Muzeu Arkeologjik i Durrësit, dhe Koleksioni i Durrësit në Beograd

18 Maj 2026, 12:40Blog Auron Tare

D·M·S P(ublio) Clodio P(ublii) f(ilio)Valeriano qui vixit ann(os) VIIIn et Valeriae Secundae matri eius opt(imae) coniugi
quae vixit ann(os) XXXIII P(ublius) Clodius Felic(er) pater infelicissimuset coniux merentissimae posuit Dis Manibus Sacrum

Për Publius Clodius Valerianus, birin e Publius Clodius, i cili jetoi 8 vjet, dhe për Valeria Secunda, nënën e tij, grua e ndershme dhe e shkëlqyer, e cila jetoi 33 vjet.

Publius Clodius Felicer, baba dhe bashkëshort thellësisht i pikëlluar, e ngriti këtë Monument.

Ky epitaf mbresëlënës, i përmendur për herë të parë nga udhëtari i shquar Ciriaco d’Ancona më 1435, ndodhej dikur pranë portës lindore të kështjellës së lashtë të Durrës. Sot nuk ekziston më as porta, e as mbishkrimi i atij babai të pikëlluar për humbjen e familjes së tij. Në katalogun e famshëm të Heidelberg University ai shënohet thjesht si: “i humbur”.

Me shumë gjasa, kjo stele e ardhur nga kohë të largëta qëndroi pranë mureve të Durrësit deri në dhjetorin e vitit 1912, kur pararojat e ushtrisë serbe, që po zbrisnin nga veriu, mbërritën në qytet pasditen e 29 nëntorit.Komandanti i njësisë, Kolonel Branko , pasi ngjiti shkallët e godinës së portit ku valëvitej flamuri shqiptar i sapongritur, e uli atë dhe ngriti flamurin serb.

Në sheshin e kishës ortodokse, mitropoliti grek Jakov, i rrethuar nga një grusht njerëzish, u uroi mirëseardhjen ushtarëve serbë dhe, pas bekimit, ata u vendosën në kazermat osmane të qytetit.Me mbërritjen e ushtrisë mbretërore serbe dhe pushtimin zyrtar të qytetit, u krijua një këshill administrativ. Komandant i qytetit u caktua Koloneli Branko, ndërsa guvernator civil Ivan Ivanishević.

Nuk kishin kaluar veçse pak javë nga pushtimi i Durrësit kur autoritetet serbe me urdherin e mbritur nga Beogradi krijuan një “Këshill të Kërkimeve Arkeologjike”, nën drejtimin e kryetarit të qytetit, Ivan Ivanishević. Megjithëse periudha e pushtimit serb ishte e shkurtër dhe dokumentacioni vendor mbetet i pakët, në arkivin e Muzeut të Beogradit ruhen ende materiale që flasin për gërmimet e kryera nga ushtria serbe në territorin e qytetit antik të Durrësit.

Në një shkrim mjaft informues të studiuesit kosovar Skënder Latifi thuhet se dokumentacioni i asaj periudhe është i mjaftueshëm për identifikimin e gjetjeve arkeologjike të bëra nga ushtria serbe në Durrës.Me sa duket, këto gjetje kanë qenë të rëndësishme, sepse më 26 shkurt 1913 ushtarët serbë ngarkuan në anijen greke “Trifilia” 27 arka me materiale arkeologjike të marra nga muret rrethuese dhe nga vende publike të qytetit.

Arkat me materiale, të përmendura në dokumentacionin e autoriteteve civile serbe të Durrësit dhe të dërguara Muzeut të Beogradit me titullin “Lista e antikuareve të Durrësit”, përmbanin ndër të tjera:

një pllakë varri (stele) me mbishkrim;

dy relieve gladiatorësh romakë;

pllaka mermeri me reliev nimfash;

stele të tjera funerare me mbishkrime;

si dhe objekte të shumta dekorative e funerare.

Në dokumentet e cituara nga Latifi thuhet se në materialin shoqërues, Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Petar Gjurashković, shkruante:“Në marrëveshje me këshilltarët bashkiakë dhe udhëheqjen e Qarkut të Durrësit, është marrë vendimi për të dërguar në Beograd një numër të konsiderueshëm gjetjesh arkeologjike që u gërmuan në muret rrethuese të qytetit të vjetër të Durrësit. Prandaj, ‘Këshilli i Kërkimit të Antikiteteve të Durrësit’ lutet që artefaktet e dërguara të pranohen si dhuratë nga vetë qyteti i Durrësit, por edhe nga ‘bregu serb’, dedikuar atdheut të Serbisë si shenjë e lirisë që solli këtu ushtria e saj fitimtare.”Në të njëjtin raport bëhej e ditur se pritej edhe mbërritja e “ekspertëve” serbë nga Beogradi për të filluar gërmime në Porto Romano.

Nuk ka asnjë dyshim se objektet e dërguara në Muzeun e Beogradit vijnë nga Durrësi. Ato janë të identifikuara qartë, si në listat e dërguesve, ashtu edhe në inventarët e muzeut, ku janë dokumentuar madje edhe me fotografi. Por me largimin e ushtrisë serbe nga Shqipëria në prill 1913, grabitja e trashëgimisë arkeologjike nuk përfundoi. Në kulmin e Luftës së Parë Botërore, gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, botuar në Boston, shkruante se në qershor 1916 fshatarë nga periferia e Durrësit zbuluan një statujë mbresëlënëse.

Ajo iu dha mitropolitit Jakov nga Esat Pasha Toptani, si autoritet vendor i qytetit. Mitropoliti, duke e vlerësuar rëndësinë e saj, e dërgoi menjëherë në Athine.Gazeta shkruante me keqardhje për grabitjen e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe bënte thirrje për ndalimin e saj.

E gjithë kjo histori m’u kujtua kur pashë pamjet e hapjes së Muzeut Arkeologjik të Durrësit para disa javësh. Një ngjarje e rëndësishme, pa dyshim. Por një muze i tillë nuk mund të konsiderohet i plotë pa një përpjekje serioze të shtetit shqiptar për rikthimin e objekteve të humbura, të grabitura apo të transferuara jashtë vendit gjatë pushtimeve. Koleksioni i Durrësit në muzeun e Beogradit është i dokumentuar qartë.

Një vit më parë, në kuadër të identifikimit të këtij koleksioni, iu drejtova me një letër Muzeut të Popullit në Beograd, Eforisë së Athinës per vend ndodhjen e Statujes se derguar nga metropoliti Jakov si dhe Ministrisë sonë të Kulturës ne lidhje me njohurine dhe identifikimine Koleksionit te Durresit ne Beograd.

Muzeu i Beogradit nuk u përgjigj. Eforia e Athinës u përgjigj brenda tri ditësh, me korrektesë të plotë. Ministrisë sonë të Kulturës iu deshën dy javë.Ajo që të trishton më shumë në këtë histori nuk është heshtja e autoriteteve serbe, në një farë mënyre e pritshme por plogështia e burokracisë shqiptare, e cila jo vetëm nuk duket se ka një strategji për çështje të tilla, por shpesh as vullnetin për t’u marrë me to.

Per skeptiket mund tu them se në 2000 ne Butrint u rikthye busti i perandoreshës Livia Drusilla, i vjedhur në vitin 1992 dhe i identifikuar më pas në New York City. Në vitin 2002 u kthyen nga Greqia bustet e Marcus Vipsanius Agrippa, Augustus dhe Herkulanias, falë përpjekjeve të ministres Arta Dade. Po ashtu u kthye edhe statuja e Asklepit nga Rome

falë angazhimit të Igli Tare dhe Lorik Canajt.
Janë me qindra objekte të trashëgimisë sonë arkeologjike në muze e koleksione europiane, të cilat nëse do të kishte vullnet institucional mund të kërkoheshin përmes instrumenteve ligjore ndërkombëtare dhe konventave të UNESCO.Mjafton të imagjinohet një bashkëpunim serioz mes Ministrisë së Kulturës, diplomacisë shqiptare dhe institucioneve të drejtësisë për identifikimin dhe rikthimin e këtyre pasurive.

Me shpresën që kjo thirrje publike të dëgjohet, mund t’i sugjerohet Ministrisë së Kulturës se Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të mbetet i paplotë pa rikthimin e Koleksionit të Durrësit nga Beogradi. Do të ishte një akt dinjiteti kulturor që shteti shqiptar të kërkonte zyrtarisht kthimin e këtyre objekteve në vendin e tyre.

Nuk ka asnje arsye qe Stela e atij babai të pikëlluar për humbjen e fëmijës së tij e cila për më shumë se 1500 vjet qëndroi në muret antike të Durrësit sot te ekspozohet me krenari në Muzeumin e Popullit ne Beograd me shënimin, “sjellë nga Durrësi”.

6 Komente

  1. G
    Gjergj Fishta I riu

    Esati ka vepruar mire. Munde ta akuzoshe si per Shkoderen se vrau Hasan Riza Pashen (vrare nga sherbimet sekrete serbe per t'i ngatrruar turq e shqiptare qe koha i gjeti ne nje llogore) e pastaj shiti Shkodren por serbet nuk e pranuan se sa dha urdher Europa e rikthyen e nuk e dime ne ja kerkuan parat e 'shitjes' Esatit. Nuk dime gje a ka marrur para per kete statujen qe ja paska dhene grekut. E keshtu sherbimet antishqiptare te Jugut, te kohes se vjeter dhe te re vazhdojne me Esatin e çfajsojne serbet e greket per qellimet shoviniste neper shekuj e me breza kunder shqiptareve. Esat Pasha ju hapi portat ushtrise serbe qe te mos e realizonin perleshjen me austriak ne Fushe-Kosove. Pastaj, se sa mire e kaluan serbet neper Shqiperi e japin statistikat e se fundi ju mori floririne qe ja kishin rrembyer ne Shkoder tregtaret serbe e malazes. Thone qe ju dha dhe do gure varresh ne shpine kur i percolli ne Durres dhe vu bashkangjite per Selanik per te vertetuar se ne shqiptaret ndahemi me grek, turq e serbe ne Selanik. Por edhe kasaforten kur ja moren kur e vrau Avni Rustemi komunistet thonin se ishin dokumentet se e kishte shitur Shqiperine e serbet donin t'i fshihnin ta shpetonin 'tradhtarin' e vrare nga Jugaret kur ne ate kasafort qe e administronte agjenti serbe me pseudonimin Pashk Ishte shuma qe i detyrohej Serbia me firmen e Pashiqit per ndihmen qe ju kishte dhene ne pritjen t'i shpetoje nga austriaket neper token shqiptare. Lavdi Burrit te luftave dhe politikanit te paarritshem Esat Pashe Toptani. Lavdi burrit shqipetar qe i shkoi ne zyre Prince Vidit dhe i tha: firmos urdherin te sulmojme e marrim dy vilajatet e jugu ndryshe dorzo kuroren. Te gjithe guret me mbishkrime latine e greke munde te jua shitni apo jepni Romes e Greqise e ta pastrojme token ilire nga kolonizatoret fqinje. Kjo asht Shqiperia dhe token e saj fatmirsisht e zoterojme NE, iliro-shqiptaret qe mundem te mbijetojme midis Perandorise Latine, Ortodoksizmes asimiluese greke dhe ekspasionit te Perandorise sllavo-serbe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Despoti

      "NE Iliro-shqiptaret qe mundem te mbijetojme midis Perandorise Latine, Ortodoksizmes asimiluese greke dhe ekspansionit te Perandorise sllavo-serbe", uffff po ate Otomane ku e ke more turkosperme? He u shkerdhefsha rracen tuaj te selcukut turk qe na dolet "Iliro-shqiptare" he rrace bastardi

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shahin

        O Despot, ate perandorine Otomane e kemi brenda dhe jane bektashinjte e Naim Frasherit qe do ju njohim shtetin bektashi ne Tiran sepse ata i kane lene dhe vulen e fundit te emrit Shqiperi (Shqeperi = eshkazhit e shqepes, apo jugarçe shqopes). Ndaj reflekto e qetsou. Fishta i ri flete/Por nuk e cenon lidhjen qe vrete/ E na hedhe ne erë//Si te mos kishim qene asnjehere/

        Përgjigjjuni
    2. n
      nga vilajeti ne vilajet

      Zoti Tare, ben te paditurin grotesk, qe kete vend e kane ripushtuar arabo-turqit me ndihmen e bastardeve vendas rami dhe sali dhe hordhive te tyre.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zyrtari I Mjnistrisë

        .......Ajo që të trishton është plogështia e burokracisë shqiptare, e cila jo vetëm nuk duket se ka një strategji për çështje të tilla, por shpesh as vullnetin për tu marë me to......... . Dhe ne zyrtarët apo punonjësit e ministrisë së Kulturës, rrimë para kompjuterëve në zyrat tona, dhe bisedojmë me njeri tjetrin...... . Rri mer atë rrogë që të kanë caktuar dhe mos e vra mendjen për asgjë....Sot je, nesër nuk je në punë..... . Dhe po u more me çështjet e gjetjeve arkeologjike të shpërndara nëpër botë!? Çfarë fitove? Rrogën ke, sikur ndejte gjithë ditën në zyrë, sikur lëviz andej këndej..... . Ministri ( ministrja) nuk e di ku është për vete.... . Nesër bën një mbledhje qeverie Edi Rama, dhe thotë që nga sot, ministër I kulturës është filani....... Rri aty, mer rrogën, derisa të rregullojë punët në Berlin, Paris, Romë, Londër, Athinë, Madrid, apo vendet Balltike, Rama, se kur të mbaroj andej, do të kthehet në Shqipëri për të vënë administratën në punë, siç ka premtuar që do ta bëjë se s'bën, qysh në vitin 2013.... . Por nuk ka pasur kohë. Një ditë do ta bëjë reformimin e administratës, sepse e ka përsëritur këtë zotim edhe në 2015, 2017, 2019, 2021, 2023, 2025..... . Kështuqë mer atë rrogë, sepse një ditë do ikim nga ministria, sepse Rama atë që thotë e bën. Mbase e bën më 2029, por që e bën e bën.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Five company

          E para - JO, JO, JO, nuk ishte ne 29 Nandor ishte ma 3 Nandor... E dyta - Po shka po tymos ne air moj burrneshe, Ti po thu qe Edi ka shkue nat' gjith hajnite e Evrops me u detoksifikue, kaq shum asht helmue Edi??! E treta - Packa, se Edi asht bir "guraxhiu", a m' kupton, boni Nan Shpyp -Nijen per me ngarkue valixhet me gurra ose si ia bon Edi me nga nje steakea, apo stelae ... Apo i gjujna me gurra do bash hajnite, se boll n'kan helmue

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje