Nga Ardi Stefa
Dikur teatrot kishin “kleklerkë”, ndryshe, duartrokitës me pagesë.
Njerëz që uleshin në rreshtat e parë dhe të shpërndarë nëpër sallë që duartrokisnin me komandë, qeshnin me detyrim dhe ngrinin spektatorët në këmbë edhe kur shfaqja ishte mediokre.
Ishin pjesë e mashtrimit artistik. Publiku duhej bindur se po shihte një kryevepër, edhe kur në skenë kishte vetëm zhurmë e vanitet.
Sot teatrot janë boshatisur nga kleklerkët.
Kleklerkët janë transferuar në politikë.
Partitë janë kthyer në skenat më të mëdha të duartrokitjes false. Aty gjen turma që brohorasin liderin para se të flasë, e duartrokasin para se të mendojnë dhe e mbrojnë edhe kur turpëron vetveten, e glorifikojnë edhe kur këput broçkulla.
Nuk ka rëndësi çfarë thotë. Mjafton ta thotë “udhëheqësi”. Njësoj si në teatrot e dikurshme kur duartrokitja nuk ishte reagim, por detyrë.
Në çdo takim partie sheh fytyra të lodhura që bërtasin “fitore” edhe pas humbjes; që quajnë “historik” çdo dështim; “vizionar” çdo delir çdo mashtrim e gënjeshtër të "vërtetën absolute".
Kleklerkët e sotëm nuk paguhen gjithmonë me para. Disa paguhen me vende pune, disa me premtime, disa me një foto pranë kryetarit, e shumë të tjerë me iluzionin se një ditë do u bjerë ndonjë kockë nga tavolina e pushtetit.
Më tragjikja është se këta duartrokasin kultin.
Janë idhujtarë. Ndonjëherë i quajmë edhe "sufllaqexhinj".
Nuk mbrojnë ide, por pronarë partish me fanatizëm. Nuk reagojnë si qytetarë, por si tifozë të tredhur politikisht. Nuk mbrojnë e argumentojnë mendime, thjesht shajnë e anatemojnë mendimin ndryshe nga ai i liderit. Dhe sa më i dobët lideri, aq më histerike bëhet duartrokitja. Sepse kleklerku ka veç një detyrë: të mbulojë me zhurmë, mallkime e sharje; gënjeshtrat, mashtrimet, humbjet kronike.
Prandaj politika shqiptare ngjan kaq shumë me një teatër të keq. Jo vetëm prej aktorëve apo spektatorëve, por edhe prej duartrokitësve.
Një mashtrues në skenë nuk do të mbijetonte kurrë pa turmën e atyre që duartrokasin edhe kur perdja ka rënë prej kohësh.
Një mashtrues në politikë nuk do të mbijetonte pa kleklerkët që manipulojnë idiotët!
Pse i quajmë vetëm " sufllaqexhinj"? I quajmë edhe "byrek gjizëprishur".
Do të bësh armiq thuaj të vërtetën, dhe ju intelektualët i ruheni shumë të vërtetës dhe kapeni tek turmat gjë që është aspak serioze, për arsye se turma është pa mendim pa ide pa kok pa kendvështrim dhe kur nuk del dot nga instikti i saj, veç manipulohet.Jeta ështē një teatër veç pjesët e saj janë vendosur në vendin e gabuar.Ju duhet ta kuptoni më mirë se kleklerkët,pozicionin tuaj në këtē teatër politik.Mos u mer kur më shtresat që janë nën nivelin tuaj por me nivelin horizontal me ju, me intelektualet që janë fragmentizuar në sherbim të politikës.Se ndryshe jam i detyruar t'ju kujtoj se intelektualin e sotëm dallohet nga hamalli veç nga shurimi, ku hamalli i lan duart para se të shuroj , ndersa intelektuali më pas.Ju debatin duhet ta beni me ide dhe gjithmonë me ata që manipulojnë turmat dhe jo me turmat. Varfēria nuk është ves, por varfëria intelektuala eshtë një ves (këtu ju priashtoj juve) dhe në se doni të ndryshoni Shqiperine ndryshoni së pari veten.
Duartrokitësa apo sufllaqexhinj që marrin favore ka edhe në media, në gazeta online. Pse te Tema nuk ka? Sa të duash. Kur ke gazetë propagande të duhen sezbën edhe duartrokitësit. Psh a ia lë Mero vendin ndokujt (psh të shtunën) te editoriali i tij nëse ai gazetar apo analist flet kundër Ramës apo për korrupsionin qeveritar? Jo. Sidoqoftë, problemi është tjetërkund, pra kur politika kthen artistët në puthadorë e puthaballë. Ai është teatri më i shpifur. Dhe më i shpifur akoma është teatri i personazheve mediatik (gazetarë, analistë etj) që dalin pastaj të mbrojnë puthadorët e politikës. Aty e kupton se sa e rëndë është situata!
Ardi , ke nje ndieshmeri , artikulim dhe konstatim perfekt . " Sfurku " ka te drejte . Ndryshoje regjistrin , mos u lodh me kete trokitje . Brezi juaj ka perballe pezhishken e modelit berishist . Aty fokusouni , sepse Shqiperia nuk behet duke e plackitur ...
Rrofsh o Ardi Stefa. Kjo komedi e ketij qeni te ngordhur, eshte fatkeqesi per vendin I cili e meriton nje opozite bashkekohore e jo ca bajga shpellaresh qe na kthejne pas.
Z. Rama eshte lodhur shume si kryeminister ,duhet ta bejme Mbret se e ka hak . Te marre pushtet te plote
Ne çdo televizion, ne çdo vend te botes, ku ka spektatore ne studio apo ne salle, paguhet nje njeri qe t'i drejtoje per duartrokitje, per ngritje ne kembe, brohoritje etj. Pra, nga teatrot e dikurshme kjo histori ka kaluar ne studiot e sallat moderne.