Republika brenda republikës

15 Maj 2026, 10:15Blog Nga Ylli Manjani

Nuk ka krizë më të madhe në një republikë sesa momenti kur drejtësia pushon së qeni pushtet kushtetues dhe shndërrohet në një rend paralel.

Pikërisht këtë kemi ndërtuar në Kushtetutën e 2016-ës. Jo një sistem drejtësie që balancon pushtetet, por një arkitekturë që e ka nxjerrë veten jashtë balancës kushtetuese. Një republikë brenda republikës.

Në emër të luftës kundër korrupsionit, Kushtetuta u mbush me mekanizma të posaçëm, struktura të posaçme, prokurorë të posaçëm, gjykata të posaçme dhe organe qeverisëse të posaçme. Por “e posaçmja”, që në çdo demokraci serioze duhet të jetë përjashtim i përkohshëm, tek ne u ngrirë si normalitet i përhershëm. Kjo është devijimi themelor i një republike kushtetuese.

Një gjë është të krijosh instrumente të jashtëzakonshme për situata të jashtëzakonshme dhe, krejt tjetër është të institucionalizosh përjetësisht përjashtimin. Në atë moment, republika deformohet. Dhe ne pikërisht aty kemi mbërritur.

Kemi një sistem ku prokuroria e posaçme nuk kontrollohet realisht nga askush. Gjykatat e posaçme, të ndërtuara teorikisht si filtër kushtetues i akuzës, në praktikë por eehe për shkak të ligjeve të posaçme, shpesh sillen si zgjatim procedural i Spak/prokurorisë.

Prokurorët e posaçëm janë kthyer në qendrën gravitacionale të sistemit penal. Ata hetojnë, orientojnë narrativën publike, diktojnë ritmin politik dhe prodhojnë frikë institucionale, ndërkohë që përgjegjësia mbetet jetim. Ata nuk përgjigjen para askujt.

Kjo është arsyeja pse lindi sentenca “Republika e SPAK”. Jo si slogan propagandistik, por si perceptim i krijuar nga vetë arkitektura kushtetuese. Sepse kur një institucion grumbullon pushtet pa mekanizma realë kontrolli, republika fillon të duket si shtojcë e tij.

Këtu del në pah një nga dështimet më serioze të reformës: KLP-ja.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk qeveris prokurorinë. E çorienton atë. Nuk ka lidhje organike me jetën reale të institucionit të akuzës. Nuk drejton punën hetimore, nuk mban përgjegjësi për dështimet spektakolare, nuk garanton unitet funksional dhe as disiplinë profesionale. Është një organ burokratik që prodhon procedura, por jo drejtim.

Në teori u mendua si garanci kundër kapjes politike. Në praktikë prodhoi një prokurori pa kokë. Një organizëm ku askush nuk drejton realisht dhe askush nuk përgjigjet realisht.

Politika e personelit është bërë lëmsh. Emërimet, lëvizjet, karrierat dhe përgjegjësitë nuk lidhen me eficiencën funksionale të institucionit.

Ndërkohë, vetë KLP nuk mban asnjë barrë për kaosin procedural, zvarritjet, standardet e dyfishta apo mungesën e koherencës në ndjekjen penale.

Një prokurori serioze nuk funksionon si forum horizontal pa autoritet. Prokuroria funksionon si një klinikë e mirë ku mjekët mësojnë, koordinohen dhe disiplinohen rreth autoritetit profesional të atij që ka më shumë përvojë dhe përgjegjësi.

Pikërisht kështu funksionojnë sistemet e shëndetshme të akuzës publike në botë.

Prokuroria duhet të ketë drejtim. Duhet të ketë hierarki funksionale.

Duhet të ketë përgjegjësi të identifikueshme.

Prandaj, nëse ka një reformë që duhet bërë urgjentisht, ajo është rikthimi i prokurorisë nën drejtimin real të Prokurorit të Përgjithshëm. Prokuroria e Përgjithshme duhet të jetë qendra e politikës penale të shtetit dhe jo një zyrë ceremoniale që sheh nga larg fragmentimin e sistemit.

Prokurorët në rrethe duhet të drejtohen nga drejtues me përvojë reale profesionale dhe të jenë pjesë e një zinxhiri të qartë përgjegjësie.

Udhëzimet e Prokurorit të Përgjithshëm duhet të jenë detyruese, jo sugjerime akademike pa efekt praktik. Vetëm kështu mund të ketë standard unik, disiplinë funksionale dhe politikë personeli me logjikë shtetërore.

Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi idenë se askush nuk i bindet askujt. Kjo nuk është pavarësi. Është papërgjegjshmëri. Fjala vjen, kush i kërkon hesap prokurorit të posaçëm që në sallë gjyqi tallet me të drejtat e të pandehurit dhe me vetë autoritetin e gjykatës duke thënë se "GJKKO është hotel me 5 yje"?!

Një republikë demokratike nuk ka nevojë për prokurorë pa kontroll. Ka nevojë për prokurorë të pavarur, por edhe të përgjegjshëm. Ka nevojë për gjykata të forta, por jo për kasta të paprekshme. Ka nevojë për drejtësi që i shërben republikës, jo për republikë që rrotullohet rreth drejtësisë.

Kështu siç është ndërtuar sot, sistemi nuk prodhon ekuilibër. Prodhon frikë, konfuzion institucional dhe pushtet pa përgjegjësi.

Dhe çdo pushtet pa përgjegjësi, herët a vonë, deformon republikën.

 

31 Komente

  1. X
    X

    Një bravo të madhe Ylli për këtë analizë brilante.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire __***__***_____Straits

      O Ydhi.........po mire , Reforma ne Drejtesi bashke me organet e saj , ka shume vite ne funksionim , pse nuk e bere kete artikull me pare , p.sh kur filluan te binin ne rrjete ata peshqit e vegjel , qe ishin politikane por per te cilet nuk e rruante njeri (perfshire ty)....por tani qe ra ndonje peshk i madh , ashtu si "peshkaqeni Lali" , ti menjehere kerkon qe te griset rrjeta qe te dale ky "i pafajshmi"...dhe pastaj sigurisht ti do besh ndonje artikull qe rrjeta te qepet perseri....dhe gjithashtu te vihet ndonje filter ne gryke te rrjetes qe keto "gabime trashanike" si ajo me Lalin te mos ndodhin me !!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. l
        laureta

        o dire merr frym o burr se do ti japi leket flori beles nfund te mujit edhe po bere nje koment pushim

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dardan

          Pushteti dhe sistemi i Drejtesise nuk ka detyre te balancoje pushtetet, pasi ky atribut ne nje Republike Demokratike i perket Presidentit te zgjedhur nga populli dhe nuk merret me Tenderat e Kryeministrave hajdute Surrelit e kriminele te Vicidolit.

          Përgjigjjuni
        2. k
          kureshtari

          O Dire leri komentet,shko e haja gamorit,të del më mirë.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Diareja qe paguhet nga sali vuku

            Shko ruaj gruan thuaj se e shpartalloi muli

            Përgjigjjuni
          2. A
            Argita pr dr e Olsi spakut.

            Nadire! Duhet qe ne te clirohemi nga Spaku . Spaku eshte plotesisht i paguar me parat e Bosseve te Droges qe punojne per nongraden.Dite per dite behen me mijera te varur nga droga ne shqiperi dhe BE.Spak zvarrit cdo gje qellimisht ne favor te Sali nongeates.USA e bllokoi se paraqit rrezik ne vendin e tyre,mirpo Spaku ska interes te mbroje Ligjin por te perfitoje nga parat i krimit.Ne duhet perdite te njoftojme DASH se SPAKU duke u korruptuar nga Monstra nongrata nuk ka ndermend ti afrohet e Jo te hetoje Nongraten. Nuk shqiptare qe nuk i njeh krimet Monstruose te Saliut vetem Spak si njeh.Spak peshtyne Code dite shqiptaret ne fytyre.

            Përgjigjjuni
            1. P
              P S E ?

              Dire Strajt , duket se te ka hy vedi ne qef dhe nuk di cfar flet ! Jo kushdo ka aftesine mendore dhe njohurit e duhura teorike e praktike per te dhene mendime per gjithecka qe diskutohet ! Gabime te tilla mund te beje vetem nje adoleshent i ceket dhe i pa formuar ! Edhe pose cdo njeri ka menyren e tij te te arsyetuarit , do te ishte mire qe ta shikoje dhe nje here veten me sy kritik . Kerkoj ndjese per sugjerimin , ne se nuk leviz dpt nga `istikami` si puna e atyre qe nuk lene dot duhanin .

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nako.

                Ky apo kjo dire,çfar palaço është,që në fakt qënka një qen bir qeni që sja gjen shokun,se si duket edhe nënën edhe babain i ka zagar.

                Përgjigjjuni
              2. E
                Edhe pak e do cekim fundin e humneres

                Republika e Spakut po shkateron Republiken e Shqiperise!

                Përgjigjjuni
              3. T
                Ton

                Kulmi. Ky ka qene minister drejtesie kur u be reforma. Numri 2 i reformes mbase 3 shi. O Manjan qe je i paafte e nuk fiton gjyqe nuk ta ka fajin reforma. Nje pyetje kam. Pse nuk shqetesohesh e nuk flet kurre qe mungojne gjyqtaret e ti nuk e kishe parashikuar fare qe dosjet do beheshin kapice e gjyqet do shkonin 10 vite.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vëzhgimi

                  O Ton kari, kur u bë reforma Ylli Manjani kishte dy vjet që nuk ishte ministër drejtësie .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Reforma u miratua ne 2016. Ku ishte Ylli ?

                    Përgjigjjuni
                2. C
                  Cfurku

                  Kur shkuan emisarët e pare në Afrike ju than vendasve të falen mbi biblën sy mbyllur. Kur hapën sytë Afrikanët, ju kishte mbetur bibla në dorë se tokën ua muarën emisarët. Edhe kjo e "reja" është si kulla e Pizës nuk bie,se nuk di nga cila anë të bjerë.

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Go West

                    Shkrimi ngre nje problem te drejte, veçanerisht kur ndodhe edhe te jene zgjedhur me "mik". Prokuroret e SPAK jane kthyer ne shtet brenda shtetit. Por thika ka dy presa. Eshte fakt qe te votuarit tane mbas viteve 90, nuk dua te komentoj per Nexhmien dhe Ramizin, kane qene shkaterruesit e djerses dhe mundit te dy gjeneratave te shqiptareve, qe punuan e sakrifikuan, nuk moren asgje dhe ne fund pane qe gjithçka u zerua nga nje kriminel i pa fytyre si Berisha, nga nje pijanec i papergjegjshen si Nano, nga nje hajdut i paskrupullt se Iliri dhe tani nje Edi Rame qe i dukemi miza, na i nge kullat te dritarja e shet pasurite kombetare pa ju thene asnje fjale te zoterve te pronave, shqiptareve. Tani me te drejte ju thoni se dadoprokuroret nuk mund te jene jashte çdo kontrolli, ok, po Ramen, Berishen e tj dini ndonje institucione qe mundet ti kontrolloje?

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Linza

                      Mendimi im per Go West: Rama dhe Berisha ne nje fare menyre kontrollohen çdo 4 vjet nga populli kur behen votime per parlamentin. Edhe kur behen zgjedje lokale. Kurse drejtesine e lane pa kontroll ne duart e njerezve me te papergjegjshem pa dhene llogari askund!

                      Përgjigjjuni
                    2. M
                      Mara emigrante ne Itali

                      Suksese Ylli Manjani per analizen brilante.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Neri

                        Ne pergjithesi nuk jam dakort me Manjanin, por per kete shkrim nuk kemi cfare te themi. Populli thote "Kije inat, por jepi hakun". Per mua nder analizat me brilante te tijat. Bravo.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Haka Tekizoti

                          Është monarki brenda republikës.

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Kuptoni themelet

                            Keto qe shkruan z. Ylli MANJANI duhet te shnderrohen ne nje iniciative parlamentare per rishikim ligji dhe madje edhe Kushtetute. Ne te kunderten, Shqiperia do te vuaje nje shtet mbi shtetin. Krijesa qe quhet "Prokurori" eshte kthyer kundër krijuesit qe quhet "Kuvend"!

                            Përgjigjjuni
                            1. N
                              Nje i Moshuar

                              Mire e ka Ylli kete analize qe ben , eshte shume vone , kane kaluar 35 vjet me kete lloje katraure ???? Duhet vajtur edhe njehere tek viti fam-keq 1990-ta te behen LIGJET nga e para , me e keqja eshte se nuk kemi me profesioniste te dikureshem , keta sot jane pjella e argita berishes , i ka paisur me dipllome te nivelit te larte me bindjen e babes se vet te nje krimineli ? Hajde te kam Rixha o Ylli ta ndreqesh kete pune ? Po nuk u var saliu , nuk ndreqet asgje , te tjeret varen vete !

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gaetano

                                Kur dicka e thene eshte thjeshte llogjike, tek ne funksionon si tundja e kokes, qe e tundim ne krah te kundert perballe te drejtes. Popull qe nuk kuptohemi, keq kur laveri na dha bar, keq tashme qe as bar nuk prodhojme dot vete, por buzqeshim kur dikush na thote, do hani bar more cyryker. Tashme na duket drejtesia, sikur po shkohet ne interviste per vize te ambasada amerikane. Hyne e dalin… dhe ??? Sala ne frengjine e hijes se tij I denuar te eci ne rruge sikur te jete ne kulle, shohim mehdiun qe shtyn gjygjet ne saj te mengjesit te lutjeve. Me te drejte thote manjani dicka, ketu tek ne eshte bere m…ti mullar, dhe mizat rrine siper nesh. Sepse jemi ushqim per ta. Politike, drejtesi, rend e ushtri. Popull pa nje gjeneral te vertete ushtrie, po vejme duart ne cica krenar, sepse dje doli Luis ejli, sot ne fermen me goca e cuna kafshe, doli mjelese e llogjikes sone, Moza. Dikur rrugeve te cante era e lules Mimoze, sot… Trendafilet e oborreve dikur… Na ishte nje shqiperi e buzqeshur. Eshte tmerr kur ne maje te drejtesise degjohet Shprehja, je e cmendur moj… Dhe Albanian dream vazhdon…. Pasi indiane e bangladeshas pastrojne shtepiat e ketyre tashme. Drejtesi do te thote vendosje rregulli ne nje shtet normal. Te lesh tiranen pa pastruar, kur o fute tjetrin ne burg me fakte, ose lere te mbaje tiranen gjalle me Pune. Po mbahen gjalle vec avokate tip cakran dhe gazetare tip Lale. Po po mbahet peng nje komb nga kater muskutjeret ambasadore qe populli besoj, se drejtesia nuk do ishte thjesht si rradhet e ambasadave dikur per nje vize, te lesh familjen dhe folene tende, te shkosh ne zvicer ti besh yzmet tigrit shqiptar ahmetaj.

                                Përgjigjjuni
                                1. I
                                  I Indinjuari 35 vjeçar

                                  Ylli ke shume te drejte,por me mire do te ishte qe me heret ti drejtoheshe ti parlamentit kur ishje ne funksione ne drejtesi ,por edhe tani shkrimi juaj i çjerr masken çdo gjeje. Nje e vertete del nga shkrim se pa u zhdukur Sali Berisha dhe te gjithe ata qe kane firmen e tije ne drejtesi kjo pune nuk rregullohet kurre sikur qielli te puthet me token. Parlamenti ne se nuk e di ta mesoje dhe te veproje se e keqia e çdo gjeje ne shqiperi eshte vetem dhe vetem Sali Berisha. Ketu eshte strofkulla ku fle lepuri me i madh i 35 viteve qe drejton djegjen dhe shkaterrimin e popullit dhe kombit tone.Parlamenti,presidenti dhe institucionet e tjera te gjejne rruge te drejta dhe te shpejta per ta rregulluare kete pune,kjo behet ne se ka vullnet per ti sherbyere ketij kombi ndryshje kot e kini veç pasurohuni sa te mundeni dhe Zoti ju ardhte hakut se robi ne token tone nuk ka se çfat te beje me .

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Elektricist,pompist, jurist

                                    Shoku Ydhi si jurist pordhalist i shquar qe eshte, qe ne fillim te shkrimitte tij te 4 365 932 876-te ben nje pohim qellimisht te gabuar se medemek drejtesia eshte kthyer ne nje shtet paralel, nje republike brenda republikes. Sigurisht kete pohim e ben per ata qe ky "elitar" i quan turme, pra popullin e thjeshte qe jo domosdoshmerisht ka njohuri te thelluara mbi shtetin dhe te drejten. Shoku Ydhi e di shume mire se ne asnje epoke dhe ne asnje shtet gjate historise se njerzimit nuk ka ndodhe qe drejtesia te jete shtet brenda shtetit, as rebublike brenda republikes as momarki brenda monarkise, as diktature brenda diktatures. ne te gjitha kohet dhe ne cdo vend drjetesia ka qene e pavarur aq sa ja kane leshuar litarin .Shoku Ydhi e di shume mire se nese ka nje vend ku drejtesia jo vetem nuk eshte shtet paralel por eshte krejtesisht produkt dhe ne funksion te partise -shtet, eshte drejtesia ne Shqiperi dhe se reforma qellim kryesor kishte kthimin e drejtesise ne nje aneks te partise ne pushtet per ta perdorur kunder kundershtareve politike dhe brenda radheve te saje kur dikush ngre zerin me shume se c\duhet. Se sa shtet brenda shtetit, sesa republike brenda republikes sesa fuqi reale kishte drejtesia u provua katerciperisht ne rastin e Ballukut ku republika e Rilindjes i tregoi kufirin medemek republikes se drejtesise . Sigurisht drejtesia ka dore te lire te arrestoje fukarejte qe nderrojnee dy tjegulla ne cati, ndertojne kotec pulash apo nuk paguajne ne kohe faturen e energjise por e ka te ndaluar te hyje ne shpellen e Ali Babait ku gjenden thaset me miliarda te korrupsionit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sokrates

                                      Kur reforma nisi te marre rrugen e ndertimit i gjith opinioni publik mediatik dhe politik kishte vetem nje hall ne kurriz si te shpetonin nga korupsioni dhe te ndodhur perpara ketij fakti, moren nje furtune diskutimesh per ta bere prokurorin dhe gjithe sistemin keshtu dhe ashtu, i tere mllefi ishte mabjtur brenda dhe filloi te dilte jashte pa hesap. Dal ngadal profesionistet, me ne krye fatmir Xhafajn perpiluan aktet e nevojshme per te bere nje drejtesi te re dhe ndoshta te drejte kishin. Por , ndersa turma jakobine shpresonte qe te gjithe te shkonin ne burg nuk e dinin qe radha do tju vinte atyre vete per nje firme te vogel te hedhur me shkujdesje. Keshtu udherefuesi i ligjeve te reja te drejtesise, juristi i shkolles revolucionare te Komunizmit, Fatmiri pa nje teren te pershtatshem te hidhte idete e tij revolucionare ku te gjith te futeshin ne resht dhe rinia e sotme te ishte si rinia e djeshme te qethej e vishej me porosi. Kjo prodhoi ligje dhe institucione agresive anthumane dhe antidemokratike. Sot kur ka filluar zbatimi kuptojme qe prit se femijet tane nuk jane si ne, nuk futen ne rresht, nuk kane ideale, nuk jane te sakrifices, etj etj Ata shpesh bien e pre e shkeljeve ligjore. dhe per ti bare ata si ne, duhet ti futesh te gjithe ne burg, por nuk do mjaftojne burgjet . Se me teorin e Xhafajve dhe te tjereve duhet bere burg e tere Shqiperia. Ky eshte difekti me skandaloz i kesaj reforme, patollogjia per ta ndrequr shoqerine me mjete dhune me mjete antihumane, antidemokratike. Kjo do jete nje fatkeqsi qe do na ndjek gjate nese nuk normalizohet sistemi Drejtesise dhe te kthehet ne norma demokratike. Nuk eshte BURGU zgjidhja e vetme per kete shoqeri. Duhen mjete te tjera edukimi, rritja e mirqenies, punsimi, rritja e pagave, mundesia per te blere shtepi, mundesia per te bere pushime etj etj etj Asnje vend nuk eshte normalizuar nga Burgu Burgu prodhon agresivitet Ndaloni Burgosjen pa kriter O Prokuror dhe Gjykates, se late Name! sa nuk eshte vone!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 6
                                        66

                                        Po të funksiononte Drejtësia e Re, shumë do kishin varur veten në banjë. Por nuk i bë për t'i dhënë drejtësi shqiptarëve, por si një instrument dhe qeveri paralele në dorën e tjetërkujt, për të mbajtur prej koqesh shqiptarët dhe për të tuteluar interesat e atyre që janë padronët e vërtetë të kësaj lloj drejtësie. Të njëjtët që rrjepin 25000 fuçi naftë shqiptare në ditë, pa dhënë gjysëm leku. Të njëjtët që po ndërtojnë VorioEpirin dhe shtetin Bektashi. Të njëjtët që shkatërruan ushtrinë dhe vodhën bazat. Të njëjtët që nuk na lenë të armatosemi. Të njëjtët që na hodhën në humnerën e borxhit. Të njëjtët që po zbrazin Shqipërinë nga shqiptarët. Të njëjtët që mbajnë si thikë në fytin e Shqipërisë ligjin e luftës. Të njëjtët që na mbajnë në koliben e qenit prapa mureve të Europës. Të njëjtët që masakrojnë Gazën dhe rrjepin botën. Ata që si qeni kemi zgjedhur për Zot duke ju lëpirë dorën dhe pandoflat.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. d
                                          drejtesi e munguar

                                          Ne kete shkrim Z .Ylli ngre disa probleme te funksionimit te shtetit e per pasoj edhe te drejtesise. Se pari ai na thot se me kete "reforme" ,Shqiperia do te jete gjithmon ne tranzicion,pasi vetem ne keto raste mund te ngrihen prokurori e gjykata speciale.Pra nuk do te behemi kurre shtet normal. Se dyti ne shkrim na thuhet se kush e drejton prokurorine tone.A eshte KLP-ja koka e prokurorise apo seicili punon per hesap te vete?A eshte ky organ i pushtetshem per prokurporine dhe udhezimet e urdherat qe jep ,a jane te detyrueshme te zbatohen nga te gjithe prokurorite e prokuroret? Se treti,a jane te afte keta prokuror te mbrojne Republiken apo jane republik autonome brenda Republikes te Shqiperise?Se katerti duhet te themi se cila eshte pergjegjesia e prokurorise per mosfunksionimin normal te tyre.Vetem nga dy rastet,te perzgjedhjes te kryetarit te BKH-s apo sherrit per vendet vakant flasin per nje institucion jo normal.Perse KLP-ja nuk prononcohet per emerimin e prokurorit Z.Dado por ,fshihet?Keto dhe probleme te tjera duhet te shohe ligjevenesi per funksionimin normal te prokurorise.Sa per gjykatat qe duhet te ishin baza e drejtesise dhe jo "notere" te prokurorise duhet pare mire pasi ato thjesht flasin jo mbi argumentat por si do prokurori.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. I
                                            I vjeter

                                            Te lumte Ylli,analize e thelle,shteruese dhe plotesisht e realizueshme. Mjaftojne ceshtjet qe trajtohen te merren per baze. Duhet pak guxim dhe shpjegim e bindje e argumentuar kryesisht per nderkombetaret per te.shmangur nje mosnjohje realitetit tone dhe dyshime per pavarsine sic shprehet me lart. Ylli nje keshille:idete qe ke t'i paraqitesh ne nje simpozium sensibilizues me nje pjesmarrje qe ti e gjykon.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Linza

                                              Artikull analiza me cilesore qe ka bere Ylli Manjani deri me sot. Shume profesionale si formulim dhe çdo gje qe thuhet qendron. Te krijosh dhe te kesh institucione qe nuk japin llogari askund eshte e njejta gje si te kesh kope ujqerish brenda vadhes se dhenve dhe tu kerkosh ti ruajne ato! Ky rend shoqeror liberal ka falimentuar komplet siç falimentoi komunizmi dhe fashizmi. Te pakten ketu ne Shqiperi!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Araniti

                                                Keto institucione speciale tw drejtesise u krijuan për te vene para drejtesise politikanet vrases e te korruptuar qe deri me sot jane te paprekshem.Perderisa ket funksion ajo nuknpo e kryen kur shikon qe Saliu,Mediu,e shume te tjere tallen me ta e nuk preken,urgjentisht parlamenti duhet ta shperbeje se pse nuk kemi luksin te paguajme gjyqtar e prokuror me paga te majme pa bere asgje.Le te vazhdoje drejtesia rrumpalme siç ka qene,te pakten sdo paguaje populli indiferencen e paaftesine me rroga qe si kane as prokurore e cjyqtare as ne perndim.Keta duhet te damin jashte sistemit se e teeguan paaftesine e tyre.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. L
                                                  Largohu o Ylli...

                                                  O Ylli.... keshille miqesore , largohu nga kazanet se do behesh kazan..... Me vjen keq kur shikoje qe B.Koka nje cope katundar tallet me ty...

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje