Përse Veliaj e zotëroi tërësisht hapësirën publike për një javë

13 Maj 2026, 13:00Blog Nga Ilir Yzeiri

Që nga paraqitja e tij në Gjykatën Administrative më 8 maj e deri në fund të javës që pasoi, Erion Veliaj ishte tema e ditës në të gjithë median shqiptare. Ai u rendit i pari duke lënë pas të gjithë aktorët e tjerë politike, të gjitha ngjarjet sensitive që kishte kjo periudhë dhe, për herë të parë, vëmendja ndaj tij kaloi madje edhe kryeministrin Edi Rama. Nuk arritën ta largonin vëmendjen nga Veliaj as koncerti i madh në Sheshin « Italia » në nderim të Ennio Morikones, as protesta e PD-së që u mbajt në të njëtën ditë me paraqitjen e tij në Gjykatën Adnministrative. Jehona vijoi edhe në mediat ndërkombëtare dhe këto ditë një gazetë e njohur e Belgjikës, atje ku ndodhen institucionet e rëndësishme të BE-së, « MorningBrussels », me autor Martin Banks i kushtoi një reportazh të zgjeruar kësaj ngjarjeje duke e vendosur atë në një sfond të gjerë e duke vënë theksin te ndjeshmëria e lartë që ka zgjuar në Shqipëri e në botë rasti Veliaj.

Paralelisht me atë paraqitje të Veliajt ishte edhe fillimi i gjyqit ndaj ish-presidentit Ilir Meta apo vijimi i gjyqit për ish-kryeministrin Berisha dhe dhëndrrin e tij. Por, nëse paraqitja e Ilir Metës në gjykatë dy javë më parë, tronditi opinionin publik kur ai u shfaq i dërrmuar fizikisht në kafazin e qelqtë, këtë radhë, kur ai u paraqit në seancën e gjykimit në themel, vëmendja ishte normale.

Po përse Veliaj ka zënë kryet e vendit në hapësirën publike këto ditë ? Përse opinioni i gjerë po tregon interes për fatin e kryetarit të bashkisë në detyrë Erion Veliaj që mbahet në paraburgim prej gati 500 ditësh ? Arsyet janë të shumta, por ajo që tërhoqi vëmendjen këtë radhë ishte padia e tij ndaj prokurorit Olsi Dado, të cilin Veliaj e akuzon se është emëruar në detyrën e prokurorit jashtë normave dhe kritereve ligjore. Për këtë rast u shprehën më parë edhe ish-presidenti i Republikës Bamir Topi i cili tha se në dosjen e tij nuk ka asnjë dokument përveç shkresës përcjellëse nga ish-prokurorja e përgjithshme Ina Rama. Përfaqësuesja e presidencës aktuale tha në seancën paraprake se nëse një kërkesë e tillë do të kishte ardhur sot, Olsi Dado nuk do të ishte emëruar prokuror i Republikës.

Për seancën gjyqësore të datës 8 maj është folur gjatë. Ajo mori një vlerë të posaçme për shkak se atë ditë aty u paraqit edhe aktori më i madh shqiptar i ditëve tona Robert Ndrenika. Robert Ndrenika e përqafoi Veliajn, e puthi në ballë dhe i tha fjalët që tashmë janë bërë të njohura se çfarë të mbetet nga burgu vij e bëj unë. Reshtimi i hapur i Ndrenikës në krah të Veliajt nxiti urrejtjen dhe fyerjet te ato portale apo te ata individë të cilët prej kohësh e kanë dekonstruktuar edhe punën edhe personazhin e Veliajt, atë vetë e familjen e tij.

Ndërkohë, në anë tjetër, e morën fjalën personalitete të njohura dhe akademikë që jo vetëm mbrojtën Ndrenikën, por i treguan publikut për herë të parë me tone të forta se kultura shqiptare e ndëshkimit popullor komunist duhet të marrë fund. Veliaj është një i ndaluar i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Ndërkaq, nëse e sheh këtë ngjarje nga një anë tjetër do të vëresh se popullariteti i Veliajt që mbuloi gjithë aktorët e tjerë vjen nga një shkak i vetëm : për herë të parë publiku pa një shfaqje të drejtpërdrejtë të gjyqeve.

Deri tani në hapësirën publike ka mbizotëruar kultura e dhunës dhe e linçimit mbi të ndaluarit nga SPAK. Kontakti i parë i Veliajt me publikun dhe zhvillimi i një seance e cila, megjithëse u ndalua që të transmetohej live, u përcoll, megjithatë, përmes gazetarëve që ishin atje, krijoi më në fund përfytyrimin e pritur se e mira dhe e keqja tani kanë një emër. Veliaj ka gjetur një argument të thellë juridik dhe i kërkon instancave përkatëse që të shprehen nëse është apo jo i ligjshëm emërimi i porkurorit Olsi Dado. Ata që e kanë për detyrë të sqarojnë këtë pozicion, për fat të keq, duan ta fshehin këtë skandal.

Institucioni që duhet të shprehet për këtë çështje jo vetëm që bëri një paraqitje qesharake në atë seancë, por, tani në fund, ne pamë se çfarë debatesh dhe çfarë cilësie kanë mbledhjet e atij institucioni, në të cilat Kryetarja e KLP-së ulëret e shkel ligjin, ndërsa prokurori i njohur Sokol Stojani shfaqet i tronditur.

Por ngjarja e Veliajt ka edhe anën e vet politike. Erion Veliaj e ka shpallur veten të pafajshëm dhe ka akuzuar politikën, segmente të caktuara të superstrukturës që ndaj tij është ngritur një kurth. Mënyra e trajtimit të tij dhe të çështjes së tij tani i kanë bindur edhe mbështetësit e shumtë të Erion Veliajt se ai është një viktimë e një kombinacioni tipik shqiptar. Heshtja e Partisë Socialiste ndaj skandaleve që po vihen re përditë në çështjen Veliaj, trajtimi çnjerëzor i tij në burgjet shqiptare në kohën kur ministër i drejtësisë ishte socialisti i përkëdhelur nga Rama, Ulsi Manja të bën të dyshosh se brenda Partisë Socialiste diçka është thyer keq. Veliaj tani po fiton mbështetjen e gjerë të popullit socialist sepse të gjithë po binden se ai përfaqëson anën e drejtë të politikës shqiptare dhe se kundërshtarët e tij, ata që nuk e duan lidershipin e tij këtë radhë u gabuan.

43 Komente

  1. T
    Toni

    Te keqinjte gjithnje e pushtojne ekranin...ka dhe lek shume kjo dihet....

    Përgjigjjuni
    1. F
      Felli

      Sepse pasi eshte hajdut dhe manipulator eshte edhe mjeshter per te shfrytezuar te tjeret. Vampir qe merr nga te gjithe dhe gjithcka. Vjedh qindra miliona euro, vjedh imazhin e te tjereve dhe nuk i prish pune qe i diskretiton. Mjafton qe rregulloje pak imazhin e vete te felliqur

      Përgjigjjuni
      1. 3
        33 cm

        Ndaj Erjonit nuk ka asnje akuze per vjedhje, ndersa kurva Felli autoakuzohet si shpifes, kurve, bure llafazan, vemje, shkerdhate, bythqim dhe gruqim!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire ___///______Straits

          Eshte puna me te marre pak me sy te mire ata te Gjykates se Larte....kur e shohin se sa lajme gjeneron Lali.....perceptimi del se "Lali eshte hajdut...i mire"...dhe njerezit e mire duhet te dalin jashte !!!!!!

          Përgjigjjuni
        2. 1
          1997

          Toni, si pushton ti kete hapesire me komentet e tua, ne fakt je nje zvarranik i keq!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Foni

            Pyet i ndritur i autor i shkrimit:"Përse Veliaj e zotëroi tërësisht hapësirën publike për një javë"??!! Dhe më pas bënë gjënë më të çuditshme dhe të pamënd që mund të bëhet, glorifikon dhe i jep flatra veprimit më të gabuar shoqëror që bëjmë, duke vënë në diskutim reformën në drejtësi dhe ligjet në shërbim të saj... Por çfarë bëri konkretisht Veliaj dhe kalemxhinjtë në shërbim të tij gjatë kësaj javë që e paskan mahnitur Ilir Yzeiri? Ja me dy fjalë!...Ne bëjmë ligje dhe gjatë kohës që i bëjmë kurrë nuk flasim e debatojmë rreth tyre, por i aprovojnë njëzëri siç ndodhi me reformën në drejtësi. Më pas, ndryshe nga gjithë bota, në kohën kur duhet t'i vëmë në zbatim, fillojmë dhe i diskutojmë! Një ligj diskutohet para se të bëhet dhe aprovohet, po u aprovua ai nuk diskutohet më. Artikullshkruesi dhe larot si puna e tij fillojnë dhe diskutojnë ligjet kur ato janë vetëm për t'u zbatuar, duke zënë me këtë rast "hapësirën publike për një javë"!! Ne bëjmë ligje dhe gjatë kohës që i bëjmë e aprovojnë nuk i diskutojmë por i aprovojnë njëzëri siç ndodhi me reformën në drejtësi. Më pas, ndryshe nga gjithë bota, në kohën kur duhet t'i vëmë në zbatim, në vënd që t'i vëmë fre gojës, fillojmë dhe i diskutojmë! Një ligj diskutohet para se të bëhet dhe aprovohet, po u aprovua ai nuk diskutohet më. Veliaj, duke nxitur kalemxhinj si artikullshkruesi kërkon që të vihet në diskutim reforma dhe ligjet e saj pasuese, duke mos zën aspak në gojë dhe bërë fajtor ata që i aprovuan njëzëri pa më të voglin diskutim, por sulmojnë zbatuesit e saj. Të vësh në diskutim një ligj të aprovuar në kohën kur ai është për t'u zbatuar, kjo do të thotë thjesht të marrësh kazmën për të shkatrruar themelet e shtetit. Këtë bënë me shumë zell zoti Yzeiri.

            Përgjigjjuni
          2. V
            Veziri

            ja ky idjoti tjeter...lol

            Përgjigjjuni
            1. M
              Maro

              Mendoj se jane artikuj te paguar. Ky lali per Tiranen o lirke cfare beri? Transport, parqe, uje mbi 4 ore ne dite....pastroi Lanen ? Cfare o cfare....thjesht dha leje ndertimi...ps hesap...

              Përgjigjjuni
              1. F
                Foni

                Ç'farë thua Maro, i ndjek televizionet ti apo jo? Shoku Veliaj në çdo kanal televiziv mbillte çdo natë 300-500 pemë. Mbolli 1milion pemë. Do pyesësh ti, po matrikull kishin pemët që mbillte? E po ashtu, dihet adresa e çdo pemë të mbjellë, si në të gjithë botën? Këto janë vogëlsira, o Maro, ku kishte kohë Erjon Veliaj të merrej me çikërrima të tilla si matrikullimi i pemëve e ku di unë!!! Maskarenjtë sot e bëjnë fajtor se, edhe vetëm për kaq Veliaj duhet të futej në burg të paktën nja 7 vjetë!! Hë, fol po deshe, ja bëjnë vetë gjyqin, një punëtori të pashoq, "i cili i ndryshojë faqen Tiranës tonë të dashur!". Pse kot e puthi në ballë Veliajn aktori ynë më i madh i realizmit socialist Robert Ndrenika?

                Përgjigjjuni
              2. G
                Gjyka Tësi

                Këto institucionet e reja të drejtësisë, bëjnë pallë, sepse nuk varen nga askush, nuk kontrollohen prej askujt dhe nuk mbajnë përgjegjësi për asgjë............Kujt prej tyre I plasi se Erjon Veliaj apo Ilir Meta rrinë në burg pa vendim gjyqësor..... . Kujt I plasi se ata mund ta fitojnë gjyqin në Strasburg dhe dalin të pafajshëm dhe si të tillë duhet të dëmshpërblehen.......... Shteti do ti paguajë, mos do ti paguajë Ols Dado nga paga e tij......... Apo nuk ja bën pagën 5 milionë lekë në muaj, plus benefice të tjera!?

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Ozzy Osborne

                  Në demokraci drejtësia varet nga ligji jo nga politika nëse nuk e di futu e lexo. Nuk quhet drejtësi e pavarur nëse kontrollet

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sass

                    Shyqyr qe u ktheve Ozzy ishe nje njeri i lindur per muzike por ne politik brryl. Ozzy po ligjet kush i ben politika apo drejtesia????? Megjithse je ne ate jete por zgjimi juaj tregon se ke marr rolin e gabuar

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Ozzy Osborne

                      Ligji bëhet nga politika dhe nuk ndërrohet sipas dëshirës së hajdutit të rradhës duke shtuar paterica që të dalin të ndershëm. Edhe like floriri saliu me dhëndërrin kanë të njëjtën mendje me këta të akuzuarit e "ndershëm"

                      Përgjigjjuni
                2. N
                  Nastradini

                  Meqe ti dhe Mero merreni sa here dhjet Lali ju duket sikur nje burgaxhi per 1 mil € breke grash dominon hapsiren mediatike. Jeni ju pa moral qe paguheni nga para korrupsioni politik qe eshte ky nivel morali ne mediat tona. Mashkull legen

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Oficeri i artilerise

                    Enver Hoxha beri autogol qe kur futi ne Byrone Politike njerez si Lenka Cuko, Pali Miska, Simon Stefani etj dhe dihet si shkoi fati i "Birose" dhe bashke me te edhe i gjithe Shqiperise. Tani ne drejtim kemi tipa si Sara, Zeqineja, and plot Sara te tjera qe e kane kthyer Parlamentin ne cirk dhe dihet si do shkoje fati i PS me keta autogola qe ben. Ndersa Erjon Veliaj qendron ne burg pa u shapllur i fajshem. Ballukja del neper mbledhje dhe i jep mend miletit sikur nuk ka ndodhur asgje. Kush eshte cmendur kaq keq ne kete vend? Apo te gjithe po shohim nje enderr te keqe?

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shaqo

                      Te lumte Ilir, por do te desha te dalin me fuqishem arsyet e burgosjes se Lalit, pa doreza fare, te diskretitohet SPAK -u ne kete rast, si per letren anonime, dhe me teper qe qysh ne faqen e pare, Dumani e Dado, ia prezantojne publikut se Veliaj ka qene i denuar me pare. Qe ketu, ata duhen analizuar pa doreza dhe jo bute per qellimin e tyre, te kamufluar ne.menyre vulgare e shume te trashe per nje popull qe i kupton gjerat shpejte, pa patur nevoje pe komentet e analisteve e opinionisteve te fb. Eshte e dukeshme se SPAK si pjese e politikes regresive, duan qe me cdo kusht ra shkaterrojne e degradojne PS nga brenda, duke perdorur dukshem te larguarit nga PS dhe te pakenaqurit brenda radheve te saj, gje qe eshte e pamundur te ndodhe, duke njohur bazen e PS.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Emir Skēndo

                        O Diareja ku je mor mut muti 400 brezash çfar ka bēr vaki qē spo komenton o hajdari Dire Straits . Apo tē ka rēn damllaja o Diare e flliqur e ske mē fuqi me lef.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shaqo

                          ...kur kom.toges s'ia dinte emrin ndonje artileri, i therriste, "o artilier, o budalla" dhe ai kthente koken????????????

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Laert

                            Ca vemje njeri qe eshte ky, bythelepires bashke me Mero Bazen.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Ermal Finiqi

                              O Dire Straits e paske vēn pseudonimin Nastradin ashtu siç je .or diareja fenomenal. Po zotin Mero sot nuk do ta shash o diare ? Apo tani ke ndruar lēkur je bēr nastradin o kari im. Ha ha ha ha e sa pēr dieni nastradin mos e ndēro se shum tē shkon emri Nastradini Diare.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Linza

                                Erjon Veliaj dhe avokati i tij Ndreca po i shpartallojne institucionet e drejesise qe lindi e vdekur. Po ashtu edhe Ilir Beqja po i sfidon dhe po i mxjerr sa te paafte jane profesionalisht, sa te pa moral dhe sa makute jane per para. Nje personalitet i njohur ka thene se nuk ka asnje ligj apo institucion qe te zevendesoje gjykimin dhe moralin e shendoshe te publikut. Thene kjo del qe Ols Dado eshte shkarkuar nga publiku me kohe. Nuk e meriton te jete prokuror! Tani tarafet e drejtesise se deshtuar do te vendosin…per turpin e tyre.

                                Përgjigjjuni
                                1. !
                                  !?

                                  Nuk je i pari ti që këput ndonjë hajvanllëk dhe për ta bërë të besueshëm thua "Një personalitet i njohur ka thënë..".

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Linza

                                    Mark Twain ka thene: Never argue with stupid people, they will drag you down to their level and then beat you with experience".

                                    Përgjigjjuni
                                    1. !
                                      !?

                                      E muarën vesh që Mark Twain paska thënë që mos u merr me budallenjë dhe në këtë rast budallai jam unë, por na thuaj kush është ai "personaliteti i njohur" i cili paskësh thënë "..se nuk ka asnje ligj apo institucion qe te zevendesoje gjykimin dhe moralin e shendoshe te publikut." Po ngulmoj për faktin se një llogjikë e tillë shkelmon sistemin që duam të ndërtojmë. Ne bëjmë ligje dhe gjatë kohës që i bëjmë e aprovojnë nuk i diskutojmë por i aprovojnë njëzëri siç ndodhi me reformën në drejtësi. Më pas, ndryshe nga gjithë bota, në kohën kur duhet t'i vëmë në zbatim, fillojmë dhe i diskutojmë! Një ligj diskutohet para se të bëhet dhe aprovohet, po u aprovua ai nuk diskutohet më. Artikullshkruesi dhe larot si puna jote filloni dhe diskutoni ligjet kur ato janë vetëm për t'u zbatuar, duke bërë me këtë rast një tentativë të qartë për të shkallmuar themelet e shtetit ligjor që duam të ndërtojmë.

                                      Përgjigjjuni
                                2. L
                                  Laxxarus

                                  Ky zotri mua me kujton nje polic treni

                                  Përgjigjjuni
                                  1. j
                                    jani

                                    Zoti Veliaj duhet te vazhdoje betejen ligjore brenda institucioneve dhe publike ne media per arritjen e standarteve me te larta europiane ne drejtesi dhe shtetin shqiptar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. X
                                      XXX

                                      Sepse ka zorraxhinj si puna jote sa te duash ne Shqiperi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Ariu i bardhe

                                        Se ashte djali i SORROSIT,

                                        Përgjigjjuni
                                        1. F
                                          FUTJA KOT FRROK

                                          PO CNE TI TE GJYGJI SHOKUT LALI PO TI GJOJA JE GAZETAR I PAVAR VETEM TI SI GAZETAR GJOJA I PAVARUR ZDUHET TE ISHE ATY APO LEPIRJA ESHTE E EMBEL TURP PER TY E PER GJITH ATA LEPIRSAT QE ISHIN ATY VETEM BURRA NUK QUHENI NDOSHTA PAK BURA MUND TE QUHENI PO ME PIKPYTJE E KAM EDHE KETE JENI BIJT E ENVERIT TE PANDREQSHEM E KENI NE GJAK BREZ MUTIT

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Lanabregsi

                                            Tragjedi komedi nga dyshja Dumani-Dado dhe krijesat e tyre Nesti Angoni-NASTA. Tani dhe me budallai e kupton qe Erion Veliaj eshte burgosur me urdher te Saliut. Po ju kujtoj se Flamur Noka te Ylli Rakipi para arrestimit te Veliajt kur u pyet si do fitoni ju tha:"Ne dim disa gjera qe ju nuk i dini". Jemi para zgjedhjeve te 11 Majit.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Deda

                                              Saliu nuk punon ke Albkontroll qe te dije me saktesi me date dhe ore me ke dhe ku ka udhetuar Lali Eri. Saliu nuk punon ke Hipoteka qe te dije ca pronash ka rrethi familjar i Lali Erit Saliu nuk punon ke Tatimet qe te dije transaksionet dhe faturat qe pranojne apo leshojne OJF-te e gruas se Lali Erit apo kompanite e lidhura me rrethin e ngushte te Lali Erin. Prandaj thuaje troc or ti Frrok djali se kush ja ka dhen Dado-Dumanit keto informacione. E di besoj e di o Frrok kodoshi se kush i kishte shtri tentakulat ne gjith ket institucione dhe mund te merrte informacione. Saliu i shkret vetem qytetarin digital ka pas qe merrej me thashetheme jo me fakte te verteta

                                              Përgjigjjuni
                                            2. .
                                              .......

                                              ugly as fuck inside out!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Treni

                                                Sepse ka miq pa fund në media, prandaj.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  PEDAGOGU

                                                  Popullaritetin Veliaj e fitoi jo edhe aq nga i madhi dhe naivi Robert Ndrenika, por nga shtërngimi i duarve me ty, o vemje, o gazetar pa shtyllë kurrizore, e pedagog që po na i sjell zorrët në fyt me logjikën tënde të mjerë!… Unë po të pyes: problemi është nëse Olsi Dado është apo jo prokuror i ligjshëm apo nëse Erion Veliaj rezulton i fajshëm apo i pafajshëm nga gjykata? Olsi Dado është prokurori i vetëm që heton Ajolën dhe Lalin apo janë ekip prokurorësh? Një person me integritet dhe që e konsideron veten i pafajshëm do të priste me durim dhe dinjitet vendimin e gjykatës dhe nuk do të bënte akrobacira të tilla të shpifura, si ky idhulli yt, o Yzeir. Të sugjeroj të hapësh ndonjë fushatë për ndihmë financiare për fiqmbledhësin, që dasmën e bëri në kalanë e Gjirokastrës me pensionin e mamit dhe që nga fukarallëku që e karakterizon ka pajtuar studion ndërkombëtare avokatie për mbrojtje… Ti ke para për të bërë të njëjtën gjë Ilir. Rrogë të mirë ke patur edhe ti, gazetar, pedagog, etj., por këllqet e tua nuk e mbajnë një peshë të tillë… Dakord, prezumim pafajësie deri në një vendim gjykate të formës së prerë, por ju e shpallni vendimin para se ta japë gjykata kompetente dhe vendimi juaj unanim është: PAFAJËSI… KUSH JENI JU QË JEPNI NJË VERDIKT TË TILLË? Ah po, jeni çorbëngrënësit e kazanit të bashkisë Tiranë…

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Koli

                                                    Ky konja bionde e Velise.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. Y
                                                      Yzot e sotem si Zylot e djeshem

                                                      Yzoja nuk po rresht se flliqueri vetvehten si nje sahanlepires i mbetur pa honorare nga Bashkia pas burgosjes Lali dhjErit.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. V
                                                        Visi

                                                        I shitur dhe i blere! Kurve intelektual!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          Simon Lega

                                                          O Dire Straits po pse mor burr nga grupi kēngētar u bēre mashtrus Nastradin pse mor Diareja rot kari e ndērove lēkurēn.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. r
                                                            rron or rrron dhe s’ vdes shqiptari

                                                            Yzeiri, cfaqet si intelektual i vertete, pasi analizon, pa mbajtur ane, dhe thote ate qe mendon,

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Analist

                                                              SHKRIM SHUME I SAKTE.Ky popull eshte mosmirnjohes.Punen qe ka bere Veliaj ne Tirane bile e filloi Rama .Haruat si ishte lana kush e sistemoi Tiranen .Jane shkrime nuk them per kete shkrim TE PAGUARA NGA NONGRATA.NUK KA REFORME NE DREJTESI.LUBIJA VAJZA E NONGRADES E SBFRYTEZOI MEFTESINE E NJERZVE TE ps see dhe vuri ne institucionet e drejtesise gjithe shoket e vet .Vertet te mefshet dhe po ti shikosh jane shoke e shoqe e te dashur me njeren apo me tjetrin.Prandaj reforma u be e mire si piramide eshte e mire dhe ne te vertete njerzit brenda i ka te kalbur pa shkolle perkatese por keta jane edhe duhet te eleminohen prape sic i benr nderkombetaret jo Rama.Pra tanime gezjhuta e grurit doli siper ne shoshe e duhet te hiqen.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Z
                                                                Zdromsi

                                                                Se ju ka tek blloku i pagesave.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. A
                                                                  Ariu i bardhe

                                                                  Velis e tane qeveritarve pa perjashtim tu konfiskohet pasuria,kane vjedhee kane perfitue kane lene popullin te varfer dhe ky kryehajduti Rama e coje aksixen e naftes 7oo lek ,shitet nafta me shtrenje se ne europ, e cmimet e ushqimeve jane me shtrenjte se ne europ.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. O
                                                                    Oli

                                                                    O knew ne e thonjur… te ka dale boja si nje qe eshte ne thesin e parave te Velise.

                                                                    Përgjigjjuni

                                                                    Lini një Përgjigje