Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12 Maj 2026, 17:10Blog TEMA
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të

Nga Auron Tare

Dje ishte përvjetori i krijimit të “Shoqatës për Mbrojtjen e Shtazëve”, një nismë e disa shqiptarëve eksentrikë të viteve 30-të, së bashku me disa oficerë britanikë që shërbenin në Xhandarmërinë e Zogut. Historia e kësaj nisme, e lënë në harresë, është shumë interesante dhe sapo u ula ta shkruaj.

Por ndërsa po rendisja materialet, më del lajmi i disa djemve që protestonin në Qafë-Thanë, sepse burokratët e Komitetit Olimpik Shqiptar, (institucion për të cilin kisha kohë pa dëgjuar ndonjë bëmë në sport) kishin bllokuar kalimin e pëllumbave që këta djem i rrisnin dhe i stërvitnin me pasion për gara ndërkombëtare. Se ç’punë ka KOKSH-i me pëllumbat e dynjasë, kjo është histori më vete.

Gjithsesi, unë u ula të shkruaj historinë e “Shoqatës së Shtazëve”.

Por sapo hapa kompjuterin, më doli postimi i Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit: “Rregullime në Amantia”. Dhe ngjitur me germimet valëvitej Flamuri Kombëtar… i kujt?

Sepse Republika e Shqipërisë nuk ka flamur të atij soji. Flamuri që përdor Ministria nuk është Flamuri Kombëtar i Republikës, por një allasoj i bërë në Kinë.

Dikur, së bashku me deputetin Saimir Tahiri, bëmë një fushatë të fortë në media kundër kësaj cope bezeje të kuqe që me tender, sigurisht, Qeveria e Berishës II, kishte porositur në Kinë. Ky flamur, që tundej nëpër institucione dhe në Presidencë, ishte turpi i Republikës dhe i Parlamentit. Por koha kaloi dhe bezeja e kuqe doli nga qarkullimi.

Mirëpo jo. Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit jo me larg se sot vazhdon ta mbajë këtë beze të kuqe si simbol të Republikës sonë.

Prandaj, të dashur miq, sot nuk mund të lexoni historinë e bukur të “Shoqatës së Shtazëve” të periudhës së Zogut, sepse nuk të lë Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit qe per turpin e saj ende valvit Flamurin e ngjyer vite më parë në Kinë.

Dhe ja ku mbërrijmë, pa dashur, te Shqipëria e sotme, një vend ku Komiteti Olimpik  merret me pëllumba sportivë, ministritë valëvisin flamuj fallco, ndërsa historitë që vlejnë mbeten gjithmonë për nesër.

6 Komente

  1. V
    Vëzhguesi

    Ia ka fut kot Auron, po kot fare, me idenë: hajde të shkruaj diçka kundër. Ky flamur është flamuri zyrtar dhe jo ai 'kinez' i vitit 2012. Mjafton që shikosh formën e kthetrave të shqiponjës për ta kuptuar që nuk është ai varianti 'kinez'. Edhe spepin dhe gjuhën e ka të rregullt. Tjetër herë, ose merr lupë, ose së paku, pyet.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Mbreti Zog dhe Pandoli Mako, për sa kohë ishin, kanë qëne Shqiptar dhe perendimor. Të tjer që nga koha e Gjergj Kastrijoti e kendej kanë qëne dhe janë hajdut, vrasë, komunista, apo islamik-mysliman- lindor, që nukë janë për asënjë gjë , asë për kafshet asë për njerzit.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kumona

        Ka nje light per formen dhe permasat e flamurit, raportin e shqiponjes me fushen. Hidhi nje sy

        Përgjigjjuni
      2. L
        Lani

        Shtet bananesh

        Përgjigjjuni
        1. s
          salveremi

          Auron ,je bere si ata qente e lagjes qe sa here tundet dera nga era vetem lehin!Ti je betuar qe do ta nxish per inat te ATIJ!Kjo nuk te nxjerr gjekundi!Te gjitha cfar shkruan vijne ere inat,amatorizem dhe fare pa kuptim!

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fpa

            Po te na kishje treguar flamurin zyrtar qe e paske caktuar ti me S.Tahirin dhe ate kinez te S. Berishes qe te kuptojme nese e kemi te sakte flamuin, qe kemi ne shtepi dhe e valevisim per festa..

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje