Gara në PD për kreun e partisë mes Berishës dhe Selës është fyerje e inteligjencës sonë, vrasje e asaj partie

30 Prill 2026, 16:50Blog TEMA
Gara në PD për kreun e partisë mes Berishës dhe Selës

Nga Ardi Stefa

_Falenderuesi i atëhershëm i Ramiz Alisë është çimentuesi i poshtetit të sotëm të Ramës!_

Ka gara që prodhojnë alternativë. Ka gara që prodhojnë shpresë. Dhe pastaj është kjo që po ndodh sot në Partinë Demokratike: një “garë” mes Sali Berishës dhe një anonimeje në politikë, Mereme Selës. Dhe kjo është një garë, e cila nuk prodhon asgjë tjetër përveç një fyerjeje të inteligjencës së çdo qytetari shqiptar, por edhe një fyerje për të gjithë demokratët.

Thënë troç, nuk është garë. Është riciklim dhe një absurditet që edhe Ionesko do ta kishte zili.

Kur një parti e madhe, që dikur mbante mbi supe shpresën e një pjese të mirë të shqiptarëve, reduktohet në një përplasje të tillë, nuk kemi më krizë lidershipi. Kemi një krizë edhe më të thellë e më të rëndë.

Kjo “garë” është fyerje e inteligjencës sonë, sepse kërkon të na bindë se kemi zgjedhje, ndërkohë që është vazhdimësi e një krize që refuzon të pranojë veten si të tillë.

Njëra palë përfaqëson të shkuarën që refuzon të largohet e të vdesë politikisht, tjetra një alternativë që kapërcen kufijtë e kandidatit qesharak, sepse bëhet së bashku me lidershipin e përjetshëm, vrasës i asaj pak shprese që kishte ngelur për demokraci të brendshme. Në këtë përplasje sterile nuk ka ide, nuk ka vizion, nuk ka as minimumin e ndershmërisë për t’u thënë demokratëve të vërtetën: kjo parti nuk po konkurron për të fituar pushtetin, por për të mbijetuar si strukturë bosh.

Por dëmi nuk ndalet në krizën e lidershipit. Kjo është një vrasje e vetë Partisë Demokratike, me mungesë reflektimi, me refuzim për të hapur rrugë, me këmbënguljen për t’u mbërthyer tek e shkuara, për hir të ca figurave neveritëse. Një parti që nuk prodhon dot rinovim, është një parti që ka nisur të shkruajë testamentin e vet politik.

Një parti që nuk prodhon dot asnjë figurë bindëse përveç riciklimit të emrave apo hijes së tyre, është një parti që ka hequr dorë nga e ardhmja. Nuk po lufton për të fituar zgjedhjet; po lufton për të kontrolluar vulën, selinë dhe një iluzion që po zgjat më shumë se vetë besimi i votuesve të saj.

Dhe si në çdo krizë politike, edhe kësaj here kemi një përfitues: Edi Ramën. Edi Rama nuk ka pse të lodhet shumë. Nuk ka nevojë të fitojë me program, kur kundërshtari i tij humbet me ekzistencë. Nuk ka nevojë të bindë qytetarët, kur opozita i largon vetë ata. Kjo “garë” në PD nuk është sfidë ndaj pushtetit; është siguracion për të. Kur qytetarët nuk shohin më alternativë reale, pushteti nuk ka më nevojë të fitojë, i mjafton që kundërshtari të mos ekzistojë, ose të ekzistojë si e do pushteti.

Në fakt, duket si një pakt i pashkruar: ju vazhdoni këtë teatër të brendshëm, ne vazhdojmë të qeverisim pa frikë reale nga rotacioni. Dhe humbësi nuk është as Berisha, as Sela. Humbësi është çdo shqiptar që kërkon një alternativë serioze dhe gjen përballë një parti që sillet si relike politike, jo si forcë opozitare.

Në këtë kuptim, “gara” Berisha– Sela nuk është thjesht një çështje e brendshme e PD. Është një shërbim i drejtpërdrejtë ndaj Ramës për vazhdimësinë e pushtetit aktual. Është çimentim i status quo-së, një garanci e heshtur se asgjë thelbësore nuk do të ndryshojë.

Problemi më i madh është se tashmë kjo nuk duket më as si tragjedi. Ka filluar të ngjajë si rutinë. Një rutinë që na mëson të ulim pritshmëritë, të pranojmë mediokritetin, të jetojmë me idenë se politika është gjithmonë një zgjedhje mes të njëjtave fytyra, të njëjtave dështime.

13 Komente

  1. S
    Studiuesi

    Shumë drejt e ke dhe kur shikon këtë situatë thua le të bëjnë çtë duan këtu asgjë nuk ndryshon. Në fakt këtu ndryshon çdo gjë nqs ngrihen demokratët dhe të votojnë kundër Berishës, por demokratët qe kanë vjedhir në kohën e pushtetit të PD nuk mund të ngrihen sepse mendojnë po sikur të vij prapë PD në pushtet mbase nga 1 vile na bëhen 2, 3 e 4 vila… Mos prisni të ndryshoj gjë po nuk u ngritën demokratët e thjeshtë ata qe nuk kanë plrfituar gjë.

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      NON GRATA UNIVERSAL e ka fyer gjithmonë inteligjencën ,por ju nuk e zotëronit mjaftueshëm për ta kuptuar.

      Përgjigjjuni
    2. B
      Beni

      Oj Mereme,rrapa dapa dap,hajde Mereme. Sa te keni ne politike Mulin,Vokshin,etj etj tek Pd-ja,harrova dhe Gazin,karagjozlliqet nuk ndalojne.Eshte dhe fatkeqesi qe keto tipa mbushin banaqet e mbremjeve duke folur.Eshte shume e thjeshte- abandonoini keto tipa se fyeni intelektin tuaj .

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjeli

        Parti Enver jemi gati kurdo here

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kur ka edhe zhelali dashnore me mire vrit veten

          Ku njohin turp e fyerje keta hajdute e servila te tipit muli,gazpedo qe bunkerizoi shqupin e luftonte me vampirin sali,ka turp hanemja tabaku qe nga mbrojtse shqupit shkoi e dridhte belin per vampirin,apo alimahuti si klysh i rrahur,apo ai qe ben sex me shtyllen,apo zhelal shamikuqa e sa e sa qe jane ne nivelin e meremes

          Përgjigjjuni
          1. t
            tony

            ju analistet jeni me zise sala duke komentuar Saliun ju e mbani ne skene ate gomar ai sben politike ai po rrjep shqiperine me nje bande rrotull tij Spakaret jane pjelle e ketij felliqesire qe se la kete popull te qete ku qe ajo dite mor burre qe solli ket bastard komunist po ka dhe takat me u tall me demokratet ne pleqerine e tij te shpifur jazek

            Përgjigjjuni
            1. F
              Foni

              Zoti Stefa, Merjemja është zgjedhur vetëm për tu treguar fare hapur mbështetësve fanatik të Ramës, që PD nuk e ka seriozisht luftën ndaj tyre. Me Merjemen praktikisht hidhet themelet e bashkimit në një Parti të vetme e kontigjentit fanatik të Berishës dhe Ramës, me synimin për të mbytur qysh në djep çdo kundërshti që mund të lind kundër sundimit të kësaj dysheje historike.

              Përgjigjjuni
              1. O
                Opinionisti

                "Njerëzit nuk duan të vërtetën, ata duan vetëm një gënjeshtër të rehatshme." (Lao Tzu)____________ "Sa më pak talent, aq shumë krenari, mendjemadhësi dhe arrogancë. Megjithatë, të gjithë këta budallenj gjejnë gjithmonë budallenj të tjerë që i duartrokasin." (D. Erasmus) ____________________ Shënim: E për sa kohë demokratët do duan gënjeshtra jusfifikuese për humbjet, atëherë ta gëzojnë Saliun kryetar. Kurse për deputetët e PD, ata tashmë kanë zgjedhur karrigen dhe heshtjen në lidhje me zgjedhjet farsë për kryetar të PD. Për sa kohë që Berisha në PD do ketë rreth vetes injorantë, servila, budallenj, apo gojëkyçur interesaxhinj, atëherë zgjedhjet do jenë teatër, farsë. Kjo e bën Berishën "master of pupets"! Ai do që të jetë "përjetësisht" si kryetar i PD, i një partie delesh që "nuk shohin, nuk dëgjojnë, nuk flasin, a nuk kuptojnë" se çka ndodh në parti, që nuk dinë se cila është diferenca mes një kryetari fitues dhe një humbës, se iu duken njësoj humbja me fitoren. Dele që dinë vetëm të thonë se shefi ka gjithmonë të drejtë. S'ka faj Saliu. Nëse do pushtet të "përhershëm", duhet të kesh vartës njerëz më pak inteligjent se vetja, dhe gojëkyçur. Kështu bën çfarë të duash me partinë.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vlonjati

                  Ke të drejtë.

                  Përgjigjjuni
                2. D
                  Dardan

                  PD lindi foshnje e shendetshme gjithe shpresa, por ajo u vra sapo ra ne duart e Perbindeshit te Vicidolit, dhenderrit dhe kryeagjentit te Serbise, kryekriminel dhe kryehajdut i lindur Salih Berisha.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lexues i Gazetes TEMA

                    Z. Ardi, kandidatura e kujtdo ne PD nuk eshte vrasje e asaj partie. Eshte konfirmim se ajo parti u sajua ne 1990 te ishte e tille.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Ms.

                      Ardi , ate epigramin qe deshmon ne menyre uleritese ecurine e ketij " Tranzicioni " , sikur nuk e ke " Trazuar " me tutje . Si e gjithe retorika " Anti Berish " , nuk ke dale dot nga Ajo rixhaja lektisese qe I kerkon sh. Sali , si udheheqes I meritave te perjetshme ( sic thot Salianji qe meton karriken e tij ) , te beje zamet e te pensionohet si krye hajdut dhe kryekriminel apo dhe si misionar I Ramiz Alise .... Derri do plumb , por edhe ne shqiptaret me topuz Mbase kuptojne .

                      Përgjigjjuni
                      1. i
                        i drejti

                        po qa karin ju duhet ju te temes meqe nuk keni frige se ps humb perballe berishes,dhjete shkrime per berishen ooo sikur e keni frige lereni te bejne cte duan,sikur bene palloshi si enveri por ky nuk mund ti pushkotoje jane te dy njesoj,kush del kundra eshte i eleminuar ok aa harrova se mero nuk munde te rrije e fleje pa share cdo dite berishen haaaa

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje