Nga Spartak Ngjela
Shtypi shqiptar sot shprehet se, dje:
Seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës në GJKKO është shoqëruar me tensione dhe deklarata të forta nga ish-presidenti, ndërsa procesi është transmetuar live.
Për opinionin publik shqiptar është e qartë se, gjatë fjalës së tij, Meta ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke i cilësuar institucionet e drejtësisë si “grup i strukturuar kriminal” dhe “bandë”, ndërsa me këtë gjuhë ka përmendur edhe kreun e SPAK, Altin Dumani.
I.
Meta i shkretë flet jashtë realitetit, sepse SPAK paguhet dhe mbështetet me ekspertë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Prandaj mbajeni mend:
Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri nuk ka shpëtim.
Ky korrupsion i lartë shtetëror, si fenomen, ka vetëm një emër: tragjedia e injorancës politike të Shqipërisë, e cila u pasurua me vjedhjen e shqiptarëve – por korrupsioni i lartë shtetëror ende nuk po e kupton se ai ndërkohë ka filluar të jetojë në tragjedinë e tij, e cila sigurisht që ka nisur.
Por duhet ta dimë se:
Jeta e një shoqërie, e cila është e sunduar nga korrupsioni i lartë shtetëror, ndryshon menjëherë në një sens pozitiv, sapo që bie me goditje drastike ky korrupsion.
Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri sot kuptohet se është një grup i mbaruar, ngaqë goditja nga SPAK do të vijojë edhe më e ashpër.
Por…
Korrupsioni i lartë shtetëror ka kërcënuar SPAK-un.
Kurse ekspertët ndërkombëtarë që janë në SPAK qeshin me Metën dhe bishtat e tij, edhe me kërcënimet e tyre. Nga shenjat dhe faktet që kemi, kuptohet se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri nuk ka shpëtim; sepse gjendja juridike antikorrupsion në Shqipëri sot është e lidhur ngushtë me disa aspekte qendrore që kanë të bëjnë me interesin e Amerikës, por edhe me kërkesën e ngutshme të Bashkimit Evropian.
Prandaj…
II.
E gjithë çështja antikorrupsion në Shqipëri qëndron në faktin që ekspertiza amerikane e ka të provuar tashmë se korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri luan si i përkrahur nga Beogradi dhe Moska.
Kurse ekspertët që po e drejtojnë këtë ngjarje historike, thelbësore për historinë që vjen, kuptohet se e mendojnë shembjen e korrupsionit në Shqipëri si një gjë të kryer, me gjykimin:
Korrupsioni i lartë shtetëror në Shqipëri sot nuk ka shpresë.
Dhe kjo, sepse Rusia kuptohet që ndërkaq është në humbje në këtë betejë shqiptare, në këtë luftë për krijimin e Arbërisë së Bashkuar moderne, si një botë shqiptare e plotë në Gadishullin Ilirik.
Prandaj…
Prisni dhe shikoni me optimizëm historinë e re të Arbërisë etnike dhe moderne që po vjen.
Prisni dhe shikoni.
z. Spartak, a munde te na thoni nje mendim per Olsi Dadon dhe veprimet e tij ndaj Erion Velis? Me sa ju njoh jeni njeri i ndershem e i ditun, por veprimet e Dumanit e Olsi Dados me duken jo profesionale, tendencioze e jashte ligjeshme. Per nderkombtaret nuk kam besim se jane te drejte ne keto veprime por munde edhe te mashtrohen per aresye te perkthimit o te sakt.
Spartak mos I thur kaq lavdi spak’leshit mor. Eshte 21 janari me vendim te Strasbourg per krim shteror dhe sol leshi nuk leviz. Gerdeci me vendim te ne gjykate te Florida qe denoj shtetasit e saj per korrupsion dhe me fakte vazhdon te flluskoje dhe spak leshi nuk ka asnje plan per te cuar ne gjyq te pandehurit. Nqs daj Samiu ka ineteres ne tallkaristan eshte vetem dhe vetem interesi i tij dhe jo i shqiptareve o Tak trimi ashtu sic ndodhi me fondet ruse tek cadra e bulevardit apo me transgjinorin qe jep komente per seks ne big brrradherrr o Tak kingu. Ku eshte spak leshi apo dhe ShIK me ate kosovaren qe nuseron per ushtaret e Wagner ne mes te Tirane. Ka shume mekate politika e tallkaristanit me veasje dhe tradheti kombetare o Tak trimi dhe sa e ka rrujt transgjinori I top qenefit aq e ka rrujt dhe daj Samiu o Tak pencjonisti. Arberia e madhe degjohet shume bukur o Tak por vetem « arbereshet « e bejne se per day samiun dhe 100 vjet te tjera ne epoken e gurit do jesh o Tak trapi
Meta si fshatar injorant qe eshte ,nuk e zotëron kapacitetin intelektual të kuptojë se eshte nje krijese e mbaruar i destinuar te kalbet ne burg nëse nuk bashkepunon dhe nuk dorëzon gjënë e vjedhur. Ka ndryshuar situata, dhe shqiponja me gishta gënjen veten.