“Qeveria në Japoni”

22 Maj 2026, 19:20Blog Nga Auron Tare

Më kapi syri sot një fotografi të delegacionit shqiptar në Japoni. Ulur përqark një tryeze të gjatë, dukeshin disa ministra, keshilltare e specialiste, serioze prej rëndësisë së çështjeve shtetërore, të cilët kishin marrë udhën deri në Japoninë e largët.
Me siguri ndonje hall I madh duhej te kishte shtyre gjysmen e qeverise mendova. Ne foton e delegacionit tone me zuri syri edhe profilin e Ministrit te Pushtetit Lokal. Duke vrare mendjen papritur u kujtova se ne fakt Japonia eshte nje prej vendeve me nje program te rendesishem qeveritar per rilindjen e zonave rurale. Japonia pas luftes se dyte eshte perballur me nje tkurje te mave te zonave rurale duke pasur gati rreth 9 milion shtepi te braktisura neper malet e vendit. Me siguri mendova qe halli jone I shpopullimit rural dhe pervoja japoneze do ti kishte shtyre ministrat tane deri aq larg për të parë se si një shtet serioz përpiqet të rikthejë jetën në fshat, të ruajë peizazhin rural dhe të mbrojë kulturën e vet.. Kurioz prita ne lajme te degjoja ndonje bisede per kete ceshtje. Ndonje fjale. Ndonje kerkese apo fundja fundit ndonje kuriozitet.
Hic
Me kureshtje prita lajmet e mbrëmjes. Prita mos dëgjoja ndonje një ide. Ndonje projekt. Një pyetje të mençur. Qoftë edhe një habi të sinqertë për mënyrën se si japonezët mundohen të shpëtojnë fshatrat e tyre.
Por asgjë.
Vite më parë ne Butrint pata fatin të bashkëpunoja ngushtë me një organizatë japoneze. Me ndihmën e tyre u ndërtua një shkollë për komunitetin e Vrinës dhe Shën Dëllisë ne Butrint, u restaurua spitali i Libohovës si
dhe shkolla teknike e Gjirokastrës.
Nga ajo përvojë më mbeti një bindje se japonezët janë njerëz që nuk e trajtojnë shtetin si dekor, por si përgjegjësi.
Pikërisht për këtë arsye kam ndjekur me interes mënyrën se si qeveritë japoneze janë përpjekur të rilindin peizazhet e tyre rurale.
Duke parë lëvizjen masive drejt qyteteve, mplakjen e popullsisë dhe rënien dramatike të lindjeve, Japonia e kuptoi se braktisja e fshatit nuk është vetëm humbje ekonomike. Është humbje kulture, kujtese dhe identiteti kombëtar.
Prandaj, prej dekadash, qeveritë japoneze majtas apo djathtas kanë ndjekur një strategji të përbashkët kombëtare ne mbrojtje te Kombit te tyre.
Në vitin 2009, Japonia nisi programi e Rilindjes Rurale “Chiiki Okoshi Kyōryokutai”, i cili inkurajonte familjet të riktheheshin në fshat duke financuar:
restaurimin e shtëpive;
lehtësitë fiskale;
mbulimin deri në 50% të kostove të restaurimit;
pagesa për disa vite për familjet që riktheheshin dhe angazhoheshin në bujqësi, agroturizëm apo ekonomi lokale.
Shumë bashki japoneze sot ofrojnë,
grante për rikthimin në fshat;
tokë bujqësore falas;
mbështetje për rritjen e fëmijëve;
financime për shtëpitë e braktisura;
mbështetje për startup-e rurale.
Madje Japonia krijoi edhe atë që quhet “Banka e Shtëpive të Braktisura”, një databazë kombëtare ku regjistrohen të gjitha shtëpitë e lëna bosh në zonat rurale.
Nëpërmjet këtij programi njerëzit mund të zgjedhin zonën ku duan të jetojnë dhe të shohin grantet dhe mundësitë e financimit.
Dhe rezultatet nisën të duken. Shume ferma u restauruan.
Shume fshatrat rifituan jetë. U hapën bujtina e kafene
Shkolla të braktisura u kthyen në qendra arti apo ambiente pune te perbashketa
tokat djerrë u përdorën për bujqësi organike dhe agroturizëm.
Por japonezët kuptuan edhe diçka tjetër, fshati nuk shpëtohet vetëm me subvencione. Ai ka nevojë edhe për krenari kulturore.
Kështu lindën programet artistike si “Echigo-Tsumari Art Triennial”, i cili transformoi zona të harruara rurale në destinacione arti me famë botërore.
Artistë, ekspozita dhe instalacione moderne u vendosën nëpër fshatra të braktisura, shkolla bosh dhe peizazhe natyrore.
Po kështu “Setouchi Triennale” ringjalli ishuj të tërë të braktisur përmes artit dhe kulturës.
Ndërsa programi “Satoyama” u përqendrua në ruajtjen e peizazheve tradicionale rurale pyje, fusha orizi, perrej e ujvara si dhe fshatra historikë.
Parlamenti japonez ka votuar ligje për mbrojtjen e këtyre peizazheve, duke i konsideruar ato pjesë të identitetit kombëtar. Koleget japoneze qe rrinin perkundrual ne tavolinen e gjate nuk kane ngritur doren per te prishur zona te mbrojtura dhe ti mbushin ato me beton. Ne kontrast me shqiptaret qe ishin ulur perballe ato kane krenari per kulturen e tyre, pejsazhet historike dhe traditen japoneze. Ne se Delegacioni shqiptar do kishte pyetur do kishte mesuar se program “Satoyama” financon ruajtjen e natyrës, restaurimet tradicionale dhe fermat organike, duke përfshirë komunitetin lokal në çdo projekt.
Filozofia e japonezeve është e thjeshtë, fshati tradicional, pejsazhet natyrore dhe kultura kombetare nuk është një barrë e vjetër që duhet harruar, por një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur por edhe perdorur per rilindje ekonomike.
Prandaj programi shteteror “Shunran-no-Sato” u bë shembull ndërkombëtar për mënyrën se si ruhet arkitektura tradicionale dhe jeta rurale përmes turizmit tematik.
Këto politika dhe shume te tjera sigurisht e kanë kthyer Japoninë në një model që studiohet sot nga shumë vende të botës.
Ndaj, kur pashë delegacionin tonë të ulur në tavolinen e gjate , mendova se ndoshta më në fund udha e gjate deri ne Japoni do te sillte pas filozofi, modele dhe politika serioze per te shpetuar fshatin shqiptar dhe trashegimine kombetare. Por pasi pashe dhe degjova se per riindjen e fshatit nuk kishte pasur ndonje interes e kuptova se ne fakt halli ynë më i madh nuk është se ministrat marrin udhen deri ne Japoni por se kthehen po aq bosh sa kanë ikur. Andaj Japonia nuk na duhet si sfond për fotografi egzotike por si një shkollë idesh. Sepse vendit ka nevoje per projekte konkrete, modele serioze dhe guximi për te shpetuar Shqiperine rurale nga braktisja e madhe.

16 Komente

  1. F
    Fuelga

    Sa i “mënçëm” ky djalë, mësues i edukimit fizik me shkollë të lartë, i dalë nga llumi i koqeve të Ylli Tares, i jep mënd qeverisë, si të drejtojë ekonominë, fshatin, bujqesinë e blegtorinë, artin e kulturën dhe gjithëçka kërkohet nga një qeveri. Rrofshin AUTODIDAKTËT, injorantë të çertifikuar, që janë si puna e KIU FIU-t, dhe që kanë ngrënë bukë deri më sot, siç thonë shkodrojt si KOLA N’PUNË.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sokrati

      Te te vijë turp qe pergojon Një burrë të nderuar si Ylli Tare. Ai ka ndruar jete me kohe Por ti injorant duhet te mesosh se auron tare nuk ka lidhje me Ylli Taren.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kosovar

        Është djali i fundit. Llumi i koqeve të tijë.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kolonjari

          Është kërriçi i Isa Tares plako. Ja ke fut pordhës.

          Përgjigjjuni
      2. K
        Karakteri

        Si ka mundesi qe nje njeri qe e mban veten te ndritur, te krahasoje burimet ekonomiko-financiare te Japonise me ato te Shqiperise, qe u shkaterrua ne themel si shtet dhe si ekonomi me te ashtuquajturat zhvillime demokratike?????? Su ka mundesi? I vetmi shpjegim mund te jete karakteri i lig.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Konsensus

          O paKARAKTER, qënke KOKRRA gallofit.

          Përgjigjjuni
        2. l
          loni

          Po ku ka mend gallofi i gjate me brekushe ti kuptoje keto o Tare!!

          Përgjigjjuni
          1. U
            Up xhixhi

            Na çave Carin me ate shkrim , ha mut or Auron gamor

            Përgjigjjuni
            1. N
              Niku

              Si te gjithe, edhe ky, fillon e jep mend mbasi bie nga kali dhe humb privilegjet! Na cau trapin, ekspert per gjithcka!

              Përgjigjjuni
              1. g
                gjuha shqipe

                Ti ske me cfar merresh ,je koqja dembelit Auron!

                Përgjigjjuni
                1. a
                  armand

                  E kuptuam qe njeh mire situaten japoneze po s'na the sa sukses pati iniciativa e qeverise japoneze. Ta them une z.Tare : pothuajse i = me zero. Nga zona metropolitane e Tokios qe numeron rreth 35-37 milioni banore u shpergulen neper fshatra rreth 1000 persona . Nxirri vet konkluzionet o perfundimin z.Tare. Suksesi i iniciatives o reformes s'varet nga leket qe hedh qeveria apo lehtesirat fiskale, varet nga deshira dhe e njeriut dhe ketu s'ka qeveri qe te garanton. Kur deshtuan japonezet qe njihen per disiplinen ndaj shtetit dhe ligjeve ju mendoni se do ju mbushni mendjen shqipove te kthehen te popullojne fshatin dhe zonat rurale ? Kot qe je lodhur duke kritikuar qeverine per kete muhabet , gjej arsye te tjera .

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hasoni

                    Po ky nuk eshte shkrim, por nje perkthim nga Wikipedia shoqeruar me ndonje ironi prej xhelozi idiot!

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tunguska

                      Fshati duhet gjalleruar si entitet ekonomik, jo individi por grupi.Ne kushtet qe treguesit demografike po bien cdo dite dhe prodhimi po tkuret po ashtu e vetmja menyre eshte BASHKIMI, qeveria duhet te financoje BASHKIMIN jo individin.Perndryshe me individet qe ngjajne si KLIENTE te Qeverise ose qe Jane KLIENTE pjesa tjeter e fshatit do te ndjehet inferiore dhe do te largohet si ka bere deri tani duke i bere shuren bahces sepse nuk duant te punojne si skllever ne tokat e dikujt qe merr mbeshtetje nga qeveria .KA ARDHUR KOHA E KOOPERATIVES MODERNE .PIKE.Fryma e bashkimit sjell kohezion dhe lidhje te komunitetit , eshte e vetmja menyre per ti rrezistuar kalbjes dhe degradimit te SHOQERISE si ne fshat , si ne qytet ashtu edhe ne nivel SHTETI.BASHKIM, DHE VETM BASHKIM .QEVERIA duhet ta perpunoje konceptin me FSHATARET/E Ishte gje shume e mire kur Rama per here te pare foli per koperativat ne DIBER pera nje muaji dhe ketu duhet te Synoje, Krahasimi me japonine eshte mese i vlefshem, por imagjino qe ne Japoni Sektori i Agrikultures dhe Peshkimit ze vetem 1.7 % te GDP kurse ketu ze 16 deri ne 18 % te GDP ,Pasi qe fshati te krijoje fermat e perbashketa qeveria duhet te beje ate qe thote autori... TE FILLOJE TI KREDITOJE, ne te kundert nese fshataret rezistojne dhe bejne NAZE dhe nuk Bashkohen , athere hyn ne loje KERBACI , psh nese ti e le token pa e punuar shteti te TAKSON , ta zeme 1 % vitin e pare , 2 % te dytin ,3 % te tretin e keshtu me rradhe , ose edhe nese ti e punon , por e ben kete me lopate dhe me parmende , shteti te bie nje bllok me detyra qe te te certifikoje dhe standartizoje prodhimin per TREG , qe nga kushtet e mbjelljes, fara e perdorur, plehrat kimike , analizat e produktit para se ta hedhesh ne treg , standarte e ambalazhimit , nevojen per te patur nje pike shitje te standartizuar (jo te dalesh me Bidona e kacile ne RRUGE) etje etje , ne keto kushte JE I DETYRUAR edhe ti si fermer te BASHKOHESH me GRUPIN. PRA BASHKIMI si koncept gjithandej eshte nevoje akute , duket si PARADOKS por PA BASHKIM, na kercenon shfarosja si komb.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nari

                        Na cau mender bythen ky koqja qe kerkon te jap mend per cdo gje ! Hiqet si specialist per arkeologjine,historine,arkivat,turizmin ndersa ne fakt ka mbaruar shkollen e bashkuar ushtarake te oficereve ! Familjen ka mbi 20 vjet qe e ka ne Boston te SHBA,nderkohe vjen verdalle ketej duke bere si i mencem per cdo gje,me shprese se mos kap noi ven pune per te bere leke

                        Përgjigjjuni
                        1. a
                          arvanitsi

                          o auron, kam nje pyetje per ty, Tokia ishte e ndertuar me kllamishte dhe me bajga vici, me sqaro te lutem per ment qe jep kur nuk ti ha njeri

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            astrit

                            Më pëlqeu shkrimi. Por nuk besoj se do të dimë ta zgjidhim problemin. Thjesh do shohim rrënimin tonë!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje