Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë Berisha

20 Maj 2026, 10:45Blog TEMA
Shumë arsye të ikë Rama, por asnjë arsye të vijë

Nga Shpëtim Luku

Me rizgjedhjen e afërt të Sali Berisha në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë, duket gjithnjë e më qartë se status quo-ja politike në Shqipëri do të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë. Vendi drejtohet prej katër mandatesh nga i njëjti kryeministër, Edi Rama, dhe është krejt normale që një pushtet kaq i gjatë të prodhojë konsumim, lodhje dhe deformime në qeverisje.

Janë të shumta arsyet pse një rotacion politik do t’i shërbente vendit. Pas më shumë se një dekade në pushtet, qeveria është përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion, arrogancë administrative, kapje institucionesh, largim masiv të të rinjve, dobësim të meritokracisë dhe rritje të hendekut mes qytetarëve dhe shtetit. Edhe ata që dikur e mbështetën me bindje këtë qeverisje, sot kanë jo pak dyshime mbi energjinë dhe vullnetin e saj për të luftuar fenomenet negative që janë rrënjosur në administratë dhe në jetën publike.

Pra, arsyet pse Edi Rama duhet t’i hapë rrugë një alternative të re janë të shumta. Një vend demokratik ka nevojë për qarkullim elitash, për ide të reja, për energji të reja dhe për besim të ri publik. Asnjë pushtet i gjatë nuk mbetet imun ndaj konsumimit.

Por nëse ekzistojnë dhjetëra arsye pse Rama mund të largohet, nuk duket se ekziston asnjë arsye bindëse pse vendin duhet ta marrë sërish Sali Berisha.

Elektorati shqiptar i ka mbyllur llogaritë politike me të që në vitin 2013. Humbja e asaj kohe nuk ishte thjesht një rotacion i zakonshëm pushteti; ishte një refuzim i një modeli qeverisjeje që kishte prodhuar konsumim, polarizim të skajshëm dhe një bilanc të rëndë konfliktesh politike e sociale. Që prej asaj kohe, Berisha ka pasur disa mundësi për të provuar nëse shoqëria shqiptare kishte ndryshuar mendim për të. Rezultati ka qenë pothuajse i njëjtë: një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve nuk e shohin më si alternativë për të ardhmen.

“Kurrë mos thuaj kurrë”, thotë një shprehje e njohur. Por në rastin e Sali Berisha, duket sikur një pjesë e madhe e elektoratit vazhdon të thotë: “kurrë më”.

Dhe pikërisht këtu qëndron drama e opozitës shqiptare. Shqipëria ka nevojë për opozitë të fortë, moderne dhe bindëse, jo për rikthime nostalgjike që prodhojnë vetëm përplasje të vjetra dhe riciklim figurash të konsumuara. Një opozitë që synon të fitojë duhet të ngjallë shpresë për të ardhmen, jo të rikthejë konfliktet e së shkuarës.

Prandaj, rizgjedhja e Berishës mund t’i shërbejë llogarive personale apo kontrollit të brendshëm të partisë, por vështirë se i shërben interesit publik. Sepse problemi i Shqipërisë sot nuk është vetëm largimi i një pushteti të konsumuar. Problemi më i madh është mungesa e një alternative që të bindë shqiptarët se e nesërmja mund të jetë realisht më e mirë.

28 Komente

  1. M
    Mali

    Rama nuk duhet te ike pa e cuar Shqiperine ne BE. Eshte mashtrues kalibri , eshte tregtar I papare I atyre politiqeneve te BE, me genjeshtra ,me para, me tendera, me premtime, me manipulime, me trillime, me te qeshur dhe me te ngjeshur , vetem ky mund ta coje vendin ne Europen kurven plake dhe jo nga meritat, te cilat jane shume larg saje.Te thuash se Sali vrasesi dhe kryeshkateruesi i vendit do vije ne pushtet eshte kohe e shkuar! Ndryshe nga Rama, kushdo tjeter mund ta coje Shqiperine ne BE ne vitin 2050 ose asnjihere! Ndofta, gonzato, bardhi, mejdani ......mbrapa 2075! Gezuar 1 qershorin sali, like dhe lali fiku!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shteti hajdut, i korriptuar, injorant, dtogaxhi, lavatriçe e parave të krimit, i degraduar, prostitutë, I pakulturuar, i shpartalluar social, i pa shpresë shqiptar, nuk meriton të hyjë nëEuropën “kurvë”.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire __//____,....__Straits

        Palloshi dhe Saliu se bashku me gjithe klasen politike te 35 viteve duhen varur prej koqesh ne shesh.Kete skene duhet ta shohin mire politikanet e rinj qe te mos ju shkoje mendja te prekin qofte edhe 1 qindarke nga leket e popullit !!!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          E vërteta

          Ti je nje gojeshthurur antikombetar! Po disa vende si Bullgaria qe hyjne ara disa vitesh ishte ne rregull me standartet? Kjo nuk behet per shtetin, por per popullin. Ti shan shtetin por nenkupton popullin. Per ty qenka injorant, i pakulturuar, drogaxhi e te tjera e te tjera qe ia mbeshtjell sipas oreksit. Me kete gjuhe ne fakt ti po tregon injorance, jo edukate dhe jo kulture. Nuk po mbroj aspak Ramen, dhe as nuk kam patur e as nuk kam ndermend, per mua le te ikin e te shporren te gjithe ata qe kane qene pjesemarres te shkaterrimit te shtetit ne keto 36 vite. Por ajo qe do te ndodhe ka te beje me diçka qe duhej te kishte ndodhur me kohe, dhe Europa e di shume mire. Ne Europa na ka shume borxhe. Nuk po i jap ketu argumentet por po te dish historine e te pakten 200 vieteve te fundit, dhe jo me syrin e propagandes greke apo serbe, atehere mbase do e kuptosh.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tellalli

            K , që do të thotë karë .

            Përgjigjjuni
            1. x
              xheJ.eN.Bi

              O pafidhe( me dhë jo me llë ),si dërgojë teleframin Resuli: pafidhe koqe ,plani në rrezik.Autori nuk vendosi se kush do iki dhe kush do vijë.Ai shumë drejtë thot se Rama u konsumua dhe Berisha nuk është alternativë.Ky është morali i shkrimit.

              Përgjigjjuni
            2. E
              E vërteta

              Komentin tim e kisha per K.

              Përgjigjjuni
            3. F
              Foni

              Shume ide "interesante" kjo juaja Zoti Mali! Pra, ju po thoni se ne mund te hyjme ne europe nepermjet gjithe atyre cilesive qe ka kryeministri yne, per te cilat europa nuk na ka pranuar dhe nuk do t'na pranoje? Vertete e bukur kjo!! Ku te paska vajtur mendja mor shejtan, ti qenke per te zevendesuar Ramen pas vdekjes, qenke kopja me e sakte e tij.

              Përgjigjjuni
            4. P
              Pafille fare jo gazetar

              Te iki Rama te vije Bufi apo e kunderta nuk e vendosi ti por elektorati....deri sa elektorati voton kazanet heshtin , nuk e kuptoje pa aftesine tuaj per te kuptuar qe ne demokraci rrespektohet vullneti shumices..

              Përgjigjjuni
              1. Z
                Zgjohuni, kur flet shumica, pakica respekton ligje

                Po ne demokraci vulos vullneti i shumices, por kurrsesi jo i shumices se pakices qe mori pjese ne zgjedhje. Por e shumices qe i bojkotoje prej vitesh ato zgjedhje farse. Pra ne tashme kemi nje parlament e nje qeveri te pakices, dhe si e tille eshte e jashtligjeshme dhe duhet shporrur sa me pare, e kjo ne nderim te shumices qe s’i votoj, por i bojkotoj prej mese 8 viteve.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dashi

                  Në Shtetet e konsoliduara demokratike , nuk bëhen llogaritë siç po i bën ti "zgjohuni" . Sikur vetëm 5 veta të marrin pjesë në zgjedhje , fiton ai që ka marrë 3 vota ndaj atij 2 vota . Sa për pjesëmarrjen në zgjedhje , nuk ka fare rëndësi , pasi pjesëmarrja në Shqipëri është gjithmonë më e lartë se në vëndet evropiane . Ju shpellarët e Saliut , mos llogarisni se sa zgjedhës janë regjistruar në listat e votimit , kur dihet që gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërie . Pjesëmarrja e shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri , në votime , është 90% .

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sa u ngrita nga gjumi

                    Analfabet ....populli nuk eshte i detyruar te votoje. Ai qe nuk ka votuar nuk ka te drejte morale te gjykoje poziten apo opoziten. PS eshte votuar nga shumica e votuesve dhe duhet rrespektuar......

                    Përgjigjjuni
                2. B
                  Bureto

                  Shkrim ilustruese por jo dhe udhëzues si rrugëdalje. Berisha do ikë, jo shumë larg ta zemë deri në verën e 2027. Rama po ashtu në verën e 2029, në mos më herët, duke na u gdhirë mot, pas zgjedhjeve lokale, president. E pastaj? Si do mdryshojë politika shqiptare nëse atë e kanë zënë për fyti jo vetëm këta të dy. Sikur të ishte kae e thjeshtë shumçka do ishte ndryshuar me kohë. Por jo! Harrojmë se në mos njëra, tjetra do vijë në pushtet me apo pa këta të dy. Sepse demokracia shqiptare erdhi e komanduar për t'u administruar në gjithçka nga PS dhe PD, dy gjysmat e PPSH pra nga mentaliteti i partisë shtet. Ky mentalitet zëvendësoj enverizmin me berishizmin dhe ramizmin. Ndaj ndryshimi do vijë në rrugë dialektike, duke u zbehur kjo trashëgimi gradualisht dhe kështu pasja e terrenit për lindjen e alternativave të reja jashtë influencave të tyre. Pra që do kërkojë kohën e vet. Janë pak 35 vjet por çrrënjosjen e këtij menraliteti 'monist'.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    T

                    Urrejtja per maloket eshte aq e madhe sa ju nuk e kuptoni dot .prandaj rama ka fatin e keq per popullin te udheheqi dhe 20 vjet .Jo se dun kte hajdut dhe te poshter por urrejtja per salen dhe maloket eshte aq e madhe sa qytetaria voton per ramen o milet kuptoni apo jo te ikin kta te pd me salen ne kruye rama nuk e shtyn as nje muaj .kaw nuk kuotoni.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      LORA

                      Asgje e re ne kete shkrim.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Latifi

                        Shume shkrim dhe analizë e saktë! RESPEKTE..

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E vërteta

                          Është thjesht e vërteta. Rama duhet të largohet, por jo që të kthehet doktor mortja. Shqiptarët duhet të tregohen të zgjuar në zgjedhjet e ardhshme dhe të votojnë partitë e vogla. Që tu heqin monopolin PS-së dhe PD-së. 36 vjet ky popull po duron një të çmendur si Berisha, që njëlloj si Enveri nuk i ndahet shpirti nga kryetarllëku i Partisë së Punës. Jo më falni i Partisë Demokratike! Në fakt Berisha ka qënë te të dyja partitë.

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Humoristi

                            Titull shkrimi i bukur.As ps e as pd nuk japin shpresa me te shqiptaretE keqja vazhdon se as aleatet tyre historik me kryetare te perjetshen partije nuk japin asnje shprese!Keto partite e reja me teze e dajo e felliqen fare politiken!

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kjo është loja

                              Të lumtë Luku. Me dy fjali ke thënë gjithçka. Ka 1 000 arsye që Rama të ikë, dhe asnjë që Berisha të kthehet ! E keqja është se Rama dhe Berisha në bashkëpunim nuk po lëjnë asnjë filiz të rritet. Rama në pushtet, Berisha në kryetarllëk dhe kjo është loja.

                              Përgjigjjuni
                              1. Saharaja

                                Z. Bureto , ke bere nje analize cerebrale ... Vec e ke sterpikur si teper me pesimizem . Zoteri , " Rasti I volitshem nuk pret shume " , thot nje I mencur . Ne vleresimin tim ky rast na u dhurua , Po ne na shijon shume ngrenia e barit ...!

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sali krimineli Edi Hajdudi

                                  Ma bukur ska Populli nuk asht Budall Sali Krimineli Kurr nuk vjen ne Pushtet Kurse ky Hajdudi ky Filozofi qe asht tesh si te largohet dhe PS kurr nuk vjen ma ne Pushtet Kta jan tan Hajduda e Kriminela si Sali Krimineli Po ashtu dhe Ram Hajdudi nuk kan punu per at Popull Kta jan ba Sheik pa punu kun

                                  Përgjigjjuni
                                  1. M
                                    Mara emigrante ne Itali

                                    O elbasanlli , çfar klase ke mbaruar o pederast .Ato qe gezon sot i ke nga qeveria Rama o analfabet .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sali Krimineli

                                      Poty Kute te djegu o Mara Pederasti mas e ke ne Famije

                                      Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Toni

                                    Sakte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. M
                                      Mali

                                      Z. Foni! Me thoni cfare nga ato qe shkruhen nuk jane te verteta! Pevec ZOTIT , nuk me hy ne pune as rame ziu, as sali mavriu. Po ke ambicje, mundesh, dhe jo pas vdekjes. Nuk eshte mire ti mbyllesh rrugen budallait, thone.....

                                      Përgjigjjuni
                                      1. j
                                        jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

                                        SS-Serbi Sali dhe SS-Smuthi Surrelit,integralisti 'thonj pa prere' alias EDvin Bojaxhi Jane: DY ANE TE SE NJEJTES MEDALJE........A N T I SH Q I P T A R E !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. j
                                          jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e S

                                          SS-Serbi Sali dhe SS-Smuthi Surrelit,integralisti 'thonj pa prere' alias EDvin Bojaxhi Jane: DY ANE TE SE NJEJTES MEDALJE........A N T I SH Q I P T A R E !

                                          Përgjigjjuni
                                          1. F
                                            Fieraku

                                            Rama ka te Meta sa te duash por ka "Stilin" e Komunikimit me Europjanet, pa Harruar edhe ndonje Gallate me Kripe apo edhe pa Kripe...por??Ky Dobici i Karaxhicit, na eshte ngjitur si "Muti pas Kepuces".... 1-Nuk ka Demokrate ne Shqiperi...ka Te nenshtruar nga Berisha, ka nga ata qe i vijne pas se i Shantazhon Berisha, ka nga ata qe i vijne pas se Perfituan nga Pushteti i Berishes, si dhe ka Bythelepires Ordinere qe i bejne qejfin Berishes qe te jene ne Listat sigurta...si Fatmir Mediu...Berisha e mbane Mediun sepse po Ra Mediu Bie edhe Zeni se bashku me Berishen...

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje