Puthja e Robertit!

11 Maj 2026, 22:20Blog TEMA
Puthja e Robertit!

Nga Artan Fuga

Ka dy a tri ditë që merremi me puthje.

I sulemi Robert Ndrenikës sepse vajti në sallën e gjyqit të Erion Veliajt, e puthi në ballë, nën vështrimin dashamirës të policit, iu parapriu disa "krushqëve" të tjerë, artikuloi edhe tiradën teatrale se ç'i kishte mbetur për të bërë burg, ja merrte ai përsipër, si Ago Ymeri i përrallës së moçme, e bënte ai për të!

Për mua ngjarja e vërtetë nuk ishte fare puthja e Robertit, por sjellja e policit zëmërmirë e babaxhan! Po kini pak durim se do ta them se përse!

Kaq u desh të vlonte kazani! Unë jam mbështetës i zjarrit që e bën kazanin të vlojë nisur nga rrjetet sociale. Po të vënë në balancën e sotme mediat profesionale dhe rrjetet sociale, si teknik do të zgjidhja të parat, por si qytetar të dytat.

Faleminderit teknologjisë!

Çfarë nuk i thanë aktorit që kaq shumë i ka dhënë teatrit dhe kinematografisë shqiptare! Nuk lanë biografi pa i bërë. Madje i numëruan edhe rolet që ka luajtur në kuadrin e dramës socrealiste të prefektit, nënprefektit, e të tjerëve!

E kam thënë që tekstet e gjimnazit janë bërnut! Le që tekst estetike nuk ka fare, a thua se edukojmë barbarë jo shqiptarë të shekullit 21!!!

Nuk gjykohet aktori për profilin e personazhit që krijon o të uruar! Ai ekzekuton skenarin, sikurse e ka konceptuar rregjisori, autori, po deshët edhe këshilli artistik, ose edhe organizata e partisë në disa rregjime! Aktori në skenë nuk luan veten e tij, madje as edhe atë personazh që do!

Se po qe kështu t'i sulemi edhe Carli Caplinit sepse si shumë gazmor e ka paraqitur ai Hitlerin duke luajtur dhe bërë ojna me Globin si top, a thua të ishte Messi!

Në historinë e teatrit njihen faza kur publiku evropian në shekullin e 19-të shpesh merrte dramën në teatër për ngjarje të vërtetë. Aktorët me role negative i nxirrnin nga dera e pasme e ndërtesës sepse kishin frikë se turma që i priste jashtë i rrihte.

Ishte famshme kur erdhi kinemaja masive në Shqipëri. Kishte spektatorë që iu bërtisnin hijeve mbi ekran : O i poshtër! O tradhëtar! Ose i inkurajonin: Putheeeeee! Ose bërtisnin : Vriteeeee!

Mosdallimi midis lojës teatrale dhe realitetit është një shkarje psikologjike në fillimet e teatrit. Arti është një lojë mes së vërtetës që duket si e pavërtetë dhe së pavërtetës që duket e vërtetë! Por, në këtë dialektikë, është e lehtë të marrësh njërën për tjetrën. Të marrësh teatrin për jetën reale, dhe të marrësh jetën reale për teatër!

Kështu në vend të gjykojnë Robertin, gjykojnë personazhet që ai ka luajtur, hijet e tij në skenë, sikurse do të thoshte Frederik Niçja. Sa për Robertin, ai nuk duhet në asnjë rast të ketë mendim ndryshe nga militantët, nga turma, apo nga unë. Se unë kam qenë dhe jam kundër prishjes së ndërtesës së stërkonsumuar të Teatrit Kombëtar, por ja që Roberti nuk ishte me mendjen time. Si të them unë? Kush nuk mendon si unë, t'ja shënojmë në librin e shtëpisë!

Por sikur nuk ecën kështu opinioni publik! Përndryshe do të ishim një turmë e pështirë!

Siiiii? Puthi Erion Veliajn? Në sallën e gjyqit? Ja pra ku e justifikoi korrupsionin e Erionit! Ju intelektualët mbështesni njëri tjetrin hë!

Po prisni more pak! E para Erioni ende nuk është shpallur fajtor. Në del i pafajshëm, shumë mirë! Në i provofshin korrupsionin, të vuajë dënimin dhe shpaguajë dëmin shoqërisë! Unë nuk jam aspak fans i administrimit dhe i politikave që janë ndjekur për urbanizimin e Tiranës. I quaj të dështuara! Por, për këtë nuk e ka fajin vetëm ai! Madje ai ka ardhur shumë vonë në këtë histori! Sikurse jam kundër reformës së dikurshme territoriale që tani duan ta ribëjnë! E ribëjnë sepse ajo që u bë doli shterpë! Po unë që qysh në fillim thashë se ajo është e dështuar, s'më dëgjoi njeri!

Por, Robert Ndrenika kur e pyetën gazetarët se çfarë mendonte për akuzat kundër Velisë, ishte krejt i kthjellët: Kam ardhur të mbështes mikun tim në një ditë fatkeqe, pak a shumë tha, nuk merrem me akuzat, nuk është puna ime!

Po ku është thënë që kur një mik, qoftë edhe sikur të ketë bërë faje, apo gabime, lëre kur ende asgjë e tillë nuk i është komunikuar, bie në burg, në paraburg, e mbyllin në kështjellë, a në kamp përqendrimi, në spital psikiatrik, a në shkollën e vagabondëve, qenka e ndaluar, amorale, e poshtër, të shkosh ta takosh! Mos duhet të bëjmë si në kohët e parme kur të duheshe të merrje distancim nga gjyshi, apo dajat, apo xhaxhai i dënuar, se ndryshe ikje si kovë pusi?

Unë për vete miqtë e mi që u ka ndodhur t'i izolojnë në shtëpi, apo në burg, pa u ngatërruar me punët dhe llogaritë e tyre me shtetin, i kam përshëndetur, uruar për datëlindje a gëzime të tjera, kam marrë përshëndetje prej tyre dhe u kam çuar të fala sa herë kam mundur! C'a të keqe ka!

Mirë, mirë, më thotë moralisti, por kur i tha Ndrenika që bëj burg për ty!

Po pse vërtet mund ta bënte? Apo mendoni se Roberti s'është krejtësisht i kthjellët? E keni gabim! Ai është aktor në stofin e tij psiqik të brendshëm. Teatrin e ka të shkruar nën lëkurë! Ajo është batutë teatrale, metaforë, sado miqësi mban brenda! Edhe ai, sikurse Erioni, e di mirë se burgun e Veliajt apo pafajësinë e tij do ta marrë vetë ky i fundit përsipër, askush tjetër!

Pse kur i themi dikujt : Ta hangsha syrin! - Vërtet duam t'ja hamë? Po kur i themi : Vdeksha për ty!, seriozisht e kemi apo bëjmë teatër? Vërtet të gjithë vemë në skenë për ditë lojën tonë teatrale (Goffman), por aktorë si Ndrenika nuk jemi të gjithë! Madje nuk i vijmë atij në këtë pikë as te kërciri!

Për mua domethënëse ishte sjellja e policit zëmërmirë. Ai i priti të gjithë përzëmërsisht, ata që vinin të takonin të akuzuarin, e puthnin, si Roberti. Polici babaxhan madje u kujdes që t'u gjente vend të uleshin, t'i sistemonte dhe rehatonte nëpër karrige!!!

Ajo figurë më tronditi sepse ishte simbol i diçkaje që askush nuk e artikulon, as analistët, as ish shokët dhe miqtë partiakë të Erionit, as ish bashkëpuntorët e tij të afërt, shokë në bashki, madje as vetë Erioni!

Ajo mirësjellje policore, besoj në anashkalim dhe mbikalim të ligjit, mu duk se thoshte: Ky vërtet është dënuar! Partia dhe bashkia e tij, këshilltarët e tij e kanë flakur tej! Cka e vërteton shpallja e vendit vakant në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, ku veç kryeministrit, u përfshi edhe Presidenti. Vendim i anulluar nga Gjykata Kushtetuese. Por, është edhe joni! Ja polici sillet miqësisht, nuk ka ftohtësinë dhe distancimin cinik të ligjit!

Je yni, por në bangën e të akuzuarit!

Je i akuzuar, të kemi flakur, por je yni!

Sepse mu kujtua kohët e vjetra kur kuadro të lartë të diktaturës e dinin në burg se ishin edhe të dënuar, por mbeteshin edhe të partisë!

Shtynin kohën mes dëshpërimit dhe shpresës! Yni, por në burg, në burg, por yni!

Juridikisht çështja është e qartë! Atë nuk e zgjidh fare puthja e Robertit. Fjalën do ta thotë drejtësia. Ajo drejtësi që është. Këtu, por edhe gjetiu besoj!

Pa u ngatërruar me punët e shtetit, duke e ditur se nuk mund të përfitojë ndonjë gjë tjetër nga miku i tij, përsëri Roberti iu gjet pranë atij! Thoni çfarë të doni! Sot është e rrallë që kur këmba rrëshket, mirënjohja ose miqësia të ruhet! S'ka shporta fiq, s'ka miq! Roberti shkoi kundër kësaj!

Pse shkoi kundër rrymës? Është vështirë që gjithkush ta kuptojë që intelektuali që ka një jetë që jeton si i tillë, artisti në këtë rast, është i lirë, krejt i lirë! Nuk pyet fare se çfarë thotë shumica. Nuk i nënshtrohet fare votimit. Aq më pak për sjelljen e tij. Madje tentohet nga ecja kundër rrymës, merr adrenalinë! Nuk e kanë pasur kot ata që e kanë përkufizuar intelektualin, ndoshta prej qindra vitesh, mijëra mbase, si dikush që i kundërvihet asaj që është e zakonshme, mesatare, e rëndomtë, që duket e natyrshme, përse jo që duket edhe morale. Aq më shumë një aktor që profesionalisht luan me spektatorët e tij, nuk janë spektatorët që luajnë me të.

Politikisht situata është e paqartë sepse paradoksale: Erion Veliaj ndodhet midis të qënurit yni (i tyre) dhe i akuzuar!

Kjo e çfazon sjelljen e policit! Ai lëkundet midis respektuesit të ftohtë të ligjit dhe mikpritësit dashamirës dhe zëmërmirë të miqve të të akuzuarit!

18 Komente

  1. S
    Sofizmat e prof.Fugës

    Po ku është thënë që kur një mik, qoftë edhe sikur të ketë bërë faje, apo gabime, lëre kur ende asgjë e tillë nuk i është komunikuar, bie në burg, ...........qenka e ndaluar, amorale, e poshtër, të shkosh ta takosh!—thotë Fuga.________________ Po bën sofizma profesor. Kush tha që është e ndaluar? Diskutimi është që ai qe një teatër i shpifur, mjeran. Amorale po, patjetër. Nëse do të takosh një mik shko takoje përjavë në burg. S'ke pse bën show kot me puthje në ballë apo të tjerë me puthje dore në Gjykatë me një njeri që ka 13 akuza penale. Pastaj çështja është: Ndrenika e të tjerë si personazhe të njohur, që kanë shkuar të takojnë Veliajn, a kanë përfituar favore kur Veliaj ka qënë kryetar bashkie (para se të futej në burg). G.Radoja i tha atëherë "pse u shite miku im, kolegu im? Pse le dinjitetin? Filozofira dhe sofizma mund të bësh sa të duash profesor Fuga, por e drejta ka sens komun, pra gjithësecili mund të kuptojë se çfarë është e drejtë e çfarë jo. Ky teatër i Ndrenikës në masë u perceptua si teatër mjeran i panevojshëm, i padobishëm, ose i detyruar për çështje interesi.

    Përgjigjjuni
    1. a
      albini

      Profesor , problemi nuk eshte Roberti ,problemin eshte tek njerezit qe jane kundershtare apo ish- miq,kolegë te Veliajt .Gjithe mllefi dhe sharjet e tyre nuk kane te bejne me gjestin e Robertit por ndoshta u ndjenë keq ,sepse vetë kane qendruar si te menderosur ne brekë pa folur asnje fjale per ish- mikun ,kolegun e tyre qe dot ndodhet para drejtesise .

      Përgjigjjuni
      1. M
        Money ***___for Nothing !!!!

        ______________ Dje ne Vlore u ca perseri tubacioni kryesor i ujit dhe gjithe qyteti eshte pa uje....Ne vend ta jape kete lajm dhe tu qaje hallin banoreve , Meroja ka 4 dite qe merret me puthjen qe nje plak i rrjedhur i beri nje hajduti ordiner.....e sigurisht gjithe halli eshte tek Lali , sa me shume lajme per te qe te mbajme popullin te karikuar , se edhe Lali per hir te halleve te banoreve te Tiranes , pranoi me guxim ta drejtonte bashkine nga burgu .....ku nuk e can bythen per hallet e Tiranes , por sigurisht "qokat e majme" per pleqte e rrjedhur si Ndrenika , apo investitoret strategjike si Nasi Gjymi nuk i ka harruar........!!!!!! ______________

        Përgjigjjuni
      2. K
        Kallarja kuqe

        O jari, nuk e di a e ke mar vesh, por kti figures bashkise nuk i lejojne vizita pervec grus dhe plakes. Na mbytet ju shkenctaret e leshit, na bo edhe sikur mer vesh ti nga sofizmat, hap naj liber ere gamor edhe mbylle halen, se ske ngel ti me fol per profen e as per Bertin.

        Përgjigjjuni
      3. A
        Argon

        Unë kam përshtypjen se kjo ngjarje nuk është thjesht rastësi. Mund të jetë përdorur, madje edhe kurdisur, nga ata që qëndrojnë pas Veliajt, për të krijuar një ankorim emocional në opinionin publik. Në vend që debati të përqendrohet te përgjegjësia politike, juridike dhe institucionale, publiku ankorohet te një pamje e fortë: Robert Ndrenika që puth Veliajn në ballë. Kështu, çështja zhvendoset. Nuk flitet më për sistemin që e ngriti Veliajn. Nuk flitet më për njerëzit që përfituan nga pushteti i tij. Nuk flitet më për ata që sot përpiqen të largohen prej tij. Nuk flitet më për përgjegjësinë politike të atyre që e mbështetën për vite. Flitet për puthjen. Ky është mekanizmi i ankorimit: merret një gjest emocional, i lehtë për t’u mbajtur mend, dhe ai bëhet qendra e gjithë debatit. Pastaj shoqëria ndahet në dy kampe: ata që mbrojnë Robertin dhe ata që e sulmojnë Robertin. Ndërkohë, thelbi humbet. Unë nuk them se kjo është e provuar. Por si mekanizëm politik është shumë e mundshme. Një aktor i dashur për publikun krijon emocion. Emocioni krijon mjegull. Mjegulla e zhvendos vëmendjen. Dhe kur vëmendja zhvendoset, përgjegjësia bëhet më e lehtë për t’u shmangur. Prandaj problemi nuk është Robert Ndrenika. Problemi është përdorimi i mundshëm i figurës së tij për të ankoruar opinionin publik te një gjest njerëzor, në vend që ta lërë të shkojë deri te pyetjet e rënda: Kush e ngriti këtë sistem? Kush përfitoi prej tij? Kush po përpiqet të shpëtojë prej përgjegjësisë? Ndonjëherë pushteti nuk e mbyll debatin. I mjafton ta ankorojë në vendin e gabuar.

        Përgjigjjuni
        1. T
          The Kiss

          Puthja e Bert Ndrenikes eshte akti me i madh politik e publik i ketij shekulli! Jane acaruar vetem ata qe jane rriitur pa dashuri , qe s’i la puthur kush ne jete!

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dora vjeter

            Po mbase ke te drejte o kissi por e bere nga nje person si Berti ndaj nje personi qe njihet si pro martesave burre me burre kam dyshime per pederasti qe ne fakt ne kohen e Enverit denohej me burg.

            Përgjigjjuni
          2. R
            Robespierre

            Ndrenika kompleksoi te gjithe ata qe s’dine as te puthin, as te dashurojne e as te mbajne qendrime! E puthi erionin ne balle kur s’kishte nevoje, qe te kompleksoje ata qe i puthnin dhe bythen kur i ndihmonte lali

            Përgjigjjuni
            1. K
              Koncert ne Vitin 36

              Robert Ndrenika as ka nevoje, e qartazi as ka interes, te puthe e perqafoje ke te doje! Gjeni dike t’ju puthe si berti lalin, po s’e keni, jetoni kot!

              Përgjigjjuni
              1. U
                Ua

                Legjenda robert ndrenika vetem kenaqsi na ka sjell.sdi te na kete bere ndonje te keqe.ai te puthe dhe te respektoj kete doje.me nongraden qe akuzohet per vrasje dhe rrembime cfare behet

                Përgjigjjuni
                1. X
                  Xhepisti gja

                  Kam respekt per ty o profe por mos i thuaj marshalla Bertit se e ka dhjere komplet. Puthjet e tyre me ngjallin ndryshime pasi per lalin e di qe eshte me LGBTQI por Bertin sdo e besoja kurr. Do Zoti ka qene duke aktruar.

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tali

                    Ec mos na cani trapin shume. Keni marr te gjithe pagesen nga veliaj dhe po beni punen. Ja kete ben veliaj, pervecse vjedh dhe zhvat ne menyren me te paprecedent, ka dhe kete aftesine qe te shkaterroje jetet e tjereve. Eshte vampir i felliqur. Per te ardhur keq per dreniken dhe ca po i bejne hienat e veliajt

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      As

                      Si nuk kursejne asgje keta individe. Individed si veliaj nuk kursejne asgje. Per te mbijetuar felliqin dhe marrin ne qafe kedo. Lereni plakun ne punen e vete o bq e lalit

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teri

                        Veliaj eshte mjeshter per show per filma dhe per vjedhje. Por ben dhe dicka tjeter mire, shfrytezon njerzit ne menyren me perversve. Nuk kursehet as me nje figure si aktori, nje plak qe duhet te rri i qete ne jeten e tij. Por si mund te rrije i qete kur perversa politike si erion veliaj do tja nxijne jeten edhe ne pleqeri. Te jeni te sigurt se veliaj eshte ti afte te nxije jeten e ketij dhe te cdo moshe tjeter.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Dashamires i Ndrenikes

                          Aktoret papagaj jane, llomotitin cfare u thote skenari e regjizori, ndaj nuk pritet te jene intelektuale a te kene nuhatje politike! Ka aktore QE u eshte dashur te bejne 10 dubla per nje skene krejt te thjeshte se, te trashe jane nje pjese e madhe e tyre. Dhe keta tipa, u duket vetja olimp, dhe harrojne se kush jane ne thelb, per meal shume, nuk i lene pordhet kur e dhjesin here pas here. Roberti eshte aktor punetor, me eksperience dhe te dhena te mira aktoriale, por ne kete rast do te ndjehej me mire nese do te kerkonte ndjese per kete devotshmeri te panevojshme partiake, se veliaj eshte politikan, I keq, por eshte. Ndaj arti larg nga politika, dmth politikanet, jo politikat e artit!

                          Përgjigjjuni
                          1. c
                            cEndriFuga e felliqesirave

                            Edhe Tan Fuga qenka infektuar nga traplliqet e nipce Endrushkes, stilistit qe i gjen brekushet Edi Rames.

                            Përgjigjjuni
                            1. a
                              albatros

                              Kush eshte metafora me e rrezikshme”burgun qe të ka ngelur do ta bëj une” apo “fajin e ka SB që nuk ju dha plumbin ballit” ?

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Propaganda

                                Kur u shit Robert Deniro ne Amerike qe ka 2 pale zgjedhje thote Fuck Trump pse mos shitet dhe Robert Ndrenika. I dha Lali bytha nje Apartament I futi dhe cunin ne pune. I dashur Profesor Fuga kur nje Artist i del ne krah nje Politikani, reputacioni I tij njolloset le te kete bere dhe 300 role. E mbani mend Sazan Gurin qe dilte kunder Bashkise e cila sipas tij po demtonte Tiranen, ku eshte sot nuk del me se djali I tij filloj pune ne Bashki. Shqiptari e shet bythen per nje pjate gjelle.

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje