Nga Andi Bushati
Ndonëse vendimi i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykëtës së Lartë për të zbutur masat e paraburgimit në Shqipëri është disafish i paragjykuar, ai përbën një akt në të mirë të qytetarëve dhe të së ardhmes.
Le ta nisim fillimisht me dyshimet. Ndryshimi praktikës së deritanishme gjyqësore lidhur me masat më të rënda të sigurisë për të arrestuarit, ka nxitur frikën se po ndërrmeret për të nxjerrë nga burgu Veliajn, Beqajn, Metën etj. Si i tillë ai mban mbi vete pandehmën se është i motivuar politikisht.
Së dyti, ai ka përkuar me një kohë kur parlamenti shqiptar rrefuzoi ti hapë rrugë kërkesës së SPAK, për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, duke shtuar akuzat se po mbyllet epoka e shkurtër e “fundit të pandëshkueshmërisë”, e cila ishte edhe një nga kollonat kryesore që motivoi reformën drastike në drejtësi.
Më tej, rastësisht ose jo, ai qëlloi në kulmin e fushatës propagandistike të iniciuar nga Edi Rama, i cili për interesa thellësisht personale u kujtua të citojë raportet ndërkombëtare, që i nxinin rekordet e Shqipërisë si një vend ku kishte më shumë të paraburgosur sesa të dënuar me vendim të formës së prerë. Qoftë për të penguar që një ditë prangat të viheshin mbi kyçet e tij, apo qoftë edhe për të shpëtuar ata pak ushtarë që i kanë mbetur të lirë, kryeministri u angazhua në këtë kryqëzatë duke shndërruar në kryefjalë të sulmeve të tij kundër SPAK-ut dhe gjykatave mentalitetin represiv të trashëguar nga e kaluara, për të të plasur me të parën brenda.
Po ta ndërlidhësh këtë qëndrim politik edhe me faktin se Gjykata e Lartë është treguar kryesisht vasale e pushtetit politik në vendimet e saj të mëdha, dyshimet nuk kanë se si të mos shumfishohen.
E megjithëatë, megjithëatë, pavarësisht nga këto pandehma ogurzeza, ajo çka kanë vendosur sot Kolegjet e Bashkuara, mbetet një akt që duhet përshëndetur.
Duke marrë shembullin e një fshatari të thjeshtë lezhian, Bektesh Zenelit, që në kotecin e pulave i’u gjet hashash, por për të cilin mbajtja si i paraburgosur dukej e ekzagjeruar, GJ.L. ka vendosur se për të shpënë dikë në burg, shkallët më të ulëta të gjykimit duhet të shtojnë filtrat. Këtej e tutje ato nuk duhet të mjaftohen me formulat standart se, i pandehuri përbën rrezikshmëri, se mund të prishë provat apo mund të arratiset. Por në të kundërt atyre u shtohet obligimi që të marrin në shqyrtim edhe masat më të lehta madje të shprehen me vendim se përse nuk i kanë aplikuar ato.
I shpjeguar me një gjuhë të thjeshtë vendimi udhëzon që arresti me burg të pushojë së qeni një rregull dhe të shihet si përjashtim. Ai gjithashtu e shton barrën e dyshimit ndaj kërkesave të prokurorisë dhe kërkon një rrol më të madh kontrollues të gjykatave ndaj pretendimeve të organit të akuzës që në praktikë merrshin deri më tani si të padiskutueshme.
E thënë në mënyrë të përmbledhur, ky vendim mund të përkthehet si hapja e një epoke të re, ku burgjet tona duhet të jenë të populluara me shumë më pak banorë që nuk kanë një vendim të formës së prerë. Dhe pikërisht këtu qëndron lajmi i mirë, pasi ky hap është një avancim ndaj standartit të prezumimit të pafajsisë dhe konsolidimit të respektimit të të drejtave të njeriut.
Në këtë kuptim, sado motive politike që ta kenë shtyrë Sokol Sadushin ta iniciojë këtë proces, sado i rrejtshëm të ketë qenë meraku për Bektash Zenelin, sado rrezik që të ketë ajo që dyshon opozita se gjithçka po bëhet për lirimin e mundshëm të Veliajt apo pengimin e arrestimit të Ballukut, shtrirja e efekteve të këtij vendimi prek fatet e aq shumë njerëzve, sa në këtë rast kazuset personale të disa pushtetarëve janë krejtësisht të papërfillshme. Të zvogëlosh kompetencat prokurorëve represivë që të plasin në burg pa fakte të përkrahur nga pandjeshmëria dhe indiferenca e plotë e gjyqtarëve përbën realisht një mini-revolucion. Dhe kjo gjë ia vlen edhe kundrejt çmimit të lartë që mund të ketë shpëtimi i Lalit apo Belës.
O gazetar Pse fletë politikisht sikur je Berishs Folë në interës të shumicës qytetare Ju kuptoheni që paguheni nga dikush në shkrimet që bëni
Sa detyre te veshtire ka tani Ols Dado qe te mbaje ne burg Lalin , ka barren e proves qe te vertetoje se Lali mund te prishe provat , dilema eshte e madhe sepse Olsi do pretendoje qe Lali do demtoje provat...pra do te grise 800.000 euro breke....por Lali e ka pergjigjen : " ...Une ti gris , po ku me le Ajola mua ta bej kete gje. ajo i adhuron ato breke , po i grisa qofte edhe nje pale , do e kaloj nja 1 muaj duke fjetur tek shkallet e pallatit...".....e pra , duket kauze e humbur per Dadon !!!!!
....pika bur(r)ve qe merren me mbathjet e grave .....jeni shndruar te gjithe si saliu
I nderuar Çimka. Lexoje edhe një here artikullin. Unë nuk Kam ndonje respekt per Andi Bushatin, por këtë artikull e ka shkruar si gazetar i pavarur. Pra, ka thënë: "Pavaresisht kesaj, asaj, dhe asaj, ngado që t'a marresh, ngado që ta shikosh, ky vendim është vendim i drejtë, sepse është never mirë të një shumice njerezish. Unë e kuptoj që ky baxhanaku i Olsi Dados, ky Dire Straits, e banalizon muhabetin me brekët e gruas se Veliajt, sepse keshtu e ka porositur Olsi, por popullit nuk i plasi shumë per Veliajn. Në qoftë se Olsi Dado do dalë me prova konkrete në gjyq kunder Erion Veliajt, dhe do t'a shohe i madh e i vogel korrupsionin e Veliajt, jam i sigurte që Olsi Dadon do ta duartrokase gjithë Shqiperia dhe do ta barazojne me Xhovani Falkinen apo Di Pietron. Por, po vazhdoi me Nestin dhe Nastën, dhe me brekët e gruas, do ta tregojne gjithmone me gisht si një prokuror i paaftë që nuk diti të gjente prova korrupsioni edhe per politikanët tane, që edhe ne gjumë bëjnë korrupsion. Pse Dire Straits kerkon ta bastardoje situatën me brekë grash, kjo nuk do të thotë që situata nuk ishte e bastarduar që ne fillim. Gjyqin e Veliajt e bastardoi i pari Olsi Dado me paaftesine e tij, dhe me shikjen banale të Nesti Angonit, Babalja II. Një rast i arte per drejtesine që të gjykonte me prova konkrete një pushtetar të larte si Veliaj, degradoi në brekë grash, dhe se ku e bleu apartamentin në plazh vjehrri i vdekur i Veliajt. Turp dhe paaftesi biblike. Prandaj Andi Bushati Ka të drejtë në këtë artikull. Nëse Veliaj rri në burg apondel nga burgu, nuk është faji i ketij vendimi, por i idiotësisë së prokuroreve të paafte si Olsi Dado. Berisha, Veliaj, Meta, dhe Rama duhet të ishin jashtë politikes tani, si te denuar apo ish të denuar nga drejtesia. Por si pasoje e kesaj drejtesie me prokurorë dhe gjykates pa bythë dhe të paaftë, Rama bredh me kalë neper Europë, Berisha qelb dynjanë neper pazar, Meta na hap zorrët në ekrane televizive, dhe Veliaj është akoma kryetar bashkie që nga burgu ku është. Pastaj thonë fajet i ka populli dhe e quajne popullin dele. Dhe kush e quan popullin dele? Ca dhi të zgjebosura - disa në Shqiperi, dhe disa me pasaporta të huaja. Sidomos ata që flasin nga jashtë Shqiperisë dhe shajnë "sa kot jeni ju shqipetarët", janë më të zgjebosurit.
ne kotecin e pulave :Ju gjet hashash" thote gazetari. nuk "ju gjet" hashashi, po aty e kishte mbjelle ose magazinuar ai fshatari.