Bjeruni mësuesve!

7 Maj 2026, 11:50Blog TEMA
Bjeruni mësuesve!

Nga Ardi Stefa 

 

Goditini mësuesit!

Po, po, mos u ndalni. Kusur mos u lini... Denigrojini, linçojini, bëjini mish për komentet në Facebook dhe për studiot televizive ku analfabetizmi dhe idiotësia flasin me zë të lartë e të arsimuarit rrinë kokëulur në cep. 

Varini simbolikisht e fizikisht po mundët në Sheshin Skënderbej, në Sheshin e Flamurit, në sheshin e Kamzës, apo kudo ku turma ka nevojë për një viktimë të radhës.

Bjeruni mësuesve, se në atdheun tonë që aspiron BE, mësuesi është kthyer në thes boksi të shoqërisë.

Nxënësi dështon? Fajin mësuesi.

Prindi nuk edukon? Fajin mësuesi.

Fëmija rritet me TikTok, me “vipat” që shajnë, ulërasin, tradhtojnë e bëhen milionerë duke shitur vulgaritet e amoralitet? Prapë fajin mësuesi.

Mësuesi duhet të edukojë. Të mësojë. Të durojë. Të heshtë. Të plotësojë SMIP-in, formularët, raportet, planet mujore, planet javore, planet ditore, planet për planet. Të bëjë psikologun, policin, prindin, rojen, sekretaren dhe në fund edhe kllounin që sistemi të duket funksional.

Po të drejta?

Jo more, ç’të drejta!

Mësuesi nuk ka e nuk duhet të ketë të drejta!

Mësuesi duhet vetëm të mbajë kokën ulur dhe të falënderojë që nuk e kanë kryqëzuar ende publikisht në prime time apo në emisione gjobvënëse televizive.

Dhe ndërkohë, prindër që nuk kanë lexuar një libër në jetën e tyre, që flasin me fëmijët vetëm me britma, që i rrisin me filozofinë “Bjeri tavolinës se të dëgjon bota”, që bisedat e vetme që bëjnë në shtëpi me njëri- tjetrin përpara fëmijëve janë: “Ia futa këtij apo atij, sot!” shkojnë në shkollë për të dhënë leksione pedagogjie.

Disa prej tyre e shohin mësuesin si kamarier privat të fëmijës së tyre të “veçantë”, atij engjëllit që në shtëpi shan, godet dhe nuk respekton askënd, por që sipas mamit “është shumë i ndjeshëm”.

E pastaj habitemi pse televizionet janë mbushur me rrugaçëri.

Po kush i rriti ata?

Kush i bëri modele kombëtare?

Mësuesi që s’ka kohë të merret me veten apo fëmijët e tij apo llumi që na serviret çdo mbrëmje si sukses?

Sot, në Shqipëri, djali që ulërin në ekran quhet “karizmatik”.

Vajza që ofendon quhet “e fortë dhe trendy”.

Injoranti quhet “tip”.

Kurse mësuesi quhet dështak, sepse nuk arriti të bëjë mrekulli me një shoqëri që e ka zëvendësuar librin me zhurmën, vanitetin dhe vulgaritetin.

Dhe, vazhdoni, mos u ndalni.

Bjeruni mësuesve!

Qërrojini mësuesit. Zhdukini fare.

Bëjeni arsimin një magazinë diplomash dhe shkollën një parking adoleshentësh pa orientim.

Pastaj mos u tronditni kur fëmijët të flasin si rrugaçë, të sillen si rrugaçë dhe ëndërrojnë të bëhen po ata personazhe që sot i shohin si heronj në ekran.

Një shoqëri që poshtëron mësuesin, nuk prodhon qytetarë, por antiqytetari, mediokritet e krim.

Dhe një të ardhme të zymtë!

39 Komente

  1. a
    arleni

    sakte sot llumi ka mbuluar ekranet institucionet rruget rrugicat lagjet e pabesueshme si nuk ka reagime vajza dhe djem ne shkolla idiote total ky vend iku me keq pas 2013

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Pas 1990-s. E solli me vete sistemi i ri "demokratik"; janë modele të importuara (imponuara), jo të krijuara dhe të traditës. Llumi më parë, e kishte vëndin: në shkollë të edukimit ose në birucë kur mbushte moshën, pasi me të ishin marrë më parë prindërit, shkolla, lagja, shoqëria.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits//.///..///

        Ne kohen e shokut Enver , mesuesi kishte me shume autoritet mbi femijen sesa edhe vete prindi.....kurse sot nese nje mesues godet me shpulle nje femije ne klase per sjellje te pahijshme , vijne prinderit dhe psikologet dhe e denoncojne mesuesin per dhune !!!!!

        Përgjigjjuni
    2. M
      Mesuesi

      Je brilant ky eshte realiteti dhe kryeministri me gjithe stafin e tij lincojne mesuesit dhe i pushojne nga puna pse mesuesi reagon kur nxenesi ka arritur qindin e shan me liber shtepie e denigron dhe prindi i vjen mbrapa femijes dhe mesuesi duhet te pushohet nga puna pse foli nje fjale apo i ra nje shuplake te lehte kur ka qene nxenes kryeministri mesuesja e ka palluar me shpulla bashke me ne dhe prinderit tane e vleresonin mesuesin sot nxenesi duhet ta perdhosi mesuesin dhe mesuesi duhet te heshte dhe ju e vleresoni demokraci po edukoni nje brex muti dhe po i perdhosni mesuesit dhe sot nuk keni mesues qe tju vine shkak rroga por me shume se kane te deskriminuar nga te gjithe nuk do jete dita e larget kur mesues do kemi njerez qe nuk dine te shkruajne as emrin e vet kjo eshte fatkeqsia

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andrea

        Shume sakte!

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur ha pilaf.

          Shkrim që i trajton drejt pozicionin ku e kanë vendosur mësuesun shteti dhe shoqëria ,në " trekëndëshin r ringut.,,.Kur do ta kuptojmë që shkolla në rradhë të parë eshtë për të dhënë dije. Edukimi është shumë kompleks dhe është detyrë parësore e familjes dhe ambjentit shoqëror.Skolla mund të ndihmojë por nuk mund ti ngarkohet e barra asaj .

          Përgjigjjuni
          1. Berti

            Bravo djale,shkruani cdo dite fatkeqesisht si ju ka pak gazetare qe me te vertete bejne nje pune te shkelqyer me shkrimet e tyre. Edhe nj here bravooooo!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkodra

              Shkrim brilant ne cdo drejtim.

              Përgjigjjuni
              1. s
                socio demokrat

                Super shkrim .

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tironsi

                  SAKTE. SAKTE. SHUME SAKTE! Dhe ka shkrur aq shkurt, se mund te shkruash qindra faqe akoma per kete banalitet dhe palaçorllek ku eshte zhytur shoqeria. Dhe deshtaket e familjes, fajin ja vene mesuesit! Bravo Autori !

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lili

                    Shume bukur e ke shkruar, nuk behet nje emision me mesues qe te spjegojne se c'kontigjent femijesh u vijne ne shkolle,c'gjuhe perdorin me shoket.A keni degjuar si flasin adoleshentet ne rruge me c'gjuhe banale, po kush ua mesoi mesuesi qe nuk arrin dot as te pyesi nxenesit se nuk mesojne,gjithe diten me tik tok e prenderit nuk mendojne as nuk pyesin nje here mesuesin se sa meson femija i tij Edukata merret vetem ne familje,shkolla edukon nepermjet mesimit vetem,shkence letersi,gjuhe.Te tjerat i ka familja dhe shoqeria.Boll kerkuat mga mesuesit te edukojne femijet tuaj kur ju flisni si harbutur ne familje dhe nuk i respektoni femijet tauj.Respekt te madh per mesuesit,besoini per cdo gje qe u.thone per femijet tuaj.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Luli

                      Je shum i sajt

                      Përgjigjjuni
                      1. 1
                        19

                        Bravo e madhe 2 here e lexova dhe eshte artikull brilant .je shume I sakt.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Topi

                          Shumë e saktë ,bjeruni mësuesve shtresa më e goditur në shoqëri.Po pse o të ndyrë mereni me mësuesit deri në këtë formë.Nuk pajtohet askush me shkeljet por jo të përçudnoni një armatë të tërë që ndeshet përditë me rrugaçë me kualitet.O pisa pse nuk merreni një here të vetme me këta rrugaçë dhe prindrit plehra që"edukojnë" këta rrugaçë.Mësuesin e shkretë askush nuk e mbron.Ju Stopista dilni nëpër shkolla dhe shikoni çfarë bëjnë rrugaçet e vegjël dhe mësuesi shkretë ul kokën ,tulatet duke dëgjuar fyerjet dhe intimidimet jo vetëm prej tyre por dhe nga prindër rrugaçë.Kënaqësi e madhe të gjesh një mësues që shkel regullat.Duhet patjetër shkollë riedukimi si dikur nëse ndonjë ditë edhe ju stopistat tju zënë me dru në ndonjë shkollë....etj....etj

                          Përgjigjjuni
                          1. X
                            Xha Jaho

                            Zoti STEFA , ke shume te drejte, Po sistemi per te tille njerez ka nevoje. Njerez te pa shkolluar e injorant me diplome ne drejtesi apo ku e di une se ku, do thash ti ça thua mo Xha Jaho ? Ta thote Jaho ty edhe te tjereve, njerzit e zgjuar i kuptojne gjerat dhe nuk i mashtron dot sepse, po i kuptuan e i diten gjerat nuk rri as njeri ne pushtet me shume se 6 muaj, nuk ua mbush mendjen njeri me brroçkullat qe degjojme gjithandej e perdite. Nuk ua shkaterron njeri familjen e jeten me pseudo lirira e gjoja mendje te hapur e sjellje prej te forti. Ndaj merret llumi i shoqerise ngjitet ne pidestal per tu dhene shembuj te rinjeve qe nuk ka nevoje te studjosh se shkollen e merr me lek, lekun e ben me shitje droge, tik tok apo youtube, e pastaj dalin influencuesit me te zotet nga shkencetaret. Mjere ku Po shkon kjo bote thuaj e mjere ky brez qe po u shitet injoranca si zotesi, Po jetojme ne nje kohe Ku e panevojshmja eshte kthyer ne domosdoshmeri. Pershendetje mesuesve e kurajo.

                            Përgjigjjuni
                            1. M
                              Mësuesi

                              Sot në mëngjez, në Top Chn, drejtuesit e emisionit të mëngjesit i bënë një pyetje dikujt që ishte duke drejtuar një mjet...... Çfarë është Karaburuni?... Nuk po e gjente dot..... Si quhet një rrip toke, i rrethuar nga të tre anët me ujë, dhe vetëm në një anë kufizohet me tokë? ... Hiç, ai... Sazani është një ishull, po Karaburuni?.. - Ishull... U përgjigj kungulli...... Ëhë! Ja bërë drejtuesi i emisionit, shko në shkollë!..... Ja mësuesit, tha më pas.... Po cili mësues? Ai që e kaloi në klasë të 9 sepse ka urdhër të mos ngelë asnjë nxënës, apo ai që i dha patentën?...

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kjo pritet

                                Mesuesit jane shume rende, 10% e tyre ne Tirane jane te formuar dhe edukuar. 90% ne gjithe Shqiperine jane katastrofe.

                                Përgjigjjuni
                                1. b
                                  bregdetari

                                  Mund të them një të lumtë për këtë shkrim. Nuk është thjesht shkrim, është një pamflet, eshtë një thirrje për zgjim, është një këmban alarmi për politikën dhe së pari qeverinë dhe shtetin. Çgjithçka thuhet është fakt, është realitet i dhimbshëm, është një e vërtetë therëse., është një regres kulturor që nuk të çon kund, veç të mban mbërthyer në antivlera që pengojnë ecjen përpara. E tmerrshme. Mësuesi përball turmës anti arsim, anti edukim. Anti civilizim. Ku vemi kur e trajtojmë dhe kërojmë një mësues kokëulur të frikshëm ndaj të fortëve prindër injorant?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. k
                                    kot

                                    Me kujdes se i bete te gjithe prinderit injorant dhe mesuesit viktima... e verteta eshte diku ne mes... Ka mesues qe jane legena, qe nuk dine te sillen sic ka edhe prinder qe nuk e meritojne te jene prinder... Ashtu sic ka edhe mesues e prinder te mire. Po me ben cudi qe shtetin nuk po e permend njeri neper komente...ore cfare roli ka politika, instancat ne kete mes? Kemi nje ministri arsimi apo jo?

                                    Përgjigjjuni
                                  2. Q
                                    Qoftelargu

                                    Je briant ne trajtimi e nje ceshtje….qe i takon shkolles e shoqerise tone….Shkolla esht kthyer nga vend edukimi ne ne vend C’EDUKIMI….ne fakt mungon interesi per shkollimin e njerzve,ne 9-vjecare,pastaj po te shkosh ne gjimnaz e shkolle te larte asnje lloj edukimi nuk merret….ka nevoje per programe e Shkollime te mesuesve e pedagogeve…ka nevoje per gjera te tjera…mesuesi te quhet mesues dhe pedagogu pedagog. Te kthe het shkolla e kohes se enverit,….por de mokracia te mbizoteroje !!!Kaq e thjeshte eshte.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. N
                                      Nje i Moshuar nga eksperienca e jetes

                                      Shume dakord me shkrimin e gazetarit , gjithmone shkruan realitetin e shoqerise per kohen e sotme ? Une do te komentoj pak ndryshe : Ashtu eshte , mesuesi dikur ishte nje prind I dyte per nxenesit me nje autoritet qe fjala e mesuesit ishte Po e them Ligj per nxenesin ? Ishte ne edukate apo nga autoriteti , niveli , pregatitja apo menyra e komunikimit mesues nxenes qe nuk mund ti behej fjala dysh , edhe gabonte nxenesi , nje shkulje veshi per cunat ndersa per gocat nje shkulje prej flokesh me qellim qe te na terhiqte vemendjen , ta kishim ne mesim , kjo u be NORME per nxenesin , nuk kishte ankesa .! Mirpo sot kane ndryshuar shoqeria te gjithe i duan femijet me shkolle edhe per budallan , prindi e ble mesuesin me para ose nje nxenes qe e meriton 10-ten e le ke 9-ta dhe ai qe jep para apo ka prinder me pushtet mer nota te pa merituara ? Kjo gje ben qe krijon nje hendek te madh midis nxenesit dhe mesuesit ? Ketu duhet te ndalet dhe te diskutoje kjo shoqeri si puna e mjekut me pacientin , Po i dhe para te sherben mire Ai qe nuk jep para mjeku mezi i nxjere dy llafe qe e ka per detyre te sqaroj pacientin deri ne nje ? Aresim -Shendetesi jane dy sektore shume delikat qe duan shume vemendje dhe humanizem , duhet te korigjohen pa tjeter ne te kundert mer fund ky brez . Edhe nje gje tjeter , Une sot jam 80-vjec prind it tane punonin nuk kishin nivelin apo modernizimin e kohes se sotme , vetem shkolla dhe mesuesit ishin familja e dyte per ne , prinderit ishin shume autoritar dhe nuk kishin kohe te mereshin me femijet , per ne gjithecka ishte shkolla dhe mesuesi ? Ne jeni te zote ktheheni edhe njehere ate lloj edukimi , sa shume ka per te ndryshuar brezi ???

                                      Përgjigjjuni
                                      1. C
                                        Cfurku

                                        Deri në moshën 13 vjeç kujtoja se e kishja emrin ~~Pusho~~. Sa mire bënin që na mbyllnin gojën.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sali

                                          Ti Selim pa kendim,dil ne ekranin tim,bjeru shkollave se na xnin.Keta kodoah mesonjes,kerkojne dituri.Spo kuptojne qe koha sot,eshte mbushur me rrugaceri.Shifni cbehet ne ekrane,plote sajesa e skandale.Te zbuluar cice e faqe,shpine,shale e mollaqe.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. A
                                            Analist

                                            Bravo shkrime te tilla duhen.Nuk fuhen kaq komente te gjata.komentet e shkurtra jane me te sakta.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Simoni

                                              Sakte dhe te lumte. Mesuesit jane shume ne veshtiresi jo vetem nga nxenesit por edhe nga brezi i prinderve te tyre qe ne shume raste jane me keq se vete femijet. Cfar pret nga ai nxenes qe edukohet nga prinder te pandergjegjshem. Mesuesit e sotem jane me te vertete heronj.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. G
                                                Gega

                                                Bravo gazetarit. Është një nga problemet më thelbësore për jetën e brezit të ri nga të cilët prindërit presin aq shumë. Shkrim briland.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Sh

                                                  Njerez te ditur te gjithe koherave thone se nese do te shkaterrosh nje shtet ,komb , nese do te ndalesh zhvillimin ,perparimin e tij ,shkaterro shkollen, arsimin , dijen . Shkolla , dija , po sulmohet egersisht nga te gjithe : individet dhe shteti . Individet me interesat , formimin e tyre ,(ketu edhe mesuesit), dhe shteti me indifference dhe mungesen e strategjise per ta mbrojtur dhe zhvilluar shkollen ku diturohet ,edukohet ,formohet njeriu .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Asd

                                                    I gjithe sistemi eshte ne kolaps. Anija po mbytet dhe dikush kritikon lageshtine neper cabina. Jemi ne nje situate kur nuk mjaftojne artikujt. Nuk mjaftojne as fjalet, as psheretimat. Kemi humbur drejtimin dhe jemi nje popull pa busull, ne tragjedi e siper qe po konsumohet pa zhurme, me thirrje per fitore dhe futje se shpejti ne BE. Por eshte njesoj si te futesh te vdekurin ne reanimacion.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. P
                                                      Plaku

                                                      Z.gazetar ! Dakord me gjithë sa shkruani, por tradhës tjetër mos përjashto disa kontribuues në moralin e kultivuar të sotëm janë disa tipa politikanësh që jo vetëm nuk i vënë fre vetvetes për të bërë shembullin në sjelljen e kulturuar të fshehur pas imunitetit që ka një deputet për të folurën dhe sjelljen ,japin shembull negativ deri në ulëritës për të gjithë Ndoshta je i ri,nuk ke pasur rastin e debateve ,fjalorit sjelljeve deri edhe dhe i ashtuquajturi ish president ish k.Ministër ish dhe aktualisht lider partiak dhe shumica derrmuese qe e ndjekin pas për shembullin e dhënë , (më tipiku Noka),janë prototipi e virusit të përhapur dhe adoptuar përcjellës të kësaj flame me shumë versione virusesh të modifikuara që krijuan këtë pandemi e cila tashmë kërkon breza për t'a shëruar Shqipërinë.si në vite e vite më parë

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. P
                                                        Pensionisti

                                                        Te lumte i nderuar. Mesuesi sot eshte ne hall te madh. Shoqeria e sotme, me prinder analfabete mendojne se per te gjitha te keqiat qe ndodhin sot fajin e ka mesuesi, shkolla, qeveria. Po familja a ka ndonje faj per rrugacet qe sillen ne shoqeri sikur kane ardhur nga pylli. Dhuna, bullizimi, presioni fizik dhe psikologjik, fjalori i ndyre qe perdorin, mosbindja as prinderve dhe as mesuesit tregon per nje shoqeri ku familja ka deshtuar ne edukimin e femijeve. Ai qe e lindi ka pergjegjesi edhe per edukimin. Mos kerkoni ate qe e ka detyre familja t'jua bejne te tjeret.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Pensionisti

                                                          Te lumte i nderuar. Mesuesi sot eshte ne hall te madh. Shoqeria e sotme, me prinder analfabete mendojne se per te gjitha te keqiat qe ndodhin sot fajin e ka mesuesi, shkolla, qeveria. Po familja a ka ndonje faj per rrugacet qe sillen ne shoqeri sikur kane ardhur nga pylli. Dhuna, bullizimi, presioni fizik dhe psikologjik, fjalori i ndyre qe perdorin, mosbindja as prinderve dhe as mesuesit tregon per nje shoqeri ku familja ka deshtuar ne edukimin e femijeve. Ai qe e lindi ka pergjegjesi edhe per edukimin. Mos kerkoni ate qe e ka detyre familja t'jua bejne te tjeret.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. F
                                                            Fshatari

                                                            Ky artikull ka vlere vetem nese si shoqeri pranojme se mesuesi ka per detyre tu mesoje femijeve VETEM shkence, arthmetike, fizike, biologji, gjuhe shqipe e te huaj, ndersa prinderi ka per detyre tu mesoje femije edukate civilile e morale, letersi, etike, e edukate kombetare. Por ne nje shoqeri ku prinderve ( disa here me force e disa here me deshire) ju kemi hequr tere te drejtat dhe ja kemi dhene ato mesuesve, atehere dhe pergjegjesia per kete deshtim i takon mesuesve. Kush mer te drejta mer dhe pergjegejsine.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. V
                                                              Vjosa

                                                              Në një libërth për përdorim të brendshëm në vitet 1985 kishte një shkrim për arsimin në Japoni. “Edukata e mirë na vjen nga shtēpia”, thoshin mësuesit. Kaq për shoqërinë me kërriçë të Shqipërisë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. Drin Malesori

                                                                Ka nje dore ne Shqiperi qe punon per ta fundosur kete vend, duke i vrare arsimin dhe te ardhmen. Ata do te mbajne pergjegjesi ne te gjitha koherat,dhe para Zotit!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Sionisti

                                                                  E vlerësoj shumë shkrimin, por bëjuni një shkrim edhe këtyre shtangisteve të Stopit që ju duket se dinë gjithçka që nëpërmjet fuqisë se kamerës e mikrofonit po ushtrojnë një presion të pa parë ndaj mësuesve duke kontribuar në uljen e mësimdhënies e nxitjen e çthurjes e kaosit në shkolla. E ndoqa vidion e para dy netëve dhe nuk jepnin gjithë rregjistrimin por gjenin pasazhe të veçanta në pika stresante dhe nuk jepnin spjegimin e mesuesit. Do të shohim për gabime të mësuesit ka, por mos e i ekzagjeroni. Janë në shtëpi që prindërit u flasin 100 herë më rënde bile edhe me ndonjë shpullë. Me këtë nuk dua zë mroj rastet ekstreme, por duhet që të përkrahom mësuesit për zbatimin e rregullave në shlollë, rregullat kanë dalë për të patur një mësimdhënie e nxënie normale për të gjithë nxënësit e jo me përjashtime. Nuk bëhet mësim në një klade me tridhjet e ca nxënës, kur një prej tyre lëviz nëpër klase apo ulëret, dhe prindërit, drejtuesit apo shoqëria thonë “lëre mos i fol, adhtu do ai”, po pjesa tjetër e klasës çfarë duhet të bëjnë, të shohon atë që prish mësimin….. Pastaj dalin me kamera të fshehta këta shtangistët e Stopit apo linçuesit e emisioneve të tjera simotra, dhe e denigrojnë mësuesin e arsimin duke e kthyr në një shkollë që nuk mund të quhet më shkollë, vënfi ku duhet të mësohet në një vënd pelegrinazhi.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. d
                                                                    doriani tirane

                                                                    emisioni idiotesk stop merret me mesuesit eshte per te ardhur turp per mediat idiote ne shqiperi

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. P
                                                                      Peshorja

                                                                      Edukata merret nga prindi dija dhe arsimi nga mësuesi duhet te kuptojmë qe rolet jane te ndara

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. P
                                                                        Pipi

                                                                        Shkrimi më real që kam lexuar deri më sot për të tilla problematika. Bravo!

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mesuesi

                                                                          Kjo apologji brilante ndaj figures se shenjte te mesuesit ( analizat dhe idete e Ardit , sistematikisht , Jane brilante ) me ndermendi nje gosti diku ne nje fshat te Laberise , ne vitet 50 te shek. qe shkoi . Isha femije , Po kete vleresim dhe respekt per hoxhen e fshatit dhe mesuesin , nuk e harroj kurre . Te dy personazhet tane , Hoxha dhe mesuesi , u vendosen ne ballin e vendit , ne te dyja qoshete . Ata qe I respektonin ishin Njerez te thjeshte , burra Laberie , qe e dallonin shenjterine . Mesuesi eshte nje figure e gjithekohshme , per here e shenjte , Po mocalishtja ku ngecur anija jone , sic thot E. Bej Ypi , ka ndotur e ka poshteruar , se pari , gjerat me te shenjta .

                                                                          Përgjigjjuni

                                                                          Lini një Përgjigje