Nga Xhensil Shkëmbi
Këto 3 foto i shkrepa në fshat, në tre fshatra. Sot. Nuk u ndjeva mirë.
Administrata ishte pushim, shumica e zyrave pushim por për këto gra nuk ka një gjë të tillë.
Nën diell, që prej orës 8 të mëngjesit, vetëm 30 minuta kishin ndaluar në drekë për të ngrënë bukë. Kishin vazhduar prap. Deri sa të bjerë dielli.
Shumica e grave që jetojnë nëpër fshatra janë heroina. Këtë e them me plot gojë. Kështu më kanë rritur e mua prindërit.
Nën diell, nën shi, tokave. Me sakrifica. Gratë që jetojnë në fshat nuk dinë të dalin mbasdite për kafe të shkretat.
Sapo kthehen, u duhet të vazhdojnë të jenë në punë. Ka punë shtëpia. Do gatuajnë, do lajnë.
E dini sa herë e kam dëgjuar nga gratë e fshatit fjalën; “Të kisha një çupë? Do kisha shpëtuar të paktën me punët e shtëpisë”
Gratë e fshatit dalin mbase vetëm për 8 Mars. Ashtu, përpiqen të vishen bukur, njëherë ne vit. Ja mbase dy.
Në Shqipëri vazhdon ende mendësia që grave të fshatit nuk u festohet ditëlindja. Në qoftë se sheh një grua në fshat të drejtojë makinën, ja bëjnë me gisht.
Gratë e fshatit tim zgjohen herët e flenë vonë. Edhe kur burrat u dehen, ato prap heshtin. Punojnë.
Gratë e fshatit tim shkojnë rrallë tek parukieria. Ato kanë shiun (mbase edhe lotët) si përdorues kozmetik për fytyrën e tyre.
Gratë e fshatit tim e dinë çfarë është lumturia, pak sekonda liri e çlodhje…
ESHTE FESTA E PUNTOREVE ,JO E FSHATAREVE
per cfar ve kujen ti moj cuce!Jeta eshte perpjekje,pune sakrifica.Kush u ka genjeyer ju qe mbasditeve pasi ti kemi futur nje pseudo pune do relaksohemi.Shikoni shume spektakle dhe ububura ne tv dhe fushe me lule.Ato gra nuk kane nevoje per meshiren e te pameshirshmeve ,ato dine si ta ndertojne jeten
Tek grare e fshatit, hipokrizia eshte minimale...
Burrat nene hije , Lozin kuvendojne , Pika qe s’ ju bije ,Se nga grate RROJNE ! Ne te korrat grate , ne te vjelat grate , ne te shirat grate , Moj e zeza grua , c’è do burrezine , ai ftohet ne Krua dhe ti mban SHTEPINE ? Andon Zako Cajupi !!!!
Jane fermere, kane token e tyre dhe e punojne, njesoj si ti me bacen tende. Nuk jemi me ne socializem, ato punojne, fitojne dhe paret i mbajne per vete. Dhe ju lumshin krahet!!!!!!
Po shume e drejte po pse te flasin ne emer te puntoreve si dikur , pse duhet te permendet festa e 1 Majit , keto gra punojne per vehte ashtu si I ka kenduar. Cajupi ne ato kohera ? Ne jane te kenaqura le ta gezojne punen ?