Në stilin politik të Berishës ka qenë e njohur aftësia për të përtypur kur është ndjerë i dobët për të goditur. Kështu ndodhi edhe pas vitit 2022, kur shumë prej atyre që sot i rrinë pranë e trajtonin si barrë dhe si simbol të një epoke që duhej lënë pas.
Disa prej tyre u shfaqën në publik dhe tek diplomatët perëndimorë si “kritikë parimorë” të Berishës, si njerëz që po sfidonin modelin e vjetër politik në emër të domosdoshmërisë për alternativë.
Pra, në atë kohë, deklaratat tingëllonin si rebelim. Si shkëputje përfundimtare nga trashëgimia politike e Berishës. Flitej për standarde të reja, për hapje partie, për fundin e kultit të individit.
Në studio televizive dhe në korridore parlamenti, shumë silleshin sikur po mbyllnin një epokë.
Ndërsa ata flisnin, Berisha përtypte edhe akuzat, edhe ironitë, deri edhe deklaratat dhe premtimet solemne se “ne do ikim, po u kthye ai”.
Berisha në atë kohë nuk reagonte ndaj kritikave. Pothuajse nuk harxhonte fare energji për çfarë i thoshin në publik apo në zyra të mbyllura. Dukej sikur e kishte kuptuar se beteja e vërtetë nuk ishte televizive. Ishte institucionale. Fillimisht duhej vula. Duhej grupi parlamentar. Duhej kontrolli politik i partisë.
Dhe për këtë arsye ai përtypte gjithçka. Por ndërsa toleronte, sikurse edhe po duket, ai nuk kishte ndërmend të harronte.
Dhe sot edhe pse është i saksionuar ndërkombtarisht, i ndjekur penalisht dhe i mundur elektoralisht ai kandidon pa rival dhe askush, nga kritikët e djeshëm, nuk guxon të flasë.
Kuptohet që Berisha i kishte të gjitha mundësitë të gjente një kukull në dispozicion për të kandiduar. Por, ndërhyrja brutale për të mos patur garë duket se për Berishën po shijon pa masë. Kjo sepse po sheh të poshtëruar ata që dikur premtonin largim nëse Berisha do të kishte rikthim.
Pra, kjo është edhe ironia më e fortë e momentit politik brenda opozitës. Berisha po rikthehet pa garë dhe ish-kritikët janë fshehur dhe nuk dihet se ku janë. Heshtja e tyre po zbulon se pas gjithë asaj retorike të mëparshme morale fshiheshin vetëm llogari personale. Pra, e thënë më troç, po del qartë se kritika nuk kishte lidhje me parime, por thjesht me llogari për karrige.
Në fund, ndoshta kjo është kënaqësia më e madhe politike për Berishën. Jo rikthimi në krye të partisë, jo kandidimi pa rival, por fakti që ata që dikur e shpallnin si alternativë të konsumuar, sot rrinë përballë tij të mbaruar.
Mbas ketij shkrimi, po të Isha si Gaz Bardhi, do vrisja veten. Ore, Berishën e njohim të gjithë. Nuk habitat njeri me Berishën. Atij bravo i qoftë që i turperon të gjithë zvarranikët në PD. Por unë habitem per tjetër gjë. Deri ku mund të ulë njeriu dinjitetin e tij, vetem e vetem per një pozite partiake. Njeriu mund të humbasë shumë gjera në jetë, por kurrë respektin per veteveten.
Gaz majmuni pederast thuaj e jo bardhi se ai eshte i zi nga shpirti dhe idete.... Ky me pamje majmuni me lesh bunkerizoi shqupin per tu mbrojtur nga hordhite e kriminelit sali ose nga babi zenit,haneme tabaku qe rrinte pas porte drodhi belin si stergjyshja saj ne kohe te turqis qe ishte cingije dhe trim mbi trima salianji grides rrinte me shkop gati te godiste babin e zenit qe bridhte me k/gaz buze lanes si nje figure qesharake
Vilant , edhe pse narrativa jote duket e paketuar me ironi e sarkazme , prape eufemike ka mbetur , sepse edhe gjuha e drejteperdrejte per kete tife zagaresh , qe ti I Quan , me ironi , parimor , nuk Ben ndonje ndonje coc efekt ... ( Tufe )
Respekte për komentin, sidomos për fjalinë e fundit! Sigurisht që kjo shprehje vlen për njerëzit me dinjitet, por jo për karavidhet (disa prej tyre) të shportës së politikanëve shqiptarë në gjithë spektrin e saj. Në vijim, përveç Bardhës, komentit do t'i shtoja Gjekën e markajve dhe gjithë trupën tjetër që me rastin e datlindjes së 'non grata'-s, kërcenin "Vallen e Tropojës", ku shquhej sidomos përdredhja e belit nga skilja Tabake, alias 'Nafija' e dybekut.
Ka ardh koha me i nxjerre jashte lojes si Pd edhe Ramen!!!
Berisha nuk ka respekt per asnje ketu. Berisha ka vetem nje mision ne jeten e tij: - Poshterimin e Shqiperise
Parimori belind evgjiti qe vetem parim nuk ka e ka shkatarrue qat parti nga fund e krye, me manipulimet e tij arriti jo vetem te pervetsoi pasuri cdo zgjedhje pas zgjedhje por dhe ka marr n'qaf gjithe demokratet e ri. Duke bllokue nga zeri lire i Ervin Salianjit e deri tek Gaz bardhi qe se paku ka tregue profesionalizem. Ky belind faqezi duhet te kishte pergjegjesi per humbjen 60 mij vota ne tirane dhe jo me na tregue se cmund te fitoj ai neper zgjedhje tek bizneset
Duhet ta heqin urgjentisht ate parrullen shqiperis i dalim zot se eshte turp kush e shikon. Per çfar ti dalin zot keta monstra shqiperis per ta vjedhur, per ta vrare, per ta baltosur a per çfar??????????????????????
Shoku Sali Berisha vazhdon te shkaterroje te djathten sipas urdherova te shokut Ramiz e xha Sulos!Prona ende vidhet sipas ligjeve te vendosura nga shoku Sali!Pensionet ende llogariten sipas ligjeve te shokut Sali!
Po Bela a e mbaroi shkollen e mesme!?
Sekti famekeq i deputeteve te PeDe asht drejt shkaterrimit total!
Vetem slogan per kriminelin nuk eshte!!!!!!!!!! Ti dali zot shqiperis. Per çfar ti dalin zot keta monstra per ta vjedhur, per ta shkaterruar apo per ta vrare???????????????
Berisha DHE parimoret e drejtesise si Edvini e rilindja!!!
Berisha e do partine per hallet personale.Nje largim i tij nga drejtimi e dobeson ate dhe i jep kurajo SPAK te veproje,keshtu qe ai do ta mbaje me te gjitha forcat deri ne vdekje.Mjere demokratet e thjeshte qe vazhdojne ta mbeshtesin.
Vetem parime nuk njeh Saliu.Kurse bardha njeh vetem mbrarime....