Pro “kafazit të xhamtë”

28 Prill 2026, 12:40Blog TEMA
Pro “kafazit të xhamtë”

Nga Ardi Stefa

Ka një tendencë ditët e fundit për ta parë “kafazin e xhamtë” në një sallë gjyqi si mjet ndëshkimi e linçimi ndaj një të pandehuri, i cili ka mbajtur postet më të larta të shtetit. Dhe “kafazi i xhamtë” shikohet si ndëshkim i paragjykuar i një procesi që duhet të jetë i ftohtë, racional dhe i drejtë.
Gjithsesi problemi nuk është te kafazi prej xhami. Problemi është te historia që na ka sjellë deri aty.

Unë jam pro vendosjes së Ilir Metës dhe të gjithë të ngjashmëve të tij sot edhe nesër pas një kafazi të tillë në sallën e gjyqit, jo sepse dua të poshtërohet e poshtërohen, por sepse dua që për herë të parë në këtë vend të funksionojë një simbolikë që i ka munguar drejtësisë: barazia reale përpara ligjit.

Ngaqë problemi nuk është vetëm çfarë ka bërë apo nuk ka bërë Ilir Meta. Problemi është çfarë përfaqëson ai: një model politikani që ka kaluar dekada duke i mbijetuar çdo skandali, çdo akuze, çdo krize, jo për shkak të pafajësisë, por për shkak të sistemit. Një sistem që nuk e gjykonte dot, sepse ishte i ndërtuar që ta mbronte.

Për dekada me radhë, politika shqiptare ka jetuar jashtë çdo “kafazi”. Ka qenë mbi ligjin, mbi institucionet, mbi vetë logjikën e shtetit. Kishte ndërtuar një realitet ku qytetari i thjeshtë hynte në gjykatë me kokën ulur, ndërsa politikani hynte me eskortë dhe dilte me deklarata për media. Njëri gjykohet, tjetri performon.

Kafazi i xhamtë nuk është dënim. Është mesazh.
Mesazhi që më në fund, edhe ai që ka qenë në majat më të larta të pushtetit, nuk është më i paprekshëm. Nuk është më “institucion” në vetvete. Nuk është më një figurë që e përdor shtetin dhe pushtetin si mburojë personale.

Ilir Meta aktualisht është i pandehur. Deri në shpalljen e vendimit nuk quhet fajtor. Gjithsesi është i pandehur. Dhe kjo, në Shqipëri, është revolucion.

Për herë të parë, qytetari sheh diçka që nuk e ka parë kurrë: një njeri që ka qenë në majë të shtetit, i kufizuar fizikisht brenda një hapësire të kontrolluar, pa akses në skenën e zakonshme të arrogancës politike. Pa mikrofonë për të bërë viktimën, pa turmë për të bërë presion, pa luksin e transformimit të gjyqit në miting.

Kundërshtarët e kësaj ideje flasin për dinjitet. Por çfarë dinjiteti është ky që ruhet me fanatizëm vetëm për të fuqishmit? Ku ishte ky shqetësim për dinjitetin kur qytetarë të zakonshëm janë trajtuar si fajtorë pa u gjykuar ende? Apo dinjiteti është privilegj që aktivizohet vetëm kur preket politika?

Teorikisht, një i pandehur duhet të trajtohet me dinjitet maksimal dhe pa paragjykim. Në praktikën shqiptare, një i pandehur me pushtet ka përdorur gjithmonë dinjitetin si mburojë dhe paragjykimin si armë. Ai ka delegjitimuar institucionet para se ato ta gjykonin.

Prandaj kafazi i xhamtë ka një funksion tjetër, neutralizon spektaklin politik brenda sallës së gjyqit.
E zhvesh figurën nga aura. E redukton në atë që duhet të jetë: një individ përballë ligjit.

Nuk është ideale. Nuk është elegante. Nuk është standardi që do të dëshironim për një demokraci të konsoliduar. Por Shqipëria nuk është aty. Dhe të sillesh sikur është, është mashtrim.

Në një vend normal, kafazi i xhamtë do të ishte i tepërt, ngaqë ligji do të ishte mjaftueshëm i fortë për të mos pasur nevojë për simbole. Por Shqipëria nuk është ende aty.

Në Shqipëri Drejtësia nuk duhet vetëm të bëhet, por edhe të duket që po bëhet.

Dhe po, aparenca ka rëndësi. Ngaqë për vite me radhë kemi parë të kundërtën: një Drejtësi që nuk dukej askund, një pandëshkueshmëri që dukej kudo.

Vendosja e Metës pas një kafazi xhami nuk duhet parë si hakmarrje. Duhet konsideruar një akt i vonuar normaliteti. Një përpjekje për t’i thënë publikut: “Ky (dhe të ngjashmit e tij) nuk është më i paprekshëm. Ky (dhe të ngjashmit e tij) nuk përbëjnë më përjashtim.”

Kundërshtarët thonë: “Është çnjerëzore dhe jashtë standardeve!”. Por çnjerëzore është një drejtësi që për vite e vite ka qenë selektive. Çnjerëzor është një sistem ku i forti nuk prekët dhe i dobëti shtypet. Kafazi, në këtë kuptim, nuk e ul dinjitetin e Metës; ai thjesht e barazon me atë të qytetarëve që nuk kanë pasur kurrë luksin e imunitetit politik.

Dhe le të jemi të sinqertë: Në Shqipëri ku edhe thirrja në prokurori është trajtuar si heroizëm, çdo formë disipline ndaj pushtetit duket si ekstrem. Jemi mësuar aq shumë me pandëshkueshmërinë, sa çdo shenjë e kundërt na duket e tepruar.

Nëse kjo na duket e rëndë, ndoshta problemi nuk është te kafazi. Ndoshta problemi është se jemi mësuar shumë gjatë me mungesën e tij.

31 Komente

  1. d
    doriani tirane

    ne kafaz xhami mbahen kriminelet ata qe kane bere trafiqe droge ata qe kane bere vrasje mendo sikur te futesh ti ne kafaz xhami ?

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sass

      Po pra po flet per nje hajdut qe per 36 vjet ka vjedhe dhe vrare tani eshte ne kafaz, ky banditi duhet te paguaj harraqin

      Përgjigjjuni
      1. R
        Replike ......!

        Po pse ilir meta eshte me pak se ata qe numerove? Edhe sali berisha dhe ci mban Pragu te futen ne ate KAFAZ bashke me ty e me moniken qe te vjen keq per nje kriminel si ilir meta ????

        Përgjigjjuni
        1. V
          Veri

          Kryeveper Ardit, nuk gjej fjale per te shtuar .. vetem te lumte.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Litari

            Respekte per shkrimin. Kafazi nuk u bë specifikisht per hajdutin Ilir Meta, kafazi ishte aty dhe duhet te vazhdoje te jete aty deri sa kjo shpure politike te pastrohet.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Enveri

              Zoti Ardi Stefa, kur shkruan artikujt, je i ndergjegjshem qe mbas do kohe mund edhe te te vije turp per ate cfare kishe shkruajtur apo arsyetuar? Duhet te dish qe ky eshte njeri prej parimeve kryesore te gazetarise serioze. Tani le te hyme ne teme, kafazi, prej qelqi apo hekuri nuk ka vend ne nje shtet demokratik, ai perdoret vetem per personat me rrezikshmeri te larte!

              Përgjigjjuni
            2. O
              One

              E ke then fiks, se na can trapin te gjith, na u shqetesuan shum. Harruan te gjith se cfar bente ky. Njerezit e thejsht kan ber burg per korrentin elektrik, jo me ky qe na mburrej me banjot e maceve e me palam qe benin 50 mij euro njera.

              Përgjigjjuni
              1. O
                One

                E ke then fiks, se na can trapin te gjith, na u shqetesuan shum. Harruan te gjith se cfar bente ky. Njerezit e thejsht kan ber burg per korrentin elektrik, jo me ky qe na mburrej me banjot e maceve e me palam qe benin 50 mij euro njera.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  enveri nga kruja

                  duhet te jemi me njerezore or ti shoq

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    sanija

                    Po kriminelin qe vret ku mbetet ta fusni???????

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shaqo

                      Mos eshte i armatosur, egersire qe vret apo qe do ta vrasin, ai mbas xhamit, po qe se do te ishte balle perballe ne banken e te akuzuarit? Pse gjykata kushtetuese nuk ka nje kafaz te tille, kur pranon te gjykoje ceshtjet e padive te ketyre personave? Nuk jane te njejtet? Jane kriminele e vrases, apo te akuzuar per korrupsion te pavertetuar? Turp, parlamenti duhet te nderhyje.

                      Përgjigjjuni
                      1. Z
                        Zogri

                        Stef! Nuk jam per kafaz per qytetaret e thjeshte! Por komentet e tua jane dhe kane aresyetim te shendosh! Si heq dot asnje presje komentit tend. Flm per angazhimin tend serioz pet te ndricuar mendjet tona! Flm.

                        Përgjigjjuni
                        1. Votuesi i PD

                          Ky te ndricon mendjen ky idiot flet broçkulla nga at që i pëlqejnë rracës tënde për të zbutur mllefin e turmave. Pandeshkushmeria nuk eshte një kafaz xhami por gjykimi i drejtë, fajsia dhe dënimi, kurs kjo që i behet nje figure si ai quhet linçim dhe tregon se drejtesia eshtë mbushur me sharlatan të rezikshëm që duan të realizojnë qëllimet e tyre me anë të paligjshmërisë dhe friksimit imagjino se çfarë mund të bëjnë ty dhe rracës tënde bythëgrisur që paç fatin ta provash bshke me kete arin Stefa

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nje qytetar

                            Koment i goditur . Të lumtë !

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Saliu

                              Sa mjeran je, o votuesi i PD... E more sufllaqen nga saliu sot? Apo mjafton të jenë mirë saliu dhe salikratët janë të lumtur?

                              Përgjigjjuni
                              1. 4
                                4 snajper dhe une 5 do hapnim zjarr

                                Kur do shikojme sali vukun ne kafaz si vampiri qe po i hyn edhe hunda ne goje..... Keta duhen lidhur edhe me zinxhire si te burgosurit ne amerike,keta jane te fortet qe na shesin pordhe kur jane ne maje te kalit dhe na duan privilegje edhe ne burg.... Vampiri sali me gjithe ato akuza per krime,na del nga prokurorija e shan dumdumet me prag shtepije,na ben si i forte,futeni atje ne kafaz e te shikojme se si do i mbushi pampersat qe nuk do kete edhe mulin me vokshin tja ndroj.... Dumdum a ke seder e gjak ti more matuf

                                Përgjigjjuni
                              2. O
                                Opozitar

                                Ore zotri ti dhe ky Stefi qe shkruan nuk e kuptojne qe nese nuk aplikohen standartet me te larta te drejtesise per nje ish president, ish kryeminister ateher ti si njeri i thjesht apo gazetar nuk ke shancin me te vogel per te marr drejtesi nese te qellon te jesh ne nje salle gjyqi. Kur shkruan se je dakord per te poshteruar tjetrin qe ketu ti e ke bere fajtor dhe ke marre rolin e gjykatesit sepse sipas trurit te tuaj mjafton qe te ngrihet nje akuze dhe je fajtor.. sa per simbolik, mjafton te shohesh kriminelet e krimit shteteror te 21 Janarit te lire neper rruget e Tiranes.

                                Përgjigjjuni
                              3. .
                                .

                                Me drejtësinë e re nuk gjykohet si ishte, por si është, mor djalë. Ligji është i barabar për të gjithë, por për të njëjtën akuzë dhe kushte kërcënimi të prishjes së gjykimit. Gjyqet nuk bëhen për hakmarrje, por për drejtësi shoqërore, për të paktën aq, sa na e lejon sistemi politik që i ka vendosur me njëmëndësi. Pra, nëse mendoni që një i akuzuar, meqënëse nuk e kishte provuar dhe kudhte dalë mbi ligjin, le ti provojë një herë kushtet e gjykimit në izolim publik, siç një i akuzuar për krime të rënda, gjykimi i të cilit, do të sjellë pasoja për një palë të tretë që mund t'i bëjë atentat për të mos u dekonspiruar. Pra, kafazi, këtyre personave të lartë, u vihet për t'i mbrojtur prej "bashkëpunëtorëve" të tyre, që aludohet se kanë bashkëpunuar në korrupsion apo në përfitim personal më kundërshtim me ligjin; pra i mbron nga një atentat i mundshëm: psh të Monikës apo mamasë të saj kundër Metës; ndaj Erionit nga e shoqja apo pjestarë të 4D, e nesër ndaj Berishës nga e bija, e shoqja apo dhëndri (sipas konceptit ligji i barabartë për të gjithë, në kuptimin e përdorur në artikull). Ky, "kafazi", nuk është standardi për një demokraci të konsoliduar, por për një demokraci të frikësuar, or ti i letrave. Kafazi nuk është mjet për të treguar me gisht të pandehurin, por është një masë paraprake për të mbrojtur të pandehurit, por ndonjëherë edhe dëshmitarët nga rreziku për jetën. E nëse ato përdoren nga drejtësia apo "demokracia e konsoliduar" si kafazit e kopsheve zoologjikë, për ekspozim të specieve të rrezikshme, atëhere kemi shkarë, pa e vënë re në të faqen e kundërt të saj: demokracia sapo ka shpallur diktaturën e saj të pa mbështetur më ligj. Kjo ja kalon edhe gjykimit në turmë (jo popullor!); është një shprehje hakmarrje e papërligjur në ligj e "kanun". Jo, mor djalë, jo me kaq vrull e lehtësi; pa thellohu edhe një herë, mos është ndryshe? Shkelësi i ligjit të dënohet nëse gjykata e sheh si të tillë, por kurrsesi në kushte të tilla diskriminimi pa shkak të arsyeshëm të rrezikimit të jetës. Rastet konkrete, me rrezikim jete, janë jo ndaj të akuzuarit, por gjykuese; pra, siç thotë edhe dukush tjetër në një tjetër opinion, mos duhet të futim në kafaz gjyqësorin, në vënd të të akuzuarit. Pa thellou edhe një herë, ë djalë!?

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Populli kerkon Drejtesi

                                  Jo jo gazetari e ka trajtuar shume drejte , kush eshte inatosur te pi UTHULL nga ajo e forta qe te zbutet ??? Bravo A Stefa

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Ladi

                                    Nje shkrim teresisht si ushqim per turmat linçuese. Arsyeton: meqenese nuk jemi ne standartet demokratike te botes perendimore; ku gazetar ben thirrje poblike - per ta bere Shiperine Iran. Turp

                                    Përgjigjjuni
                                    1. H
                                      Humoristi

                                      Kudra kafazit!Pro sekuestrimit.Like floriri i Shokut Sali Berisha,te dorezoje florinin e Krrabes.!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. 1
                                        1

                                        Shkrim i sakte.Kane dy dite qe na cane trapin per Ilir Meten.O te mjere gjeni intervisten e M ones dhene gazetares te syri.tv dhe pastaj flisni.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. 2
                                          2

                                          Po ka burre nene ta mbaj komsomolasin e perjetshem Ilir Metaj po nuk e fute ne kafaz, ai te thyen ne mes.Policet sa shohin ate ja mbathin vrapit. Iliri eshte si ai i forti i lagjes tek filmi i Carli Caplinit, i cili sa rrotullohej gjithe lagjja futej si minjte ne vrima nga frika. Shyqyr qe doli nje polic i fort si Carli qe ja zuri koken me llampen e semaforit dhe u clirua lagjia.

                                          Përgjigjjuni
                                        2. h
                                          hila

                                          z. Ardi Stefa mos po ju duket kafazi si syzet tuaja me xham? Z, Meta e te gjithe te tjeret cfaredo te ken ba ata drejtesija deri sa merr vendim nuk ka pse i lincon, denigron e tallet me to. Ketu ka maliq e jo ligj.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Votuesi tjeter

                                            Figura si ai apo si te tjere qe jane brenda, qe i patem dhene besimin qe te na cojne perpara me ndershmeri, por qe na vodhen, na mashtruan, na varferuan duhen mbajtur ne kafaz me shufra hekuri si egersirat, kurse ne kafaz xhami te mbahen kriminelet qe jane 10 shkalle me poshte se keta.Nga kafazi te dalin kur te jene gjykuar me ndershmeri .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. X
                                              XX

                                              Ardi , je Brilant ...! Vec mos harro se je " Vox clamantis in deserto " ! Kjo shkretetira jone Ben edhe "Zarare " .... Ndryshe eshte historia me ata qe e mbajne gjalle duke e stigmatizuar dhe duke e share . E verteta , e drejta , liria Kane kosto te rende ne ne Saharane berishiste ...

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shaqo

                                                Uau ditka turqisht XX, ????????????????

                                                Përgjigjjuni
                                              2. q
                                                qijuaji nenen te quajne babe

                                                Bravo Stefa! Turma eshte iracionale, kjo e qenefistanit, shume me teper-

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Zgalem

                                                  kafazi prej xhami eshte norme , per gjykimin e njerzve me pushtet . ,Drejtesia e vendosur , ka dhe anet formale te zbatimit . Nje gazetar , dje volli ,vrer ndaj kafazit , Duhet te ndihet i turperuar , kur ballafaqohet me kete shkrim dinjitar . Heshtja eshte flori , kur S'di perse flet . Zgalem

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. L
                                                    Ligji i njejte per te gjithe

                                                    Vendosja e te akuzuarit ne nje pjese xhami eshte nje metode bashkohore qe perdoret ne Europe perendimore, nuk e kuptoje çfare kerkojne keta te paditur... Keta sharlatane mediatike duan sistemin Amerikan ku te lidhin kembe e duar me zinxhire te veshin uniforme me viza dhe mbas shpine shkruhet ( i burgosur ) te dergojne ne salle te gjyqit , ku denohesh edhe me vdekje. Apo kur ke nje denim te ulet te lidhin kembe e duar te nxjerin ne rruge per te pastruar mbeturnat e qytetit e pas qendrone nje polici i armatosur dhe polici tjeter me nje qen , diskriminim totale qe i behet nje être humain.. Fatkeqesia ne Shqiperi eshte mungesa e médias professionnel , ku pseudo gazetar genjejne ......nga padija apo jane ne sherbime te krimit.....pasi te deklarosh ne nje TV public qe i akuzuari u trajtuar si ne Rusi dhe ne Europe nuk egzistone ne asnje tribunal me kete pjese xhami eshte ose nuk ke dale nga fshati dhe futé fantasine ne pune .... Ne tribunalet Franceze ne çdo tribunal poshte ne ( souterrain) ne shqip poshte nderteses jane ambientet kafaze hekuri munde te jene 10 cope njesoje si ne kopshtin zoologique ku i akuzuari futet aty deri sa te vije ora e gjyqit. Kur vjen ora e nxjerin te lidhur me ( menottes) pranga me duart para dhe nje litar i lidhur ne mes te prangave litarin e mbane nje police dhe mbrapa jane dy police te tjeret e shoqerojne deri te pjesa e xhamit, brenda qendrone nje policé . Kjo pjese xhami ka nje dritare te vogel ku i akuzuari komunikon me avokatin. E njejta si ne Shqiperi , nuk e kuptoje ku e shikoni problèmi. Nese Franca shkel te drejtat e njeriut atehere dhe Shqiperia po i shkel. E kuptoje sikletin e ketyre puthadoreve pasi jane mesuar te comporte si Sheik.... Nje bravo te madhe per aritjen e salles se gjykimit , ndersa per gjykimin nuk munde te flase . .

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Eri b

                                                      O stafa.. Çfar do ti te bej me ky ka vrar dhe ka vjedhur, çfar do ti te na bej me ky fytyr gomari.....

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje