Tragjedia e Durrësit është e rëndë dhe kur pasoja janë humbjet e jetëve të fëmijëve, tragjedia njerëzore i kalon edhe vetë caqet e dhimbjes. Përtej saj nuk ka as fjalë as edhe ndonjë formë tjetër që mund të të bëjë të harrosh atë që ka ndodhur. Tragjeditë, aksidentet janë pjesë e jetës njerëzore dhe asnjëherë nuk mund të shpëtojmë prej tyre. Kujt i shkonte ndërmend se natën e ndërrimit të viteve, në Zvicër, në vendin më të zhvilluar të Europës, do të humbnin jetën në një diskotekë në Kransmontana 40 të rinj. Natyrisht ka edhe plot raste të tjera në të cilat aksidentet kanë shkaktuar viktima të pafajshme, për të mos llogaritur luftërat e fundit dhe fëmijët që po vdesin përditë. Mirëpo, ngjarja e Durrësit, pra tragjedia jonë, ka një anë tjetër të rëndë.
Fëmijët nuk ishin në rrugë, nuk ishin as në diskotekë, nuk ishin as në luftë, ishin në trotuar duke luajtur. Po përse në trotuar ? Sepse ashtu i kemi katandisur ne. Sepse kapitalizmi ynë i egër nuk i ka llogaritur kurrë fëmijët. Ndërtimet mbytëse në çdo cep nuk i llogarisin kurrë ata. Këtu te ne ankthi dhe etja për të fituar mbi çdo gjë dhe mbi gjithçka po ua vret ëndrrat dhe lojërat fëmijëve. Kush mund të më thotë mua se ku duhet të luajnë fëmijët ? Në blloqet e pallateve që të marrin frymën të gjitha hapësirat i zënë makinat dhe gangsterët e fortë që parkojnë edhe brenda hyrjeve të pallateve. Rrugët e lagjeve janë kthyer si pista makinash sepse nga periferitë e Tiranës zbresin si të çmendur pilotët e vdekjes dhe marrin përpara çdo gjë.
Ndaj rasti i Durrësit tregoi një anë tragjike të kapitalizmit shqiptar, të cilën anë jo vetëm nuk po e korrigjojmë, por po e theksojmë dhe po e bëjmë më të ekspozuar për tragjedi të tjera. Fëmijëria e shqiptarëve është shenjuar në disa mënyra. Për ata që janë rritur në kohën e komunizmit, rruga ishte edhe fusha e sportit edhe këndi i lojërave, sepse makinat private nuk ekzistonin. Më kujtohet fëmijëria ime në qytetin e bukur të Peshkopisë, në mesin e viteve ’60. Kishim tre fusha për të luajtur- fushën e lagjes, atë të shkollës dhe fushën Rinia. Hapësira pa fund. Pas viteve ’90, gjithçka u bë truall, nuk kishte më tokë, por truall dhe ndërtim. Pa asnjë kriter. Kur planifikohet një kompleks apo kur jepet një lejë ndërtimi asnjëherë nuk mendohen fëmijët, hapësira që duhet për ta. Të mos flasim për shkollat të cilat janë përshtatur pa asnjë kriter dhe ato private që, në disa raste, ndërtohen edhe pa kriteret e ambientit. Fëmijët tanë janë të burgosurit e mëdhenj të makutërisë sonë që e ka kthyer gjithë këtë vend në një truall.
Edhe aty ku ka terrene sportive ato sakrifikohen për ndërtime. Sot fëmijët tanë që kur lindin mësohen me erën e tymit të duhanit dhe me zhurmat e kafenesë. Nënat e reja, heroinat e kohës sonë, nuk dinë se ku të shkojnë. Jeta e tyre është fëmija në krah dhe me vrap te bari i lagjes sepse vetëm aty ka pak hapësirë. Nëse del nga pallati aty në lagje duhet të hapësh sytë ku do hedhësh këmbën se tri katër makina janë parkuar para teje. Rruga e ngushtë është e zënë dhe për të kaluar aty duhet të matesh mirë derisa të shkosh në kafe.
Unë nuk i paragjykoj ato nëna të reja që bashkë me fëmijët e tyre kalojnë pjesën më të madhe të kohës së lirë në kafe. Më thoni ju ku të shkojnë ? Kur rriten e bëhen për në shkollë nis një izolim i dytë. Shkolla të vogla, të mbyllura, pa ambiente të mëdha. Aty si në një garnizon ushtarak rrijnë fëmijët derisa vijnë prondërit e i marrin dhe i plasin në shtëpi.
Për ta nuk ka kohë të lirë, nuk ka hapësira që të jenë të tyret. Kur janë në moshën e pubertit mund të rrinë vetëm në hyrje të pallatit, por edhe aty si në gjemba se do të jenë të rrethuar nga motorët, makinat dhe furgonët që kalojnë në çdo sekondë të ditës. Si zogj të trembur pastaj shohin nga bari i lagjes derisa të dalë ndonjë pjesëtar i familjes e t’i marrë edhe atë në kafe. Vogëlushët e Durrësit guxuan të kthejnë një hapësirë të vetme që ka mbetur e lirë -trotuarin- në një fushë loje. Por u gabuan. Ku ta dinin ata se edhe ajo hapësirë është e zënë nga të çmendurit që popullojnë këtë vend.
I ke thene te gjitha sakte. Edhe ato pak vende qe kane mbetur ,ne vend te ndertojne kende lidrash, ndertojne lokale. Kot shtiren se po prishin hapesirat e zaptuara. Ato me shume po zaptohen, vecanerisht ne bloqet e reja ne Tirane. Kjo behet me mbeshtetje te bashkise, ndaj eshte bere I domosdoshem ndryshimi politik, qe te ikin edhe keta zaptues te peshtire.
Ky zotnia eshte nje Enverist i thekur po harron qe burimi i gjithe te keqijave eshte regjimi enverist bashke me pjelleat e tija mbas 90. indirekt lavderon bene krahasime qe nuk behen .NUK keni nevoje te shpikni task force per ligjistacionin ne vende te EUropes edhe perzgjeth ato ligje qe pershtatet me kulturen e zakonet Albaniane e thjesht pare ka boll tani shqipnia - shqipnis nuk i duhen as call center as satelite per qiell por ligje plus ka legjistacionin e zogut qe gjermania ka simpati- ne bote ka pasur e do kete vrasje intriga perdhunime dekadenc .Cfare do besh ti si shtet per parandalim ose riedukim Ky eshte problemi ne shqipni se akoma me stokolm sindrom vrite kalbe hiqja patenten Shtei ka per qellim Riedukim jo ndeshkim... si ne gjermani hiqet patenta por ke periudhen e edukimit 1vit dy vjet behet testi i gjakut gjate kesaj periudhe ke pire apo jo edhe testi psikologjik e kalon merret patenta perseri se ky person quhet i reabilitur, per vrasje nuk e di se si eshte ke apo nuk ke te drejte. !! dicka jashte femijet europiane nuk luajne ne rruge trotuar edhe ne kopsht privat se zhurma e larte sa dezibel shqetson komshine o shqikipetarre... por kur degjon jurist e si ky zotnia te vjen te vjellesh se jane intiligenca e shtetin. PO ne nje vrime enveri ishte i mire saliu i keqi edhe raki patronazhizen. Ngushellime familjes shume shume e rende se kuptoj pse familja kaq e dobet ne shqipni---
Po ti nga cfamilje ke dale qe je kaq i “ FORT “ sa ke ikur ne fund te botes , ne akullnaje ? Qe andej po i qan hallin familjes Shqipetare si dhe sistemit te Enver Hoxhes ? Na Marc PLESHTAT me gjithe simpatizantin tend zogun !!!!
Z. Ilir ju përgëzoi për këtë analizë (fatkeqsisht) shumë të qëlluar.
Ne çdo komune duhet te kete nje terren ku jo vetem femijet por dhe adolescent e te ritur te zhvillojne aktivitet pasi aty zbulohet edhe talenti....... Gjithe shoqeria eshte responsable ne kete aksident nese dikush kerkone te gjykoje ne veten e pare dike gabone. Fajtore familja per éducation. Fajtore shkolla. Fajtore komuna. Fajtore shoqeria. Fajtore pronarit restaurant qe nuk téléphone policine kur nje personne i alkolizuar mer makinen. Fajtore auto-école Fajtore individi qe e pranone blerjen e patentés Fajtore inspecteur qe korruptohet. Fajtore drejtesia pasi ishte récidiviste. Me mire te heshtim dhe te rreflektojme.
E po ne te semes shkoftë lali Eri dhe politikanët që ti mbron, pasi janë ata që miratojnë plane urbane pa kende lojërash, pa parqe, pa hapësira për fëmijë. Nuk ka ne, janë vetëm ato djaj, që janë me pushtet, llum I shoqërisë pasi, të urtit dhe të lexuarit nuk marrin kurrë pushtet, pasi nuk mundem, i janë dedikuar dijes
Budalla çfare thua...
Aaa qerrata qerrata ????u mendove dhe u mendove dhe e gjete nje gje per te thene diçka ndryshe nga te tjeret.
Jo ore jo,femijet kane luajtur dhe do luajne perseri neper trotuare ashtu si edhe ne evropen perendimore por eshte mungesa e shtetit ajo qe e shton pasigurine edhe ne trotuare edhe kudo aty ku njerezit nuk e pandehin!Sepse kriminelet lihen te lire,sepse bijte e maskarenjve me egoizmin qe ju kane siguruar prinderit hajdute nuk pyesin per ligjet se i blejne ato ashtu sikur edhe ky pijaneci ka blere policine dhe prokurorine shqiptare!
Femije qe luajne trotuareve te Europes....!. Ne Shqiperi njerzit kane problème me koken... Qe ti je trap duhet valle shteti te mbaje pergjegjesi, apo familja jote
Po ta kishte mbyllur i ashtuquajturi shtet i yti ne burg ate dhe shume si ate femijet do jetonin sot.
Mendoj se ka probleme me ligjin. Duhet te jete me i ashper. Drejtuesve problematik si ky tipi, i alkoluzuar, patenta ju ishte marre dy here, duhet te kete edhe nje mase perfundimtare, ti hiqet pergjithmone patenta. Ne cdo qytet shohim tipa te rrezikshem qe bejne dhe gara me makina, policia i njeh dhe nuk nderhyn, jane te perkedhelurit. Pergjegjes per aksidentin ne Durres eshte policia. Keto raste duhet te klasifikohen si vrasje, sepse nuk jane aksidente qe vijne nga mosrespektimi rregullave te qarkullimit.
E ke gabim Ne Europe nuk luan njeri ne trotuare kurre e as nuk berrtet ... cdo lagje a qark bezirk ka vend e lojrave aty luhet bertitet e nuk lejohet pirja e duhanit edhe hedhja e mbeturinave pertoke por ne koshe.
Te pshurrsha mjekren o Yzo, o pocaqi burre qe ngele duke i bere llape lloj lloj bythe te pushtetit.
Ishte nje tragjedi. Dhe pavarsisht nga keqardhja duhet menduar se ne jete ka dhe tragjedi. Perpara se te fillojme te marim masa per kete tragjedi, a ka pare njeri sa rraste te tilla ndodhni ne Shqiperi? Nje jete femije eshte shume, por kjo vlen per ndjenjen jo per jeten. Sepse tere masat qe propozohen ketu do te thote me teper shpenzime buxheti ( qe dikush do te paguaj, ju dhe ue) dhe me shume humbje lirie ( ndryshime kodi penal etj) . Para se te fillojme te flasim per ndryshime duhet ne fillim te kaloj dhimbja per tragjedine ( jo tek familjet e viktimave, per ta ajo kurre nuk kalon, por per te tjeret qe marin vendime jetesore per popullin ne teresi) Se fundi, une nuk mendoj ( me falni per dyshimin) qe te tere ju qe tregoni kaq dhuimbje ne te vertete nuk e keni ate. Ju ose beni poliitike me kete tragjedi ose doni te dukeni ( ne kolektiv) sa shpirtmire ju jeni. Pra e beni ose per dukje ose per politike. Te dyja jane te peshtirosura kur ka nje tragjedi.
Fshatari , nuk eshte per te bere politike me dhimbjen e tjetrit , njerzit reagojne se neser te vjen radha ty , mua tjetrit e me radhe nga keto lloj tragjedish ? Dihet qe dhimbja eshte e familjareve , por ama edhe njerzit jane lodhur shume gjate ketyre 35 vjeteve sigurisht qe jane bere te ndjeshem , ne qe komentojme jemi njeres te thjeshte pa pushtet me mbijetese minimale patjeter qe jemi me te ndjeshem nga sera e te pasureve , mos i ngatero gjerat , terhiqi ato qe ke shkruar kur thua : ju ose beni politike me kete tragjedi , ose doni te dukeni , gabon rende me kete shprehje del qe je njeri qe sdo tja dish per cka ndodh , neser te vjen rradha ty nuk ka siguri ?
Kujton ti se ai deputeti qe kerkon ndryshim e kodit penal ka dhimbje? Ai qe ka vrare me qindra shqiptare e endra Shqiptaresh ti kujton se ai ka dhmbje? Kujton ti se ky qe ka shkrojtur kete artikull ka dhimbje? Ky qe ju ben reklame sistemeve totalitare e kerkon diktaturen globale te vendoset per te vrare me miliona te tjere , pasi ka vrare me miljona me epidemira, kujton se ka dhimbje? Per ata qe kane dhimbje te vertet ju rekomandoj merini nja dy jave pushim pastaj filloni kerkoni shpenzime buxheti apo heqjen tone te lirise. Vendimet mara ne momente dhimbje krijojne dhimbje te reja.
Mjafton te krahasosh te kaluaren,qe ishim keq me te ardhmen,qe jemi mire.Ne ate te keqen lindnin talente sportiv te çdo sporti dhe nuk kishte qytet pa ekip futbolli,basketbolli,volejbolli,dhe te gjitha sportet,sot nje pjese e mire e qyteteve,nuk kane shumicen e sporteve.Rrezikon Tirana,Vlora,Durresi,tre qytete konkuruese te dalin nga kategoria,Korça per fat po rikthehet.Shumica kane harruar,atletike,gjimnastikën,sportet e renda,se nuk ka përveç fondeve,kush i ushtron,se pikerisht mungesa e ambjenteve si te hapura ,si te mbyllura.Dhe ai qe ndjehet talent,rri gjithe diten me celular,ose shoqeron mamin tek telenovelat turke
E ka profesion të vjetër llapën ish spiuni i sigurimit. Ky nuk duhet të postohet fare pa kërkuar falje publike gjyqtarit Pëllumbi që doli e tha bje gjyqtar me pamje të çuditshme duke aluduar pamjen fizike të një prej profesionistëve më të përgatitur të Shqipërisë
e drejte qe femijet duhet te kene park ku te luajne por nje pyetje kam: po sikur ate moment femijet te ishin duke ecur ne trotuar cfare do te ndodhte? ai i cmenduri nuk ka te drejte te udhetoje i dehur dhe me shpejtesi te marre. pike. faji eshte 100% i shoferit me apo pa parqe lodrash. masat e kujdesi qe duhet te tregohet eshte tjeter gje qe duhet sa me shpejt te zgjidhet.
te paturpshem jan gjith ata politikan dhe njerez te shkolluar te cilet kan 35 vjet qe udhetojn jasht shqiperis dhe nuk shohim sa sistemim dhe rregulla ka me ndertimet. Ne Gjermani nuk ka leje ndertimi po nuk deklarove parkimin dhe hapesir gjeberuese ose alternativ ku luajn femijet.Turp
Si gjithnje shume I sakte ziti Ilir Banoj ne mes te Tiranes tek Rruga Nikolla Jorjo Pa shkruar tek ish ekspozita tek ish ekspozita gjigand 24 katesh para pallatit tim deri dje ka qene nje grope me uje sot punohet per te ndertuar nje tjeter gjigand Prapa pallatit tim u ngrit me shpejtesi sketerre nje 14 katesh Ne te dy anet hapesira ndermjet dy pallateve para e mbrapa eshte sa per nje makine Aty jo vetem nuk mund te luajne femijet po po te bieri zjarr nuk ka zjarrefikese te hyj per ta shuaj zjarrin
Ngjarja e Durrësit tregon sa shumë afër është Shqipëria për në BE. E për çfarë na duhet hyrja në BE në këto kushte. Durrësi është bombarduar me ndërtime nga vila e Ahmet Zogut deri në Spitallë e më tej. I vetmi park në kodrat e qytetit u bë shesh ndërtimi i paparë dhe i paimagjinueshëm se mund të ndodhte, ky vend ishte i vetmi vend ku nënat argëtonin fëmijët, si dhe në këndet sportive të shkollave u ngritën pallate ose vet shkolla u kthye në pallat, si shkolla 29nëntori prapa prefekturës së bashku me këndin sportiv të saj. Tani e mori ferra uratën_thotë populli, zoti e di si do të shkojnë këto punë.
Bravo te qofte nuk ka pallat pa park lojrash per femijet ,pa parkim te caktuar per cdo banore .Une banoj ne izrael edhe ketu nuk shkon cdo gje fioll kur thone ,sigurisht ka korrupsion por jo i grades si ne shqiperi Edhe ketu ka gjithe ndertuesit kalojne filtrat e duhura nuk jane inginjera ndertimi gjithmone keshtu ndodh ,parallinjte komandojne por me kufi .Ne shqiperi duke mos patur shtet te forte komandojne ,hotelet ,plazhet klinikat dhe spitalet private njerez qe lozen drogen erdhen nga fshatrat dhe i ndertuan duke komprementuar politikanet .Gjyqtaret nga plepat ,gjykatesit me euro ,titujt po me euro .Mbarojne universitetet nuk dine te shkruajn shqip Me keqaardhje por nuk shoh asnje perspektive per te ndryshuar .Ka filluar i kalbur me prokuroret ,gjykatet ,shendetsia ,arsimi dhe vazhdon me inerci bli fund DIte te dhimbshme kur degjon per vdekjen e dy femijve per kedo ,por si gjitmone shkaktaret jane bllokmenet qe kane nga 30 vjet deputet dhe vazhdojne te komandojne ,saliu ,edi spaku ,prokuroret kraja,dumani ,braho ,dode ,gjin gjonet .kulicet ,zeni gita ,mediu jane autoret dhe aktorit e drames se kombit shqiptar
Shkurt fare, apo nuk na vjen mire. Qytetet ne Shqiperi jane kthyer ne nje Hale te madhe, ndersa qytetet e vogla pa njerez do i sherbejne arkeologjise.
Kujt ju ankuat dhe perse u thane gjithe keto fjale me te drejte ? Une qe u lexova s'kam gje ne dore, drejtohuni seicili deputeteve qe keni zgjedhur. Ata i bejne ligjet , muret , qe mbajne ne kembe jetén. Te gjithe ankohen dhe nuk shkojne tek zgjidhja!
Hallall Ilir ke bere nje analiz shum te sakte. Lexova pak ate komentin e atij ROMIT,ky flet sikur vjen nga hena,ose eshte shum i vogel dhe nuk din te gjitha. Ne ate kohen e ashtequajtur e keqe qe disave ju ben alergji kur permendet a thua do te vij neser perseri,kishte çdo fshat ambjentet e veta te argetimit dhe sportive,nderkoh qe ne kete kohen e ndritur qe jetojm te dalesh te kerkosh ambjent ku mund te clodhesh a te lozesh do paguash,mender edhe shurren do e besh me pagese or lum miku. Sa per ligjet e atij lart madherise sate e dim sa te mira kan qen. Ne ate koh shqpnia jote ishte 1.700000 vet,sot 1.000000 e ca i ka Tirana. Kur isha un femije 3 polic kishte ,sot eshte bere komisariat or lum miku. Problemi eshte çfar bejm ne si popull qe te shmangen sado pak tragjedite, se per fat te keq ne si popull na ka ikur truri,ka hyre droga e pislleku. Qe degjon absurde nga me te ndryshmet. 60 vjeç divorcohet e çfar mund te presesh tjeter. Babai vret femijen , femija vret prindin,njerzit hypin ne makin a thua kan hypur ne anije kozmike vetem kur ndalojn vet se frena dhe timon nuk perdorin,shkurt shoqeri e degraduar. Zoti te na qes me hajer mos paçim fatin e keq.