23 Maji i Edi Ramës

24 Maj 2026, 13:05Blog Nga Vilant Xhori

Rizgjedhja e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike mund të interpretohet si triumf emocional për bazën e mbetur militante të së djathtës. Por, në realitet, ajo është ndoshta lajmi më i mirë politik që mund të merrte Edi Rama për të mbyllur në 2029, pothuajse pa garë, dekadën e tij të dytë në pushtet. Sepse paradoksi i madh i opozitës shqiptare është ky: as shqiptarët dhe as Perëndimi nuk kanë arsye të investohen për të zëvendësuar një “Ramë” problematik me një “Ramë” edhe më të vjetër edhe më problematik.

Themi kështu sepse edhe po t’i marrim të mirëqena të gjitha akuzat e Berishës ndaj Ramës si për korrupsionin, autoritarizmin dhe kapjen e institucioneve — alternativa që ai ofron mbetet, në thelb, një version më i vjetër, më konfliktual dhe më i konsumuar i modelit që vetë denoncon. Pra, është pothuajse e pamundur të bindësh një shoqëri apo aleatët perëndimorë të investohen në një zëvendësim që duket qartazi si degradim dhe jo si përmirësim.

Kjo është arsyeja pse narrativa opozitare ngec pikërisht në çështjet ku duhet të fitonte. Sepse edhe në logjikën e vetë Berishës, Rama del të jetë problemi më i vogël.

Pikërisht për këtë arsye, Perëndimi nuk ka asnjë motiv real për të investuar në largimin e Ramës sepse diplomacia funksionon mbi krahasim alternativash konkrete. SHBA-ja dhe Bashkimi Europian mund të kenë rezerva serioze për mënyrën se si qeveris Rama, por nuk kanë arsye strategjike për ta zëvendësuar. Kjo sepse Rama shihet si një partner i vështirë, por funksional; ndërsa Berisha si rikthim tek një figurë edhe më e vjetër se vetë problemet.

Edhe elektorati shqiptar duket se e ka kuptuar instinktivisht këtë mekanizëm. Revolta popullore nuk lind vetëm nga lodhja ndaj pushtetit. Ajo lind kur ekziston bindja se alternativa është më e mirë se status quo-ja. Por kur opozita paraqitet si rikthim në ciklin e pafund të tranzicionit shqiptar, zemërimi nuk prodhon ndryshim; prodhon, sikurse është provuar deri më tani, thjesht apati.

Në këtë kuptim, ironia e 23 majit është pothuajse perfekte. Berisha u rikthye për të provuar se Rama është i korruptuar, autoritar dhe i konsumuar. Por duke u rikthyer vetë, ai i dha Ramës argumentin më të fortë për të qëndruar: idenë se alternativa mund të jetë edhe më problematike sesa vetë pushteti që kritikon.

Madje, ironia bëhet edhe më therëse nga mënyra se si po prodhohet kjo “rizgjedhje”. Duke përjashtuar çdo kandidaturë reale nga gara, Berisha konfirmoi se Partia Demokratike nuk funksionon më si parti, por si një strukturë e mbyllur rreth një njeriu të vetëm. Pra, demokratët nuk po zgjedhin realisht më 23 maj; është klani që në një process turpërues thjesht po rikonfirmon kryetarin.

Dhe pikërisht këtu mbyllet i gjithë paradoksi. Formalisht duket sikur demokratët po rizgjedhin Berishën. Në realitet, është Edi Rama ai që po përfiton kundërshtarin që i garanton vashdimësinë.

4 Komente

  1. G
    Gjergji

    Bashke Sali e Rame e bene farsen per emerimin e Sali Berishes ne krye te partise salikratike! Bashke gatuar corben e prishur te gjoja votimit! Krim kunder demokracise.

    Përgjigjjuni
    1. ;
      ;kjhjgygiuygkjytydk6;omqaersvb\[pio[ohnu6rhgyf6ryu

      Berisha eshte ne kunderkohe jo vetem per shkak te moshes por mbi te gjitha eshte ne kunderkohe me modelin qe perfaqeson .Berisha perfaqeson njeriun e ndershem moralisht e materialisht, qe as nuk korruptohet por as nuk korrupton, qe interesat e kombit i ve mbi ato te pushtetit, qe pushtetin e ka perdorur ne te mire te masave te gjera te popullit dhe qe lirite e te drejtat e qytetareve gjate kohes se pushtetit te tij arriten nivelin me te larte qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Mirepo ky model i njeriut dhe i pushtetit nuk eshte sot ne mode jo vetem ne Shqiperi por edhe ne Europe e bote.fakti qe KM ka perkrahje nderkombetare megjithese gjithe raportet e institucioneve te tyre fasin per nje shtet te korruptuar, te kriminalizuar, qe nuk ben zgjedhje te lira e te ndershme, qe shkrin shtetin me partine, qe shpopullon vendein, qe varferon deri ne skaqmje , tregon se eshte koha e modelit te Rames dhe i pushtetit te tij.Po marrim vetem nje aspekt, 550 mije pensioniste qe marrin me pak se 200 euro, ndersa Berisha premtoj se nuk do kete pension nen 200 euro dhe minimumin jetik, Rama jo vetem qe nuk i rrit por edhe sikur te kishte buxhetin e SHBA nuk do ti rriste sepse nuk ndjen asnje lloj keqardhje ne sa ata vdeesin nga uria apo per ilacet sepse mendon se perse duhet te lere nje shishe vere 33000 euro pa e pre e per tu bere shtesen 500 pensionisteve qe sidoqofte nuk e kane shume te gjate.

      Përgjigjjuni
      1. J
        JNB

        O asdfgfdertff..?.,vetëm Shkëlzen Berisha mund të shkruaj këto.Po je dhe pëdëist i thjeshtë nuk do shkruaje këtë koment.Sa fakte do që Berisha është antishqiptarë.Kush e zhduku Remzi Hoxhën.se kishte filmuar takimin e Berishës me Millosheviçin dhe Grigorovin , BerishaKush e furnizojë me naftë ushtrinë Serbe, Berisha.Kush e futi Shqipërinë në 97- ën në katastrofë dhe nxiti armiqësinë veriun me jugun , Berisha.Kush ja fali detin Greqisë, Berisha. Me të gjitha këto si mund të jesh atdhedashës.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Aron

        I keni degjuar gjallesat e Sali kermes tani neper televizione tek thone-"Mos flisni me per Saliun dhe PD, por flisni per qeverisjen". Keta gjallesa te kenetes se Saliut mundohen te manipulojne budallenjte e tyre, sepse nuk mund te kerkosh te vish si alternative per te udhehequr vendin, kur ke halen tende plot me mut sic e ke pasur gjithmone. Mos te flasim qe shumica e popullit, edhe ata qe jane larguar e kane provuar si qeveris banda e Saliut. Vetem shkaterrime dine te bejne, se nqs do te mirembanin te pakten ato qe kishin bere paraardhesit kush e qante. Jo vetem Sali kerma, por per nje kohe te gjate as keta te tjeret rreth tij nuk do ta shikojne pushtetin me sy, sepse nqs i degjon, kane te njejten fryme dhe pa nje vizion, pa nje program, vetem vandalizma si ne te folur edhe ne vepra.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje