Barra e Shtetit mbi ekonominë…12 vite më pas!

13 Maj 2026, 22:10Blog TEMA
Barra e Shtetit mbi ekonominë…12 vite më pas!

Nga Matero Spaho

Shteti konsiderohet një instrument i nevojshëm për garantimin e rendit, sigurisë dhe funksioneve bazë publike. Por kur ai zgjerohet përtej këtyre funksioneve, duke marrë gjithnjë e më shumë burime nga qytetarët dhe bizneset, lind një problem themelor: ekonomia fillon të punojë për shtetin dhe jo shteti për ekonominë! Shqipëria e viteve të fundit është një shembull tipik i kësaj prirjeje. Të dhënat fiskale të dekadës së fundit tregojnë qartë se shteti shqiptar është bërë më i madh, më i kushtueshëm dhe më ndërhyrës në jetën ekonomike të qytetarëve.

Në pamje të parë, rritja e të ardhurave buxhetore mund të duket si tregues pozitiv. Por kur kjo rritje shoqërohet me shtim të barrës fiskale dhe zgjerim të administratës, pyetja kryesore bëhet: kush po e paguan këtë faturë? Përgjigjja është e qartë: familjet shqiptare dhe sipërmarrja private!

Një nga treguesit më domethënës është rritja e peshës së të ardhurave buxhetore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2013, të ardhurat e buxhetit përbënin 24.2% të PBB-së. Në vitin 2025 ato kanë arritur në 29.6%. Kjo do të thotë se shteti merr sot një pjesë shumë më të madhe të pasurisë së krijuar nga ekonomia shqiptare.

Në terma praktikë, kjo përkthehet në më shumë ditë pune qe njerezit ja japin shtetit. Në vitin 2013 shqiptarët punonin rreth 88 ditë në vit vetëm për të paguar taksat dhe detyrimet ndaj qeverisë. Vetëm pas datës 29 mars fillonin të punonin për veten dhe familjet e tyre. Në vitin 2025 kjo barrë është rritur në 108 ditë pune. Pra qytetarët punojnë deri më 17 prill për te paguar Shtetin.

Kjo nuk është thjesht statistikë fiskale. Është një tregues i drejtpërdrejtë i zvogelimit të lirisë ekonomike. Çdo ditë shtesë që qytetari punon për shtetin është një ditë më pak për familjen, investimin, kursimin apo konsumin personal. Në një ekonomi të lirë, qytetari duhet të jetë përfituesi kryesor i punës së tij. Kur shteti zgjeron vazhdimisht pjesën që merr nga të ardhurat individuale dhe fitimet e biznesit, ai redukton motivimin për punë, per investim dhe sipërmarrje.

Një tjetër tregues alarmant është ecuria e borxhit publik. Në vitin 2013 borxhi publik ishte rreth 950 miliardë lekë, ose afërsisht 340 mijë lekë te reja për person ose 3400 euro. Në vitin 2025 ai ka arritur në 1.401 miliardë lekë, ose rreth 584 mijë lekë për çdo qytetar shqiptar, ose 5900 euro.

Kjo do të thotë se çdo shqiptar mban sot mbi supe rreth 2500euro më shumë borxh krahasuar me 12 vite më parë. Dhe kjo peshë nuk bie mbi politikanët apo burokratët që marrin vendimet, por mbi qytetarët dhe brezat e ardhshëm që do ta shlyejnë atë përmes taksave më të larta, inflacionit ose shkurtimeve të shërbimeve publike.

Nga një këndvështrim liberal, borxhi publik nuk është thjesht çështje financiare; ai është edhe çështje morale. Një qeveri që shpenzon më shumë sesa prodhon ekonomia reale po transferon barrën e saj tek brezat që ende nuk kanë lindur ose që nuk kanë asnjë mundësi të votojnë kundër këtyre politikave.

Borxhi përdoret shpesh për të justifikuar investime publike apo politika sociale, por në vende me institucione të dobëta dhe korrupsion të lartë, ai rrezikon të shndërrohet në mekanizëm për zgjerimin e korrupsionit, klientelizmit politik dhe varësisë ekonomike nga shteti.

Një tjetër fenomen shqetësues është rritja e numrit të punonjësve të sektorit publik. Në vitin 2013 administrata shtetërore punësonte rreth 163,900 persona. Në vitin 2025 ky numër ka arritur në 185,734 persona, ose mbi 21 mijë punonjës më shumë. Kjo do te thote reth 220 milion euro me shume taksa per te dhene rroga ndaj nje administrate me te fryre por jo me eficente!

Ekonomia prodhuese mbështetet tek sektori privat, tek sipërmarrja, inovacioni dhe konkurrenca. Administrata publike nuk krijon pasuri; ajo financohet nga pasuria që krijojnë qytetarët dhe bizneset. Sa më shumë të zgjerohet administrata, aq më e madhe bëhet nevoja për taksa më të larta dhe më shumë ndërhyrje në ekonomi.

Në Shqipëri ekziston rreziku që administrata të përdoret jo si instrument efikas i shërbimit publik, por si mekanizëm patronazhi politik dhe kontrolli elektoral. Një shtet që rrit vazhdimisht numrin e punonjësve publikë krijon varësi ekonomike dhe dobëson autonominë e qytetarit ndaj pushtetit politik. Sipërmarrja ajo që krijon vende pune, investime dhe inovacion. Por në Shqipëri, sipërmarrja përballet me një barrë fiskale dhe administrative gjithnjë e më të rëndë.

Rritja e taksave, kontrollet e shumta, burokracia dhe pasiguria ligjore dekurajojnë investimet afatgjata. Shumë biznese të vogla dhe të mesme e kanë të vështirë të mbijetojnë në një klimë ku shteti kërkon vazhdimisht më shumë të ardhura për të mbështetur një aparat publik në zgjerim.

Në vend që të krijojë kushte për konkurrencë të lirë dhe ekonomi dinamike, shteti shpesh sillet si konsumatori më i madh i burimeve ekonomike. Kjo ul produktivitetin dhe frenon zhvillimin e sektorit privat.

Prosperiteti nuk ndërtohet duke rritur shtetin, por duke fuqizuar individin dhe tregun e lirë. Historia ekonomike botërore ka treguar se vendet që kanë reduktuar barrën fiskale, kanë kufizuar burokracinë dhe kanë mbrojtur lirinë ekonomike kanë arritur nivelet më të larta të zhvillimit dhe mirëqenies.

Shqipëria nuk ka nevojë për një shtet më të madh; ka nevojë për një shtet më efikas. Kjo do të thotë më pak burokraci, më pak taksa shtypëse dhe më shumë hapësirë për iniciativën private. Një reformë reale liberale duhet të fokusohet në disa drejtime kryesore: uljen graduale të barrës fiskale, kufizimin e shpenzimeve joefikase publike, kontrollin e borxhit publik dhe reduktimin e administratës aty ku ajo është fryrë artificialisht.

Po ashtu, duhet të forcohet siguria juridike për biznesin dhe të reduktohen ndërhyrjet arbitrare të shtetit në ekonomi. Vetëm një ekonomi ku qytetari ndihet i lirë të investojë, të punojë dhe të fitojë nga puna e tij mund të krijojë zhvillim të qëndrueshëm. Debati nuk është thjesht ekonomik. Është debat mbi raportin mes shtetit dhe individit. A duhet qytetari të punojë gjithnjë e më shumë për të mbajtur një shtet në rritje, apo shteti duhet të kufizohet për t’i lënë më shumë hapësirë lirisë individuale dhe zhvillimit privat?

Shifrat e dekadës së fundit tregojnë qartë se Shqipëria po ecën drejt një modeli ku shteti konsumon gjithnjë e më shumë energji ekonomike nga shoqëria. Dhe historia ka treguar se kur shteti rritet pa kufi, liria ekonomike dhe prosperiteti fillojnë të tkurren.

**Ky shkrim është pjesë e projektit “PRODEMOCRATIA”, një partneritet mes INSTITUTIT PASHKO dhe Media MAPO, për të analizuar zhvillimet e demokracisë shqiptare.

10 Komente

  1. f
    five company

    Si mund ta komentojme kete artikull!?? " The value of economy in the times of armageddon "! Me nje shembull shume te thjeshte, qe ta kuptojne edhe % me e madhe e popullsise. Jeni perpara 2 alternativave : 1- Funksionale 2- Estetike. 1 - Funksionale kur te gjithe elementet, ne kompleksitet te kombinuar se bashku plotesojne nevojat dhe deshirat. Pra nqs nje karrige ka 4 kembe dhe nje ndenjese, ky eshte funksioni dhe ndertimi baze i saj.... 2 - Estetike, kur elementet baze funksionale shumohen per te njejtin qellim dhe modernizohen pa ndryshuar konceptin baze te ndertimit dhe funksionalitetit. Pra karrigia gjithmone do te jete me 4 kembe dhe nje ndenjese..... Ne ekonomi estetika eshte vlera e shtuar. Funksionaliteti eshte cmimi dysheme.

    Përgjigjjuni
    1. z
      zeri i arsyes

      Germany's government expenditure is approximately 50.2% of its GDP in 2025 Total government expenditure in Italy is high, generally representing over 50% of the country's GDP. France’s government spending remains among the highest in the OECD, with total expenditures projected at 57.46% of GDP in 2025. Canada: total government spending (federal, provincial, and local) is closer to 44.7% of GDP in FY 2025, U.S. federal spending (outlays) was approximately 22.8% to 23% of GDP Z.Spaho, 29% i Shqiperise eshte lule, krahasuar me vende te tjera dhe me te zhvilluara. USA e ka me te ulet, po USA nuk ka as mjekesi falas e as arsim falas. Pra, ndoshta duhet lavederuar kjo qeveri dhe jo vetem kritikuar????

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        Pse? Sepse e krahason me te tjeret qe kane deshtuar dhe jo me sa ndihme i jep popullit e ekonomise Shqiptare? Apo sepse edhe muti po te jete nga Evropa Perendimore eshte i shijshem per ne shqqiptaret?

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pis pisi

          Kush ka dështuar mor katunar?! Gjermania, Franca, Anglia?! Zëri i arsyes e thotë troç që shpenzimet "governement expenditure" është shumë më i ulët në Shqipëri se në shumë vende të zhvilluara. Apo nuk të vjen mbarë ty se të digjet barku për malokun?! Ndryshe arsimi dhe shëndetësia falas si dhe mbrojtja sociale, psh për pensionistët, janë atributet kryesore të një shteti. Ndryshe kthehemi në një xhungël. Pis pisi.

          Përgjigjjuni
          1. z
            zeri i arsyes

            Lexo argumentin e artikullshkruesit ne lidhje me perqindjen e buxhetit te shtetit ne raport me GDP. Pastaj lexo dhe nje here ate qe kam shkruar. Pastaj lexo perseri argumenting e artikullshkruesit, e me pas lexo perseri ate qe kam shkruar. Perserite, deri sa te kuptosh lidhjen llogjike midis argumentit te artikullshkruesit dhe asaj qe kam shkruar une.

            Përgjigjjuni
        2. S
          Shteti në shërbim të pakicës!

          Gjithmonë e njëjta histori dhe kërkesë: që shteti të vihet në shërbim të monopoleve dhe oligarkëve. Ky është kapitalizmi i egër. Që i shërben vetëm një pakice.

          Përgjigjjuni
          1. k
            kris

            popullsia zvogelohet,industria dhe bujqesia nen semundje te rende qeveria fryhet dhe mbush xhepat me shume. Paradoks i Palloshave

            Përgjigjjuni
            1. S
              Socialisti i vertete

              Ky Mateo Spaho qenka me berishist se Berisha. habitem me temen qe eshte gazete proqeveritare qe boton kesi lloj artikujsh. Sipas arikullshkruesit administrata eshte rritur duke thithur 220 milion euro nga taksat e shqiptareve me shume se ne 2013.nderkohe qe eficenca nuk eshte rritur, sipas artikullshkruesit shteti dmth partia-shtet thith me shume si perqindje ne buxhet ne raport me PPB se ne 2013, sipas artikullshkruesit borxhi publik eshte rritur ne krahasim me 2013 ku cdo qytetari ngarkohet me nje barre borxhi 2500 euro me shume se ne 2013, sipas artikullshkruesit administrata perdoret jo si instrument efikas i sherbimit publik por si mekanizem patronazhi politik dhe kontrolli elektoral. Tani , ju lutem cfare ka thene Berisha me teper se ky zoteria qe ka privilegjin te shkruaje tek Tema? Nuk eshte puna se ky po genjen sepse fatkeqesisht te gjitha sa thote jane te verteta sepse jane statistika te aksesueshme per te gjithe , por me kete artikull e me keto te dhene ky ne fakt ngre lart Berishen dhe tregon se si shteti ka degraduar ne te gjithe treguesit ne rapor me 2013. ne e dime se e vuajme vete se taksat jane rritur, cmimet kane shkuar ne zenit. ekonomia e familjeve eshte perkeqesuar, jetesa eshte bere shume me e veshtire se ne 2013 por ama jane bere shume samite te liderve europian e ballkanike ne Tirane qe as qe mendoheshin ne kohen e qoftelargut Berisha, ose sot Shqiperia merr pjese ne Bordin e paqes ku Rama dhe trump e udheheqin ate bord, a und te imagjinohej kjo ne kohen e Berishes ?

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Shkrim i mire. Roli i shtetit eshte ( duhet te jete) i kufizuar. Ne ekonomi roli i shtetit eshte vetem te siguroj barazine e MUNDSIVE per cdo binses qe loja e tregut te lire te jete pa hile. Taksat duhet te perdoren vetem per te sigurar kere barazi, te sigruoj mbrojtjen e e jetes e prones, te siguroj mbrotjen kombetare dhe te nderhyje VETEM ne sectoret strategjik kombetar te vendint ( nje ose dy sektore jo tere sektoret). Dhe kaq, as me shume as me pak. Tere te tjerat ( arsim, shendetesi, kulture, sport, ministri mbi ministri per seoctore ekonomike qe nuk jane strategjike) jane jo vetem bare mbi ekonomine por edhe demtuese te saj. Shkrim i mire

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dule Zullumi

                  Dy pika për të cilën një pjesë e komentuesve dhe autori duhet ta kenë parasysh; për sa më thjeshtë: i ashtuquajtiri "Fitimi", del nga puna dhe s'ka të bëjë me mënyrën e prodhimit, sa të ekzistojë forma mall e prodhimit (përfshi edhe sferën e tregtisë dhe transportit si vazhdimësi e tij, apo shërbimet dhe mirëmbsjtjet, etj.). Nxjerrja e këtij fitimi është baza e shfrytëzimit të shoqërisë dhe krijimit të endeqeve shoqërore të diferencuara dhe polarizimit të saj. Ky fitim ndahet në dy grupe përfituesish: shteti (tatim - taksa) dhe privati-bosi i ekonomisë libetale të tregut (fitimi neto - dividenti). Nga përfitimi: 1.- i shtetit (shoqëria), përdorimi i tij është shoqëror, ku përfiton edhe bosi individualisht, psh: mbrojtje, arsim, kulturë, shëndetsi etj, kurse, 2. - i privatit, ku përfiton privatisht privati, duke akumuluar kapital dhe përdorur për vete dhe interesin e tij privat. Pra, taksën në shtet qytetari e paguan për vete, kurse fitimin neto për zotnin. --- Njeriu, më mirë të bëjë një punë "kot", se të rrijë "kot". Një shtet mund të jetë efektiv edhe nëse është i vogël, porse mund të kërkojë fonde të mëdha për t'u qeverisur dhe siguruar. Dhe varet sa sociale i ka shërbimet. Psh: Një shërbim mjekësor i shtrirë në të gjithë vendin kërkon personel shëndetsor më të madh se i përqendruar në disa pika, ku mund të mungojnë mundësitë hospitalore dhe diagnostikuese duke krijuar afate pritje të gjata, që pastaj i detyron pacientët të venë tek këta liberalët për t'i rrjepur. Shëndeti në rradhë të parë, shpenzime më të mëdha, "shet shtëpinë dynjaja". ---- Veç kësaj, rritja e të ardhurave nga taksat mund të vijë nga rritja e qarkullimit të mallrave dhe shërbimeve dhe jo nga rritja e tyre në vetvete. Kështuqë, përdorimi i shifrave, atyre ndaj PBB-së nuk tregon drejt fenomenin që kërkon të ilustrojnë autori, përfshi dhe ndonjë ironi në komente. Dihen gjithashtu edhe defektet që përmbajnë përbërësit llogaritëse të PBB-së dhe influenca e strukturës në to. --- Përsosja e administrimit shtetëror kërkon edhe shpenzime më të mëdha në teknologji, logjistikë dhe fuqi puntore. Psh: pastrimi i një qyteti. Duket thjeshtë, por jo aq i lehtë për realizimin sa më të mirë të tij (intensiv dhe ekstensiv). Ndotja është periodike dhe, në varësi me klimën, vizitorët, qytetarët, vet zhvillimin e qyteteve, etj. Për "liberalin" është e thjeshtë, kontrakto privatin dhe je i larë, ka midis hapësirë korrupsioni, etj.... por ka edhe çmime më të larta për njesi shërbimi, përderisa një ndërmarrje bashkiake e tillë do të punonte me kosto neto, kurse privati, do t'i vinte sipër edhe një fitim, që ndonjëherë është e barabartë me vlerën e punës. Korrupsioni mund të vijë nga faktorë të tjerë (ku ka kontakt me privatin, psh furnizime), por gjithsesi, jo drejtpërdrejt nga aktiviteti ushtrimor. --- Po sikur taksat të ishte zero, a do të kishim çmime më të ulta (subvensioni është një formë kthimi)? Besoj, përkohësisht, sa për sy e faqe, prap: 350 lekë/kg e domateve, 1000 lekë/kg e qershive, etj do të jetë. Rendimentet e larta ulin çmimet dhe rrisin konkurueshmërinë, as taksat dhe as orekset e bosit. Na është rritur 10% energjia elektrike thotë bukpjekësi (kanë dhe "shoqatë", konsorcium, a trust) dhe rrit çmimin e bukës me 10-20%, sikur 1 lekë/kwh influencon në një bukë 10 lekë(!). Kjo është në vetvete ekonomia e lirë e tregut, që barrën e shtrenjtësisë kërkon ta heqë nga vetja e t'ja ngarkojë shtetit. Kjo është babëzia e "ekonomisë dhe iniciativës private", që në vend që të lirësojë jetesën e njerëzve nëpërmjet rritjes së rendimentit shoqëror të punës, e shtrenjton atë për përfitime private kapitaliste. Kjo është maska e konkurencës së tregut, për të çarë drejt përfitimeve maksimale edhe nga fondet publike (edhe me ndonjë abuzim të vogël ndaj ligjit). Nuk na thotë autori, sa ishte raporti i përfitimeve të bosëve (të inicistivës se lirë private) në raport me PBB-në (?), që lexuesi të ballafaqojë përfitimet përkatëse shoqërore: tatim-taksa vs fitim neto-divident. --- Nuk dua të mbaj asnjërin krah, thjesht realitete dhe vëzhgime. Ka edhe më, por sikur e zgjatëm e na kritikojnë, falje lexuesit, por ndonjëherë është e domosdoshme të ndërhysh pak gjatë. Gjithsesi nuk do të mbetemi pa kritika me mend a me shkrim.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje