Nga Ermal Peçi
Robert Ndrenika është një nga ato figura që nuk kanë nevojë për prezantim në kulturën shqiptare. Për dekada me radhë, ai ka qenë pjesë e kujtesës kolektive të shqiptarëve, përmes roleve që kanë kaluar nga skena e teatrit në ekranin e kinemasë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme emocionale në disa breza.
Me një karrierë të gjatë dhe të pasur në teatër dhe film, Ndrenika i përket atij grupi të rrallë artistësh që nuk e kanë ndërtuar famën vetëm mbi talentin, por mbi një marrëdhënie të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme me publikun. Ai ka qenë shpesh zëri i njeriut të thjeshtë, i personazheve të zakonshme, i dramave dhe gëzimeve shqiptare, të përkthyera në art me një ndjeshmëri që pak të tjerë e kanë arritur. Ndrenika ka qenë nga ata pak aktorë që nuk i përket vetëm skenës, por edhe rrugës, kafenesë dhe kujtesës popullore.
Por ditët e fundit, emri i tij doli nga kjo hapësirë e njohur dhe u fut në një terren krejt tjetër, shumë më të ashpër: atë të politikës dhe gjykimit publik.
Prania e Robert Ndrenikës në gjyqin e Erion Veliajt dhe gjesti i tij — një puthje në ballë dhe fjalët “Ç’të ka mbetur, e bëj unë për ty”, që u interpretuan si nënkuptim i vuajtjes së burgut — u shndërruan menjëherë në objekt debatesh dhe leximesh të forta. Një akt i thjeshtë njerëzor u transformua brenda pak orësh në një ngjarje me ngarkesë emocionale dhe politike.
“Puthja e mallkuar” u kthye kështu në një etiketë të kohës sonë. Një gjest që në rrethana normale do të kalonte pa shumë zhurmë, u bë material interpretimi publik. Secili e pa dhe e lexoi sipas bindjeve të veta, duke e larguar ngjarjen nga dimensioni njerëzor dhe duke e futur në territorin e gjykimit.
Në këtë pikë, “Puthja e mallkuar” nuk është më vetëm një gjest. Ajo shndërrohet në një metaforë të kohës sonë — të një shoqërie që shpesh nuk arrin më të ndajë njeriun nga roli, emocionin nga ideologjia dhe gjestin nga gjykimi moral.
Robert Ndrenika është një figurë e një brezi tjetër, me kode sjelljeje dhe komunikimi emocional që shpesh nuk përputhen me mënyrën e sotme të leximit publik. Pavarësisht se çfarë mendohet për Erion Veliajn politikisht apo personalisht, nuk mund të gjykohet apo “kryqëzohet” një njeri si Robert Ndrenika për një gjest të tillë, pasi është e padrejtë.
Debati që u krijua rreth tij thotë më shumë për shoqërinë sesa për vetë individin. Në vend që të lexohej konteksti njerëzor i një gjesti, reagimi u zhvendos shpejt drejt gjykimit moral dhe politik. Një artist që për dekada ka dhënë emocione të forta në kulturën shqiptare, u gjend papritur në skenën e opinionit të polarizuar.
Në Shqipërinë e sotme, duket se nuk mjafton më të jesh një figurë e madhe por kërkohet edhe një “përshtatje morale” me klimën e momentit. Përndryshe, rreziku i linçimit publik bëhet i menjëhershëm.
Një puthje në ballë nuk është program politik, nuk është ideologji dhe as vendim gjykate. Puthja e Ndrenikës as e liron dhe as e burgos, as e pastron dhe as e nxin figurën e Veliajt. Është thjesht një gjest njerëzor, një shenjë afeksioni, besnikërie apo dhembshurie sipas mënyrës së një njeriu.
Në fund kur një popull zemërohet më shumë me një gjest sesa me problemet reale të jetës së përditshme, atëherë diçka e rëndë ka ndodhur me shpirtin tonë si shoqëri. Sepse kur ne nuk dimë më të shohim njeriun nga profesioni, atëhere kemi humbur pak nga vetja jonë./ Mapo.al
O Ermal Peci, e verteta eshte qe shqiptaret pas 1990 kane jetuar ne anarki dhe qebesirllekun e PD molotoviste. U mblodh ne PD tere llumi e rajaja e paditur, tere fshati i panxene, ne kohen e Atij, para 1990 ishte krejt ndryshe, per me mire. Shqiptaret jane shperfytyruar, shihni si vret Saliu, si hedh molotov PDja. Shihni si ndertojne kulla me 35-50 kate ish llumi i shqiptareve dhe familja nongrata. E te gjitha keto i bekon Ed Rama, lideri historik qe na vure mbi koke edhe nje drejtesi naziste te korruptuarish qe nuk jane te vetedijshem se perfaqesojne ne organizate kriminale tashme te konsideruar nongrata nga shumica dermuese e popullit. Ndrenika e ka tejkaluar popull legen anarkist te Saliut. Ndrenika eshte nderi i kombit, atyre qe jetuan dekadat kur aktronte ai!
Nje top llumi nga ato qe pretendon zotrote eshte edhe ballisti i vogel Erm..t Peqi,ish zedhenesi i Lul Trapit .
Ndrenika ka qenë I mirë, kur ka qenë deputet I PD!?.....Si mund të jetë një artist me PS-në?.... Mirëpo artistët në saj të punës që kryejnë, sidomos aktorët, në thelb janë të majtë...... Ja psh Edmond Budina, po mendon seriozisht të kthejë pllakë. Mediu po e po, ka kohë që ka kthyer.................................. . A ju kujtohet koha e diktaturës në SHBA , në fund të viteve '50 fillimi I viteve '60? Keni lexuar besoj persekutimin politik që ju bë shumë artistëve, sidomos aktorë e regjisorë, të cilët u dënuan si përhapës të ideve të majta.....Bile edhe sot shumica e artistëve në SHBA I janë kundërvënë ekstremistit Trump.... Dhe Trapi e ka quajtur ROBERT NDRENIRON ( De Niro ) , komunist..... Jo më këta budallenjtë tanë të mos e quajnë ROBERT NDRENIKËN komunist.
per me teper Erioni nuk eshte denuar akoma quhet i dyshuar ,mund te denohet por mund te dal dhe i pafajshem , ndaj uleni histerin ndaj Robertit ,duroni
Sa keq ndihet nje gazetar professionnel kur shikone disa pabuksa qe perdhosin profesionin ku kazani i jep mikrofonin dhe e sugjerone çfare duhet ti thoje........ ndryshe ngelet pa buke . Journalisme eshte profesion qe kerkone kurrajo eshte vocation nuk eshte per njerez qe shesin nderin per nje cope buke . Thenja e beje une burgun per ty ishte simbolike ku aktori tregoje afersine paternel qe kishte me Véliaj , ku eshte e keqja , po na kujtoni vitet e diktatures ku kur nje personne denohesh nuk duhet ti flisje ishte armiku... Po zoti Véliaj eshte i pafajshem deri ne diten qe tribunali mèr vendimin per fajesi apo pafajesi , ndaje prisnin o mikrofon perdorues , fare e keqe Berrishiste
Sa keq ndihet nje gazetar professionnel kur shikone disa pabuksa qe perdhosin profesionin ku kazani i jep mikrofonin dhe e sugjerone çfare duhet ti thoje........ ndryshe ngelet pa buke . Journalisme eshte profesion qe kerkone kurrajo eshte vocation nuk eshte per njerez qe shesin nderin per nje cope buke . Thenja e beje une burgun per ty ishte simbolike ku aktori tregoje afersine paternel qe kishte me Véliaj , ku eshte e keqja , po na kujtoni vitet e diktatures ku kur nje personne denohesh nuk duhet ti flisje ishte armiku... Po zoti Véliaj eshte i pafajshem deri ne diten qe tribunali mèr vendimin per fajesi apo pafajesi , ndaje prisnin o mikrofon perdorues , fare e keqe Berrishiste
Sa keq ndihet nje gazetar professionnel kur shikone disa pabuksa qe perdhosin profesionin ku kazani i jep mikrofonin dhe e sugjerone çfare duhet ti thoje........ ndryshe ngelet pa buke . Journalisme eshte profesion qe kerkone kurrajo eshte vocation nuk eshte per njerez qe shesin nderin per nje cope buke . Thenja e beje une burgun per ty ishte simbolike ku aktori tregoje afersine paternel qe kishte me Véliaj , ku eshte e keqja , po na kujtoni vitet e diktatures ku kur nje personne denohesh nuk duhet ti flisje ishte armiku... Po zoti Véliaj eshte i pafajshem deri ne diten qe tribunali mèr vendimin per fajesi apo pafajesi , ndaje prisnin o mikrofon perdorues , fare e keqe Berrishiste
Chat GPT
Edhe ti o Ermal Piçi je pjese e kesaj jashteqitje kombetare me diplloma false pasi te gjithe te diplomuarit e Saliut jane te tille pa perjashtime duke ardhur nga barrinj dhish e delesh e duke u gedhire gazetaruc ose avoketer.
Ndrenika eshte figure e larte e artit, por kjo e ben automatikisht njeri te mire, apo elite te Shqiperise ( nuk e ben as automatikisht njeri te keq apo fshatare si puna time) Por qe te sugjerosh se meqense eshte artist i mire eshte automatikisht njeri i mire dhe automatikisht elite e Shqiperise eshte djallezi e keqe per ne fshataret ose idiotsi nga nje tjeter fshatar si puna ime.
Kur nje popull zemerohet me shume me nje gjest se sa me problemet reale thote ky "ideologu",pasues besnik i Lul Bashes !! Nuk e kuptoj pse ky njeheson popullin me ate pakice te mjerueshme te PD ku edhe vete ben pjese,por me kushtin qe te jete Luli ne krye ! Ata funderina qe pa piken e turpit sulmojne te madhin Ndrenika,jane kopeja e Berishe te cilet e presin me brohoritje dy here ne muaj para godines se SPAK !!
Si e ke emrin ti, Ermal Peçi? Une e lexoj pak me ndryshe ngjarjen me qelizën biologjike njerëzore Robert Ndrenika. Ai dje perfaqesoi njeriun qe duhet te jete dhe si duket tek ne paska pak njerez që te vleresonin veprimin logjik dhe te mos shperthenin si kafshe te egra te pyllit. Perse na u desh pluralizmi mendimit njerezor kur njerezit nuk jane te gatshem te kordinojne jeten midis tyre por kthehen ne kanibale? Ne Shqiperi njerezit jane kthyer ne kanibale dhe ka vetem nje shpetim: kanibalet do prodhojne si hermafrodit te tjere , prandaj shoqeria duhet ti largoje nga vetja. Me vjen keq se nuk e kam degjuar ate "kompetentin" , gazetari Dangelli, por paska qene dhe ai idiot per te mos i thene kanibale. Jeni ne vete? Robert Drenika , eshte ikone shqiptare, nuk ka nevoje per asnje fjale ti thuhet se ai i ka thene me kohe fjalet dhe veprat. Roberti ka ushqyer popullin edhe kur nuk kishte per te ngrene, shikonin dhe degjonin ate, Roberti ishte nga deputete e pare te pluralizmit dhe ja ku eshte prape, me njerezori dhe nje vlere qe se fshin dot as koha dhe as njerezit? Turpi eshte pak, kanibalet duhet larguar nga vetja , ne distance dhe te shkojne ne folene e tyre te gjarperinjeve. Mos detyroni njerezit qe te perplasen me kanibalet !
E ke ulur shume piacen me kete sqarim qe i bene nje fshatari qe u gedhi gazetare sepse lehte per Saliun,passaj per Lul Bashen.Gjithkush e ka ndjekur kete idiot te lindur ku fale Xhunges qe mendoi te ekulibronte tv dritare"me zera te ndryshem",ku sot e ka zevendesuar E.Piçin me R.Qafokun pra me te njejten medalje qe nese i pari çdo mengjes na prezantohej me "ua nuk e di ça kam sot",ky i dyti na çane trapin me "ueueeeee",te dy fshatare prodhim dhjemokracie. Ndaj eshte ndere per te ti besh komente.
Ermal , per ty dhe shoket e tu ( edhe te ndierin Namir Lapardhaja ) , shume Njerez qe njoh une , Kane nje vleresim te vecante dhe shpresen e ndryshimit e shikojne Tek Ju . Vec , qe te jem I sinqerte , keto nota te sperores absolute dhe kjo patetike e frymezuar prej dic hyjnore , sikur kercet . Ermal , metaforikisht KY aktor ( absolutisht Jo per fajin e tij ) na kujton ate boten e shemtuar , te endur me vese , te verber , injorante , Ani pse Ajo vinte nga suditorst e unoversiteteve te metropoleve te kultures dhe dijes qe ne I metojme sot ...! R. Drenika eshte , si shume te tjere , nje aktor Brilant , sepse me lojen e tij aktoreske, paska tronditur estetikisht , duke e permbysur te miren , te bukuren , te fismen ( Q. Mulleti , I arsimuar ne Perendim) ne shemti , ne balte , Jo vetem brezin tim , por edhe ata qe nuk kishin lindur ende ...!
Nuk asnje faj gazetari E. Peci , qe Gazeta Tema e Mero Bazes eshte tribune e spiunave te sigurimit te shtetit qe ne numurin e saje te pare deri sot. Po perse valle ......kush mud te ne e thote.....???????????????!!!!!!!!!!!!!!
Ndrenika shprehu ndjeshméri e dhëmbshuri pér njeriun që e njeh dhe pér atë që ai e tha: unë nuk i kuptoj ato akuza. Është veprim njerzor, jo politik. Është dhe mënyrë shqiptare, siç i puthin prindrit bijtë e tyre, për tu dhene kurajo né momente të vështira. Të kuptuarit varet nga kultura, natyrisht problematike për shoqëritë që kanë humbur ndjeshmërinë e ku dominon.banalja dhe urrejtja.