Kur thashethemet për Macron fshijnë kufirin mes gazetarisë dhe spektaklit

16 Maj 2026, 12:40Blog TEMA
Kur thashethemet për Macron fshijnë kufirin mes gazetarisë dhe

Nga Ardiana Faja*

Ka disa gjëra që një shoqëri serioze nuk duhet t’i normalizojë kurrë. Dhe një prej tyre është transformimi i thashethemeve në “informacion”, vetëm sepse ato përfshijnë pushtetin, seksin dhe famën.

Prej vitit 2024, në qarqet mediatike dhe politike qarkullon një histori që përfshin Presidentin Emmanuel Macron dhe një aktore të njohur iraniane Golshifteh Farahani. Një histori që, sipas shumë vetëve, “e dinë të gjithë”: gazetarë, redaksi, darka mondane, korridore pushteti. Të gjithë kanë dëgjuar versionin e tyre, me “burime të forta”, me detaje të supozuara precize, me rrëfime të tipit “e kam nga dikush që njeh dikë”.

Dhe megjithatë, asnjë media serioze nuk e ka publikuar si fakt të verifikuar.

Pse? Sepse gazetaria nuk bëhet me thashetheme.

A ka mesazhe?
A ka dëshmi direkte?
A ka fotografi?
A ka prova konkrete?
A ka ndonjë skenë reale që mund të dokumentohet, e jo histori të ricikluara nga rrjetet sociale dhe bisedat private?

Në një moment madje u përfol edhe ideja absurde se incidenti i famshëm i Hanoit — “shuplaka” që ndezi rrjetet sociale — lidhej me një mesazh të gjetur në një telefon. Por kush e tregon këtë histori? Kush ndodhej realisht në avion? Një truprojë? Një anëtar i ekuipazhit? Një këshilltar presidencial?

Dhe mbi të gjitha: kush mund ta besojë seriozisht që presidenti më i kontrolluar dhe më i izoluar mediatikisht i Republikës së Pestë franceze do të kishte një rreth kaq të depërtueshëm, ku çdo sekret rrjedh nëpër darka mondane?

Pikërisht kjo e bën të gjithë këtë histori edhe më groteske.

Por problemi i vërtetë nuk është vetëm ky rast. Problemi është degradimi i përgjithshëm i debatit publik dhe shndërrimi i gazetarisë në industri insinuatash.

Për dekada, ekzistonte një barrierë e fortë në media: respekti për jetën private dhe refuzimi për të “parë nga vrima e çelësit”. Edhe kundërshtarët politikë e dinin se ekzistonte një kufi që nuk duhej kaluar. Sot, kjo barrierë po shembet gradualisht nën presionin e rrjeteve sociale dhe kulturës së spektaklit.

Në vend të fakteve, kemi insinuata.
Në vend të hetimit serioz, kemi skenarë.
Në vend të informacionit, kemi voyeurizëm politik.

Dhe në mes të kësaj vale, edhe Brigitte Macron ka qenë objekt i një brutaliteti publik të rrallë: sulme për pamjen e saj, për moshën, për martesën e saj me presidentin, madje edhe teori konspirative absurde mbi “gjininë” e saj. Një degradim që thotë shumë për epokën ku jetojmë.

Madje disa shkojnë edhe më larg, duke pretenduar se librat apo “zbulimet” që qarkullojnë në prapaskenë janë pjesë e luftërave të brendshme të pushtetit, hakmarrje personale apo operacione politike të maskuara si gazetari. Kjo e bën kufirin mes informacionit, propagandës dhe spektaklit edhe më të paqartë.

Dhe kjo është ndoshta pjesa më shqetësuese e gjithë historisë: normalizimi i baltës.

Sepse sapo pranohet ideja që çdo thashethem mund të publikohet, çdo kufi bie. Nesër mund të shkruhen libra dhe “skandale” për këdo. Për çdo figurë publike. Për çdo kundërshtar politik. Për çdo person që duhet diskredituar.

Mjafton një “burim anonim”.
Mjafton një screenshot pa origjinë.
Mjafton një histori e përsëritur mjaftueshëm herë në rrjetet sociale.

Në fund, pyetja reale nuk është nëse këto histori janë të vërteta apo jo. Pyetja reale është shumë më e madhe: çfarë lloj gazetarie duam? Një gazetari që kërkon të vërtetën apo një industri balte që jeton nga voyeurizmi, insinuatat dhe spektakli?

Dhe ky është ndoshta problemi më i madh i kohës sonë: politika po shndërrohet në reality show, ndërsa gazetaria po humbet funksionin e saj themelor — kërkimin e së vërtetës.

*Lektore e gjeopolitikës në Akademinë e Grenoble ( France), zëvendës - présidente e House of Europe Drôme/Ardèche

14 Komente

  1. A
    Ana

    E shkruan bukur: Por kur keto pyetje te Medha, shtrohen dhe nuk kane pergjigje ne France, cfare presim ne , ne Shqiperine tone me "media te shqyer, a me fal , te hapur????????

    Përgjigjjuni
    1. T
      TR

      E verteta eshte se per gjelin e Frances nuk eshte as hera e pare as e fundit qe shpifin. Nje here u perhapen shpifje nga mediat ruse sikur gjasme Macron kishte nje qese me droge ne tavolinen e trenit rruges per ne Ukraine, kur ne fakt ishte thjesht nje shami e bardhe. Nje here tjeter krijuan video te tij me inteligjence artiticiale. Edhe vet Trump thote histori per Macronin qe nuk jane te verteta. Tani vetem budallenjte u besojne historive te tilla. Se qarkullojne thashetheme nuk do te thote se publiku i beson. Sa me i njohur te jete lideri, aq me shume thashetheme dhe sajesa krijohen. Dhe me sa kam pare, publiku francez nuk ka asnje interes per perralla te tilla por i intereson vetem puna, rrogat, pensionet etj etj.

      Përgjigjjuni
      1. X
        XxX

        @Ana. Po ti krahason mediat tona me Francen? Per Makaronin flet gjithe bota. Normal qe do kete edhe shpifje. Kurse mediat tona jane megafoni i te gjatit. Po krahason dy bote te kunderta qe s'kane asnje lidhje me njera ej

        Përgjigjjuni
        1. U
          Ujaaa

          U be hataja se hengri nje dacke a te shtyre ky hundperpjeti. U dashka shpjegim pse? Kenaquni qe e mori.

          Përgjigjjuni
        2. l
          labi doktori

          Lere mesuesen dhe maman rehat ,cdo njeriu i takon te kete pasardhes

          Përgjigjjuni
          1. 1
            123

            Më shumë e keni raportuar juve këtë sajesë se mediat franceze. Atje u sqarua që janë shpifje kot dhe iku mbaroi puna. Për Macronin mediat sociale të botës sajojnë nga 10 shpifje në ditë.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jooooooo

              Nuk e beson njeri ne bote qe ky kendezi mendjemadh ka lene plaken e tij per kete iranianen. Mos kini merak.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pam

                Sa mire qe ja beri me ate dacken plaka. Pam. Gjynah qe ska force t'ja jepte nje me te madhe qe ta degjonte gjithe aeroporti e te na behej zemra mal.

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jkh

                  Dy zagarët ekspertë Vlad Putana e Rusisë ose Trapi i Ameriqes, duhet t'i dërgojnë damës mbi taka Brixhid Bardo, ndonjë foto montazh ose mesazhe të rreme të këlyshit të saj me ndonjë femër tjeter, që të nxehet dama e ta ngrejë prapë dackën e thatë e t'i bjerë që t'i prishë modelin e flokëve duke dalë nga avioni.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tuti

                    Eshte mesuar gjeli i Frances me thashetheme. Nuk i bejne pershtypje. I kane thene homo, biseksual e tani don zhuan grash. Mezi po pret emrin e ardhshem qe te gajaset prape.

                    Përgjigjjuni
                    1. ?
                      ?

                      Po i qani hallit frengut te kapardisur se sulmohet nga gazetat? Pse fut hundet gjithandej nga Ukraina ne Iran?

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Moni

                        Ore po nuk e keni sqaruar. Po e perkedhelte apo po e shtynte apo ja futi me dacke. Me aq fuqi sa ka plaka, nuk kane asnje ndryshim nga njera tjetra.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tomorri

                          Mbaja ore duart asaj purtekes tende plake. Po deshi te fus me shpulle thuaji ta fus nje te mire tamam nga ato qe kercasin. Mos te ngreje gishtat kot si dirigjent.

                          Përgjigjjuni
                          1. C
                            Ciu

                            U sikletos nga thashethemet kaposhi i Frances?

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje