Ideja e këtij shkrimi është marrë nga një artikull i vitit 1934, botuar tek “Illyria”. Autori i saj ishte një 30-vjeçar që quhej Tajar Zavalani. Për historianët është dhe mbetet një figurë e njohur me të gjithë dritë-hijet e tij. I përket atij grupi shqiptarësh të kulturuar, të cilët dyshonin me të drejtë për faktin nëse e meritonin emrin intelektual, në një vend që asokohe kishte nivel tejet të lartë analfabetizmi dhe jo vetëm. Do të vdiste në vitin 1966 në Mbretërinë e Bashkuar dhe i skeduar si i padëshiruar në Shqipëri, paçka se në shtëpinë e tij u mblodh Kongresi i Manastirit, veç kontributeve të tjera që u mundua të ofrojë në të gjallë.
Jemi në Majin e vitit 2026, plot 92 vite më pas shkrimit të këtij artikulli. Shqipëria ka ndryshuar jashtëzakonisht dhe ky është fakt. Dialektik. Që do të thotë se ka ecur në zhvillim si vendet e tjera. Intensiteti? A mund të ishte më mirë?! Kjo është çështja. Tashmë, ai që vjen nga aeroporti i Rinasit drejt Qendrës së Tiranës shikon një metropol të vërtetë me shumëkatëshe, disenjuar me format më moderne të njohura dhe me autorësinë e disa prej arkitektëve të njohur; këqyr hijet e gradaçeleve, të cilat e snobojnë me cinizëm Tiranën e dikurshme; shkëmbehet me markat e makinave më të njohura të botës; sodit veshje të shumëllojshme firmato dhe institucione, ku kulmon krah flamurit kombëtar edhe ai i Bashkimit Evropian. Nuk ka më shumë oxhaqe që nxjerrin tym, por ky është një argument që po i shmangemi disi, sepse është dhimbje për modelin tonë ekonomik, çuar drejt betonit dhe turizmit të lirë.
Dhe, kronika e përditshme?! Prej ditësh po shikojmë maskaradën te Partia Demokratike dhe atë që ndodh me forcën më të madhe opozitare që ka mbledhur të gjithë energjinë e një pjese bajagi të madhe të popullit (kuptohet asaj që ka mbetur në vend dhe nuk po largohet, për arsye të ndryshme). Mes tyre, jo vetëm nuk po bëhen zgjedhje, jo vetëm nuk perceptohet situata dhe vazhdon banaliteti i akuzave ndaj qeverisë, e cila në fakt meriton kritika të pafundme për nivelin dhe mundësinë sesi po e drejton vendin, por po tregojnë se janë po aq pjesë e realitetit tonë social-politik anemik. Zoti Berisha, personaliteti më i madh i historisë sonë post ’90 (në të gjitha kahet pozitive apo negative dhe qëllimet), e ka degraduar formacionin e tij politik gati në një trup amorf, i cili po shkërmoqet ditazi para syve të shqiptarëve. Më kot, shkrime, dukshmëri fenomenesh, analiza, apele dhe kritika po drejtohen për të mos i lënë në qorrsokak. Ajo, çfarë shihet, lidhet me një apati të frikshme nga njerëzit e saj t’i ndryshojnë gjërat në këtë parti! Një pjesë e njerëzve të saj që e duan ndryshimin, tashmë janë të dekurajuar qysh në fillim, sepse duke menduar pikërisht sesi funksionon kjo parti, heqin dorë sakaq ndaj ndryshimit. “Edhe do ishte gabimi më i madh për një njeri të vepërimit sikur të shkonte kohën duke menduar ngjarjet më të vogla që mund të influencojnë çdo gjest të tij, se atëherë do të humbte rastin që të vepërojë”, shkruan Zavalani në një shkrim që e quajti “Populli dhe intelektualët”. E habitshme është sesi pas kaq shumë humbjesh me radhë, nga ky lloj artikulimi i tyre i kohës, nga ky organizim i tanishëm dhe nga humbja e parimeve të së Djathtës, sërish po vazhdohet njësoj! E habitshme sesi strukturat e Partisë Demokratike nuk ndryshojnë dhe sesi nuk ngjallin dot frymë. Dhe, të mendosh kur nuk ndryshojnë dot demokratikisht në opozitë si do mund të ndryshojnë vendin nëse do të drejtojnë qeverinë. Sikur të ishte vetëm kjo, do të konsiderohej thjesht, politikë Alla Shqipëri. Por t’i shtojmë edhe anën sociale: Se çfarë ndodhi në orët e fundit në Durrës, kur një personazh i penalizuar dhe herë tjetër, mori jetën e dy fëmijëve. Si ka mundësi që shqiptari nuk ndryshon edhe pas këtyre aksidenteve? Si ka mundësi që i qepemi vetëm shkaktarit, i cili në fakt është një nga ne të shumët, por nuk përsiasim për veten? Si ka mundësi që komuniteti urban të jetë i paaftë për të ndryshuar ose reaguar (në fakt, zëri i tyre i ngritur s’ishte dëgjuar) për të bërë diçka? Shikoni si përshkojnë udhën makinat në mbrëmjet e Tiranës…? Po zhurma e frikshme e tyre?! Dhe, sa shumë e shumë gjëra të tilla. E në këtë rast çfarë bëjnë zyrtarët, intelektualët, ata që drejtojnë institucionet? Heshtin dhe tolerojnë. Këtë të fundit mund ta përkthesh si korrupsion të pastër se edhe kur nuk paguhen do të kenë favore në të ardhmen. Dhe, kur shoqëria e institucionet e shikon që kjo mënyrë jetese është e lodhshme, pse nuk ndryshon vallë?! Ose të veprojë ndryshe! Shkurt: Pse nuk ndryshojmë dot?! Pse nuk rregullojmë dot politikën tonë?!
“Njeriu i veprimit që din se ku do të arrijë, kujdesit që rruga që ka nisur të mos jetë kryekëput e gabuar dhe, kur e sheh se faktet nuk vërtetojnë parashikimet e tij, ndrron taktikë pa u ndalur nga fjalët e botës që do të thonë se u gabua. Ay shikon qëllimin dhe respekton faktet, të cilëve u jep të drejtë sa herë që nuk janë dakort me projektet ose dëshirat e tij”, shkruan Zavalani me një kritikë për të gjithë klasën që përfaqëson.
Njësoj si një shekull më parë, edhe pas gabimeve pa fund në politikë, ekonomi dhe shoqëri, aksidenteve dhe jetëve të marra, askush nuk do t’ia dijë në Shqipëri. Pas pak javësh do ndodhi me gjasë ndonjë tjetër gjë… Fillimi i sezonit të verës është nga më shqetësuesit për shqiptarët sepse vendi regjistron rekorde aksidentesh dhe shpesh nga njerëz, të cilët në vendet e tyre të reja të jetesës as nuk guxojnë t’i mendojnë.
Nuk po flasim më për demokracinë e munguar te PS-ja dhe gjuha që ekziston sot apo respektin ndaj statutit dhe sjelljen shpesh të ashpër të kryeministrit Rama. Ashtu, si në ngjarjet e fundit të PD-së, zhgënjimi i fundit në radhë prej tyre. Ku episodet e hidhura me kutitë e votimeve dhe sherret e brendshme po bëjnë xhirot e rrjeteve sociale, ashtu, si nga ana tjetër edhe mospërballja e individëve me zgjedhjet demokratike. E, çfarë është më shqetësuese janë delegimet e fajit dhe bërja e tjetrit fajtor, ku të gjithë mund të kritikojnë dhe të sugjerojnë, por askush të marri faj. Thelbi i shkrimit të Zavalanit ishte i thjeshtë por edhe i kuptueshëm: Drejtoni gishtin tek vetja! Asokohe ishin një grup shqiptarësh të kulturuar, qoftë dhe ata jashtë vendit që kontribuonin dhe kishin përftuar nga kultura perëndimore, por problemi ishte: Pse nuk përpiqeshin të nxirrnin pjesën tjetër të popullit nga kaosi, nga errësira ku gjendeshin?! Njësoj si sot. Edhe ata që bëjnë ndryshimin përballen me institucionet tona që e kultivojnë pabarazinë dhe mosndëshkimin. Ndaj ka qindra e mijëra të vrarë për pronat.
Udha është e vështirë, shkruante Zavalani në kohën e tij. “Rruga që duhet ndjekur për të modernizuar Shqipërinë është plot gjemba, plot vështirësi të panumërta dhe lyp sakrifica të çdo çasti…” (Ibid). A është dakord shqiptari i sotëm ta bëjë këtë?! Jo. Politikani sfidon me fuqinë e 2008-ës. Polici e shkel natyrshëm të drejtën; burokrati të bën të vuash pa iu dridhur syri (madje edhe më të rinjtë, rritur në frymën e demokracisë), shiko kadastrën dhe bashkitë dhe shto edhe etjen për pasuri të aparetçikëve që është bërë e frikshme. Shikoni të rinj\a që bredhin me makina të prodhimeve të serive të fundit dhe që masë nuk kanë empatinë, por dukjen! Në fund, ata, po aq të dorëzuar: intelektualë që flirtojnë dhe rendin thjesht për klikime. ”Intelektualët shqiptarë nuk kanë vullnetin ose guximin të ndjekin këtë rrugë që nuk dihet se ku mbaron, por nuk duan as t’a pranojnë se u mungon kurajua civile. Atëherë ç’bëjnë? Ngushëllohen me frazën tipike: Nuk bëhet punë me këtë popull!” (Ibid) Kaq mjafton, po vallë çdo njëri prej nesh, çfarë bën për këtë vend?! (Homo Albanicus)
Keto I ka thene Konica me pare
Fytyra jote i tregon te gjitha o vemje mediatike
E tmerrshme! Kur lexova titullin ne fillim mendova se do te ishte nje persiatje mbi degradimin e pergjithshem shoqeror dhe moral te shoqerise shqiptare, te pakten prej politikes ne pergjithesi, por ky zoteria e paska me "zhvillimet ne PD"! BEsoj se ju te gjithe e dini se zoti Andoni eshte nje socialist, ne kuptimin botekuptimor te fjales, dmth nje i majte. A nuk ju duket cinike qe na u shqetesuaka kaq shume per humbjen e parimeve te se djathtes tek PD-ja?! Ne keto periudhe te gjitha mediat e regjimit, tv-ra, portalet e cdo forum tjeter line dhe online po merren me PD-ne, kinse te shqetesuar, ne fakt per ta sulmuar ate dhe sidomos Sali Berishen. Nuk ka mbetur i murrem dhe i currem sic thote ajo fjala pa u perfshire ne kete stihi te sajuar nga bashibozukeria e pushtetit; dhe ja ku iu bashkua kesaj edhe Beni i urte...! O zoti Andoni, ajo qe po ndodh me Opoziten eshte nje gje normale; ne kuptimin qe keshtu ka qene perhere; nuk ka ndonje zhvillim, as pozitiv as negativ; pra ska asgje te re qe te te beje te marresh mundimin edhe zotrote te komentosh; njejte qe ku u themelua si parti 35 vite me pare. Po zhvillime ka ne partine qe pretendon se perfaqeson botekuptimin qe ke zotrote, pra vlerat e se majtes. Nje horr qe po e sundon ate e ka kthyer ne nje parti fashiste; nje grup superpasanikesh, me sistemin e ngritur nga kjo monster, po shfrytezojne ekomomikisht kete vend; kurse pjesa tjeter, me politikane, media dhe bandite te rendomte po e plackisin ate. O zoti Andoni a nuk te vjen sadopak turp qe edhe Namik Dokle te jete kaq shume i shqetesuar per bjerrjen e vlerave te se majtes nga socialistet e sotem qe jane ne pushtet, kurse zotrote , jo vetem ben sikur nuk e veren kete, por "shqetesohesh" per bjerrjen e vlerave tek e djathta?! Shikoni se c'ben profiti: per t'i dhene hije seriozitetit shkrimit te tij, niset gjoja nga shqetesimi i nje intelektuali te viteve '30! O zoteri, ti thjeshte ju bashkove turmes se bashibozukerise, qe per te terhequr vemendjen nga superskandalet e perditshme te ketij regjimi neo-fashist, kendon te njejtin refren: "fajin e ka Saliu"!
Nuk po merren mediat me PD. Po PD po i ushqen perdite. Zgjedhje pa zgjidhje si ne kohen e Xhaxhit. Perjashtime, dhe me beso te perjashtuarit po te ishte Berisha ne ate kohe do ti kishte vrare pa gjyq. Njerez qe i bejne elozhe njishit ne te dy partite. Di per cfare politike do te zgjidhet Berisha. Ka kandiduar pa platforme, vetem del e flet percart. Te vishe ne pushtet duhet te jeshe alternative. Dhe jo njesoj. Dhe mos ja hidhni fajin popullit. Ja dhane nje shance te dyte dhe se meritoi.
Po dhe ky kufoma na cau menderen me sofiznat e tij.A thua eshte ndonje koke e madhe .Nje cope mediokri dhe sharlatani qe i shtohet banaqeve televizive
E quan saliun "personaliteti më i rëndësishëm pas vitit 90" kur shumica e popullit e quan tradhëtari më i madh i të gjitha kohërave. Ja pra kush është ky kufoma i lexuar!
Ne fshataret dhe intelektu-halet. Keta te fundit na fajesojne ne "Nuk behet Shqiperia me ju fshataret" ne fshataret themi "Po ne juve ju ndjekim. Ku na coni ju ne shkojme". Por ne fshataret po e kuptojme gabimin tone. Po te ndjekesh brumbullin ne hale perfundon themi ne andje nga fshati jone. Se ju nuk jeni inlektuale ju jeni brumbuj intelektu-hale qe jeni vetshpallur si elita e ketij vendi. Shqiperia bvuan se nuk ka elite. Elita e saj prej mese 100 vjetesh eshte zhdukur sic zhduket gruri kur fushen e mbulon bari i keq. Ndaj ky vend nuk behet.. Intelektu-hale = tere burokratet e zyrave, mesuesit e shkollave e univesiteteve, shkrimtaret e media, doktoret e mjekesise dhe ata me PHD, dhe politkanet e Shqiperise. Elitare=Intelektualet qe derdellisin se jane elita e kombit.
fiks e ke o vella. tamam thenia e gangsterit ne Vlore : thone Partite dhe keto halet e tjera , EJA ME NE! ku do i cosh a te qiva udhet... NE TE SEMES?
" Fshatari",pavarish se ke drejtë në mënyrën e përshkrimin tënd ,ke ngatërruar ose nuk e di komplet kuptimin e intelektualit. Si fillim( dhe vëre vath në vesh këtë), intelektuali është një person i denjtë ekonomikish dhe pastaj i denjë për popullatën- shoqerine. Po,ka intelektualë që nuk janë të " kamur", por këta nuk "bëjnë" si udhëheqës dhe sidomos kur ndonjëri prej tyre ka marrë pushtet, e ka mavritosur më keq se budallai. Mëso edhe këtë... Në Harvard ( renditet universiteti më i mirë në botë për 10 vjeçarin e fundit), 7% e studentëve e kalojnë këtë universitet me notën 5-7,ndërsa të tjerët janë mbi mesataren,pra 7 der në ekselent(10). Pikërisht këta që e mbarojnë me 5 der në 7, janë ata që bëhen politikan...madje udhëheqin fuqinë botërore( USA). Ndërsa të shkëlqyerit dhe intelektualët e vërtetë,zgjedhin rrugën e tyre private DUKE KONTRIBUAR PERDITE PER NJE SHOQERI ME DINJITET DHE HUMANIZEN por duke mos harruar asnjëherë se pa dinjet personal( pasuri) nuk ka intelektualizem. Megjithatë, çdo gjë rrjedh dhe rrotullohet nga edukata= SJELLJA shoqërore...dhe ne këtë e kemi bërrnut.
Akoma merreni me PD? Pse nuk thua 92 vjet dhe ne kemi shkuar mbrapsht ne cdo drejtim moral e social? Pse nuk thuq qe ky popull eshte shume i keq????
Ne Shqiperi kane mbetur vetem hajdutet dhe te pamujtunit. Jane me mire ata qe lajne pjata ne Amerike se sa ata qe bredhin me Benza ne Shqiperi.
Po mirë more gazetar që na paçe kënduar atë Zavalanin,që paçë thënë ato mbrekullira,përse nuk i referohesh ndonjë pa hije,që bëri SHQIPËRINË nga 1944 e deri më 1986se më pas ata që erdhën e lanë NËNËN LAKURIQ NË KËTË BOTË JARANE. Posi mo Beni që nuk ecën dotë vetë(me mëntë e tua) po kërkon nëpër qivure.Beni Shqipëria bëhet po po ti thërrisni mëndies ju që zhcaravisni dhe nuk SHKRUANI.Të kujtoj një thënie profetike të një shqiptari pa hije :-Që mjaftë punuat për të tjerë o fat keq ,po kujto vëndin tek ke lerë....
NA ÇATE MENDEREN JU QE SHANI POPULLIN SHKONI GJENI NDONJE POPULL TJETER
E kush ka nerva te kexoj carcafet e as mish dhe as peshkut Ben Andonit?! Une JO
Nje paragraf 1000 leke , prandaj e zgjasin kaq shume shkrimin. Ah Hormuz , Hormuz ????????
Një vend përparon kur drejtohet nga të mënçurit që kanë urtësinë në shpirtin e tyre,kur këta udhëhiqen nga traditat atdhetare dhe kanë përqafuar dijet më progresive të kohës. Dritë, pak dritë o mik, o shok, o vëlla _thoshte Migjeni Kjo do të thotë se përparimi vjen me mendje dhe shpirt të ndritur.
Një vend përparon kur drejtohet nga të mënçurit që kanë urtësinë në shpirtin e tyre,kur këta udhëhiqen nga traditat atdhetare dhe kanë përqafuar dijet më progresive të kohës. Dritë, pak dritë o mik, o shok, o vëlla _thoshte Migjeni Kjo do të thotë se përparimi vjen me mendje dhe shpirt të ndritur.
Një vend përparon kur drejtohet nga të mënçurit që kanë urtësinë në shpirtin e tyre,kur këta udhëhiqen nga traditat atdhetare dhe kanë përqafuar dijet më progresive të kohës. Dritë, pak dritë o mik, o shok, o vëlla _thoshte Migjeni Kjo do të thotë se përparimi vjen me mendje dhe shpirt të ndritur.
Një vend përparon kur drejtohet nga të mënçurit që kanë urtësinë në shpirtin e tyre,kur këta udhëhiqen nga traditat atdhetare dhe kanë përqafuar dijet më progresive të kohës. Dritë, pak dritë o mik, o shok, o vëlla _thoshte Migjeni Kjo do të thotë se përparimi vjen me mendje dhe shpirt të ndritur.
Një vend përparon kur drejtohet nga të mënçurit që kanë urtësinë në shpirtin e tyre,kur këta udhëhiqen nga traditat atdhetare dhe kanë përqafuar dijet më progresive të kohës. Dritë, pak dritë o mik, o shok, o vëlla _thoshte Migjeni Kjo do të thotë se përparimi vjen me mendje dhe shpirt të ndritur.
Një vend përparon kur drejtohet nga të mënçurit që kanë urtësinë në shpirtin e tyre,kur këta udhëhiqen nga traditat atdhetare dhe kanë përqafuar dijet më progresive të kohës. Dritë, pak dritë o mik, o shok, o vëlla _thoshte Migjeni Kjo do të thotë se përparimi vjen me mendje dhe shpirt të ndritur.
"Zoti Berisha, personaliteti më i madh i historisë sonë post ’90 (në të gjitha kahet pozitive apo negative dhe qëllimet)" te lumte, me kete shprehjen madhore na e mushe menjen. Sali vrema eshte spiun serb, as me pak, as me shum, agjent me misionin e shkaterrimit te shqiperise.
Baftjar Luzati .......nga Radostina
Jo Sali Berisha nuk asht spiun serbe. Saliu asht i deleguari i Ramizit. Ramizi asht i perzgjedhuri i Enverit. Enveri asht produkt i hershem i sherbimeve serbo-sllave. Kush do te jete i katerti(!)? ne fund ngrihet pyetja, Si do ta çrrenjosim komunizmin kur ai asht bere dhe Borgjezi Financiare qe me 1997. Ai ka kapur dhe Spakun (!) dhe gazetaret qe e trajtojne mire çeshtjen sikur ai po bene gjyqe politike dhe gjithe kjo maskarade e ndertuar kur Muri rrethues ( kufiri me tela me gjemba) ra e ne jetonim si ne rrethim, tani del se jemi te rrethuar dhe rrethimit i asht vene kapak nga siper. Popujt e botes ne demokraci e hedhin voten e radhes tek kundershtari real i atj qe ka qeverisur. E se fundi Sali Berisha doli Kollona e Peste ne radhet e te djathtes. Bota i ke vene nje Kryq dhe nuk vepron me tej. Pse, shtrohet pyetja. Se populli shqiptar rezulton i prishur nga komunizma, nuk reagon dhe ata me vota ja sigurojne te ardhmen Kongresit te vazhdimsise(!) kur thoshte Ramizi dhe dora e fsheht e nisur me 8 Nentor 1941 e ka ne dore dhe gurin dhe arren. Shqiperia pas qendreses te ISCANDERBEG, perpjekjeve te medha e veprimeve shume te holla te burrit te luftave, Esat Pashe Toptanit (ne kushte tejet te pafavorshme), arriti me Ahmet Zogun te kurorzoi Mbreterine e Shqiptareve dhe jo te Shqiperise se ajo ishte e cunguar. Pra ngriti Mbreterine e Shqiperise se Plote. Mbreti Leka i Dyte, nje djale i mire, bashkekohor, me lidhje te dubluara gjaku ILIR nga dega e Nenes dhe e Gjyshes ndodhet ne mesin tone. Ne, Populli duhet te bejme serish Mbretin e mbreti te siguroi te ardhmen tone te rrembyer si nga 'Fashizma' ( ne thonjeza se ai tani asht edukuar) dhe komunizma e 8 Nentorit 194. Ja pra e djathta asht gati, shpetone Shqiperine dhe shpetone dhe te majten nga mungesa e dekomunistizimit te pa realizuar dhe nxjerr jasht loje segmentet e fshehta qe kane kapur Shqiperine. Ejani ta vendosim mbi nje kal Mbretin Leka i Dyte, t'i puthim kembe e duar, ta mbulojme me lule dhe t'i sfidojme grek e serbe e bejme Shqiperine. Kalin para te Mbretit ta mbaje per freresh nje Ballist dhe pas ta shoqerojne paralel nje zogist dhe komunist. Artikulli sikur po krahason me kohen e Zogut President por une si zgjidhje po ju jap Leken e Dyte, Mbrete i Shqiptareve. Nga baba ILIR i Vjeter e nga nena Ilir (anglo sakson) i Ri.
O turipidh, vllehu. E keni kthyer Shqiperine ne Vllahi, ndaj, u kuptuat, ndaj he i shqetesuar... Na cate trapin dy mije vjet! Kopile te pushtimeve!
Na i shpifët me këtë termin intelektual. Mos i identifikoni ata me një diplomë universiteti. Kéta nuk janë intelektualë po ca rrogetare të cilët e kane marrë në qafë shqipërinë. Liderat, ata që drejtojnë një vend, janë njerëz me vizion të madh që mbartin shpirtin dhe qëllimin e një populli. Këta lloj njerzish bëjnë epok, ky lloji i ka munguar këtij vendi. Ne jemi udhëhequr nga ca të ashtuquajtur profesor e doctor, nga dikush që vjen nga humbëtira dhe pa break në bythë, nga ca mashtrues e hajdut që kané luftuar pér të ngopur makutrinë e tyre, Jo interesat e vendit. Në vend të bënin histori po mbyten në kënetën që ata vet krijuan, për t'u harruar në historinë e vendit që i besoi po ata e mashtruan.
I bini legenit kot nga mengjesi ne darke. Udheheqes progresiste qe ta nxjerrin nga balta kete lloj mileti dalin nje here ne 1000vjet dhe jane dhurate nga zoti. Normalisht nxjerrim plehra ne gjithe sferat e jetes si keta qe drejtojne sot. Prandaj mblidhni mendjen nje here e pergjithmone. Kt milet barbar dhe i prapambetur nuk behet. Prandaj prodhojme plehra. Tek tuk ndonje i sakte qe del merr leckat dhe iken
Akoma nuk paskeni mesuar te shkruani ju ne Shqiperi! Nuk e kupton dot se cfare do te thote ky birbua! Edhe kemi goxha arsim 3 here me shume se autori. Xhvilloj mire paragrafet o koqe dhe mos bej deklarata kot! Sa qjef keni te beni shkrime bombastike dhe pa permbajtje!
T’è faleminderit,shume bukur e ke shkruar