja ”ë” e “(mua) më”, ndaj përdoret me apostrof. "Mu" eshte pjesëz. Përdoret pa apostrof para një fjale a një togfjalëshi për të përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj., atë që shprehet nga fjala a nga togfjalëshi..."mu ne mes te sheshit..mu ne zemer"..etj etj. Meriton respekt e shkreta gjuhe..qe mezi e kemi!!
Shkrim perle i pushtit Çupi, shkrim qe presupozon te mos denohet zoti Pedri qe shtypi femijen.
O ti qe sic ke vene pseudonimin “Fshatari”ashtu je. Me vjen keq qe une nuk jam ajo shoqja jote ne fshat por jam lindur e rritur ne mes te Tiranes. Sic thua dhe vete, ti di lakrorin, njeh thashethemet e fshatit Ku jeton dhe kaq. Ti nuk mund te vleresosh kete shkrim qe eshte me teper filozofik per menyren e te shkruarit pastaj per temen qe ka, rrenqethes. Prandaj te them o katunar mos merr persiper gjera qe nuk t’i mxe truri