Fotoja e përbashkët e kandidatëve për kreun e PD-së sot

23 Maj 2026, 09:46Blog Nga Hermes Kafexhiu

(Një satirë për garantuesin e sistemit nga Hermes Kafexhiu)

Në një moment historik për pluralizmin shqiptar, Partia Demokratike publikoi sot foton zyrtare të garës për kryetar:

Sali Berisha përballë vetes në pasqyrë.

Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se gara ka qenë jashtëzakonisht e fortë, pasi për disa çaste pasqyra refuzoi ta mbështeste unanimisht.

Procesi i votimit nisi në orën 08:00, ndërsa demokratët janë thirrur të votojnë “në liri të plotë”, për aq kohë sa liria nuk prodhon kandidat tjetër.

Në fletën e votimit ndodhet vetëm emri i Sali Berishës, duke shmangur kështu kaosin që mund të sillte demokracia reale. Madje, sipas burimeve, fillimisht edhe pasqyra ishte futur në listë si rivale, por u skualifikua sepse “nuk përfaqësonte vlerat e PD-së moderne”.

Komisioni i Zgjedhjeve në PD sqaroi se kandidatët e tjerë nuk u përjashtuan për mendim ndryshe, por sepse kishin bërë gabimin fatal të mendonin se zgjedhjet bëhen me më shumë se një emër.

Sali Berisha e quajti procesin “referendum për Partinë Demokratike”, ndërsa shumë demokratë e përkthyen më thjesht:

“Rikonstruksion sezonal i të njëjtit episod.”

Risia këtë vit është se numërimi i votave do bëhet në degët lokale dhe jo në selinë qendrore, që humbësi të mos lodhet duke udhëtuar deri në Tiranë.

Edhe pse, teknikisht, humbësi ende nuk është identifikuar.

Analistët e konsiderojnë këtë si garën më të qetë në historinë politike shqiptare:

asnjë debat,

asnjë përballje,

asnjë alternativë,

vetëm një burrë që sheh veten në pasqyrë dhe bindet çdo ditë se pluralizmi është mbivlerësuar.

Ndërkohë, pasqyra në foto duket e vetmja brenda Partisë Demokratike që ende guxon t’i kthejë përgjigje Sali Berishës ballë për ballë

2 Komente

  1. ÷÷÷

    Fitoren do ja uroj syri tv, sekretari Noka, Albana, bashkshortja dhe staff i selis blu.Tē tjerrēt as jan ditur, as din dhe as kan dēshir tē din nēse Berisha do rizgjidhet kryetar PD-je nē Maj tē 2030 pas humbjes sē rradhēs nē zgjedhjet legjislative tē 2029-ēs pērball Ramēs.E di qē Berishēs nuk i del shpirti pa fut Ramēn oad hekurave, por ja qē dhe Servet Pellumbit i errdhi fundi njē ditē apo Ismail Kadares fhe liderit Socialist Nano.

    Përgjigjjuni
    1. O
      O

      Kufoma

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje