Nga Kreshnik Spahiu
Kur fitoi Trump, ata festuan se po u vinte radha e tyre.
Pastaj u gëzuan se u zgjodh Fredi Beleri në PE.
Pastaj u gëzuan për protestat në Nepal.
Pastaj u gëzuan për ndryshimet në Bangladesh.
Pastaj u gëzuan për arrestimin e Maduros.
Pastaj u gëzuan për zgjedhjet në Hungari.
Pastaj u gëzuan se do arrestohej Yuri Kim.
Pastaj u gëzuan se do ftohej legjenda në SHBA.
Pastaj u gëzuan që pas 7 ditësh do hiqej Non Grata.
Pastaj kaluan 7 javë, 7 muaj, 7 vjet…
Pastaj iku jeta pa kuptuar që u përdorën që në lindje.
Në fakt, këto janë gëzimet në kilometrin e fundit, sepse unë kam përjetuar shumë gëzime dhe zhgënjime të mijëra injorantëve në oborrin e Partisë Demokratike.
Në vitin 1999 po pinim birra me miqtë në bar-kafe “Jurnal”, afër ku ndodhet sot qendra Toptani. Papritur shpërthyen ulërimat dhe festa. Të habitur dolëm jashtë dhe ishte situatë qesharake kur kuptuam se kishte dalë rezultati i zgjedhjeve në Bullgari dhe kishte fituar e djathta. Demokratët po gëzoheshin se po u afrohej radha në pushtet.
Kurrë në jetë s’kam parë njerëz më naivë, as në Europë, as në SHBA, as në Amerikën Latine dhe as në Afrikë. Kam punuar dhe kam studiuar me shtetas nga gjithë bota, por kurrë nuk kam gjetur një të dytë si demokratët e PD-së.
Ky naivitet nuk u vjen nga mosarsimimi.
Kjo injorancë nuk u vjen nga varfëria.
Ky mentalitet nuk u vjen nga origjina.
Kjo komedi nuk buron nga izolimi.
Thjesht janë të verbuar nga indoktrinimi politik. Janë aq të prapambetur sa e quajnë besnikëri ndaj kryetarit të partisë. Në 36 vjet ka mijëra demokratë që janë divorcuar dhe kanë lënë gratë 2-3 herë, por Sali Berishën jo.
Gruan, familjen dhe kalamajtë mund t’i tradhtojnë, por jo partinë. Besa e tyre është jo vetëm paradoksale, por edhe e dëmshme. Vetëm në Shqipëri nuk e kam kuptuar që politika është kontratë 4-vjeçare, që lidhet dhe zgjidhet ditën që gënjen ose humb zgjedhjet.
Në fakt, fajin nuk e ka Berisha, por thjesht një pjesë e vogël e popullatës, së cilës i pëlqen të gënjehet dhe ta shohë botën me syzet e një iluzioni optik.
Thjesht duan ta besojnë që Berisha e ka mik Trumpin, ndonëse ky i fundit nuk e ka idenë që ekziston një njeri në planet me emrin Sali. Madje ata nuk e kuptojnë as kur Trumpi mund të takojë 10 herë Bleona Qerretin dhe askënd nga PD. Janë aq të trashë sa nuk lexojnë abetaren e politikës.
Nejse, ata janë të lumtur në injorancën e tyre. Së shpejti janë zgjedhjet në Kazakistan dhe duhet t’i lëmë të gëzohen nëse fiton e djathta kazakistaneze. Lum ata që s’e kuptojnë budallallëkun e tyre.
“Shqiptari gëzohet më shumë nga zhurma sesa nga arsyeja”, shkruante dikur Faik Konica.
Këta militant paramilitar janë “ tok e zan “ Dhe Berisha këtë ka bërë tërë jetën : -Po je me mua vidhni e më jepni pjesën -Po je kundra meje do të godas
Servil ngele gjithe jeten o moterqire. Na thuaj me cfare te ardhurash jeton ne Gjermani dhe sa ishte gjoba qe te paguanin gjyqtaret kur ishe ne KLD?
Drejt o njeri pa emer ,por me servil e me te trashe see nje takem ne cerdhen pedistr veshtire se gjen ne ket planet ..
Pastaj ...... dhe budallenjte e PD duhen genjyere dhe Bufi komunist i genjen ku eshte problèmi...... Mos e kerkoni pergjegjesin te Bufi por te injoranca e popullsise shqiptare. Mendoni ju i nderuar Spahiu qe ne Gjermani nese do shfaqesh ne foto e Hitlerit me dike dhe ky personne do kishte nje parti politike do votohesh........ Foto e Berrishes te oxhaku me diktatorin apo foto ne Drilon me femijet e diktatorit tregone hapur qe qe ky personne eshte pjese e nomenclatures komuniste , dhe kafsha votone...
Analize perfekte e kombinuar shume bukur me humor !
O Niku qukapiku, gjithe "injiranteve te PD" ua ngrenesh ate qe s'thuhet.
Ku ka ngel gje per te ngrene te partija dhjerokratike,ju ate qe beni e hani vete edhe hani edhe ate sali komunistit e mulgomarit
Po ti or rsthb hdfghdfg, mire qe fjalen "injoranteve" e shkruan "injiranteve" dhe ne vend te thuash 'ua hengersh" thua "ua ngrenesh" cke dashur te thuash me "ate qe "s'thuhet"? Dukesh si nje injorant i revoltuar dhe jo si nje antar i PD qe jane te gjithe me shkolle, te ditur dhe te mencur si Saliu.
Nje verejtje per ju z. Spahiu: ne PD nuk mund te behet fjale per indoktrinim politik te antareve apo simpatizanteve te saj, per faktin e thjeshte se PD nuk eshte force politike. Eshte bajrak. Besa e tyre nuk eshte politike, por thjesht bese bajraku. Te pakten kete ta kuptojne politika dhe diplomacia nderkombetare, sepse ju dhe pothuajse te gjithe politikanët ne Shqiperi nuk deshiron ta pranojne.
Analiza pergnithsish me pelqeu por por por arsye pse braktiset gruaja per Saliun e jo Partine e te tjera si keto eshte se AI diti tua ndryshonte jeten idhtareve Ai diti ti beje te pasur pa asnje pike djerse Ai me ta mbushi administraten edhe pse nuk kishin mesuar te hedhin as firmen ne bordero Ai u a mbylli dyert e burgjeve duke i lene te lire te benin cte donin Prandaj ata tanime jane te bindur qofte dhe duke enderruar se ajo periudhe e arte do te vije nje dite vetem kur ne horizoht eshte Ai Ai dhe vetem Ai
Konkluzion shume i sakte! Koment qe meriton noten maksimale! Te lumt Emigrant! Pershendetje nga nje endrimtar per ligj e drejtesi ne keto troje...!!
Komunisti i vetem qe ka pasur shqiperia 80 vite dhe kusur eshte zoti Poltrona qe ka qelbur gjith sheshin skenderbe
Jane primitiv vodhen tashe 36 vjet te gjithe pa dallim.. PD e PS plus like hajduti i thesarit kane marrre vendin peng. demokratesi = me 0 niveli i jetes, cmimet ma laret se ne europ , nafta ushqimet , nuk mund te jetoshe me nje rroge minimale, po le me nje pensjon 100mije leksh.
Mos harroni the thoni " Mjaft na u bete patriote si Kreshniku i Spahijve"? Kete rradhe e ka then mire por ka harruar se po ky dy jave me pare kishte nje shkrim tjeter per te varur fatet e Shqiperise tek Amerika e Evropa. Ju kujtohet? Keshtu qe une nuk e besoj, sepse ky vete eshte pjese e asaj "....pjesë e vogël e popullatës, së cilës i pëlqen të gënjehet dhe ta shohë botën me syzet e një iluzioni optik. " Edhe kete e ben per iluzion optik, ndryshe nuk ka kuptim kontradiktat qe leshin nga goja ( pena)
Bravo Kreshnik,e ke qar,gjithe koqet jan pran Saliut,njeri tha e du me shume se femijet,tjetri me shume se baben,dhe hajvanai tjeter tha:"po me the ti preje njanin krah,une e presi". E kuptoni kush jan rreth kermes Sali?! Me keta shkohet ne epoken e gurit,jo ne Europe.
Saliu dhe Kurti jane dy mashtrues exelent. Ndryshimi eshte se ne Shqiperi jan pakesuar injorantet qe I shkojn pas Sali kermes,kurse ne Kosove jan shtuar hajvanat mbas Kurtit,prandaj Kosova do vuaj gjat.
hahahahahahaahah edhe une u kenoqa!