A ka jetë pas referendumit?

24 Maj 2026, 21:50Blog TEMA
A ka jetë pas referendumit?

Nga Fitim Zekthi

Vdekja është prej gjërave me fuqi të pazakontë që ndikon në mënyrë po kaq të pazakontë në të gjithë jetën dhe sjelljen e njeriut. Që prej kohësh që nuk kujtohen, filozofë, teologë, mjekë, politikanë etj., kanë shkruar apo kanë bërë vepra të rëndësishme për vdekjen. Për vdekjen flitet thellësisht te Homeri, te Shekspiri, te Dante, për vdekjen flet thellësisht edhe Sigmund Freud, Karl Jung, Kurt Abraham. Për vdekjen kanë bërë vepra madhore Beethoven apo Wagner, Picasso apo Dostojevsky.

Pavarësisht se, siç thoshte Ciceroni, “askush nuk mendon se është aq i vjetër sa të mos mendojë se do të jetojë edhe një vit”, vdekja do të vijë për gjithkënd. Ka një tipar, ka një veçori, ndodh diçka gjithnjë kur vdekja afrohet. Filozofi amerikan Carl Trueman thotë se më mirë se kushdo këtë gjë e ka përshkruar Leon Tolstoi në romanin “Vdekja e Ivan Iliçit”.


Teksa sëmundja e Ivan Iliçit ecën, bëhet më e thekshme, rëndohet, ai bëhet vazhdimisht e më i izoluar. Ditë pas dite, javë pas jave, ai nis e braktiset nga njerëzit njëri pas tjetrit. I vetmi që rri me të është Gerasimi, shërbëtori që i plotëson nevojat bazë biologjike. Trueman thotë se kjo ndodh gjithmonë dhe, ndonëse personi i sëmurë është gjallë, ai është gjithnjë e më shumë i izoluar dhe ndarja ka nisur. Kjo përkon edhe me atë që thoshte Wittgenstein mbi vdekjen, se ajo nuk është një ngjarje në jetë, por një ngjarje në kufi, është një kufi që ndan të gjallën nga e vdekura.

Të gjitha llojet e vdekjeve janë njëlloj. Edhe vdekjet e sportistit (jo si person, por si sportist), edhe vdekjet e muzikantëve apo këngëtarëve, edhe vdekjet e shoqërisë, edhe vdekjet e kombit, edhe vdekjet e komunitetit, vdekjet e partive etj. Edhe vdekja politike e një sistemi, e një individi apo një partie, është një kufi që nis të ndajë të gjallën nga e pajeta në kuptimin politik, që nis të izolojë personin ose partinë që është prekur nga sëmundja ose sëmundjet që do t’i marrin jetën politike. Ky proces vijon dhe bëhet më i dukshëm, më i fortë dhe izolimi i ngadaltë, i përditshëm nis dhe shoqërohet me braktisjen derisa më në fund mbesin vetëm njerëzit më të afërt, shërbyesit të cilët i plotësojnë nevojat më bazë politike.

Kjo gjë ka nisur të ndodhë në Shqipëri me Partinë Demokratike në mënyrë lemerisht të dukshme prej disa vitesh. PD dhe Berisha në kryesim të saj ka nisur të izolohet gradualisht prej kohësh, por askush nuk donte ta vinte re në kampin e tij sepse ai vetë luftoi që kjo të mos vihej re. PD dhe kryetari, kohë pas kohe, javë pas jave, vit pas viti, ka nisur të braktiset në një proces të ngadalshëm. Ai premtoi rigjallërim të jetës së tij politike, rigjallërim të jetës së opozitës, protesta të fuqishme kundër Ramës, rrëzim të Ramës, fitore në gjyqin e Parisit, heqje të non gratës, marrëdhënie të fuqishme ndërkombëtare, përkrahje ndërkombëtare për të, bashkim të opozitës, rritje të vazhdueshme të përkrahjes së tij nga populli, revolucion dhe pjesëmarrje madhështore etj.

Në të vërtetë, me gjithë përpjekjen titanike, ai nuk mundi të bëjë dot asgjë nga këto. Dhe nuk do të mund t’i bënte kurrë këto. Ishte e qartë që në fillim. Gjërat kanë një kohë të tyren, kanë një logjikë të tyren kundër të cilës nuk del askush. PD i humbi të gjitha këto, Berisha i humbi të gjitha këto. Pas të gjitha këtyre, PD zhvilloi zgjedhje për kryetarin. Nuk pati kandidatë, nuk u lejuan, u gjetën shpjegime dhe justifikime komplet jopolitike, madje antipolitike, si vetëpërjashtimi apo si mospasja e fuqisë elektorale për t’u përballur me Berishën. Zgjedhjet në kushte të tilla, pas vitesh izolim, dobësim, mosreagim, mosreflektim, sëmundje politike dhe humbjesh, janë katastrofë.

Braktisja, ndarja, izolimi sundojnë tashmë jetën politike të Foltores dhe Berishës. Tashmë me të është vetëm Gerasimi, dmth ata që kanë rolin e tij politik. Nuk ka më asgjë, asgjë nuk kthehet pas. Të gjithë e dinë se jeta politike e lëvizjes së Foltoresdhe e Berishës është në fund. Edhe jeta e njeriut si e tillë nuk mund ta mundë dot vdekjen kur ajo vjen. Ka vetëm një mënyrë se si njeriu e mund vdekjen. Duke mos u kapur me gjithçka pas botës së këtushme, duke mos e parë botën e këtushme si gjithçka, duke u përgatitur për t’i humbur gjërat në mënyrë të ngadaltë, duke u përgatitur të largohesh nga pasuria, nga pushteti, nga politika dhe nga jeta ngadalë. Duke mos e parë politikën si diçka pas të cilës nuk duhet të ndahemi kurrë, duke mos e parë politikën si diçka që është fillimi dhe fundi, duke mos e parë politikën si e vërteta e vetme për të cilën ia vlen të jetosh. Vdekja mundet duke iu nënshtruar Zotit, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Tij dhe duke e parë botën e këtueshme si diçka kalimtare dhe sprovë për të fituar shpëtimin.

16 Komente

  1. K
    Kuptoni themelet

    Z. Fitim, PD, qëkurse në themel, u porosit dhe u urdhërua të krijohej, pra ishte krijesë artificiale. Këtu fillon atrofizimi, dmth vdekja e saj. Çdo analizë që nuk fillon këtu, është përrallë.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire._._._._ Straits

      Po normal qe ka jete.....mjaft te degjosh fyellin e Meros qe vazhdon te bjere vetem ne 2 vrima : Te Saliut dhe Lalit.....kjo do te thote qe jeta vazhdon njelloj , si para referendumit !!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astrit

        Dole ti Dire? Mire bere se na duhen edhe traplliqe, mjaft qe ti mbashe uturakun Salmutit. Kjo eshte detyra engjellore e jotja.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire_?_?Straits

          .....ta kam thene disa here , me gjej 1 rresht te komenteve te mia qe tregon se jam i Saliut.....dhe premtoj te mos komentoj me tek Tema !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. A
            Astrit

            Ke te drejte, nuk je I Salmutit demokrataxhi, por je I Salmutit komunistaxhi. Sa per ate qe nuk komenton me me kujton ate perrallen ku qeni Dire u betua solemnisht se nuk do te hate me mut. Vertet ndenji ca dite, por po ngordhte urie. Vrap tek muti dhe I hyri me shume uri ta gllaberoje. Ne kete kohe bastaxhinjte e pane dhe I kerkuan haraçin. Jo - tha qeni Dire - une po ha mut te thate, bastin e kemi vene per mut te njome kedhtu qe nuk ka haraç.

            Përgjigjjuni
    2. g
      gnfgvdbfbfbgxfhdfbkmhj,rdthd fs

      O Xekthi, ku do hash ate qe s'thuhret po vdiq Berisha ?Po mesa duket do hash prap e prap se Berisha nuk poi bie asaj rruge, keshtu jepi ha sa te mudesh se ke kohe.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Astrit

        "gnfgvdbfbfbgxfhdfbkmhj,rdthd fs"! Zoti Fitim Zekthi eshte nje njeri, dykembesh qe ka intelekt mbi mesataren dhe ka deshira te mira per shoqerine dhe si I tille ja vlen te lexohet. Pasi ta lexosh jam I bindur se te ka ndihmuar per diçka dhe duhet te jesh falenderues edhe kur me fakte logjike te shan baben. Eshte me mire per ty dhe bab Saliun ti vini veshin qofte edhe 5% ketij djali. Te sharat qe ke shkruar te tregojne shpirtzi ashtu si Saliu dhe vertetohet thenja: "Beme baba te te ngjaje"

        Përgjigjjuni
      2. M
        Ms

        Fitim , si gjithmone , je perfekt . Vetem mentaliteti I barbarise komuniste nuk e njeh dhe nuk e pranon vdekjen si dinamike ndryshimi dhe qarkullimi . Madje edhe te vdekur , sipas ketij mentaliteti , ata pretendojne se Jane gjalle . Berishen dhe berishizmin , kesisoj , do t'i Kemi gjate ferra neper kembe .

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tarras Bulba

          Sahaleja do te ngordhi si nje qen i zgjebosur, por pse kokloqet dhe hijenat qe e ndjekin pas nuk e kuptojn qe me ngordhien e SaHalese gomarit plak po shkaterrohet dhe PeDhiera.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Luçi , boxieri Elbasanit

            Me këtë shkrim , ky gagaçi i zonës rurale të Elbasanit , do të na tregojë se është i kënduar e i ditur duke përmendur filozofët e të gjitha kohëve , që nga mesjeta e deri në shekullin e 18 . Ndoshta për këtë ka studiuar , por kjo nuk do të thotë se është i ditur e i vlefshëm për shoqërinë . Ka vite që është munduar të përkrahë nëpër ekrane e gazeta , politikën e Salës e të për tu bërë bërë një çikë deputet ! Po është lodhur kot fukarai . Sala është trembur nga gjenialiteti i tij dhe nuk ja ka varur asnjë herë . Ky vazhdon e i bie fyellit në një vrimë po tani duke nxjerrë në pah dobësitë e Saliut të plakur .

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dire._._._._ Straits

              Si ka mundesi qe gjthe halete qe nuk. mbeshtesin dr pr Sali Berishen nuk thane nje fjale te mire apo te keqe per MANIFESTIN "LULE BORE", te politologut me te ri te te gjthe kohrave, ANDI MUSTAFAJT, tani turravrap I bejne lavde ketij shkrimi idjot?

              Përgjigjjuni
            2. F
              Ferd barami

              Me bukur nuk ka me se cte thuhet,nje pershkrim filozofik I persosur,me behet qejfi qe ka ende njerëz qe e thone te veryeten ashtu sic eshte. LAKURIQ

              Përgjigjjuni
              1. b
                brunilda

                eee te gjitha keto qe ke shkruar jan te verteta nuk i mohon dot njeri po keto nuk kan vlere per njerez te formuar keq ,nuk mund ti ndryshosh shpirtin ,ligesine pabesin , shpifesite e gjith te keqiat qe ka njerezimi te mbledhur ne nje njeri ,nuk mundesh dot ai i till do te jet gjithmon ,do vras do shpif do vjedh e do bej njemij e nje te zeza , nuk e ndalon dot , ky njeri eshte prova e gjall e njeriut moster me gjith te zezat ,vesi del me shpirtin thot populli ,prandaj mos u lodhni kot se dhe kur te jet ne boten tjeter te njejten gje do bej ,si i thon dhe i vdekur ligesia e tij do vazhdoj te bej keq

                Përgjigjjuni
                1. i
                  i drejti

                  Si tha djali i enverit kur e pyeten se perse babai jote i vravi te gjithe shoket, e ai u pergjigj, te gjithe e kishin me te futur e babai, enveri domethene, jua futi te gjitheve edhe kjo eshte puna e saliut, donin tja fusin te gjithe shih basha, kolluri zekthi,bejko,alibej,bardhi,salijani etj por saliu si malok jua futi te gjitheve ok mero,kete thuaj zekthit qe donte te behej kryetar haaaaa

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Arben

                    Mesazhin mund ta përcjellësh edhe pa përdorur citime pa fund! Tashmë je njeri publik dhe i përgatitur për të ofruar ide dhe zgjidhje origjinale A mundesh?! Kjo është çështja.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      A vazhdon jeta pas referendimit ?!

                      Pyetje idiote. Po ç'lidhja ka vazhdimi i jtes me Vampirin e Viçidolit !?

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje