Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes

4 Maj 2026, 11:40Blog TEMA
Të gjithë kundër vrasësit, askush kundër vetes

Nga Andrea Danglli 


Pak pas vrasjeve në Durrës, një koleg i kronikës së zezë më shkroi duke më sugjeruar që të mos i publikoj në platformat digjitale pamjet e rënda të tragjedisë.

Madje më solli si referencë edhe disa reagime në rrjete sociale që kërkonin të njëjtën gjë, ku mes tyre edhe zyrtarë që më shumë ishin të lebetitur nga ajo që po bënin mediat.

Shumë prej tyre i njoh. Janë po ata vetë që në raste të tjera krenohen kur përkëdhelen nga policia, rrahin gjoksin kur i tregojnë muskujt ndonjë efektivi të trembur, apo kur i shpëtojnë gjobave me atë që e quajnë “Tek telefonatë!”.

Media ka plot mëkate, por nuk qe sot “Dita e gjykimit” për të.

Veç kësaj, e vërteta është se vetë gazetarët kanë ardhur duke e shtuar kujdesin për të trajtuar si duhet informacionin brenda tronditjes, pavarësisht se derra ka në çdo pyll televizioni e gjarpërinj në çdo livadh portali.

Në fakt, një gabim që pati media është se shumë prej reagimeve nuk duheshin publikuar fare po aq sa pamjet, megjithëse për raste si këto vetë dhimbja u jep njerëzve një manual fjalësh prekëse, të kërkojnë dënime ekstreme, të bëjnë gjyqe publike me varje, karrige elektrike, burg përjetë.

Për këto madje mjaft t’i shkruash ChatGPT dhe të shndërron ajo menjëherë në një vajtonjës dhe moralist të zotë, qytetar model gjasme që i ve kapakun apo pikën i-së, j-së, ë-së.

Të gjitha këto thënë në këtë moment marrin shumë like e share, por asnjëra prej tyre nuk shpëton jetë, përveç se përpiqet të na shkrijë sado pak dhjamin e empatisë që ka kapur të përditshmen tonë.

Për kaq mund të vlejë, por ama thelbi është sa jetëshpëtues jemi në përditshmëri?

Kur policit i tregojmë pozicionin e punës e jo patentën, kur Maliqi ka më shumë peshë se ligji, kur telefoni ka më shumë vëmendje se tabela, kur tregojmë me krenari fuqinë çudibërëse të një 20-çe apo 50-çe para një efektivi të uritur për para, kur gangsterizmi me video ndaj uniformave blu është reels trimash në rrjete sociale, kur rrugët bëhen pista për makina fluturuese, kur heshtim e qeshim tek e shohim këtë situatë dreqi.

Të gjitha këto na vendosin në një llogore me vrasësin halabak, edhe pse është e rëndë për ta dëgjuar e jo më pranuar.

Këtu fillon edhe tragjedia, jo tek një minutë aksident!

Ajo ka pikënisje faktin që në jetën e përditshme ne tolerojmë, ushqejmë dhe madje admirojmë shkeljen aq sa para shkelësit të ligjit kujtdo i duket vetja si “I fundit i Mojkanëve”.

Vazhdon te fakti që institucionet kujtohen të na kërkojnë reflektim sot kur vetë ndreqja nuk realizohet në një moment por me beteja të përditshme, ku lufta me rrugën çdo ditë bëhet më e pamëshirshme.

Dhe e gjitha mbaron te mënyra si qasemi ndaj vrasësit.

Ai është padyshim një halabak që sot thotë nuk e meriton të jetojë, e nesër me gjasë po ta lirojnë, do dojë t’ja hypë prap makinës pa e çarë kokën për të pirë birra.

E aq më tepër që e kishte të "zgjidhur" me policët që të lëvizte xurxull sa t'i hante freksioni e gurmazi.

Po ai nuk është i fundit halabak edhe nëse e zenë të gjitha mallkimet që i kemi lëshuar.

Portrete si ai gjen plot, madje disa prej tyre i sheh të ngasin si të çmendur dhe marrëzinë e tyre e ndajnë në rrjete sociale si trimëri. Po ata më pas i sheh edhe në podiumet e politikanëve që i prezantojnë si modele suksesi.


Po ku u rritën këta njerëz? Kush i “trimëroi”? Kush i bëri të ndihen të paprekshëm?

Nëse nuk i përgjigjemi sinqerisht këtyre pyetjeve, kjo është hipokrizia jonë kolektive që kërkojmë dënime shembullore veç pas tragjedisë.

Të tjerat pastaj mbeten spektakël dhe spektakli me dhimbjen fatkeqësisht shet aq shumë, e për disa shet edhe kur e bëjnë të neveritshëm.

Në fund si shqiptarë duhet ta kemi minimumin e njerzillëkut për t’i lënë familjarët t'i qajnë vetë dramat e tyre.

Askush nuk ka nevojë për patetizmat e lotët virtuale.

Secili e bën reflektimin në mënyrën e vet, mjaft kur të ndezim makinën të mendojmë që një ditë mos jemi ne ai halabaku vrasës që të gjithë sot e kërkojnë të vdekur, duke përfshirë edhe ai veten.

Për të tjerat, Zot falna, ne nuk dimë çfarë bëjmë! 

12 Komente

  1. P
    Pensionisti qe nuk ka fuqi te hakmeret

    Mire e ke bere shkrimin ti o gazetar por mos e zbut , ka ardhe koha qe shoqeria civile duhet te reagoje fuqishem jo vetem per kete tragjedi por ne cdo drejtim , se po na vene kemben komedianet e pas 90-tes , per keta politiqener duhet me thene mjaft se e keni tejkaluar na keni vrare perse gjalli ? Ketu shumica e ndershme jane pensionist , ata e dine qe skemi fuqi te ngrihemi dhe te rethojme ate parlament , une te parin do te vrisja saliun , me xhvendosjen e popullsise , lirine qe ju dha per te ndertuar rembyer tokat e te tjereve duke mbipopulluar qytetet e medha , vetem per interes te votes , ja dhe rezultati Po vrasim njeri tjetrin ? Ka plot per te thene nuk arin ti numerosh bemat e ketyre plerave ? Vetem nje gje kane bere , kane siguruar vehten e tyre me gjithe te mirat materjale dhe nuk ja u ben syri tere ? Mbetet te themi i vrafte ZOTI me keq se ata voglusha ?

    Përgjigjjuni
    1. H
      Humoristi

      E mjera Shqiperi kush e drejton!?Morali i shqiptareve neperkembet nga Vip-pat e bigbradher katundare!?

      Përgjigjjuni
      1. x
        xomja oxhaku

        po cfare morali kishte ky artikull ne fund more palo gazetar.. cfare ?? pse bere nje tip Esse dhe te duket vetja ndryshe nga koleget tuaj kokepalar ? nje nder te keqiat e medha te ketij vendi jeni ju , Kazani Mediatik , qe jeni kail te beni pis cdokend , vetem si e si per te pastruar veten.. idiot me shkolle nate..

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati

          Keshtu eshte kur frymezim meret Mul Noka idioti,a deputete te tjere qe i bien policit me grusht publikisht dhe e kercenon pa pike problemi.Kjo rrace e flliqur politikanesh qe e cuan vendin ne kete derexhe.Skishte faj Enveri qe i sillte me vize ne Tirone.!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Skypion

            Ska sesi te ndodhe ndryshe kur ne krye te shtetit eshte nje monster e pashpirt. Ky autori i shkrimit ben si i revoltuar, dhe kjo eshte e neveritshme. Eshte e lehte te shash nje kriminel, qe natyrisht tani do te pergjigjet para drejtesise per krimin qe ka bere. Por ky qyrraveci i shkrimit i shmanget pyetjes se thjeshte se pse femijet po luanin aty ku po luanin? Sepse e di qe pergjigja nuk do te mund te shmangte palloshin e gjate, kuurvin e belindes qe ka shkaterruar cdo ambient publik per te ndertuar kulla dhe pallate. Ka shkaterruar poashtu shoqerine civile; prandaj nuk ka asnje organizim proteste, perndryshe te zakonshem ne cdo vend te qyteteruar.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reply to Skypion

              Arkitekti I kesaj qe ke shkruar dhe me te drejte eshte sali krimineli qe ju dha hapsire malokerise te zbresin nga mali dhe te ndertojne vend e pa vend qe katili sali te kishte te siguruara votat per te mbajtur pushtetin qe ja kerkonte agjentura , qe pas 90-tes ? Cdo gje eshte bere me nje plan te mirefillt, ne vazhdimesi edhe me pasardhesit e saliut ? Po Rama I ka gjetur te ardhurit , sala ja kishte bere fakt te kryer , domosdo loja vazhdon akoma ? Vere doren tamam ne plage jo i njeaneshem se nuk ndreqim gje

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lindi

                Po e pe dukurinë vetëm politikisht ke gabuar. Ky rast dhe të tjerë si ky janë pérgjegjsi personale. Dikush theu rregullat e qarkullimit dhe kreu krimin. Gjykata kështu e trajton çështjen. Pra të qënit qytetar, të zbatosh ligjin në qytet. Po nuk është e thjeshtë të jesh qytetar, të duash veten po dhe tjetrin, të mos bërtasësh, mos i bjesh burisë né ambjente publike. Të mos bësh shfaqje me skafe né det siç i mori jetën fëmijës ai polici në himarë. Këto dukuri të zakonshme në vendin tonë, ku njerzit tregojnë forcën, tregojnë se problemi është kryesisht kulturor. Krime që kryen nga njerëz të paformuar e me vese.

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nje pergjigje per komentsen Lindi

                  Lindi : Shprehja e fundit , vere doren tamam ne plage jo i njeaneshem tregon qe komenti per ato qe komenton ti me te drejte qe te mos arinte ne tragjedin qe perjetuam , te tjerat jane pergjigje te komentusit me te Cilin eshte replikuar ? Nuk mund te ndahen , pervec kultures qytetare shteti ka nevoje te mbahet me ligje dhe keto te zbatohen nga populli ? Por shoqeria si klase eshte e perbere nga lloj njerzish , me edukate pa edukate , kulture , pa kulture te ndergjegjeshem , te pa ndergjegjeshem , dhe nuk i ke ne dore , vetem ligji i forte Ai i detyron . Ke ne familje 3-4 femije dhe nuk jane te nje mendimi sado prindi i shkrete mundohet qe te kater te ecin ne rruge te mbare perseri sja del dot ? Po nje shtet i tere me gjithe keta njerez me nivele te ndryshme si duhet tja dale ? Po ai sistem si ja doli ? Qe pas 90-tes gjerat kane ndryshuar shume , pa frike them se e shkateruan brezin e ri duke i dhene liri te pa moraleshme dhe per kete pergjegjesia bije mbi saliun , ka te drejte ai komentusi i pare , pensionisti do sdo nuk mund te ndahen problemet sociale nga ajo politike qe ushqen keta njeres per vota , nuk I ndan dot sado te kesh nje klase te kulturuar ? Politika eshte bere si pune e arixheshkave dikur nepermjet fallit mashtronin njerzit te cilet kishin ndonje hall dhe binin pre e ketyre arixheshkave duke i besuar ? Sot duhet me shume sekur te jesh vigjilent dhe me kembe ne toke , por a jane valle te gjithe ?

                  Përgjigjjuni
              2. T
                Treni

                Ke një farë të drejte, por jo, unë nuk kam ndonjë përgjegjësi. Unë nuk i jap klikine këtyre këllira në TikToq dhe vetë nuk kam makinë. Ju, "shoqëria civile" vazhdoni votoni e zgjidhni të paaftë si puna Ramës, të terrorizuar se ka më keq akoma, Saliu në opozitë për shembull. Ndërsa populli të vazhdojë të hedhë mëkatet te politikanët si Krishti, pasi dihet, Shqiptarët janë njerëz të mirë, por kanë politikanët e këqinj... Lepe peqe.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Beni

                  Fëmijët i vrau shteti: ku i ka parqet e lojërave për fëmijët?! I ka bërë pallate!!! ( Absurditet) Ndaj Rama e Berisha ta mbyllin gojën dhe te mos ndihen fare. 2) Po policia?! Si gjithnjë inekzistente: njerëz letyra që do zoti ua con këtë lloj dhimbjeje në derë të tyre! 3) Monstra që pi raki dhe helmon trutë e kapardiset ne lagjen e tin me shpejtësi skëterrë. Ky nuk duhet ta shohë driten e diellit, edhe pse e kanë marrë në qafë dy të parët.

                  Përgjigjjuni
                  1. d
                    drejtesi e munguar

                    Z.gazetar,kur flitet per shtypin do te them se nuk perfaqeson pushtetin e katert.Shteti Shqiptar eshte i koruptuar fund e maj.Medja,e shkruar dhe vizive,nga mengjezi ne mengjez pasqyron vetem coroditje.Vend te madh zene politikanet tane qe kane 36-vite qe po e cojne Shqiperini drejt renimit.Per te mbushur gazeta e edicion paraqitet mjedisi sketere.Kronika e lajmeve eshte kronike e vrasjeve,krimeve dhe cdo poshtersie tjeter.Coroditja rritet me imoralitetin(kuverit).Aty edhe gazetat sprtive cdo dite do te ne paraqesin femra lakuriq qe s'kane asnje lidhje me sportin.Fati madh kur ka bik-bradher se plotesohen emisjonet.Sa per faktin se nuk duhet bere jehone Vrasjes ne Dures do te thosha qe bete mire qe transmetohet por:Nuk vihen pikat mbi "I",per te vene para pergjegjesise fajtoret e vertete qe eshte shteti yne qe cdo gje e ben mire por,vetem ligji nuk zbatohet.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Berisha Rama hedhë valke

                      Në Shqipëri nuk vlerësohet e promovohet puna shkolla mirësia për tu ngritur në karier në politikë Këtu vlerësohen paraja bullizimi korupsioni servilizmi Ligji godetë të dobtin që bënë gabim nga një pakujdesi e vogël dhe që nuk ka pasoja Të fortët nuk nfëshkohen dhe mbysin të tjerët Të tilla raste janë abuzimet në rrugë në gjykata polici spitale në prodhimin buqësor blektoral Partia Socialiste promovonë koropsionin administratat e fryra pa bërë punë Bashkit janë mbushur me patronazhistë që kanë detyra për votimet dhe të bëjnë korupsion ose tu shpëtojnë tatimeve e kontrolleve

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje