“Kafazi” i KLP-së për Olsi Dadon, një presion për të mbajtur fasadën e statistikës së drejtësisë në këmbë

8 Maj 2026, 17:14Blog Nga Hermes Kafexhiu

Në një shkrim të 19 Majit 2025 shkrova se, “Përse do duhej të kontrollohej SPAK?” dhe jo më larg se sot, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, me kthjelltësinë e personit që po kalon barrën e të akuzuarit, tha në gjyqin e tij me prokurorin Olsi Dado se “pushteti i pakontrolluar është arbitraritet”.

Ka të drejtë. Jo sepse e thotë vetëm Veliaj, por sepse e thotë një i akuzuar që pretendon se ai që e akuzon nuk ka legjitimitetin për ta bërë këtë.

M’u kujtua fiks Bedri Spahiu, kur tha se ishte vënë kryetar i gjyqeve më të rëndësishme ndërkohë që nuk dinte asgjë se si bëhej një gjyq.

Në fakt, është flagrante sesi KLP nuk ka nxjerrë asnjë vendim për prokurorin special të SPAK, Olsi Dado, lidhur me legjitimitetin e tij si ushtrues i ndjekjes penale në Republikën e Shqipërisë.

Është flagrante sesi KLP mban në kafaz të vërtetën e kësaj çështjeje, ndërkohë që ky prokuror është servirur në publik si akuzuesi i një zyrtari të lartë publik, madje si akuzuesi i zyrtarit më të lartë që u servir në Bruksel si një nga statistikat e Reformës në Drejtësi për të manipuluar mbështetësit ndërkombëtarë të drejtësisë se gjoja “kapen peshqit”, por në fakt po kapen të vërteta që po nxjerrin ujë deformimin e veprimtarisë së drejtësisë së re.

Tani, me çfarë kemi të bëjmë për publikun që nuk e di?

Pyetja nuk është më nëse Erion Veliaj është fajtor apo jo. Kjo është çështje gjykate. Pyetja reale është tjetër, a mundet një prokuror të ushtrojë pushtet penal mbi një qytetar, kur vetë legjitimiteti i tij po kundërshtohet në gjykatë dhe institucionet refuzojnë ta sqarojnë?

Këtu nis problemi i madh i Reformës në Drejtësi. Jo tek propaganda, jo tek statistikat e “peshqve të mëdhenj”, por tek momenti kur institucionet fillojnë të mbrojnë veten dhe jo ligjin.

KLP, organi që duhet të garantojë ligjshmërinë e statusit të prokurorëve, jo vetëm që nuk ka dhënë një vendim të qartë për Olsi Dadon, por kërkon edhe që pala që e ngre këtë pretendim të mos legjitimohet fare në proces. Pra, organi që duhet të ndihmojë zbardhjen e së vërtetës juridike, po sillet si gardian i saj.

Edhe më rëndë bëhet kur pretendohet se KLP nuk ka marrë asnjë vendim formal për këtë çështje, ndërsa në emër të saj flitet në gjykatë sikur vendimi ekziston. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kemi hyrë në fazën ku institucionet nuk funksionojnë më mbi akte dhe përgjegjësi, por mbi harmonizim për të mbrojtur njëri-tjetrin.

Nëse sot mbrohet me çdo kusht një prokuror vetëm sepse prek një “çështje të madhe”, atëherë mesazhi është i qartë, fasada e suksesit të Reformës është më e rëndësishme se ligjshmëria e vetë procesit.

Prandaj kjo histori nuk është më vetëm për Veliajn apo Dadon.

Është një provë nëse drejtësia e re pranon të kontrollojë vetveten, apo nëse është kthyer në një pushtet që kërkon besim absolut pa dhënë llogari.

8 Komente

  1. D
    Dire__****__***** Straits

    "....verej ketu ti zoje...leket duhet t'ia cosh Mon Kukaleshit .... Po ku rri ky Mon Kukaleshi ?.....Mon Kukaleshi rri tek OJQ e Ajola Xoxes , atje tek pallati i modh.....degjo ketu , kur te shkosh , i thuaj qe kom bisedu me Lal Beun.....Turtjeta zoje.... !!!"............Kjo eshte metoda se si Lali siguronte leket per "blerjen e brekeve"..........Ols Dado paraqiti dosjen per punesim , nje komision e shqyrtoi dhe e kaloi. Vettingu e certifikoi...Presidenti e vulosi !!!..........Cila ngjarje nga keto ju duket me e rendesishme ??? !!!!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lyrash i Bufit

      O lyrash i Bufit , ngele ter kohen duke komentuar idiotsira...

      Përgjigjjuni
    2. L
      Lubi Malltezi

      Muajin qe vjen Xhafaj ne komisionin e tij do rishikoje punen e KLGJ dhe KLP. Ka te gjitha mundesite te korigjoje nje nder pislleqet me te medha te ashtuquajtures reforme ne drejtesi. Ka shansin e dyte te korigjoje gabimet qe beri vete heren e pare. Koha nuk pret.Eshte urgjente qe keto institucione te funksionojne jo si sherbetore te prokuroreve dhe gjykatesve partiake dhe inatçore por ti sherbejne konceptit te drejtesise. KLP dhe KLGJ jane komplet jashte loje si institucione gje qe ka bere qe SPAK dhe GJKKO jane mbi ligjin dhe te pakontrollueshem.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Ugi

        Po pse lodheni me kete veliajn. Ky e ka prere bileten dhe eshte fix ku duhet te jete. Ne burg

        Përgjigjjuni
        1. H
          Haka Tekizoti

          Institucionet e mender drejtësisë së re janë thjesht ca fëlliqësira që u është dhënë pushtet i pakufishëm për të tallur menderen me ligjet në kurriz të të drejtave të qytetarëve. Ata që i pollën duhet të merren me pjellën prej monstre të tyre. Populli nuk u ka asnjë borxh, përkundrazi, politika është deri në grykë në borxh ndaj popullit.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Duhet nje republike e re....

            Republika ka rene ne momentin qe 140 deputete zombi te Rames dhe Berishes ndryshuan Kushtetuten per te mundesuar nje drejtesi mbi ligjin. Kushtetuta jone sot sanksionon shbalancimin e pushteteve, ky eshte gomarlliku me i madh qe ka bere Kuvendi ne 35 vitet e fundit! Nje republike e re duhet rikrijuar, ndryshe Shqiperia rrezikon te shperbehet, te shpopullohet me tej, dhe kete nuk na e kane borxh brezat e ardhshem. Po vjen dita qe shqiptaret ti luten Zotit qe ky vend ti aneksohet Greqise dhe kaq. Vetem atehere do shpetojme nga Berisha, Rama, dhe Drejtesia famekeqe qe funksionon si gestapo.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Selim

              Problemi nuk eshte nese ka apo jo te drejte Veliaj ne ate qe pretendon. Kete le ta vendose gjykata. Me ca po shifet pritet te mos gjykohen per shkak se Veliaj nuk legjitimohet si pale. Problemi eshte se gjykata duhet te jete perpjestimore. Nuk mundet gjykata te legjitimoje Nesti Andonin nje person inekzistent dhe te mos legjitimoje nje person prej mishi dhe gjaku qe perpiqet te mbroje interesin e vet por edhe publik. Pastaj le te vendose ne favor te Olsit. Por ka detyrimin ta coje ne gjykim.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Arbeni

                Mesa duket edhe KLP na doli një institucion i pjerdhut.Të mbrosh paligjshmërinë është një handikap i madh i kësaj reforme që ka legjitimuar individ pa arsimin e duhur profesional.Qerozi është vendosur prokuror i spak-ut me miqësira pra ka hyrë kontraband në institucionin më të rëndësishëm siç është spak-u,prandaj kjo klp e pjerdhut duhet ta largoj menjëherë këtë pis njeri i cili pse dikur Erjoni nuk i ka plotësuar dëshirat sot kërkon të hakmerret.Ai nuk është sjell si njeri i drejtësisë por si një rrugaç ordiner duke e fyer dhe irinizuar duke i thënë se kafazi i xhamt është si hotel me 5 yje.Këto janë sjellje të pahijëshme të një prokurori ndaj të drejtave si njeri të një të burgosuri nga një kallzues anonim për brekë grash.Ky langaraq e spiun grek është turpi i drejtësisë shqiptare gjoja të reformuar.Edhe vet KLP-ja është një institucion i korruptuar që mbanë në sistem të till kërma si olsi bulloni apo Olgert Emini i cili i kërkon favore seksuale në orarin e punës e me telefonin e institucionit një zonje që ishte ankuar në KLP për një padrejtësi që një prokurore pranë gjykatës së Tiranës i kish bër asaj.Ky pis anëtar i KLP i dërgonte foto të organit të tij seksual në Whatsap.Këtë e tregoi emisioni investigativ STOP me tekst dhe figurë.Kjo është KLP-ja e leshit një institucion që mbanë në stafin e saj prokuror të degjeneruar.Me këta të degjeneruar do shkojmë në Europë ne ?!KLP,SPAK,GJKKO etj institucione të drejtësisë duhet të japin llogari dikujt,jo të bëjnë çfarë të duan pa ju hyrë gjëmb në këmbë.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje