...Në Bratislavë për herë të parë kisha qenë para më shumë se 20 vjetësh. Më dukej si një qytet me këmbë hipur mbi zhguallin e një breshke. Që shumë afër me Vjenën, punë një orë e kusur larg. I lidhte edhe Danubi. Tek fluturonim mbi periferitë e Tiranës, Fushë-Krujës dhe më tej Laçit, Kurbinit, fusha ishte si e shkelur nga thundra e barbarisë, kaosit urban dhe lakmisë prej katundaresh për ta zënë. Jo diku, por gjithkund. Si për ta shqyer, jo për ta ujdisur. Dukej sikur gjithë ajo sipërfaqe ishte e copëtuar me hanxharët e grabitjes dhe ligjit 7501. Rrëmbe të rrëmbejmë. Grumbuj shtëpish pa rend mes fushës, një valle e çmendur shallvaresh dhe tumanesh me uzurpime dhe mendësi prej mendjekulurish. Dhe të vinte të ulërije: “Po ç’dreq populli qenkemi kështu vallë, duke kafshuar mishin tonë, fushën, aty ku mbillet jeta dhe prej nga ushqehemi?! Një konfigurim idiot i tokës që të ushqen, një cubëri, një mishmash që vetëm mungesa e shtetit, trutë e mbrapshtë të njerëzve dhe verbëria prej makutërisë që sheh vetëm hundën e vet e jo më tutje saj, mund ta gatuajë këtë fare gjelle të neveritshme. Vetëm kjo mund t’ia ngulë një thikë mu në asht vetvetes, siç edhe ia ka ngulur!...”
E dija se fluturimi drejt Bratislavës shkonte përmbi Serbi, Kroaci, Hungari dhe vinte në Sllovaki. Fusha pa fund, toka e qëndisur ngjyrë kafe e hapur, dhe valle bimësh, liqene, rezervuarë, gjarpërimi i Danubit, parcela të rregullta, brinjë me brinjë. Një bukuri e vërtetë. I fuqishëm njeriu, mendoja. Po a e kishin kaluar këta popuj ligjin famëkeq shqiptar 7501, që u kthye në një hajdutëri dhe psikologji kaçakësh, “bëj çfarë të të dojë qejfi”, apo, ndryshe nga ne, menduan, projektuan dhe bënë gjënë e duhur me atë që u siguronte ekzistencën dhe qenësinë: TOKËN E TYRE? Po ne pse u sollëm kaq keq me të? Pse e përdhunuam kështu? Nënë apo njerkë je ndaj tokës tënde, o njeri? E them pa drojë: ne, shqiptarët, nuk kemi qenë nënë, por njerkë. Madje një njerkë e keqe. Një palo njerkë. Dhe shkrepja disa foto nga avioni: Serbi, Kroaci, Hungari dhe Sllovaki. Doja që të bëja një krahasim. Po, fotot e tejkalojnë fjalën, flasin vetë.
...Pse nuk pashë një gardh të vetëm nëpër ato fusha e parcela? Pse fshatrat dhe qytezat qenë bukur mirë të kufizuara nga pikëpamja urbane dhe fusha nuk kafshohej nga ujku njeri, por respektohej; nuk cenohej, ca më pak të gllabërohej, të përgjakësohej, të përjargej si te ne, por përkëdhelej, begatohej? Unë e di se atyre vendeve, pas rrëzimit të komunizmit, janë ngritur me kohë format e kooperimit bujqësor, të mjeteve dhe mekanikës bujqësore; është rregulluar me ligj fondi i tokës së përbashkuar në dobi të lehtësisë së punës, shfrytëzimit të saj, rendimentit, tregtimit të produkteve, fitimit etj., etj. Pse nuk e mbushën me gardhe tokën këta njerëz? Ja pra, budallenj qenkëshin këta popuj dhe ato elita politike që i kishin mbajtur tokat e tyre në një kooperim të tillë, pa gardhe, parcela-parcela, siç i patën dikur edhe në kohën e socializmit?! Edhe ne i patëm të qëndisura dikur fushat tona, mekanika bujqësore futej lirisht parcelave, rendimentet qenë të larta dhe konkurruese. As dua t’ia di u bënë me dhunë, ç’pronësim, ligj politik të deformuar etj. Di se ato qenë si qëndisma. Le të privatizohej toka, por tok me të, të bëhej po aq aktiv edhe zgjidhja e një kooperimi të shpejtë e të leverdisshëm. Përkundrazi, shpikën një ligj as mish e as peshk, një rrumpallë që e bëri rrumpallë edhe tokën, gardhe-gardhe dhe që i futi njerëzit në një sherrnajë pa fund me një cikël të mbyllur vrasjesh.
Po sot, pse janë katandisur për ibret fushat tona, që të vjen aq keq dhe thua: “Vallë të marrë qenkan këta popuj evropianë që i kanë bashkuar tokat, teksa prona mbi të ka mbetur private? ‘Komunistë’ na qenkan, që na dashkan ‘kooperativat’ e dikurshme?!” Shihni, kanë kaluar 36 vjet dhe tokat shqiptare e kanë thikën e çarjes së tyre ngulur mu në mish, pikojnë gjithandej gjak, kullojnë dhimbje. Këtu e 20 vjet më parë, në një vizitë në disa fshatra të Hungarisë, kjo e ashtuquajtura “kooperativë kapitaliste” funksiononte për bukuri gjithandej dhe fushat ndjenin gëzimin e modernizimit nga përdorimi i mekanikës bujqësore dhe tregtimit të suksesshëm të produkteve. Pse këta “kamunistat” e sotëm hungarezë, serbë, sllovakë dhe kroatë i bashkojnë tokat dhe ne jo? Pse nuk i ndajnë me gardhe? Pse nuk të lënë të ndërtosh shtëpi ku të të dojë qejfi ty, por atje ku shteti me ligjin urbanistik të lejon? Është tokë buke, o shqiptar, jo “tokë e xanum”!
Eh, kur u bëra dhe unë njohës i bujqësisë kapitaliste!... Po ja, më rrëmbeu ky kontrast dramatik i trajtimit të tokës nga “kamunjistat” bri nesh dhe ne, “antikomunistët” e tokës së xanme. Doja ta thosha dhe e thashë. Por kujt ia thashë?!!!! Shihini këto foto dhe do të më jepni të drejtë. Se fotoja flet më shumë se mijëra fjalë…
Bratislaven e ka bo Evropa. Edhe ne do ta bejme me mire kur te futemi ne BE.
Bratisllaven e bene Sllovaket jo BEja. Nuk erdhen Evropianet Perendimore te punojne ne bujqesine Sllovake. Ishin Sllovaket me nje qeveri qe beri si kryesore bujqesine para kullave te krimit e dorges qe e beri Bratisllaven. Sa per ne per tu futur ne BE nuk e di nese e di ate perrallen e Nastradinit me Gomarin, qe deshte ta mesonte te mos hante bar, duke i thene "Prit Gomar te mbij bar" Kur gomari ngordhi Nastradini tha "Tani e gjeti te ngordhe ky, tani qe mesoj te jetoj pa ngrene bar? Kur te vdesim ne Shqiptare,t BEja do te thote. Tani e gjete ju te vdisn,i tani qe do tju fusnim ne BE?
Qelbesirat e Muhamedit....arnautet jane kafshe te liga qe e shkaterruan kete Gadishull bashke me kafshet e tjera te liga...mongolo-osmanet....eshte nje tragjedi....zbarkimi...i tyre ne keto troje serbo-greke...i ketyre turmave primitivo-aziatike.....Zoti na ruajt nga....leshqent arnaut te Muhamed pedofilit......
A duhet që KRYEPLAKU I FAMILJES SHQIPETARE (veç të tjerash), të përgjigjet ligjërisht për këtë që i bëri popullit shqipetar, tokës bujqësore dhe bujqësisë në Shqipëri derisa ngulte këmbë me forcë për t'u bërë kryeplak i katundit Shqipëri ?
As po me thua o autor i paemen..çfare e lidh 7501 me tokene xanun... mos mbrojtja ligjore e tokes bujqesore.. ndertime kudo... foto voltaik ne toke buke etj e tje ??/
Mire e ke ti o mik, por kujt ia thua. Aje qe eshte bere me token ne Shqiperi nuk ndreqet as per 7 breza. Jo ne Europe to shkojme ne (zor se na qasin me toke te xanun), por edhe sikur te vene doren ne zemer puna e tokes eshte bera harpash. Nuk ka bir nene qe e rregullon. Dhe me e bukura eshte qe te gjithe e shohin dhe bejne sikur nuk ka ndodhur gje. Turp me te madh nuk ka.
Sa i trashë qenkësh "cuf dabjoni" që nuk kupton ndarjen e tokës në parcela si cifla dërrase me nga dy metra gjerësi ku mbi çdo parcelë toke bujqësore, u lejua të ndërtohej shtepi dhe më pas të legalizohej ashtu si ke dash ti, o "CUF DABJONI".
Çfarë mund të prisnim nga shpellari?
Toka eshte mall dhe ka vlere. Vleren e e tokes e vendos tregu. Shteti ka per funksion te ndihmoj per ato mallra ( si toka) qe kane vlera strategjike. Ne nje shtet ku vleren me te madhe e ka nje kulle ne Tirane se sa nje toke ne fshat, do te thote se shteti me nderhyrjen e tij ka qellime te tjera vec ndertimit te nje ekonomie te forte kombetare. Bujqesia/toka nuk eshte gje e bukur per te shitur mend. Por eshte jetesore per nje komb. Po keshtu bujqesia/toka nuk behet dot batak per lare parare e qelbura qe vijne nga krimi e droga. Pra mund te thuhet qe qellim i elitareve Shqiptare ( ne politike apo dhe jashte saj) nuk eshte nje ekonomi kombetare por nje ekonomi per te shitur pordhe dhe pastruar parate e qelbura te krimit e droges. Nga fshatin tone ne themi "Edhe dhi e zgjebosur edhe bishtin perpjete"
Per te kuptuar tragjedine tone: 1 cm shtrese tokesore formohet nga natyra per 400-500vjet. Ky eshte ritmi mesatar i procesit te toke-formimit nga shkembi amnor. Beni llogari tani - e kam per ata qe dine te bejne llogari. E sigurt eshte qe mallkimi do t'a ndjeke brezin e tranzicionit per shume shekuj.