Nga Baton Haxhiu
Nën hijen e Mickoskit, Albin Kurti foli për bashkim të Vlen, ndërsa shqiptarët protestojnë për gjuhën, përjashtohen nga institucionet dhe shndërrohen në dekor të një pushteti që nuk i njeh si të barabartë
Ka diçka thellësisht të frikshme në këtë fjalim të Albin Kurtit në Shkup. Jo për atë që tha. Por për atë që zgjodhi të mos shohë.
Në një moment kur shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ndihen më të pambrojtur politikisht se në çdo periudhë pas vitit 2001, Kurti shkon në Shkup dhe flet sikur ndodhet në një seminar rajonal të OJQ-ve evropiane. Flet për bashkim, për demokraci, për diasporë, për korridore, për “One Stop Shop”, për energji demokratike dhe për stabilitet rajonal, ndërsa jashtë sallës shqiptarët protestojnë për të drejtën elementare të gjuhës.
Kjo nuk është verbëri politike. Kjo është shkëputje nga realiteti.
Sepse pyetja që duhej bërë aty, në sy të Mickoskit, nuk ishte sa kilometra janë Prishtina me Shkupin. Pyetja ishte pse shqiptari në këtë shtet ende duhet të protestojë për të drejtën që gjuha e tij të trajtohet si gjuhë e barabartë.
Dhe këtu fillon problemi real i këtij fjalimi.
Kurti nuk foli si kryeministër i shqiptarëve të Kosovës që e njeh historinë politike të Maqedonisë së Veriut. Ai foli si garantues i një stabiliteti artificial, në një moment kur vetë themelet e karakterit multietnik të shtetit po grryhen nga brenda.
Ai foli për “bashkimin historik” të VLEN-it, ndërkohë që VLEN nuk është bashkim politik. Është fragmentim politik i administruar. Është shndërrimi i përfaqësimit shqiptar në grup individësh që flasin shqip dhe përfaqësojnë maqedonisht.
Në këtë fjalim nuk ekziston kriza e gjuhës. Nuk ekziston degradimi i përfaqësimit shqiptar. Nuk ekziston fakti që Gjykata Kushtetuese po vihet mbi Marrëveshjen e Ohrit. Nuk ekziston fakti që shqiptarët sot kanë më pak fuqi institucionale se në vitet e para të pluralizmit.
Përkundrazi. Ai e paraqet këtë realitet si sukses.
Kjo është pjesa më dramatike.
Sepse Albin Kurti, që dikur fliste për vetëvendosje, barazi dhe dinjitet politik, sot në Shkup legjitimon një model ku shqiptarët nuk trajtohen si faktor shtetformues, por si dekor koalicioni.
Ai flet për antifashizëm në krah të një kryeministri që ndërton narrativë etnonacionaliste. Flet për Evropë, ndërsa vetë qeveria maqedonase e relativizon rrugën evropiane sa herë që prek interesin nacional maqedonas. Flet për integrim të shqiptarëve, ndërkohë që vetë përfaqësimi shqiptar është zbrazur nga çdo peshë reale.
Dhe ironia bëhet edhe më e rëndë kur flet për “tejkalimin e mendësive provinciale”, ndërsa vetë VLEN është ndërtuar pikërisht mbi provincën politike. Pa koncept ideologjik, pa bosht programor, pa figurë përfaqësuese dhe pa guxim përballë VMRO-së.
Në fakt, gjithë ky projekt i ka shërbyer vetëm një gjëje. Dobësimit të përfaqësimit shqiptar.
Sepse për herë të parë pas vitit 2001, shqiptarët nuk kanë partner politik në qeveri. Kanë individë në administratë.
Dhe këtë Albin Kurti e di shumë mirë.
Ai e di se VLEN nuk u votua si projekt. U votua si protestë kundër BDI-së. Por në vend që ta ndërtonte një alternativë reale politike shqiptare, ai ndihmoi në fragmentimin e mëtejshëm të skenës shqiptare dhe në krijimin e një strukture që sot funksionon më shumë si mekanizëm kontrolli sesa përfaqësimi.
Ndërsa Edi Rama, për arsye të procesit evropian dhe një kujdesi të tepruar ndaj Shkupit, zgjodhi heshtjen dhe mbështetjen pa kushte ndaj Ali Ahmetit, Kurti zgjodhi rrugën edhe më të rrezikshme. Luftoi gjithë strukturën tradicionale politike shqiptare në Maqedoni pa ndërtuar asgjë solide në vend të saj.
Rezultati është ky që shohim sot.
Një shqiptar i dobësuar politikisht. Një përfaqësim i fragmentuar. Një VMRO gjithnjë e më e fortë. Dhe një shtet që gradualisht po largohet nga ideja e barazisë multietnike.
Në këtë kuptim, fjalimi i Kurtit në Shkup nuk ishte vetëm gabim politik.
Ishte simptomë e një krize më të madhe. Krizës së lidershipit shqiptar në rajon, që ka filluar të ngatërrojë stabilitetin me heshtjen dhe bashkëqeverisjen me dinjitetin.
Dhe historia e Ballkanit ka treguar gjithmonë një gjë.
Kur shqiptarët reduktohen në folklor politik dhe përjashtohen nga fuqia reale, problemi nuk mbetet vetëm i tyre. Ai bëhet problem i vetë shtetit.
Albin Kurvi qe i coi shqipetaret e Maqedonise poshte e me poshte. Turp per kedo qe i thote vete shqipetar qe vazhdojne mbeshtesin keta vemje antishqipetare.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë zgjedhur me votën e tyre të lirë të jenë shërbëtorë të Mickovskit përmes grupimit VLEN. Përse duhet të mërzitemi ne ,kur vetë ata ndjehen mirë dhe Kurti i mbështet? Përse duhet të na vijë keq për izolimin e Kosovës ,kur Kurti merr 51% e me gjasa edhe 60% në zgjedhjet e ardhshme? Nëse Kosova bëhet gjithnjë e më e izoluar,por Kurti votohet,përse duhet të ba vijë keq ne? Nëse shqiptarët e Maqedonisë duan shumicë të dhunohen nga Mickovski,përse duhet të na vijë keq ne? Ne duhet vetëm të respektojmë shumicën,siç kanë zgjedhur vetë edhe nëse rruga i çon drejt humnerës.
Ky qëndrim i zotni Kurtit në Maqedoninë Veriut , po dhe veprime të tjera të këtij zotnie brenda Kosovës , për mendimin tim , nuk janë gjë tjetër veçse mbështetje e idesë së Vuçiniçiçit për një Serbi të madhe dhe mohim të të drejtave të shqiptarëve për të qenë shtetformues në këtë shtet !
Sipas Bythonit - kur Kurti shko ne Shkup humbet kuptimi i politikes shqiptare. Po...ku ishte Bythoni kur Rama shkonte ne Beograd ne tavolinen e Vucicit qe ta jepte si shembull kur politika shqiptare i rri ne preher Serbise?
Në vend të: Njëzet e kusur vite,nuk u dolën shqiptarve të Maqedonisë e të Shqipërisë( institucionet)të zbatonin Marrveshjen e Ohrit,e tani qahen në media. Dhe prap, sikur të mos mjaftonte asgjëja institucionale si dhe deklarat e Ali Mehmetit këto 20 vite se " shqiptarët e maqedonise janë shumë mirë e më të drejta të plota"( për të mos harrohuar se " krenaria" dhe lumturia mediatike arriti në piedestal se kishim kryeministër shqiptar për 1 muaj me pa të drejtë vendimarrje) na dalin " baton haxhira" dhe bëjnë shkrime selektive, ku fajin e ka pjesa tjetër që s'na pelqen politikisht. Pra, thënë troç dhe siç është e vërteta,kur është në qeveri Ali Mehmeti, çdo gjë është në rregull dhe shqiptarët e Maqedonisë që thonë të kundërtën janë " thashethemxhi opozitar", ndërsa kur Vlen është në pushtet, çdo gjë është në rregull por shqiptarët e maqedonise që mendojnë ndryshe janë " thashemxhinj opozitar". Dëgjoni këtu o fliqesira. Nuk na e ka fajin asnjëri që ne s'kemi bole për të zbatuar një marrëvesheje dhe nuk kemi tru e vullnet që të punojmë për të mirën e popullsisë,(për të mos përmendur se e mira e asaj pjesë të popullsisë na është zëvendësuar në " e mirë radikale fetare"... dhe sesi do dalim nga kjo bateri nuk ka zot t'a di) gjithmonë na del dikush që për përfitime vetiake ekonomike,shet vatan e shet milet.
Albin Kurti nje krimb ne sherbim te Serbise. Anti shqiptar! Turp per ata kosovare qe e votojne. Plehra erdhi edhe ne Tirane per te futur duart e pista te Serbise ne zgjedhjet tona!
Albini si Berisha, vetëm të prishin dinë.
REALIST Ne kohen e BDI-se qeveria me 19 ministra nga keto 11 shqiptar, Minstri i mbrojtjes Shqiptar, Ishin ne fuqi dhe zbatohej Ligji i gjuheve (sot GJ Kushtetuese e ka shfuqizuar, Balancuesi Ku nr i kuadrove ne dikastere ishte ne raport me nr e popullsise (reth30% ishin shqiptar) Ne emer te merites sot asnje post kryesor ne administrate nuk eshte shqiptar (vec atyre qe i lepihen Mickos i cili ne pustec kerkon bashkimin e maqedonasve kurse ne Maqedoni percan shqiptaret me ca poste dhe i trajton si figurante ) asnje student ne vitin e pare ne Akademine ushtarake ,Asnje shqiptar ne postet drejtuese ne agjensite e sigurise,asnje oficer shqiptar ne postet kyce e ushtri. kur populli ta kuptoje s ku i kane cuar keta sahanlepirsa te Serbise se Madhe ku ben pjese dhe Micko e Kurtiçi kacurel do jete vone dhe shqiptaret e ndershem do detyrohen te riveshin uniformen me lara. Por me mire keshtu sepse do largohen nga skena keto te shitur si ne kosove dhe ne Maqedonine e sajuar nga Tito. Kush eshte kunder te jap fakte
Po kjo bajgë me emrin Albin,çfatë muti fo? Kosovën e shkatërtoi dhe vazhdon,u munfua në Tiranë dhe ...zuri bythën me.fote.Tash ky lepur po mundohet të shkatëroje dhe ato pak rexultate që aritën me qluftë,shiptarët aty. Ju lumtë sërbëve që arijnë të vendosin në drejtimin e shteteve shqiptatë agjentët e ture.si Berisha Kurti dhe në maqefoni lëvizja që badhkëqeveris Me dash shqiptarët dhe me u organizu e shkatërtojnë brënda muajit shtetleshin maqedon