Sa herë më bie udha për në Jug, ndalem pranë krojeve të vjetra, atyre vendeve të heshtura ku uji gurgullon me një butesi pergjumese. Dikur ne këto kroje pushonin karvanet, udhëtarët shuanin etjen, kuajt pinin ujë ne hauz e njerëzit shkëmbenin lajme, duhan e mendime. Ishin vende të vogla, por me paqe me natyrën.
Sot, shumica e tyre janë ose të tharë, ose të mbuluar me bidona plastike, kanaçe birre e plehra të një qytetërimi që di të prodhojë vetëm mbeturina.
Shqiptari i dikurshëm kishte shumë të meta si çdo popull ballkanik por një virtyt ama e kishte, i nderonte burimin e ujit. Kroi nuk ishte thjesht ujë. Ishte bekim, ishte mikpritje, ishte qytetërim. Prandaj ngriheshin kroje nëpër male, në gryka rrugësh e pranë urave. Gurët gdhendeshin me kujdes, mbilleshin rrapë e blire, dhe udhëtari i panjohur pushonte i pa trazuar nen mbrojtjen e zotave te burimeve.
Ndërsa sot shqiptari modern ky “njeriu i zhvillimit”, siç pëlqen ta quajë veten ndalon pranë burimit hedh qesen e patatinave nga dritarja e makinës dhe vazhdon rrugën me krenarinë e një barbari që kujton se asfalti është qytetërim.
Vite më parë pata propozuar një nismë modeste për restaurimin e krojeve dhe burimeve historike. Jo për nostalgji folklorike, por sepse ato janë pjesë e kujtesës sonë kombëtare. Një popull që nuk ruan gurin e krojit, nuk ruan dot as historinë e vet.
Merrni, për shembull, Ujin e Ftohtë në Tepelenë. Gravura e Edward Lear, realizuar plot 176 vjet më parë, paraqet një peizazh aq romantik e fisnik, sa të duket sikur aty vetë natyra kishte vendosur të pushonte.
Sot Kroi i Ali Pashë Tepelena nuk ekziston më. Rrapi madhështor, nën hijen e të cilit kanë pushuar udhëtarë europianë, qëndron si një plak i harruar, rrethuar me shishe plastike dhe qese.
me tutje ne fund te Lugines se Vjoses pranë Tre Urave, ndodhej Kroi i Vashës. Deri sa u asfaltua rruga, ai rrinte aty me gjithë bukurinë e tij të heshtur. Karvanet ndalonin, kuajt pinin ujë në hauz dhe udhëtarët gjenin pak freski në vapën e jugut.
Pastaj erdhi kompania moderne e asfaltit, ky simboli më i fundit i përparimit shqiptar dhe, për t’i rënë më shkurt, shembi muret e gdhendura s shekullore dhe e ktheu kroin në një pellg bretkosash.
Ky është tragjikomizmi ynë, kemi filluar të ndërtojmë rrugë, por kemi humbur udhën.
Ik o spurdhjak kisja respwkt per ty deri kur e tregove veten qe je dhjaks qe kur nuk permwnd emra oligarkesh. Je i kapur.
Rrofsh plako. Me vjen mirë që zbulove armikun e rradhës. Ndërko unë mbeta gjykatave me oligarkët ti as nuk ke respekt te shkruash me emrin tënd të vertete
Zoti Auron ke shumë të drejtë për çfarë shkruan. Në vazhdën e shumë problemeve që ka ky vend dhe ky komunitet me mbrojtjen e mjedisit dhe brenda tij të trashëgimisë natyrore, kulturore e zakonore, edhe pse disa prej tyre të thjeshta si kjo puna e krojeve, pavarësisht nga reagimet e vulgut, mos u merr me ta, por bëj atë që në të tilla raste rëndom përdoret: Varuaja
Permendi ti o karrabosh.
Kta tipa si ky duan te cystin dhe te perdorin te tjeret per punet e tyre
Nuk kemi humbur vetem udhen por mbi te gjitha kemi humbur mendjen jemi ne drejtim te paditur etj..et. Ndjenja e prishjesj dhe e shkaterrimit u rrenjos ne vitet 90 dhe vazhdon akoma
Nuk ka çfarë shtojmë. As pikë as presje. Për herë të parë në jetën time do propozoj "censur". Të mbyllen komentet për këtë shkrim pasi nuk ka çfarë të komentojmë, është mëse brilant. Të lihet vetëm opsioni i laikeve.
E neveritshme gjendja psiqike e shqipove të sotëm. Në periudhat para 1990 krojet shiheshin si qendra shoqërore, qendra kulture, qendra zhvillimi. Para 1944 luftohej si tani për të fituar më shumë, në kurriz të tjetrit (si tani), por kroi shihej i paprivatizueshëm (jo vetëm me ligje). E sot? Shumica e burimeve të ujit, në kundërshtim me ligjet e djeshme e të sotme, janë bërë pronë private, e kanë burgosur ujin në tuba plastikë për përdorim krejt vetiak. Mendoj se as në kohën e shpellave nuk mendohej e veprohej kështu.
Reflektim i nevojshëm për gjendjen e sotme të shqipkarëve dhe Shqipërisë. Jemi armiku i vetes. Këto gjëra tregojnë se demokracia nuk është sistemi i duhur për popullin barbar dhe harbut shqiptar. Prandaj ndofta Enver Hoxha pati të drejtë që na mbajti nën fre dhe në kafaz. Kur do të qytetërohemi ndonjëherë?!
Eshte e kunderta! Vetem demokracia do mund ta fute në binare kete popull, i cili gjate izolimit 45 vjeçar nen diktature, në perpjekjen donkishoteske te saj per te formuar "Njeriun e Ri", krijoi kete model që e qajmë sot. U demtua rende struktura shpirterore e njerzve dhe kjo do kohe te riparohet. Ne nuk mund te behemi apo te jemi ndryshe nga popujt e tjeter te Europes ku duam të bashkohemi. Do kohen e duhur kjo pune, sepse siç thote fjala e urte "më lehte shkaterrohet se ndertohet", kjo gjithmone në kontekstin e struktures se edukates qytetare, e cila fatkeqesisht na mungon.
popull bastard ka 35 vjet qe i hedh mbeturinat ne buze te lumenjve dhe perrenjve
Fiks fare bravo ????
Ke shume te drejte mos irregullone IGLI TARE kur te mbaroje resortin
Zilia është treguesi nr një i njeriut të cekët dhe mbi të gjitha të njeriut zëmërzi dhe shpirtzi. Pikërisht për ca si puna jote është bërë ky shkrim
Krojet kane humbur lirine e tyre...Shkrim sa nostalgjik, i vertete dhe me mesazh ...
O Mero, mos e nxirr me kete Auron Taren se keta qenka te gjithe bytheqire deri ne fund te barkut. Po nuk u dhé post, te bejne qepaze; keta jane ti heshesh ne halé.
Shkrimi qendron plotesisht por,pa rruge zgjidhje.Shqiperia sot nuk ka te mencem per te bere zap te maret.Ne keto 36-vite jemi bere te gjiethe te mare ,sepse nuk duam te zbatojme ligjin.Vetem zbatimi i ligjit mund ta vere ne rrugen e mbare shoqerin tone te shperfytyruar.