Sali Berisha dhe heshtja e ambasadorëve europianë

3 Maj 2026, 17:30Blog Nga Vilant Xhori

Ka momente në politikë kur realiteti e tejkalon satirën. Ajo që ndodhi së fundmi në Partinë Demokratike nuk ishte më thjesht një proces i deformuar, por një formë tragji-komike e ushtrimit të pushtetit brenda një partie që dikur pretendonte standarde demokratike. Gara për drejtimin e saj nuk u zhvillua — ajo u mbyll end pa filluar. Jo përmes votës, por përmes derës.

Pra, Sali Berisha vendosi të mos konkurrojë. Kandidatët e tjerë nuk u mundën politikisht; ata u përjashtuan administrativisht. Në këtë kuptim, nuk kemi më të bëjmë me një proces zgjedhor, por me një konfirmim të paracaktuar.

Ironia është se, nëse do të ekzistonte një standard minimal për përjashtim nga një garë e tillë, ai do të duhej të fillonte pikërisht nga vetë Berisha. Ai është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion, minimin e demokracisë dhe ndërhyrje ndaj drejtësisë. Ndaj tij rëndojnë gjithashtu akuza nga SPAK për çështje korrupsioni. Mbi të gjitha, ekziston edhe një akuzë e artikuluar publikisht në vitin 2021 nga drejtues të lartë të Partisë Demokratike, sipas së cilës ai jo vetëm ka pasur kontakte, por ka bashkëpunuar me figura të krimit të organizuar për organizimin e aktiviteteve politike. Në çdo sistem normal, një profil i tillë do të ishte objekt reflektimi të thellë institucional, jo rikandidimi pa garë.

Megjithatë, ajo që e bën këtë situatë edhe më problematike është mungesa e reagimit përtej Partisë Demokratike. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë qëndruar konsistente në qëndrimin e tyre, dhe Mbretëria e Bashkuar e ka konfirmuar atë edhe në rrugë gjyqsore, përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe qeveritë përkatëse shfaqen të distancuara, për të mos thënë indiferente.

Ky nuk është më një problem i brendshëm partie. Duke bllokuar çdo mundësi rinovimi dhe çdo garë reale, Berisha nuk po kontrollon vetëm Partinë Demokratike; ai po kufizon funksionimin e opozitës si alternativë. Dhe në një sistem politik, një opozitë e paralizuar nuk është thjesht një dobësi e saj — është një avantazh i drejtpërdrejtë për pushtetin.

Në këtë kuptim, dinamika aktuale nuk prodhon vetëm një lidership të pakontestuar brenda partisë, por kontribuon në stabilizimin e një ekuilibri të deformuar politik. Kryeministri Edi Rama përfiton nga një opozitë e paorganizuar dhe e pa rinovuar; ndërsa vetë Berisha siguron mbijetesën politike dhe familjare duke shantazhuar verbalisht, nga pozicioni i liderit të opozitës, gjyqtarët dhe prokurorët që merren me cështjet e tij. Ky është një ekuacion që mund t’u shërbejë individëve, por jo sistemit.

Kjo është arsye madhore se pse heshtja ndërkombëtare nuk duhet  të jetë neutrale. Një ambasadë mund të ketë çdo të drejtë të interesohet për çështje korrupsioni apo institucionale, siç është funksionimi i administratës digjitale, por nuk mund të mbetet e painteresuar kur një akt politik prek drejtpërdrejt standardet demokratike, konkurrencën dhe vetë parimin e përfaqësimit.

Sepse ajo që po ndodh sot nuk është thjesht një proces i mbyllur brenda një partie. Është një sinjal më i gjerë për mënyrën se si funksionon politika shqiptare: rregullat ekzistojnë, por nuk zbatohen; gara shpallet, por nuk zhvillohet; alternativat përmenden, por nuk lejohen.

Dhe nëse kjo normalizohet, atëherë pasojat nuk do të jenë të menjëhershme, por të akumuluara. Ato do të shfaqen në zgjedhjet e ardhshme, në cilësinë e përfaqësimit dhe në vetë besimin publik ndaj sistemit. Për Berishën dhe agendën e tij personale edhe 20 deputetë janë të mjaftueshëm për t’i siguruar mbijetesën. Por, për Shqipërinë një opozitë e bllokuar nuk prodhon rotacion dhe një rotacion i munguar nuk prodhon përgjegjësi të qeverisjes.

Pra, nëse Bashkimi Europian kërkon një demokraci funksionale në Shqipëri, ai nuk mund të sillet si vëzhgues selektiv. Sepse një opozitë e marrë peng nuk është thjesht problem i vogël partie — është, sikurse po dëshmohet cdo ditë, një problem i madh demokracie.

Sepse në fund, çështja nuk është më vetëm se kush drejton Partinë Demokratike. Është nëse Shqipëria po mësohet të funksionojë me një demokraci pa garë dhe me rregulla që vlejnë vetëm kur nuk pengojnë apo favorizojnë pushtetin. Nëse ky model pranohet në heshtje, atëherë mesazhi është i qartë: mjafton që forma të ekzistojë, edhe kur përmbajtja mungon. Dhe në këtë logjikë, Shqipëria mund të ecë drejt Europës në procedurë, por jo në standard.

 

32 Komente

  1. G
    Genc K.

    Evropi sdi ku eshte per vete, do I çahet bitha per cfare ndodhe ne nje “parti province”.!!! Ka 35 vjet qe degjon te njejten këmborë nga PD e Shqiperise.!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits///////////////////

      Evropi nuk e rruan as per Plakun Mere me nje kembe ne varr , dhe as per Palloshin qe fluturon me presh ne bythe............jo per gje por , njehere mbaj mend u informua BE per nje ngjarje makabre "Griselda" dhe u shqetesuan shume , reaguan , kerkuan shpjegime nga qeveria.....por pastaj pane ate filmin "14 vjec dhenderr" ate episodin kur i nxjerrin jastekun nga barku Marigose.......dhe qe atehere as nuk e rruajne per lajmet nga Shqiperia !!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Ana

        Ai palloshi qe thua ti, fluturon si shqiponja me flamurin shqiptar mbi supe, dhe qe po na e nderon shqiperine ne gjithe boten. Nje injorant si ti nuk e meriton nje kryeminister si EDI RAMA.!

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dire Straits//////////////////////////////

          Po patjeter , Palloshi shkelqen ne politiken nderkombetare , madje perpiqet te bjere sa me shume ne sy me gjeste , poture te gjata dhe atlete te bardha...veprime tipike te nje idioti impulsiv.......por me ate politiken e jashtme mundohet te mbuloje politiken e brendshme ku tre cerekun e bashkepunetoreve i ka ne burg ose gati per ne burg , korrupsion ne cdo cep te vendit , perralla me mbret qe u tregon shqiptareve per jeten e lumtur......por mos kujto se kete menyre sjellje e shpiku Palloshi...edhe ne kohen e Saliut e njejta sjellje ishte.....keta jane politikanet tane funderrina te 35 viteve ....qe meritojne te varen prej koqesh ne shesh qe te vene mend te tjeret !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. a
            ana putana

            sa i paske hapur kembet per palloshin e Palloshit o ana...

            Përgjigjjuni
            1. n
              na myten burat kurva

              ti kurve bure qe ofendon Anen, putanen ndoshta e ke ne shtepi!

              Përgjigjjuni
              1. D
                DAJ SELONI QE JU HYFTE LLOMI

                Ti pallosh gjize bashke me ate bq..rin dajre e çpuar e rruges, hani mute e mos bzani ma se k@rin mrena e keni e ska nga ju del fena. Mos u merrni me palloshet se i keni brenda dhe akoma nuk e keni kuptu more pederastet e mutit. A e dini ate punen qe xhaja ju kishte fut mrena ate senin dhe ju kujtinit se ai kishte fut 1 .@r dhe 1 gisht ne bythe... kurse Xhaja ju tha QE BABA GISHTAT dhe ngriti duarte lart... kur pate 10 gishta e kytute qe ju kishin çpu xhaja dhe PALLOSHI.

                Përgjigjjuni
            2. M
              Marigoja

              Shko ha sufllaqen e Belo evgjitit

              Përgjigjjuni
            3. K
              Kutuzovi

              Bravo! Shkrim i shkelqyer.

              Përgjigjjuni
              1. k
                k

                Nuk meren ambasadoret me derrin e malokut. Me atë merreni ju çdo ditë si të prapambetur që jeni.

                Përgjigjjuni
              2. F
                Fshatari

                Po Evropi cfare thote Ismail Bej? Nuk eshte Saliu, nje plak 80 vjecar I cmendur qe eshte bere per tu tallur. Eshte elita jone Intelektu-hale qe eshte bere per tu tallur Ja ky bashkfshatari im qe e mban veten per intelktual pasi ka lepire gjithe bythet e te huajve tani i kerkon te huajve qe te nderhyjne per te na ndihmuar ne te tjereve ti lepime bythen Evropit. Ne fshatin tone kemi patur nje budalla qe nje dite u vetshpall kryeplak i fshatit Kur pame keshillin e fahatit ti drejtohej gjykates qe budallaj i fshatit te mos thoshte se eshte kryeplak ne fshataret kuptuam se kishim zgjedhur budallenj ne keshilllin e fshatit

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vishja plot

                  81 vjec e kusur eshte shoku Sali. Ai tallet me ne sepse ja ka arritur qellimit: Ne flasim vetem per te, drejtesia se ngacmon, opozita nuk egziston dhe Edi gezon. Qejf o qejf

                  Përgjigjjuni
                2. O
                  Oficeri dulles

                  Gomarin nga balta e nxjerr I zoti or shoq,fajin e ka Palloshi qe se rras Brenda Sali serbin

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    saliu duhet te shpallet terrorist

                    Kryekrimineli sali megjithe ato akuza qe ka ne keto 35 vjet (spaku nuk di gje)qe nuk numrohen dhe vlen per kryetar,ndersa sali anji qe eshte denuar per shpifje dhe akuzohet nga shpifsi kryekrimineli sali se ha dreka e darka me soc dhe eksponent te krimit,perjashtohet nga gara!!!!akoma ky komunist nga me te ndyret nuk po e akuzon per kurveri ose dashuri me gridushen. Grida nuk ka asnje mendim te top qenefi.... Saliu eshte vetem nje maskara kriminel kurse ata qe e ndjekin jane me mijra maskarenj qe per perfitime personale tregohen me maskarenj

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Undifened

                      BE nuk do Shqiperi brenda saj...kush mendon ndryshe ai ka probleme mendore....

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sali

                        Po cpune Kane ambassadors cbejne partite.ambasadoret meren me qeverine

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          K O R C A

                          Mire more zotni komentues , poooor ne se thua c`pune kane ambasadoret me opoziten , si shpejgohet qe te gjithe ambasadoret ne Tirane monitorojne deri fjale per fjale ato qe thote Edi Rama dhe imponohen per gjithecka , edhe per probleme qesharake , Ata e njohin me mire Saline . se sa Edi Ramen . SHBA dhe Britania e diskredituan Saline e familjen e tij , pse mbare BE-ja nuk thote absolutisht asnje fjale per Saline bile edhe kur vret protestues me duar ne xhepa , por na ka vene kusht qe nuk na pranon antar te saj ne se nuk mbrojme me ligj dhe nuk dashurohemi me LGBT ?! Pse , rastesi jane keto ? !

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          Albanistan

                          BE i tregoi rrugën drejt saj shqiptareve. Por ne shqipitaret per nje a tjetër ARSYE, NUK U NGRITËM NE KEMBE DHE JEMI DUKE U ZVARRITUR NE RRUGËN DREJT GREMINËS.......mos presim nga te tjerët te paafte

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Trapajane hesapi

                            Oficer Dulla, kryeministri nuk ka ASNJE kompetence te arrestojne dhe burg ose. Edhe sikur te shprehet per tu distancuar do te akuzohet se ka marre kompetencat e prokurorise dhe gjukates, se komandon drejtesine, etj te ketij kallepi. Dhe pasta do konkludojne se eshte diktator si Dulla. Ne institucionet e Drejtesise Jane te gjitha dosje dhe kallzimet. Drejtesia te veproje sipas ligjit. KE pare si è akuzoj e Dulles? Diktator, ka vrare, ka prere, ka burgosur. Pse? Vetem se vepron te ligji.

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Dire Straits////////////////////////

                              Historikisht, Europa ka qene nje "njerke" per Shqiperine. Kohet kane ndryshuar. Ne Marsin e lavdishem te vitit 1992 ne Shqiperi erdhi ne pushtet me vote plebishitare P.D, perti e endrrave te shqiptareve, por mrekullia nuk mbaroi ketu, ajo vazhdoi duke vendosur ne ALTAR, politologun me te mire te njerezimit, pr dr Sali Berisha. Sot, te gjithe anetaret e kancelarive europjane ndihen si liliputet perballe gjigandit dhe, duke qene se jane njerez prej mishi, gjaku dhe kocka, e kane zili EPRORIN Sali, dhe rrine para tij si nxenesi I zene gafil nga mesuesi. Ky eshte spjegimi I "heshtjes" se ambasadoreve. Ne erresire, xixellonja ndriçon me shume.

                              Përgjigjjuni
                              1. D
                                Dire Straits

                                Mos ma vini re se jam rrote Kari. Jam Zeni cunI i bufit te kenetes, nje delinkuent gomar nga Vicidoli qe PPSH e mori nga mali per ta bere njeri dhe per te na e lene ne Shqiptareve ne kurriz per bela sikur ja kishim per borxh PPSHs qe na mori shpirtin per 45 vjet por la jashte varrit bufin si litar.

                                Përgjigjjuni
                              2. F
                                Frederik Kaçori

                                O komentusa Evropa ēshtē kurva plak mijravjeçare po shqiptarēt nē evrop jan. Çar muti thot Evropa, sa shqiptar ka Italia 1 miljon sa ka Greqia 1 miljon sa ka Gjermania me qindra mijra sa ka Franca Danimarka Suedia Luksenburgu Austria me njē fjal Evropa tallet se faktikisht kta shqiptar tē gjith punoin e jan korekt. Ne si Shqipri njē lagje e Gjermanis jemi. Por kta evropjanēt Tallinn meldeten me ne pa asnjē shkak.

                                Përgjigjjuni
                                1. Q
                                  Q

                                  Ky shkrim eshte pese me hic,pse,ambasadat dhe qeverite nuk kan pune me partit politike,por partit simotra te PD duhet te reagojn. PSE NUK REAGOJN,! CDU gjermane githe keto 35 vjet ka mbeshtetur Sali kriminelin.Dhe mbasi USA me Britanin e Madhe e shpallen non-grata Halen e Vicidolit CDU vazhdon takimet me kete kriminel te popullit shqiptar. Turp per kancelarin dhe kryetarin e CDU gjermane MERZ.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Demo Krati

                                    Evropës dhe SHBA nuk I intereson hiç demokracia. Atyre ju intereson stabiliteti.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      H

                                      Cpune kane ambasadoret me partite politike,shtetet kryesore kane fol,USA dhe Britania,Europa nuk ka nje ze,nje kunder dhe nuk mund te flasi,CDU e kancelarit Merz eshte me Sali kriminelin,kjo dihet.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        L

                                        Herr Merz si kryetar I CDU mund ta takoj Kriminelin Sali Berisha,askush nuk ka fuqi ta ndali.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Tedi

                                          Per pak kje tuj u korit Elona shkodres, tuj dasht me jen ne gar me Salen.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Pensionisti U S A

                                            Ore po ambasadoret folen njehere nepermjet ambasadores te SHBA zonjes Juri Kim e cila foli shkurt dhe sakte me Saliun partia demokratike do te haje BAR . Nese nuk distancoheni nga krimineli Sali Berisha qe eshte NONGRADA jo vetem qe do hani BAR PO PAS BARIT DO HANI MUT , tashi nuk e kuptoj pse prisni te flasin prap ambasadoret . Ata kane folur c'do dite me heshtjen e tyre , mjaft te shihni qe askush nuk shkon ta takoje ne seli , po ja kane bere motin mun tek dera e selise , pervec ndonje idioti qe eshte i pagur shume po edhe kush e takon eshte ndonje zyrtar i dores se trete qe punon fshesaxhi ne vendin e vet . Kjo qe thuhet eshte nje thirrje per tere idiotat po sidomos ata te rinjte flas ata qe jane 25 vjecare e lart , se ata qe kafsha Sali i quan qendrestare ua ka zene koken me dere edhe pse e dine qe jane gabim nuk flasin dot e kane pranuar te hane MUT tre here ne dite e Salmutin mos ta tradhetojne . Mos prisni qe te mos hane mut nga Tirtani Flamuti Nika apo paloka apo Bardha apo Boci i Elbasanit , apo qukapiku Baqi i Fierit e Badhiu i Fadhiut , e Strazo e Vokshi e tere halete qe jane qendrestare .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bregu

                                              Mënyra se si e shton çështjen është shumë normale . Duke parë deformimet që po bëhen në këtë forcë politikekryesor të opozitës Shqipëtare faktori ndërkombëtarë dhe ambasadorët brënda statusit që kanë mundet edhe të kenë një reagim ekstra diplomatik , Pra në mbrojtje të parimeve demokratike si në jetën shoqërore dhe atë partiake faktori diplomatik Evropian mundet ti bien dritares që të dëgjojë dritaria . Ato drejtë përsëdrejti nuk mundet të ndërhyjnë në jetën e Partive ama se kërkojnë në mënyrë dilomatike që tërë faktorët politik dhe qeverisës duhet të kenë si vijë të kuqe zhvillimiet demokratike në gjithë aspektet dhe shëmbullin nl radhë të parë duhet ta japin partitë politike që dhe aspirojnë për të ardhur në pushtet .Po si???? A ka zgjedhje të lira dhe demokratike në vetë partitë politike ?? Tereni konkret i një mungese arbitrare dhe skandaloze të ksaj norme është sotpër sot PD e cila ska garë ska konkurent sepse nuk i lejon Sal Berisha . Tani këta goxha Ambasador dhe përfaqësuesit Evropian kanë sy mëndje dhe gojë të rifreskojnë kërkesat e BE për zhvillimet demokretike në Shqipëri ?? Pastaj drejtuesit e PD le ta vlerësojnë si të duan . Kujt i hyn në punë qëndrimi indiferent i Evropianëve për paçavuren që tjerr Saliu në opozitë ? A ka lidhje kjo situatë me tedencën për ta fshirë nga jeta politike e vëndit të PD ?? Por a ja vlen të kemi një situatë të tillë në një vënd aspirues për tu bërë pjesë e BE??? Është interesant se PPE e dëgjojnë Saliun kur broçkullit në Bruksel duke sharë shpifur akuzuar denigruar Shqipërinë dhe ju bën thirje këtyre vëndeve të mos e pranojnë Shqipërinë më BE por për maskarallëqet që ka bërë dhe bën Saliu ata skanë gojë as vesh as gjykim Pëese ???? Sepse lufta politike e vëndeve Evropian për domen në Parlamentin Evropian ju errëso arësyen . Dhe Saliu shin dhe han bar pa shkop thot populli jonë në një fjalë të urtë popullore . Sidoqoftë Saliu është në një situatë që ska zot ta shpëtojë Ai do të zgjidhet Krytar i PD do të marë dhe urime nga PPE por se sa ka ndikim në jetën politike do ta shikojmë në zgjedhjet e pushtetit lokal Sidoqoftë për opzitën e pa reformuar fati i saj është vulosur për sa kohë do tia varin këmborën një dashi plak të lënë nga trutë dhe kjo tufë do ti shkojë prapa në greminë Por mirë për demokracinë në Shqipëri nuk është dhe këtu duhet të ndihet roli pozitiv i faktorit ndërkombëtar .

                                              Përgjigjjuni
                                              1. A
                                                Arta

                                                Sipas mendimit tim, Sali Berisha duhet të përqendrohet më shumë në rregullimin e problemeve të brendshme të Partia Demokratike e Shqipërisë, sesa të dalë nëpër Evropë për të kërkuar mbështetje. Në politikë, sidomos në një parti me histori të gjatë, sfidat dhe përçarjet duhet të zgjidhen nga brenda, përmes dialogut, reformave dhe bashkimit të strukturave partiake. Dalja jashtë për çështje të brendshme jo vetëm që nuk jep gjithmonë rezultat, por mund të krijojë edhe një perceptim jo të mirë në opinionin ndërkombëtar. Nëse shikojmë praktikat e vendeve të tjera demokratike, rrallëherë liderët politikë i adresojnë problemet e brendshme të partive të tyre duke kërkuar ndërhyrje apo mbështetje jashtë vendit. Kjo sepse pjekuria politike kërkon që institucionet dhe partitë të jenë të afta të vetërregullohen dhe të ndërtojnë besimin e publikut përmes veprimeve konkrete brenda vendit. Po ashtu, në këtë fazë të jetës dhe të karrierës së tij, do të ishte e arsyeshme që z. Berisha të mendojë për një tranzicion të qetë drejt një gjenerate të re drejtuesish. Një parti e fortë ndërtohet mbi vazhdimësinë dhe përfshirjen e figurave të reja, që sjellin energji, ide dhe qasje të reja. Mbajtja e lidershipit për një kohë shumë të gjatë mund të krijojë përshtypjen se mungojnë alternativa të tjera, gjë që nuk i shërben zhvillimit demokratik. Në fund, forca e një partie politike nuk matet vetëm me figurat që e drejtojnë, por me aftësinë për t’u rinovuar, për të reflektuar dhe për të ndërtuar besim tek qytetarët. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet respekti brenda vendit dhe jashtë tij.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. I
                                                  Ish prokuror i shkarkuar nga Gita

                                                  Sali pordha jo te shpallet terrorist po duhet te ishte varur me kohe e kete me mire se kushdo tjeter e di mire vete Sali haleja . Por ai ia ka dale sepse e ka kapur drejtesine qysh ne krye te eres jo vetem te vjetren po edhe kete gjoja te re SPAKUN e ne mos te gjithe po Duman Brahon e ka marre siguri prej tyre . Dil e lih si qen se nuk ka per te gjetur gje te pakten per sa kohe te jene gjalle keta gjoja prokurore te hekurt . Megjithse ka marre garanci prap po te vrehish me kujdes Saliu rrin si dhiere ne breke e kundermon era mut tre km larg po e po por edhe kur e shikon ne foto .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. M
                                                    Malo

                                                    Komentues te cuditshem aqe sa edhe injorante,kerkojne ti bejne analize artikullit perfundojne me ofendime personale.

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje