Nga Carlo Bollino
Fytyra e zbehtë, e dobësuar dhe e plakur e Ilir Metës brenda kafazit prej xhamit të gjykatës speciale, teksa bërtet me mikrofonin e fikur si një peshk në akuarium, ka tronditur opinionin publik shumë më tepër se mijëra pretenca publike kundër SPAK-ut të artikuluara në dy vite nga Belo Këlliçi dhe Sali Berisha. Ish-presidenti i Republikës, i transformuar në një hije njerëzore pas një viti e gjysmë paraburgimi, është një imazh i papranueshëm për çdo qytetar, edhe për kundërshtarët e tij politikë. Të mësosh më pas se mbi atë të paraburgosur të rraskapitur, “drejtësia” vazhdon të ushtrojë tortura prej nëntë muajsh, duke i kufizuar orarin e ajrit apo duke i mohuar ushtrimet në palestër, si ndëshkim pasi ka dhënë një intervistë telefonike të paautorizuar, e shndërron vetë konceptin e drejtësisë në urrejtje dhe hakmarrje.
Ilir Meta nuk është një i dënuar që po vuan dënimin. Është një i pafajshëm në pritje të gjykimit, njësoj si Erion Veliaj, Ilir Beqaj dhe dhjetëra të burgosur të tjerë që SPAK i konsideron tashmë fajtorë pa pasur ende asnjë vendim gjykate. Të burgosurit e kësaj drejtësie të re kanë qenë deri tani të padukshëm për opinionin publik, sepse me një tjetër shkelje flagrante të Kodit të Procedurës Penale dhe të vetë direktivave të KLGJ-së, seancat zhvillohen me dyer të mbyllura në vend që të jenë publike. Gazetarët mund të jenë të pranishëm, por nuk kanë të drejtë të regjistrojnë, filmojnë apo fotografojnë. Një seri ndalimesh të paimagjinueshme në çdo gjykatë të Bashkimit Europian. Vetëm dje, për herë të parë dhe pas shumë presionesh, televizioneve iu lejua të regjistronin minutat e para të seancës me Ilir Metën, dhe ish-presidenti u rishfaq më në fund në publik duke treguar transformimin e tij tronditës.
Ato pak minuta pamjesh zbuluan anën tjetër të drejtësisë së re, që nuk lidhet vetëm me gjendjen fizike të një të paraburgosuri. Prania e tij brenda kafazit të xhamit me policin në krah, është një turp më vete: është para së gjithash një degradim moral dhe një poshtërim që asnjë njeri nuk duhet ta përjetojë, aq më pak një i pafajshëm në pritje të gjykimit e që nuk është as një vrasës, as një terrorist. Brenda atij kafazi i paraburgosuri mund të flasë, por askush nuk e dëgjon nëse gjyqtari nuk pranon t’i ndezë mikrofonin, një absurditet tjetër në çdo gjykatë europiane. Gjatë seancës ai është i ndarë fizikisht nga avokati i tij dhe nuk mund të konsultohet me të, siç ka të drejtë. Dhe, edhe kur mikrofonët janë të ndezur, sistemi audio i super-sallës së re, që ka kushtuar miliona euro, funksionon keq: zëri i kujtdo që flet (gjyqtar, prokuror, avokat apo i pandehur) dëgjohet aq ulët sa, edhe sikur të kishte kamera të ndezura, nuk do të mund të regjistrohej asnjë audio.
Kësaj i shtohet vështirësia për të aksesuar dosjet që përmbajnë provat, themeli i çdo procesi. Gazetarëve, që përfaqësojnë opinionin publik, kjo e drejtë u mohohet edhe në fazën kur dosja duhet të jetë publike. Por paradoksi është se për një kohë të gjatë kjo e drejtë u është mohuar edhe vetë të pandehurve: Erion Veliaj dhe vetë Ilir Meta kanë zhvilluar një betejë gati njëvjeçare për të fituar të drejtën për të lexuar të gjithë dokumentacionin e mbledhur nga SPAK kundër tyre, i cili u ishte mohuar.
Në historinë e së drejtës ekzistojnë dy mënyra të kundërta për të konceptuar drejtësinë: ajo e Maximilien Robespierre, i cili në emër të revolucionit francez pohonte se drejtësia nuk duhet të kursejë asnjë metodë për të ndëshkuar pushtetin; dhe ajo e italianit Cesare Beccaria, që në të njëjtën kohë mbështeste pikërisht të kundërtën. Robespierre justifikon terrorin si formë të drejtësisë politike. Beccaria refuzon dhunën e Shtetit përveç rasteve kur është rreptësisht e nevojshme dhe proporcionale. Robespierre sakrifikon garancitë në emër të rezultatit. Beccaria i konsideron garancitë thelbin e drejtësisë. Robespierre kërkon procese të shpejta që prodhojnë shembuj. Beccaria kërkon procese të drejta që shmangin abuzimet. Robespierre mbron shtetin nga qytetarët. Beccaria mbron qytetarët nga shteti.
Në fund, në të gjithë Europën liberale ka mbizotëruar modeli i Beccarias, që ka frymëzuar kodet penale moderne të botës së qytetëruar. SPAK dhe Shqipëria, në cilën anë qëndrojnë?
Por historia ofron edhe një mësim tjetër. Shumë e krahasojnë atë që po ndodh këto vite me SPAK me periudhën e ''Mani Pulite'' në Itali. Gjyqtarët italianë shiheshin si “të mirët” që luftonin kundër të korruptuarve “të këqij”, dhe kjo i dha prokurorisë së Milanos një mbështetje të jashtëzakonshme popullore, duke u falur edhe gabimet që ajo bëri. Pastaj disa “të këqij”, të vënë me shpatulla pas muri, u vetëvranë: dikush në qeli, dikush në shtëpi një ditë para arrestimit. Dhe perceptimi publik u përmbys menjëherë. “Të mirët” nisën të duken edhe ata pak “të këqij”, ndërsa “të këqijtë” treguan anën e tyre të brishtë dhe njerëzore. Brenda pak muajsh Mani Pulite përfundoi. Drejtësia humbi sepse e teproi, dhe për shkak të këtij gabimi fatal, korrupsioni u rikthye të triumfojë.
Shtohen anetaret e levizjes "se pavarur" te shoqerise civile "Per nxjerrjen nga kafazi te qelbesirave te politikes" , Baze , KARlo , Batoni , Muci....etj , qe para pak ishin vetem adhurues te Lalit , befas u shnderruan ne nje levizje "pikellimi" per te gjithe funderrinat politike qe "vuajne padrejtesisht" , ku si pretekst sherbeu pamja prej "kufome" e Like floririt. Per te gjithe keta , kam vetem nje shprehje : " ...c'te mbjellesh do te korresh".....ata te keqija qe ua bene njerezve te thjeshte kur ishin mbi kale....tashme po i korrin mbi koken e tyre.......duhet te kishin vene mend kur kane pare te njejten pamje te kufomes Enver , kur i ngryste ditet e fundit mbi karrocen me rrota....historite perseriten !!!!
Ka tronditur ju bolet që përfitoni nga politikanët, juve nuk ju vjen keq per Metën por po mendoni që pronari i madh ai fiqve mund të ketë fatin e like floririt
Comrad Karllo Malltezi! Të pish duhan e të lutesh është e pamundur.. . Në të gjitha fetë. Ti shoku Karllo ske lënë gjë pa vjedhur në Shqipëri ( se në Itali pabuks ishe, pabyths je). Na kurse këto " predikimet" myzeqare. Bela të paralajmëroi njëherë. Pse kruhesh kot me letër zmeril...në 'sedere'
Po ti o debil nga e di qe Karlo nuk paska lene gje pa vjedhur. Mos i ke mbajtur gje inventarin? Jeni copa muti qe politiken e beni neper kafene duke marre neper goje njerezit dhe duke shpikur fakte qe i nxirrni nga bytha ne darke dhe i hani ne mengjez.
Carlo I ka dhene shume Shqipërisë, Bela e ka rrjepur per te fryre buzet e cicat me botoks! Laj gojen ti qe flet per Carlo Bolinon!
Me Ols Dadon prokuror, Ina Ramen e president Topin qe e katapultuan ne ato nivele, cfare drejtesie pretendojme !? Vete Robespierre NUK kishte mundesi te perfshinte realitetin e sotem shqiptar te drejtesise, kur konceptoi sistemin e tij.Sot do te kishte c'te mesonte.
Po vetingun pse e kaloj Dado? Se deri para një viti po mburrej qeveria që SPAK e bëmë ne! Kët nuk kuptoj Vetë Lali tha takova ca kolegë para se të arrestohej
Shqiptaret skane qene asnjehere robespierre dhe Spaku e ka kot qe ndjek ato pak kafshe qe kerkojne gjak. Spaku duhet te ndjeke kulturen e nje populli. Shqiptaret nuk duan gjakun e Metes se nuk i vlen. Shqiptaret duan paret qe Meta dhe Monika ja ka marre ne gjithe keto vite dhe kane bere vila dhe operacione plastike. Monika Kryemadhe sfidon shqiptaret me gjithe ato operacione dhe me gjithe ate luks si me qene gruja e Jeff Bezos. Kete nuk e durojne shqiptaret. Merrjani paret dhe mos na i nxirrni si lugat se na dalin ne gjume. Degjojeni Bolinon se u lodh duke kerkuar te beheni njerez.
Për qelbësirat e degjeneruar, dhe hajdutët e korruptuar duhet gijotina si ne Place Vandom , pa kaluar tek Robespieri fare.
Ju jeni te tere robqira te shitur nga ky pederasti italian deri te Mero i dhunuari e te gjithe me radhe. Ne burg te kalbeni o moterqira se askujt si vjen keq per ju e per ato qe mbroni ju.
Ky bollino rrob i neveritshem eshte direkt per kafaz. Me siguri eshte pjese e te gjitha pislliqeve te rames veliajt
Ore Bolino hajduti pse nuk hape gojen per dhjetra shqiptare qe u futen ne burg per pamundesine e pagimit te dritave ose per 100 gr hashash po ju dhimset ky robqiri Metaj qe ka vjedhur dhe donte nganje femer çdo jave . Pak to lera kemi ne Shqiperi na dhheshe edhe ti nga Italia.
Komplimenta zoti Bolino për shkrimin. Është i një nivelit të admirueshëm nga kultura e të shkruajturit, argumentat, kënaqsi estetike që transmeton dhe për një distance nga urrejtja që dominon komentet tona. I rritur né perëndim, pértej urrejtjes që ne e kemi pjesé tonën, Bolino prek dhe anën njerzore të të paditurve. Ne të thjeshtët nuk jemi në gjëndje të japim drejtësi pér Metën apo Erjonin po né qëndrime duhet të jemi njerzor e të arsyshëm. Sot janë ata të burgosur pa u gjykuar e në kafaz xhami po nesër do jenë të tjerë. Është e rëndësishme që gjërat të vihen në rrugën e zgjedhjes e për kétë duhet folur drejtë, Jo me urrejtje.
Ne se do te ishja Rama do ta kishja shkarkuar ne sekond gjithe Spak dhe do i vija ne banken e te akuzuareve per trajtime kafsherie kundrejt njerzeve qe nuk jan fajtor akoma. Edhe gjyqi kunder nazisteve nuk eshte bere ne kete menyre. Kush e komandon Shqiperin? Kush e udheheq Shqiperin? Po ambasada amerikane perse hesht? Po evropa perse hesht ?
Ik mor kar ..
legena ske cthua me per juve
Kush eshte ky? plere si gjithe rilindja bashke Saliun.Bythe…..a e mutit.Hajdutat ne burg
Keta sikur e bejne qellimisht,se nuk jàne injorante ne ndjekjen e procedurave.Sabotojne me paramendim qe opinioni publik te humbe shpresen dhe besimin tek Drejtesia,dhe keta te dalin pa probleme se nuk kane kellqe te ushtrojne profesionin me dinjitet dhe integritet..
Gjerat jan me te thjeshta sec shkruan Bolino dhe shume gazetar,drejtesia berishiste keshtu funksionon,me padrejtesi,cdo arsyetim tjeter eshte naivitet.Nga drejtesia berishiste e gjin-gjoneve PS ka vuajtur ne opozite fatekeqesisht po vuan dhe ne pushtet.Spak-Gjkko jan ne dore te gjin gjoneve te Saliut,jan arrestuar me dhjetra zyrtar socialist,me shume pa faj se me faj,kurse Saliu dhe familja e tij jan ne rruge duke protestuar,edhe dhendrin qe e burgosen urgjent berishistja Olldashi e liroj,shumica e kan harruar.
Neveri per ket palo drejtesi.