Nga Thoma Gëllçi
Pas burgosjes së kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, barra e drejtimit të Partisë, por edhe e opozitës shqiptare, i ra zv/kryetarit të parë të Partisë Socialiste, profesor Servet Pëllumbit. Ai, edhe me pamjen e tij, i qetë dhe flokëbardhë, me kulturën politike dhe frymën e debatit brenda partisë, ishte në kontradiktë të plotë me klimën intolerante dhe agresive të kohës.
Detyra ime si kryeredaktor i gazetës qendrore të Partisë
Socialiste, “Zëri i Popullit”, më bëri të kem kontakte pothuajse të përditshme me të. Nuk dua të bëhem prozaik duke thënë se profesori nuk ndërhyri asnjëherë për shkrimet në gazetë. Por e vërteta është se ai i dha liri të plotë jo vetëm gazetës, por edhe demokracisë së brendshme të Partisë, në kontrast të plotë me realitetin ku ndodhen sot partitë politike shqiptare, përfshirë edhe vetë Partinë Socialiste.
Nuk dua të zgjatem në mënyrën e drejtimit të Partisë prej tij. Shumë të tjerë kanë folur dhe do të flasin për këtë. Ashtu siç kanë folur për ditën e 28 majit 1996, për fotografinë simbol të profesor Pëllumbit në Sheshin Skënderbej, në krye të protestës së shqiptarëve kundër dhunës dhe represionit që përfshiu vendin para dhe pas zgjedhjeve të 26 majit të atij viti.
Por pak njerëz duan të kujtojnë një debat të madh që u hap në opinionin shqiptar, edhe brenda Partisë Socialiste, për shkak se profesori mbante në tavolinën e tij të punës një bust të vogël të Marksit. Të fryrë nga ide që vinin jashtë partisë, thjesht me qëllim për të futur grindje dhe përçarje në Partinë Socialiste, shumë njerëz e shndërruan atë bust të vogël 10-centimetërsh në një çështje të madhe ideologjike. Debati zgjati gjatë dhe hyri edhe në forumet e partisë, jo vetëm në gazetat e opozitës apo në kafenetë e pushtetit.
Një prej atyre ditëve, kur ndodhesha për probleme pune në zyrën e tij, i thashë:
— Profesor, ju e shikoni se si po e shndërrojnë një bust të vogël në tavolinën tuaj në një çështje të madhe ideologjike. A nuk është më e udhës që ta mbyllni këtë debat duke e hequr bustin nga tavolina?
Profesori më dëgjoi me qetësi dhe më pas tha:
— Nuk është fjala fare për këtë bust të vogël prej dhjetë centimetrash, sepse ky nuk i prish punë askujt. Thelbi është se kundërshtarët dhe pushteti që kërkojnë shkatërrimin e Partisë Socialiste po godasin pikërisht atë që ajo përfaqëson. Marksi nuk është flamuri i Partisë Socialiste dhe marksizmi nuk është ideologjia e saj. Kjo është thënë në të gjitha dokumentet tona. Por partitë socialdemokrate të Europës Perëndimore, atje ku ne duam të anëtarësohemi, e njohin dhe e vlerësojnë Marksin si filozof.
Sot, kur e kujtoj atë bisedë, kuptoj edhe më qartë dallimin midis një politikani me formim dhe një politike të ndërtuar mbi kameleonizmin. Servet Pëllumbi nuk po mbronte një bust. Ai po mbronte të drejtën për të mos u bërë pjesë e histerisë së momentit. Duhej pak guxim për të mos ndryshuar bindjet sipas erës së pushtetit dhe për të mos bërë pazar me identitetin politik vetëm për të ruajtur një karrige.
Përpara dhunës së kohës, kur duhej të shkatërrohej dhe të prishej nga rrënjët çdo gjë, sepse ishte ndërtuar në kohën e komunizmit, Servet Pëllumbi kishte zgjedhur rrugën e rezistencës. Ai ishte i matur dhe përfaqësues i saj. Besonte seriozisht tek programi i Partisë që drejtonte, duke theksuar se Partia Socialiste ishte përfaqësuese e shtresave të paprivilegjuara të shoqërisë shqiptare dhe mbrojtëse e vlerave sociale që ishin përfituar gjatë viteve.
Por, për fat të keq, sa të rralla janë shembuj të tillë në politikën shqiptare!
Sot shohim politikanë që bëhen urë sa andej-këndej ndaj çdo të fuqishmi të botës, vetëm që të zgjasin jetën e pushtetit të tyre. Njerëz që në mëngjes mbajnë një qëndrim dhe në darkë një tjetër. Qeveritarë që ndryshojnë gjuhën, bindjet, aleancat dhe flamujt me një shpejtësi marramendëse, vetëm për të mos humbur privilegjin e karriges.
Pa pasur nevojë për shumë shembuj, mjafton të shohësh se si sot disa rrinë ulur në dyqind karrige dhe ndërrojnë njëqind flamuj. Sot pragmatizmi është kthyer në justifikim për mungesën e karakterit. Në emër të “interesit”, të “realpolitikës” apo të “integrimit”, politika shqiptare shpesh është shndërruar në një teatër servilizmi, ku shumë pak njerëz guxojnë të kenë bosht dhe shtyllë kurrizore. A dalloni dot sot në politikën shqiptare se kush është i majtë dhe kush është i djathtë? Braktisja e parimeve dhe loja me njëqind flamuj është bërë sot modë e kohës.
Profesor Servet Pëllumbi i përkiste një brezi tjetër. Një brezi politikanësh që mund të gabonin politikisht, por që nuk e ndërtonin jetën publike mbi përuljen dhe maskimin e vetvetes. Ai nuk ishte nga ata njerëz që hiqnin nga tavolina bindjet e tyre sa herë fillonte zhurma e propagandës apo sa herë pushteti kërkonte prova nënshtrimi.
Ndarja nga jeta e profesor Pëllumbit nuk është vetëm humbja e një politikani apo intelektuali të njohur. Është edhe pakësimi i mëtejshëm i një specieje në zhdukje në Shqipëri: politikanëve me bosht, me karakter dhe me shtyllë kurrizore.
Profesori ishte dhe mbeti qytetar! Past dheun e lehte!
Ku ishim? Asgjekundi.Bile me keq: Komunistet perseri ne krye dhe me pasuri te madhe koruptive.
Pazaret i bente djali..
¨profesori¨ ia ka hapur rrugen Arbenit permes vizitave ¨zyrtare¨ te organizuara me kontaktet dhe me parate e arkes se Partise Socialiste, qe ne vitet 1994-95 (kujtoni rastin e ¨ndihmes¨ financiare per te madhin Kadri Roshi kur ishte ne shtratin e vdekjes, te dokumentuar nga Hamdi Jupe...) , sidomos ne Itali, Greqi, Austri, Gjermani, Skandinavi, etj. - - - - - Sot Arben Pellumbi, nuk eshte vetem politikan i nivelit te larte ne PS, ka qene i zgjedhur ne forumet me te larta, anetar i Keshillit drejtues, Sekretar organizativ, Koordinator elektoral dhe deputet 8 vjet, per dy legjislatura, - - - - - ai eshte njekohesisht oligark i pompave te ujit, i cili ka bllokuar te gjitha projektet dhe realizimin e tyre per 24/24 ore furnizim me uje per 10-12 vitet e fundit, ne Bashkine e Tiranes se Erion Veliajt, e kudo ne bashkite e tjera ne Shqiperi. - - - - - Klani 'Pellumbi' i business-eseve zoteron merimanga pa fund me kompani te organizuara ne 'Holding-e' te drejtuara nga ai vete, e familjare. Ai personalisht dhe anetare te tjere te Klanit 'Pellumbi' (Olta Xhacka, etj), ne vitet e fundit jane shpallur 'Investitore Strategjike' ne bregdet nga Qeverite e drejtuara nga Edi Rama, ne shkelje te plota Ligjore e Kushtetuese.
Me pare , dua ti shprehe ngushellime familjes per Profesorin zemer bardhe dhe te pa lekundur ne idete e tije ? Qe te plotesohet ky ngushellim duhet te mare saliun nga pas , per te shpetuar kete popull mjeran ? Profesori nga shkrimi gazetarit i perkiste Proletariatit , nje bust simbolik I Marksit tregon SHUME !! Ngushellime familjes , i pa haruar kujtimi I tij .
Ja zuri vendin Zegjineja. Ky eshte evolucion ...
njeri qe s'la gje prapa. pa ngjyre i tejdukshem deri ne mosegzistence. nje ingranazh i gjithe ketij deshtimi kombetar qe permblidhet ne ate qe duhet demokracia. me kete me duket se i thashe te gjitha. te tjerat lavde bejani juve mqs ai ka mare rrugen per tek nanoja.
Te fala Stalinit dhe Enverit ne ferr, qen i terbuar i te cilit mbete tere jeten. Filorus (ne Moske kishte mbaruar universitetin per filozofi marksiste-leniniste)dhe komunist radikal. Familje katundaresh Devolli, xhahile dhe kriminele (sidomos i vellai qe ka zhdukur fizikisht shume jerez ne Kavaje '90-91, kur ishte nga eksponentet kryesore te Sigurimit te Shtetit). I biri, nje trafikant droge dhe i varur nga ajo, te ciliit i ndalohet hyrja ne vendet e BE, na e quajti personalitet kete hale. S'ka faj ky po Sali Juda qe i shpetoi lekuren komunisteve dhe beri estrade duke i denuar vetem per kafe. Kurse kete Servieten e votoi per kryetar parlamenti qe ky ti kthente nderin qe mos shkonte para drejtesise per bemat e firmave piramidale dhe katraures se '97. Ky derri i kuq u varros ne Shqiperi ndersa 2,2 milione shqipataret qe kane ikur nga syte kembet per shkak te partise se ketij do dergjen ne dhe te huaj. Cfare cinizmi! Ky popull i thur ditirambe shkaterruesve te tij. Aerumnaae summae!
Boston thjesht je koqe kandari sepse asgje nga keto qe the nuk jane te verteta. Po prandaj jemi atje ku jemi ne shqipetaret sepse flasim dhe hedh balte mbi njeres dhe kur vdesin gje qe tregon se sa injorante dhe shpirtkeqinj tregoheni.
Taras patronazhisti, vellai ketij me zhduku djalin e xhaxhait ne Kavaje me urdher te Ramiz Alise, familjes sime cafre nuk i punoi rraca juaj kriminele. S'kam mbetur te me tregosh ti te verteten e vujtjeve qe hoqi nje popull i tere nga pellumbat e Devollit. Ke degjuar gje per kampin e internimit ne Kosove te Belshit, ku I futen duart ne korent Vladimir Shehut, djalit te ish kryeminstrit Mehmet Shehu, qe e vetvrau Enveri? Firma e vellezerve Pellumbi gjendet ne shume dosje. Sa per koqe kandari e pranoj eshte e vertete, si i gjithe populli shqiptar qe e la gjalle keta horra qe nga Ramizi e deri tek Berisha, na shkaterruat. Ju lumte trapi kur ju durojme akoma, mire na e beni.
Te fala Stalinit dhe Enverit ne ferr, qen i terbuar i te cilit mbete tere jeten. Filorus (ne Moske kishte mbaruar universitetin per filozofi marksiste-leniniste)dhe komunist radikal. Familje katundaresh Devolli, xhahile dhe kriminele (sidomos i vellai qe ka zhdukur fizikisht shume jerez ne Kavaje '90-91, kur ishte nga eksponentet kryesore te Sigurimit te Shtetit). I biri, nje trafikant droge dhe i varur nga ajo, te ciliit i ndalohet hyrja ne vendet e BE, na e quajti personalitet kete hale. S'ka faj ky po Sali Juda qe i shpetoi lekuren komunisteve dhe beri estrade duke i denuar vetem per kafe. Kurse kete Servieten e votoi per kryetar parlamenti qe ky ti kthente nderin qe mos shkonte para drejtesise per bemat e firmave piramidale dhe katraures se '97. Ky derri i kuq u varros ne Shqiperi ndersa 2,2 milione shqipataret qe kane ikur nga syte kembet per shkak te partise se ketij do dergjen ne dhe te huaj. Cfare cinizmi! Ky popull i thur ditirambe shkaterruesve te tij. Aerumnaae summae!
Fluturoj dhe shtërg' i fundit, madhështor, me shpirt të gjorë Iku rënd' e i përmallshëmë, dhe me sqep të tij të fortë Zotëriut q'i la folezën i trokiti mu në portë...
Nje komunist me pak. Rip Edhe pae une mendoj qe nje komunist i mire eshte nje komunist i vdekur.