Ditën e premte, më 8 maj, shkova të ndiqja seancën gjyqësore që do të mbahej në ngarkim të prokurorit Olsi Dado, ndaj të cilit, kryetari i Bashkisë në detyrë, zoti Erion Veliaj, që mbahet i izoluar prej gati 500 ditësh në ambientet e paraburgimit në Durrës, ka ngritur padinë në Gjykatën Administrative dhe i kërkon këtij institucioni që të shprehet nëse emërimi i Olsi Dados si prokuror në vitin 2008 është i ligjshëm apo jo ?
Nganjëherë nuk duhen shumë studime, nuk duhen investigime të holla apo raporte me shumë fletë. Mjafton një ditë që ti të kuptosh mjerimin tragjik të drejtësisë shqiptare. Godina e Gjykatës Administrative, ashtu si shumica e godinave të gjykatave apo të prokurorive, është një ambient që dikur ka shërbyer për një fushë tjetër dhe tani është përshtatur për Gjykatë. E futur thellë, diku afër spitalit ushtarak, ajo ngjan si ato godinat e dikurshme të drejtorive rajonale të barnave për brejtësit e foragjereve. Disa zyra tani janë përshtatur për salla gjykimi.
Pasi regjistrohemi, dëgjojmë në altoparlant spikeren që lajmëron se dikush duhet të futet në sallën 1. Ti mendon se ato janë salla gjyqesh. Në fakt janë zyra të ngushta që janë improvizuar për salla gjykimesh. Na vjen radha edhe neve për t’u futur në të vetmen sallë të madhe të Gjykatës Administrative të Tiranës. Është sa një dhomë shtëpie. Kamerat vendosen në fund dhe para tyre jane tre rreshta ulësesh me nga katër të tilla. Ngjishemi në një resht dhe falë koleges sime, Klodi Lala, arrij të gjej një cep sa pët t’u mbështetur. Hyn Veliaj i shoqëruar me dy policë trupmëdhenj dhe skenat e takimi të tij me Ndrenikën apo dhe me ne të tjerët i panë të gjithë. Në anën tjetër hyn edhe avokati që do të mbrojë prokurorin Olsi Dado dhe përfaqësuesja e presidencës. Hyn gjykatësi dhe të tjerat janë bërë publike. Ne që ishim në sallë, e kuptuam se vendimin për të mos transmetuar live seancën, gjykatësi e kishte marrë qysh më parë, sepse, kur ai tha që gjykata tërhiqet për të marrë vendim, ai u kthye vetëm pas dy minutash dhe lexoi dy faqe tekst të cilat nuk mund t’i kishte shkruar në ndërkohën që u tërhoq për të marrë vendimin.
Qysh këtu ti kupton se gjykatat tona jo vetëm që nuk janë serioze, por janë të parat që shkelin procedurat. Nis gjyqi. Erion Veliaj merr fjalën, por gjykatësi është i kujdesshmë që t’ia ndërpresë fjalën disa herë duke i kujtuar se duhet që në fjalën e tij t’i përmbahet logjikës juridike, pra « procedurës » dhe jo anës subjektiv që ka çdo diskurs juridik. Pra ai nuk duhet të tregojë se çfarë ka prodhuar veprimi i një prokurori i cili është paditur se është emëruar në mënyrë të paligjshme, por duhet që vetëm të paraqesë argumente juridike. Të gjithë e dimë që, kur fjalën e merr i pandehuri, dhe aq më tepër njeriu që është marrë me përdhunë nga zyra dhe mbahet në paraburgim pa asnjë të drejtë, nga një prokuror që, siç po del tani, është emëruar në mënyrë të paligjshme, gjykata, jo vetëm që duhet ta respektojë, por duhet t’i japë gjithë hapësirën e nevojshme.
Mirëpo këtu nis paradoksi. Për gjykatësin që drejtonte seancën, Erion Veliaj shihej si një fajtor, megjithëse ai është ende i pafajshëm. Ndaj tij dhe ndaj avokatit të tij gjykatësi bënte kujdes që të tregonte « procedurën » dhe ta « respektonte » atë. Sapo kthehej nga ana tjetër, ai squllej dhe tregohej gjithë edukatë. Kulmi arriti kur ai thërret përfaqësuesen e KLP-së, e cila tani ishte edhe ajo e paditur prej Veliajt si palë që e ka për detyrë të verifikojë ligjshmërinë e Olsi Dados si prokuror.
Ne po prisnim të shihnim një zonjë apo zotëri nga vendi ku ishte ulur pala e paditur, pra avokati i Olsi Dados, përfaqësuesin e Presidencës të veshur me një kostum serioz, siç e kërkonte serioziteti i asaj salle. Por, jo, nga reshti para meje, pra nga reshti i sallës u ngrit një zonjë apo zonjushë e veshur si për të dalë pasdite për kafe me shoqet e lagjes dhe me mëngë zhapone, e theksoj me mëngë zhapone dhe me një veshje që nuk ishte korrekte për atë sallë. Mirëpo gjykatësi, që i kujtoi një të ftuari në sallë që të hiqte syzet e zeza, jo vetëm që nuk u shqetësua nga veshja dhe paraqitja joserioze e përfaqësues se KLP-së, por sillej ndaj saj si të ishte vartës i KLP-së.
Që këtu serioziteti i asaj seance mori fund. Gjykatësi ka të drejtë të marrë vendimin që ai e gjykon të drejtë, sepse ai e ka tagrin në atë proces. Por, për ne që ishim në atë sallë dhe për seriozitetin e asaj seance, nuk mund të pranohet një përfaqësuese e palëve në gjykim me atë veshje.
Mendoni tani se çfarë është KLP-ja. Është po ky institucion ndaj të cilit një emision investigativ satirik në vend ka publikuar një video skandaloze dhe ndaj personit që shfaqet në atë video, nuk është marrë asnjë masë. Kujtoni se çfarë ka ndodhur në raste të tjera kur janë publikuar video të tilla skandaloze nga emisionet investigative satirike. Të nesërmen e publikimit të videove të tilla, ata persona ose janë larguar nga puna, ose janë arrestuar. Mirëpo gjykatësi i seancës, jo vetëm që e pranoi përfaqësuesen e KLP-së me atë veshje në sallë, por ia pranoi edhe arsyetimin e refuzimit të padisë së Veliajt. Situata u bë qesharake kur avokat Ndreca e pyeti atë nëse vendimi i paraqitur në dosje dhe i nënshkruar nga Zv/kryetari i KLP-së, është i tiji personal, apo është nënshkruar pasi është mbledhur KLP-ja ? Ajo, me naivitet, tha le të vijë nënkryetari ta sqarojë këtu në sallë. Të gjithë qeshëm. Ndërsa gjykatësi, që e kishte paracaktuar që më parë atë që do të bënte, ndërhyri dhe nisi të bëjë punën e zëdhënësit të KLP-së duke lexuar nenet e funksionit të kryetarit të KLP-së. Çfarë mjerimi !!! Si mund t’i besosh atij gjykatësi fatin tënd.
Tani e kuptoj se ç’heqin ata qindra qytetarë shqiptarë në dyert e gjykatave dhe me gjyqtarë të tillë që bëjnë kujdes të jenë me shkelësin e ligjit. M’u kujtua filmi i famshëm amerikan « Kushëriri Vini » me Xhoe Peshin. Ngjarja zhvillohet në një qytet periferik të Amerikës dhe dy djem të rinj janë ndaluar se akuzohen që kanë vrarë një tjetër në supermarket. Nuk kanë avokat dhe kujtohen që një kushëri i tyre, avokati që e luan mjeshtërisht Xhoe Peshi, vjen për t’i mbrojtur. I veshur si gjysmë hipi me zinxhirë në qafë, me këpucë kauboji ai paraqitet në sallë dhe situatat komike janë tjetër gjë. Ajo që më bëri përshtypje ishte se kryetari i gjykatës e thërret dhe i thotë dil jashtë, bli një kostum dhe eja në seancë. E mbyll seancën derisa ai hyri me kostum. Gjithë shtjellimi i filmit është tjetër gjë, por aty ti mund të shohësh një gjykatës që është vërtet ai që jep drejtësi.
Gjykatësi ynë bënte kujdes të justifikonte përfaqësuesen e KLP-së, atë që duhet ta kishte nxjerrë nga salla dhe ta urdhërionte të vinte e veshur me kostum serioz dhe, kur ajo tha që duhet të vijë Nënkryetari i KLP-së, menjëherë të ndërpriste seancën dhe ta sillte atë në sallë. Hyrja në kishë, xhami apo çdo vend të shenjtë, ashtu si edhe hyrja në Gjykatë kur mbahet një seancë gjyqësore, kanë diçka hijerëndë. Që këtu nis seriozitetit. Por, siç e thashë, ishte një ditë në mjerimin e gjykatave shqiptare. Nuk e di se si Parlamenti i Shqipërisë nuk reagon. Po jetojmë në kohën që balancat e pushteteve po tronditen. Shqiptarët kanë votuar deputetët dhe Parlamenti është pushteti real i popullit. Nuk mund të ndodhë në asnjë demokraci që një prokuror i paligjshëm dhe një gjyqtar i nënshtruar nga trysnia e antiligjit të shkatërrojnë demokracinë që nuk po e ndërtojmë dot.
Skena qe me pelqeu me shume , ishte kur disa "aktore" filluan te shkonin dhe ti puthnin duart Lalit...Me kujton ato skenat me filmat ku i puthin duart padrinove te droges....po sigurisht , shume nga keta aktore kane marre rroga fiktive ne bashki nga Lali , dhe duhen puthur duart e mireberesit.......po sigurisht qershia mbi torte ishte "sakrifica sublime" e Qazim Mulletit , qe edhe pse ne moshe te thyer ishte gati te hynte ne burg ne vend te Lalit....epo ndoshta nuk do kete nevoje per kete sakrifice , Gjykata e Larte pasi miratoi iniciativen "Per nxjerrjen nga qelia te qelbesirave te politikes" , pasi e testoi me lehtesimin e "te pastrehes" Mirlinda , tashme eshte gati te beje te njejten gje edhe me Lalin....dhe atehere besoj do te dalin disa nga keta gazetarucet dhe do te shkruajne ne favor te gjykatave qe vene ne vend drejtesine....ate dite edhe komentuesit e Temes do te shkruajne qe me ne fund gjykatat nuk i kapur me Saliu......!!!!!!
Na hengesh mutin o dire, po diskutonim gjykatat dhd prokuroret qe jane bere per te dhjere pp ti je me i dhjere se sata , prandaj se ndien eren e mutit se te ka mbuluar muti, ik fshije bythen e fishkur sali mutit..!!
Qenke parashikus i mire , ku e ke vendin te vijme te na shikosh fatin edhe ne te tjereve , do te paguajme ?
O diare shko komento nga gazetat e Saliut se na e shpife
Patjeter , do te ta plotesoj deshiren....vetem nese me gjen nje koment timin qe lavderon Saliun...por te ma argumentosh ..nese ju nuk kuptoni komentet, s'eshte puna ime.....por besoj ti dhe te tjere keni nje rregull ketu : "ai qe shan Lalin , eshte i Saliut..." !!!!
Dire straits, lpin sumen e gone pordhës.
Më bën përshtypje sa organ-ike e ke nevojën për të mbajtur në gojë këdo që nuk është me PD. Tastiera përdoret për të artikuluar mendime, jo për adhurim patologjik ndaj njerëzve që mezi u punon ndonjë nerv nga mosha. Mos u nxito ta lidhësh kete qe thashe (nervi nga mosha) me Saliun, Xhozin apo Mulin — problemi nuk është individi, por zakoni I jot qe merr ne goje.a
O dire nuk dua te dal nga vetvetja pu a eshte se punoj nga mengjesi ne darke dhe kur mendoj se ne strasburg do paguaj veliajn beqajn meten kam vetem nje fjal per ty te shkerdhefte kina ropt ty e ter prokurorve e gjygjtareve qe mbron . Kaq kisha ndej komentuesve te tjere po kti tipit qe mbase ja qin motren ndonje nga keta prokuror ose gjygjtar ske ci thua tjeter
Normal qe jane filmat e veliajt. Sic jane dhe keta gojoret qe e mbrojne online. Harrojne qe lali ka vjedhur aq shume sa nuk ka gjykate ne bote qe ta shpetoje. Ndajeni mendjen o njerez. Veliaj eshte nje super hajdut.
Vertete eshte keshtu sic pershkruhet ndoshta dhe me keq.Uroj qe sa me pak qytetare te bien pre e ketij sistemi drejtesie.Nese nje kriminel vret me arme keta te vrasin me vendime te pa drejta per jete dhe ta shkaterrojne ate.Arroganca ne drejtesi ka kaluar ate te diktatures
Shume drejt! Menduam se reforma ne drejtesi do ndryshonte gjendjen e mjeruar qe ekzistonte,por rame nga shiu ne bresher.Zgjedhja e nje noteri,pa shkolle perkatese si prokuror,heshtja varrmihese e ketij procesi dhe me teper akoma mbrojtja me ngulm kesaj zgjedhjeje,kur dhe vete ish presidenti Bamir Topi e pranon formalitetin e kesaj zgjedhjeje,ne kundershtim me ligjin e kohes,tregon se ajo cfare ndodh me SPAKun e djeshem ,por dhe me ate te sotmin,pas zevendesimit te Dumanit,eshte per tu vajtuar dhe e demshme per fatet e drejtesise ne kete vend.Fakti se nuk lejohet transmetimi live i gjithe seances si dhe vendimi negativ i parapergatitur i gjyqtarit tregon dhe per nje vendim te marre qysh tani per te mbrojtur Olsi Dadon dhe jo per te gjykuar mbi bazen e fakteve e dokumentave dhe se SPAKU e Gjykata jane te dominuara nga figura si Dado e nga Gjin Gjoner te sotem apo dhe te djeshem dhe se Sali Berisha vijon si dikur te kete ndikimin e ushtaret e tij si ne SPAK,Gjykata ,prokurori e pergjithesisht kudo!
Lepirje e rradhës në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve nga një ish spiun sigurimi
Jane ne unitet niveli i shkolles qe pergatit juriste, niveli i arsimimit profesional medioker, niveli i trupes gjykuese, niveli i dinjitetit te munguar te gjykates, niveli i arrogances te kultivuar prej pushtetit te pakontrolluar prokuror-gjyqtar.
Këtë të mirë kanë seancat publike. Qytetarët mësojnë dhe kuptojnë se si zhvillohen gjyqet, por këtë nuk e do drejtësia ndaj dhe rreket ta ndalojë atë. Nuk e kam këtu fjalën për transmetimin 'live' të gjyqeve, e cila ha diskutim, ndoshta dhe nuk duhet. Po publike, pra të hapura, është tjetër gjë, sepse gjithsesi publiku, si në këtë rast, informohet se si zhvillohet një gjyq, prej të cilit kërkohet të bëhet dhe të merret drejtësi. Ndaj në çfarë shkruan Yzeiri, kuptojmë që realisht në drejtësinë tonë, dhe jo vetëm gjykatat, ka shumë probleme serioze, të cilat mesa duket Reforma s'i ka patur në objektivin e saj, ndaj ato sot jo vetëm që duhen adresuar mirë, por më kryesorja duhen zgjidhur, "step by step", siç e ka qejf Ngjela, por ama me seriozitetin dhe vendosmërinë e duhur. Disa gjëra mund të fillojnë që sot, kur maxhoranca ka votbesimin e duhur popullor, gjë që nuk do të përsëritet më kurrë. Pra parlamenti me këtë maxhorancë, o sot o kurrë, në këtë proces përafrimi të standardeve që kërkon IBAR-i për pranimin në BE, ka detyrimin të bëjë ndërhyrjet e duhura për korrektimin e të metave që Reforma manifestoi dhe që këto 10 vjet, koha i nxorri në pah. Sigurisht që ndërhyrjet e domosdoshme duhen bërë, por pa cënuar themelet bazë mbi të cilat ajo u ndërtua.
Nuk kemi gjyqtare,kemi thjesht matrapaze qe vjelin lek si hajdute ordinere,ju gazetaret u kujtuat vetem tani qe ju intereson se behet fjale per velajn apo per ......
Me keq, se dhe ne gjykatat e diktatures se eger te komunizmit te hoxhes, ku te pakten rruhesh nje rregull ekspoze, por vec nje cfaqie, nga gjyqet e diktaturave te shteteve islamiste, ku gjyqtari, mund ta talle bythen si te doje me viktimen.Dhe ajetollahu bojaxhi, qe sundon ketu, vazhdon te mos nxjerre nje fjale per kete baterdi padrejtesie, qe i behet kryetarit te bashkise se Tiranes, por kalon ne nje cmenduri mbrojtje, per super te korruptuaren balluku.Prandaj dhe klp-ja, qe bashkepunon me shtetar dhe politikan,, sillet si i do bytha(pasi nuk kane koke) me.viktimat.
Duhet reformë për reformën gjyqësore. Me këta injorantë gjyqi nuk shkohet askund. Luajnë me jetën e qytetarëve si të ishin pula.
Ky mbiemer gjithmone me kujton pakicat e rome ose egjiptiane.
Z Yzeiraj , kjo gjendje eshte pjerdhje totale e sistemit .Nuk mund te fshihet dot as nga politikanët as nga askush tjetër qe e realizoi ,shqiptar apo I juaj .E vërteta eshte lakuriq para syve te gjithe Shqiptareve dhe votuesve .Shqiptaret kërkojne standarte te drejtesise te njejtasi ne BE tani .
Yzeir, Është e vërtetë që deri në një vendim gjykate të formës së prerë, i pandehuri, kushdo qoftë ai, edhe Velia yt, konsiderohet i pafajshëm, por këmbëngulja e tij dhe e avokotot të tij “të pandehur”, që seancat të zhvillohen live, e kishin hilen brenda… E di kush ishte hilja? Që t’i të dilje në TV, si legen që je, dhe të takoje në mënyrë demonstrative të pandehurin (në këtë rast paditësin, Veliaj). Mund të më thuash se në cilin vend të botës, më demokratiku që mund të jetë, lejohet që qytetarët e lejuar nga gjykata të ndjekin seancën gjyqësore, të mbajnë radhën për ta takuar të pandehurin? Turp e faqja e zezë!!!
Ne cdo vend te botes, mahtas e djathtas gjyqet behen me dyer te hapura more Aliu cari Saliut.
Injoranca dhe padija nuk janë argument, o Cari i Edit…
O Ali ti mund të shkruash ato që mendon por me Yzeirin gabon,është një ZOTËRI me plot kuptimin e fjalës
Gjith ky lajm per ti bere avokatin velias, nje njeriu qe me pushtetin e tij perdhosi e shkallmoj vlerat historike te Tiranes, pa harruar superkorrupsionin e miliona eurove te grabitura me fuqin e pushtetit me ze e figure ne tendera e incerneratorin e Tiranes qe mbeti ne leter. Mjaft eshte MJAFT ME.
Ne fakt ky butak nuk po ben avokatin e Veliajt por te vetes. Sa ishte PS ne opozite ky opinionist nuk kishte dite pa sulmuar qeverine(asgje kunder) strukturat shteterore,sjelljen e qytetareve(parimor apo Jo) ama sapo PS erdhi ne pushtet dhe Yzeiri u rehatua,ndaloi se shkruari. Asnje fjale,asnje rresht,asnje kritike. Pse u zgjua papritur sikur e pickoi gjarperi kur arrestuan Veliajt? Pse nuk t'ha nje llaf per Meten ta zeme qe eshte fiks ne te njejten situate ,lere me per mijera qytetare te plasur e harruar neper burgje? Ka vetem nje pergjigje. Ky vemje eshte nje lake i Veliajt qe Ka marre miliona pa bere nje lek Pune.
Se Veliaj në qeli ju ndërprenë fondet nga bashkia shumë e thjeshtë, pseudo aktore bundra TV kanë marrë rroga shteti pa ditur as ku punojnë
O Yzeir. Ato gjykata partia jote i karandisi keshtu. Ka 13 vjet ne pushtet. Ka ne dore cdo gje. Boll se na e shpifet. Vetem ju nuk keni faj.
Zoti Ilir. Une jam plotesisht dakort me kundershtine tende ne lidhje me vendimin e ndermjetem qe mori gjyqtari dje ne gjyq. Erdha i perket zonjes se KLP qe po flisni per veshjen e saj, me duket dicka Jo normale qe te diskutohet nga ana juaj. Veshje me sa pame ishte me se normale dhe nuk ka vend per diskutim. Persa i perket pyetjes se bere nga z.Ndreca per n/kryetarin e KLP, juristja nuk eshte pjese e kryesise se KLP qe te dije se cfar ka ndodhur aty. Ajo merr me vete dokumentin qe i jep kryesis dhe vepron ne baze te atij dokumenti. Por ne se mendimi i per tekstin e atij dokumenti eshte kolegjial apo individual ajo nuk mund ta dije. Mund te diskutojme shume persa i perket zhvillimit te gjyqit dhe vendimit qe do te merret por jo veshjes se nje individi, qofte kjo dhe perfaqesuesja e KLP.
Ti Like Yzoja, kur te shkosh prap ne seancen e rradhes se gjygjit Lali Erit, shko e zevendesoje ti ne puthje Bert Ndreniken madje duke e kryer ate rit te prapanica e Lalit...
Ilir shkrimi eshte i sakte por per te qene ti i ndershem me sakrificen e Erionit. Keto konstatime dhe analizen tende te drejte sipas mendimit tim drejtoja prokurorit real te Lalit Edi Rames. Ilir i dashur ti nuk je naiv perkundrazi e di shume mire se te ky anatemim te ky linçim te ky eleminim i ulët e i pështirë është Edi Rama i kapur rob e mbajtur peng nga Belinda Balluku. Ky skenar ka si regjizore Belën shërbimin sekret grek por ai është e pranoi dhe urdhëroi zbatimin është Edi Rama. Lali do dalë një ditë dhe drejtësia do vijë në vend do vërë dorën Zoti.
Bravo! Jam plotesisht Dakort sa thuaj. Shkrimi i Kalifit ,si pake te tjere,ne nje vend 35 Vjet terr informativ qendron . E megjithate nuk mund te 'gelltitet' mbyllja paragrafi fundit kur flet' per '...shqiptare,parlament si PUSHTET real i VOTUARI nga Populli...!?!?: Gjithe shkrimi kthehet ne leter pa' vlere per te mos Thene gje tjeter.... Nderkohe qe Tere rruget e Krimit te shpirn ne 'parlamentin' e Krimit e Korrupsionit!
Z Ilir duhet më shumë 'DRU, për ata të malit.Ata lexojnë dhe por jan të ftohur në mëndie e në zemër.Ata kujtojnë që harbutëria kudo dhe për çdo gjë është mirësi.Pak histori në një barë ndigjoj një zonjë që për të marë rradhën për të paguar kafetë thotëqë : UA çëshfl ajo që të paguash ti këtu mis më prish traditën se unë jam dhe nga VERIU.Duhet të kuptojmë qëkëta dhe kur duhet të paguajnë duan medoemos rrugë.Të gjitha këto jo për ju profesor por Atë palo deputetA.Shehaj për ato që shkruan për të MADHIN. NDRENIKA,që ai birbo nuk e njehë se male e malësorë ka dhe jugu.
Shumica e prokuroreve dhe gjyqtareve kan kan sjellje rrugacerore
Ilir !...........Në Shqipëri është e vështirë i nderuar.............Mjerë ne shqiptarët..............Përveç Institucioneve që nuk veprojnë pavarsisht se paguhen nga taksat e Popullit, janë edhe disa IDIOTE, të tipit "Shiti" (që duhet ta kishin për nder nëse do ishin si Shiti), edhe të tipit "Dire***_*****Straits", që mundohen të cfigurojne krenarinë Intelektuale të skenës shqipetare dhe popullit Shqipetar...........Këta s'janë gjë tjetër veçse shkurtabiqe që mezi u arrin hunda për ti marrë erë prapanices të këtyre KORIFEJVE.
Dire street je korrekt popull zvarranik, aktor ne skene aktor dhe ne jete. Pseudo intelektualet shqiptare . Po te kishte pasur intelektuale ky vend nuk do kishte arritur ketu, po mjere ju o injorante qe e konsideroni veten intelektuale. Intelektual nuk te ben fakti qe mbaron nje fakultet, por te kesh kurajon te dalesh ne publik dhe te mbrosh parimet tek te cilat beson.
ILIR URGJENTISHT DUHET TE SHTOSH DOZN E RAKISE SE KE PJERDH NGA TRUTE NJESOJ SI NE KOHEN KUR ADHUROJE SAL BERISHEN, RRUMBULLOSESHE ME RAKI DHE E LIJE RRUGEVE ATE FAR MAKINE. O DERZI SADO TE KA FINANCU LAL FIKU KA NJE KUFI MORAL NJERIU. SPO THEM GJE PER ATE NDRENIKEN SE AI KA PJERDH KOMPLET, SKA OFIÇINE PSEQIKE QE NDREQ. NE MOSHE TE THEPISUR ESH PO TI E PASKE SMUNDJE SERVILIZMIN MO KOKLESH VETULLSHKERDHATE. ÇOJI TFALA LALIT DHE THUJ SKA PARTIZAN SADUSH QI E PSHTO. LALI DHE AJO BUNDRA E VET SKAN VJEDH, KAN QELB DYNJAN ILIR LEGENI.
Eshte e habitshme se si nji injorant total ne fushën e drejtësisë merr përsipër të komentojë nje seancë gjyqësore. Ne cdo fjale dhe fraze qe nxjerr, shperfaq errësirë teresore te njohjes mbi te drejtën dhe procesin gjyqësor. Eshte e kote te ndalesh ne cdo fraze por mjafton te përmendim vetëm disa per te kuptuar humnerën e mendimit dhe malin e idiotesise: kalemxhiu i drejtohet Erion Veliajt si i pandehur, por ne ketë proces ai eshte padites; rreket i ngrati kalemxhi te tregoje se si gjyqtari i paska prere fjalën Veliajt duke bere paralelizma me procese penale te pandehurish, ndërsa nuk ka nga ta dije i gjori se gjykata e orienton paditësin tek parashtrimet, faktet dhe provat relevante qe lidhen me objektin dhe shkakun e padisë dhe jo me përjetimet apo përvojat jetësore te paditesit; me kot rreket i këputur kalemxhi te tregoje si përfaqësuesja e KLP na paska pasur veshje te papërshtatshme e cila bënte kontrast te forte me kostumin ceremonial qe paska pasur veshur ky zotëria dhe pjesëmarrësit e tjera ne seance. Keqardhje qe te lexoje ketë flete te rreckosur kronike nga nje seance gjyqesore prej nje personi qe e prezanton veten si gazetar...